Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet largohet Janullatos?

Votues
279. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    236 84.59%
  • JO

    43 15.41%
Faqja 43 prej 102 FillimFillim ... 3341424344455393 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 1014
  1. #421
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Duhet qe ky njeri ta leshoje Shqiperine, per ata qe e mbrojne Janullatosin disa pyetje.

    1. Perse ishte e nevojshme te importohet nje pop grek, nuk ka filluar ortodoksizmi me Janullatosin qe te mos kete shqiptare?
    2. Cka ka bere Janullatosi qe nuk mund ta bente nje shqiptare?
    3. A nuk eshte turp per Shqiperine dhe ata shqiptare ortodoks ti perfaqsoje nje grek?

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Tė huajt e flasin Standardin, sepse nuk kanė pėr ēfarė dialekti tė kapen. Shqiptarėt me gjak shqiptari janė lindur e rritur nė njė ambient tė caktuar ku e kanė mėsuar edhe dialektin e atij vendi.

    Ti nuk je shqiptar.
    ilias i pelqen me shum "kristi u nxal" se dialekti i kosovareve.

    ps: ku je mor alibaba se na mori malli

  3. #423
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Raim Lexo Postimin
    Duhet qe ky njeri ta leshoje Shqiperine, per ata qe e mbrojne Janullatosin disa pyetje.

    1. Perse ishte e nevojshme te importohet nje pop grek, nuk ka filluar ortodoksizmi me Janullatosin qe te mos kete shqiptare?
    2. Cka ka bere Janullatosi qe nuk mund ta bente nje shqiptare?
    3. A nuk eshte turp per Shqiperine dhe ata shqiptare ortodoks ti perfaqsoje nje grek?
    Nė 18 vitet qė Anastasi ndodhet nė Shqipėri, ai jo vetėm qė ringjalli Kishėn Orthodhokse, por dhe frymėzoi njė popull tė hidhėruar dhe tė keqtrajtuar.

    Pas rėnies sė komunizmit, Kryepiskopi Anastas u dėrgua nė Shqipėri mė 1991 nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojės, lideri shpirtėror i tė Krishterėve Orthodhoksė, pėr tė parė gjendjen nė tė cilėn ndodhej besimi nė vend. Ai gjeti 1600 kisha tė shkatėrruara dhe vetėm 22 priftėrinj tė moshuar ende gjallė, nga 440 qė kishin shėrbyer nė Shqipėri para komunizmit.Por shqiptarėt ishin kaq tė dėshiruar pėr liri besimi, dhe shumė prej tyre mblidheshin pėr shėrbesa nė vendet ku asgjė nuk kishte mbetur nga kishat e tyre tė mėparshme, veē kambanave tė thyera.

    Kėshtu, Patriarku i kėrkoi Anastasit tė qėndronte dhe tė rindėrtonte vetė ai Kishėn Orthodhokse. Kur propozimi i tij u bė i ditur, shumė dyshonin se shkollari delikat - i lindur Anastas Janullatos nė Pire tė Greqisė - mund ta pėrballonte sfidėn. Dy atake tė rėnda tė malaries e kishin detyruar tė linte misionin e Tij nė Afrikėn Lindore, por ai vazhdoi tė jepte mėsim dhe tė shkruante libra, pėrfshirė edhe njė studim tė respektuar pėr Islamin.

    Kur thirrja erdhi pėr tė shkuar nė Shqipėri, “tė gjitha arsyet mė thonin se ishte njė mision pa asnjė shans”, thotė Kryepiskopi Anastas, i cili flet pesė gjuhė tė huaja, pėrfshirė dhe anglisht. “Mua m’u kėrkua tė ringjallja Kishėn pa asnjė mbėshtetje financiare, nė njė vend nė nevojė, qė po kalonte njė tranzicion tė ashpėr politik. Unė duhet tė mėsoja njė gjuhė tė huaj tė vėshtirė nė moshė tė thyer, tė jetoja nė kushte tė vėshtira, pa pritur tė kisha siguri kundėr kėrcėnimeve pėr jetėn time. Ēdokush tha se do tė isha i ēmendur tė qėndroja .”

