Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet largohet Janullatos?

Votues
279. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    236 84.59%
  • JO

    43 15.41%
Faqja 38 prej 102 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 1014
  1. #371
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI Lexo Postimin
    Un them po.

    Si thoni ju?
    JO,,,,,,, pse duhet te largohet?
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  2. #372
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Gjitha keta tituj e lavdata prap asgje sjan nuke bejn meritor te jet ne at past sepse se pari ka shkel ligjin ton ku thuhet shum mir se Kryepeshkop duhet te jet shqiptar,po qa ti bejm kur ne shqipri nuk zbatohet ligji se ky duhej arestuar per shkelje te ligjit shqiptar,poashtu edhe perkrye gjitha ketyre qmimeve ai prap mbetet kriminel ,qmimet nuk te bejn njeri,edhe shiqoj prapavin se kush i jap qmime jan te gjitha nga bashkpuntoret e tij,,thell thell i ka renjet kisha greke ka njerez anemban perata e prkrahin njeri tjetrin dhe kinse ju japin dekorata per merita,qe si kan fare.
    Qmime mer qdokush,qe ta them dhe nje rast un ty se nje personalitet serb njelloj si ky kishte mjaft qmime ku nder to kishte dhe qmimin Nobel, ke degju besoj per Baban e ideologjis serbe te shkatrimit te shqiptarve Ivo Andric,e pra ky kishte dhe qmimin nobel ama prap ishte kriminel per ne se ka shkruar elaboratin (te cilit i permbahet edhe sod akademija serbe)per debimin dhe shfarojen e gjith shqiptarve qe ishin ne ish jugosllavi,pra gjith ket katrahur qe e perjetuam ishte nga mendimet e shkrimet e tij si nje njeri nobelist e me vyrtyte per popllin e vet,e pra njelloj eshte dhe ky janullatosi le te mer qmime qfaredo prap per ne shqiptaret ai eshte kriminel eshte kercnimi me i madh ne ket shekull qe kemi,dhe qe un e besoj me ndihmen e Zotit do e largoj se