    Pastaj, thotė, ai pa dėshpėrimin nė fytyrat e shqiptareve qė takoi. “Mendova, Kush do t’i ndihmojė kėta njerėz? Kush do t’u japė atyre shpresė?” Unė e dija qė kjo ishte njė sprovė dhe unė i thashė vetes: “Nė qoftė se ti ke besim, qėndro dhe pėrpiqu. Nė qoftė se jo, kthehu nė shtėpi”.

    Kėshtu ai qėndroi. Gjatė dekadės nė vazhdim Kryepiskopi kapėrceu shekuj problemesh etnike dhe fetare, pėr tė ngritur njė Kishė tė re nė tė gjithė vendin. Ai ndėrtoi 83 kisha, restauroi 140 kisha tė tjera tė rrėnuara, restauroi pesė manastire dhe ndėrtoi njė seminar, njė shtėpi pėr murgeshat dhe njė seli pėr Kryepiskopatėn.

    “Qė nė fillim, ai u pėrpoq jo vetėm pėr ringjalljen e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, por edhe pėr t’u shėrbyer gjithė shqiptarėve - duke ndėrtuar shkolla, klinika mjekėsore, qendra rinie, shtėpi fėmijėsh, kopshte dhe kampingje, - thotė At Lukė Veronis, 38 vjeē, njė prift orthodhoks nga Pensilvania, qė ka punuar me Kryepiskopin pėr 9 vjet. - Tė gjitha janė tė hapura pėr tė gjithė - tė krishterė, myslimanė, jobesimtarė.”.

    ***

    “Pėrparėsia jonė mė e madhe ėshtė rinia”, shpjegon Anastasi, i cili po qetėsonte njė grup fėmijėsh fshati, tė cilėt po prisnin nė radhė tė mjekoheshin nė njė klinikė dentare lėvizėse, duke u ulur ai i pari pėr tė kontrolluar dhėmbėt.

    Admirimi qė ai ka fituar nga gjithė shqiptarėt e shpėtoi misionin e Tij - dhe ndoshta dhe jetėn e Tij - mė shumė se njė herė.

    Nė vitin 1994 - nė njė pėrpjekje pėr ta larguar Anastasin - presidenti i parė i Shqipėrisė i zgjedhur nė mėnyrė demokratike, Sali Berisha, projektoi njė kushtetutė, nė tė cilėn kėrkohej qė kreu i Kishės Orthodhokse duhej tė ishte i lindur nė Shqipėri dhe tė jetonte atje prej 20 vjetėsh. Kushtetuta u hodh nė referendum; tė gjithė ishin tė sigurt qė do tė aprovohej, sepse kishte mbėshtetjen e qeverisė. Kryepiskopi bėri gati valixhet. Por, pėr ēudinė e tė gjithėve, kushtetuta u rrėzua; Shqiptarėt e tė gjitha besimeve tė mėdha kishin votuar kundėr saj.

    Me kalimin e kohės, Kryepiskopi fitoi dhe admirimin e Sali Berishės, i cili sot eshte Kryeminister. “Unė respektoj ato qė ai ka arritur, veēanėrisht pėr ringritjen e Kishės Orthodhokse”, - thotė tani dr. Berisha.

    Pasi i mbijetoi referendumit, Anastasi pėrballoi shumė problemenė kaosin e vitit 1997, kur nė Shqipėri ranė skemat piramidale, nė tė cilat shumica e shqiptarėve kishin investuar. Tė gjithė tė huajt, me pėrjashtim tė 20 vetėve, lanė vendin; mbisundoi anarkia; u shpėrthyen depot ushtarake dhe u morėn njė milion armė. Nata ndriēohej nga armėt qė shkreheshin. Kryepiskopi u shfaq nė radio e televizor, duke bėrė thirrje pėr qetėsi dhe nxitur shpresė. “Erdhėn punonjės ndėrkombėtarė tė ndihmave dhe tė gjithė ne, pėrfshirė edhe Kryepiskopin, shpėrndanim ushqime pėr familjet nė nevojė, nganjėherė duke udhėtuar tetė orė deri nė ndonjė fshat tė humbur”, - thotė Penny Deligiannis, e cila drejtoi ushtrinė humanitare tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri.

    “Ēdo natė hapnin zjarr mbi zyrėn dhe rezidencėn time, - rikujton Kryepiskopi, - por, pėr fat asnjė nuk u godit, faleminderit Perėndisė”.

    Pavarėsisht nga rreziku, Ai beson se kjo pėrvojė e solli atė mė pranė shqiptarėve: “Ajo provoi se ne nuk jemi kėtu vetėm pėr tė luajtur Samaritanin e mirė, por pėr tė jetuar me ta, pėr tė ndarė rrezikun qė ata pėrballojnė dhe pėr t’u treguar, se dhe nė kohėn mė tė vėshtirė, kishte gjithmonė shpresė.”

    Dy vjet mė vonė, mijėra shqiptarė nga Kosova u derdhėn nė vend, kur forcat serbe i sulmuan. “Ne ndihmuam sa mė shumė tė ishte e mundur nga ata, duke ditur qė shumica ishin myslimanė”, - thotė Anastasi. - Mblodhėm mė shumė se 12 milion dollarė pėr tė ndėrtuar kampe pėr tė strehuar, ushqyer e kujdesur pėr rreth 33mijė refugjatė.

    Kėto pėrpjekje ndihmuan tė forcohen marrėdhėniet e Kryepiskopit Anastas me shqiptarėt myslimanė. “Ne pėrpiqemi tė tregojmė, se komunitetet fetare mund tė shkojnė sėbashku dhe tė ndihmojnė njėra-tjetrėn,- thotė Anastasi. - Islami ka mundėsi tė bėhet shumė agresiv ose shumė i moderuar. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė shmangim rėnien e institucioneve fetare nė duart e fanatikėve”.

    Pėr tė ndihmuar shqiptarėt myslimanė Kryepiskopi pėrdori deri nė limit burimet e Tij, tė cilat vijnė tėrėsisht nga donacione. Njė shembull ėshtė klinika mjekėsore nė Tiranė, ku kujdesen pėr 3000-4000 vetė nė muaj, shumica myslimanė. “Asnjė nuk ėshtė kthyer mbrapsht, - thotė Charles Linderman, 37 vjeē, mjek amerikan qė vjen nga Cleveland-i, i cili drejton sektorin e kirurgjisė, - dhe unė e di qė ende janė lėnė kisha tė pandėrtuara, nė mėnyrė qė tė funksiononte klinika.”

    Kryepiskopi Anastas ėshtė i guximshėm edhe me tė krishterėt e tij orthodhoksė: “Kur ne filluam seminarin tonė, tė gjithė u ēuditėn qė pranuam studente femra, - kujton Ai. - Ne na duheshin ato tė drejtonin programe dhe tė jepnin mėsim, por gjithashtu, unė besoj se gratė mund tė lozin njė rol mė tė madh nė jetėn e Kishės”.

    Si rezultat i kėsaj largpamėsie dhe arritjeve tė tij, Kryepiskopi ka tėrhequr nė Shqipėri amerikanė dhe evropianė - pėrfshi kėtu mjekė, infermiere, arkitektė, priftėrinj dhe deri ekspertė kompjuteri - qė e ndihmojnė nė punėn e Tij.

    Projekti mė ambicioz i Anastasit, tė cilin ai e sheh si kurorėzim tė misionit tė Tij nė Shqipėri, ėshtė tė rindėrtojė njė Katedrale Orthodhokse nė Tiranė, pėr tė zėvendėsuar atė qė ishte shkatėrruar nga komunistėt. Emri qė ka zgjedhur pėr katedralen mishėron atė ēka ai ka bėrė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt - “NGJALLJA’’.

  4. #424
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Ilias Spiraqis eshte nje shqip foles qe per ca euro te felliqura ehte i gatshem te shesi baben e tij e jo me shqiperine tek janullatosi. Nga keta persona ka gjetur mbeshtetje janullatosi qe del e deklaron me nje siguri te plote:se nuk me largon dot kush nga drejtimi i K.O.A.SH.Keta persona Janullatosi po i perdor per interesat antishqiptare per te cilat ai ka ardhur me mision te posacem ne shqiperi. Jane keta te verber qe e kane shitur shpirtin tek nje grek qe seshte as me pak e as me shume vec nje kolonel i Asfalias greke i fshehur nen veladonin e priftit.Valle do ta kuptojne nje dite fajin e madh qe po bejne per kete mbeshtetje te padrejte qe po i bejne qendrimit te Janullatosit ne krye te kishes ortodokse autoqefale shqiptare.A e kuptojne keta te shkrete qe hiqen besimtare qe qendrimi i janullatosit ne krye te kesaj kishe eshte shkelje e rende dhe e pa pranueshme e statutit te autoqefalise te kishes ortodokse shqiptare. Ne njerin nga nenet e saj shkruhet qarte e zeza mbi te bardhe:Ne krye te kishes autoqefale ortodokse vendoset prift me origjine dhe gjak shqiptar.Cilen nga keto kushte permbush Janullatosi?Asnjeren nga te dyja.Cfare besimtaresh jane keta qe lejojne shkeljen e statusit te kesaj kishe nga nje i huaj.Janullatosi erdhi si i perkohshem me justifikimin per te ndihmuar ne rimekembjen e kesaj kishe.Po kalojne 18 vjet qe ka ardhur ketu dhe nuk po shkulet.Nga keta besimtare shqiptare pse nuk i behet nje pyetje:a ka ndonje prift shqiptar qe mund ta beje punen e tij tani?Tani ai eshte teper plak dhe duhet te largohet si i ka hije nje plaku te mendshem dhe me thinja ne koke.A ka menduar ndonje here se e ka tepruar me durimin tone.Ne te kundert??????
    Me shume dua shqiperine.

  5. #425
    Shqiperia e Jugut bashke me ortodokset shqiptare nuk u greqizuan per shekujt te tere e jo me sot. Me duken gjepura keto teorite e sotme te disave per greqizimin e shqiptareve nga Janullatosi. Thirrini mendjes se kokes se nuk dini se c'po flisni. Per mua le te vije qe neser nje prift me origjine dhe kombesi shqiptare ne krye te kishes sone, por a do jete ne gjendje ta drejtoje kishen dhe te kete mbeshtetjen e duhur financiare nga jashte?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 13-03-2009 mė 15:07
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #426
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga sabah08 Lexo Postimin

    Po te sqaroj se Kryepiskpi +Anastas eshte zgjedhur ne menyre te ligjshme dhe perfaqeson vullnetin e besimtareve orthodhokse shqiptare.
    Po e shpjegoj shkurtimisht organizimin dhe funksionimin e strukturave tona kishtare.

    Nė vitin 1998, u formua Sinodi i Shenjtė i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, i pėrbėrė nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korēės Joani, Episkopi i Apollonisė Kozmai (i fjetur nė vitin 2000) dhe me Kryesekretar Protopresviter Jani Trebicka.

    Nė vitin 2006 u dorėzuan edhe tre episkopė tė rinj: Arkimandrit Dhimitėr Sinaiti, Mitropolit i Gjirokastrės, Arkimandrit Nikolla Huka, i cili mori titullin Episkop i Apollonisė dhe Arkimandrit Andon Merdani, i cili mori titullin Episkop i Krujės (dy tė fundit janė episkopė ndihmės tė Kryepiskopit). Tė gjithė hierakėt janė anėtarė tė Sinodit tė Shenjtė me tė drejtė tė plotė vote.

    Nga 3-4 nėntor 2006, nė Manastirin e Shėn Vlashit, nė Durrės, u mblodh posaēėrisht Asambleja Kleriko-laike e Kishės, e pėrbėrė nga 257 anėtarė, e cila shqyrtoi nen pėr nen dhe pranoi unanimisht Statutin e ri tė Kishės.

    Te 257 anetaret e Asamblese Kleriko-laike te Kishes jane nder besimtaret me te devotshem te Kishes sone dhe perfaqesojne gjithe orthodhokset e Shqiperise.

    Mė 6 nėntor, u mblodh Sinodi i Shenjtė, i cili aprovoi Statutin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

    Pra, qe prej dates 6 Nentor 2006 eshte ne fuqi Statuti i ri i KOASH-it dhe eshte shfuqizuar ai i vitit 1929, sipas te cilit duhej qe Kryepiskpi te ishte me kombesi shqiptare.

    Sinodi i Shenjte riafirmoi Kryepiskopin +Anastas ne krye te Kishes sone Orthodhokse.

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Sinodi i shenjte qe ti thua more ilias eshte nje vegel krijuar nga anastas janullatosi dhe qe patjeter eshte ne sherbim te tij.Statuti i K.O.A.SH eshte i shenjte dhe nuk duhet shkelur nga askush.Qe ketu duhen filluar diskutimet.Kjo eshte alfa pse Janullatosi nuk duhet te qendroje ne krye te kesaj kishe.
    Me shume dua shqiperine.

  8. #428
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shqiperia e Jugut bashke me ortodokset shqiptare nuk u greqizuan per shekujt te tere e jo me sot. Me duken gjepura keto teorite e sotme te disave per greqizimin e shqiptareve nga Janullatosi. Thirrini mendjes se kokes se nuk dini se c'po flisni. Per mua le te vije qe neser nje prift me origjine dhe kombesi shqiptare ne krye te kishes sone, por a do jete ne gjendje ta drejtoje kishen dhe te kete mbeshtetjen e duhur financiare nga jashte?!
    Institucionet fetare si kudo mbahen ne radhe te pare me donacionet e besimtareve,por pastaj edhe me ndihma te tjera .Aq para paska greqia sa ti hedhe per bamiresi,ky eshte opnioni yt.Planet e megalidese greke jane afatgjata dhe te studjuara mire.Nuk e di prej sa kohesh nuk ke shkelur ne shqiperi ti zoteri,por ato kishat e reja e ngritura ne shqiperi me nje stil grek mua nuk me shkaktojne nje ndjesi te kendeshme.E ke degjuar ate proverben:kujdes nga dhuratat greke.Kali i trojes ishte nje dhurate e bere nga greket.Si perfundoi Troja pas asaj dhurate te pranuar?
    Me shume dua shqiperine.

  9. #429

    Shume kisha, institucione fetare, bursa studimi per studente shqiptare, kopshte, qendra rinore, dhe bamiresi te tjera, ne 90% te rasteve nuk kane ardhur nga xhepi i besimtareve shqiptare ortodokse, por nga te huaj dhe fale reputacionit te Janullatosit ne boten e jashtme. Prandaj le te rrime pak shtrembur e te flasim drejte. Te ishte per shqiptaret, as buke e gjize nuk do mjaftonin me parate e tyre jo me te ndertoheshin sa jane ndertuar. Megalideja dhe budalleqe te tjera i takojne historise se shkuar. Per disa jave Shqiperia hyn ne NATO dhe do marrin fund njehere e pergjithmone dhe shume kerkesa territoriale nga palet ekstremiste te te dyja kraheve, perfshire ketu dhe paranojen e Greqizimit te Shqiperise se Jugut. Jane kohe te reja qe po hyjne ne Ballkan dhe qe shqiptaret duhet te jene mendesisht te pregatitur per ti perqafuar. Janullatosi nje dite do iki aty ku kane ikur dhe do ikim te gjithe te tjeret. E rendesishme eshte qe te leje sa me shume vepra pozitive pas dhe qe do perfitojne te gjithe besimtaret ortodoks shqiptar te brezave te ardhshem. Me kete i jap fund njehere e mire kesaj teme.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  10. #430
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anėtarėsuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    Duhet te largohet.Eshte bere vone !
    __________________________________________________ ____________________
    red_dragon

Faqja 43 prej 102 FillimFillim ... 3341424344455393 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •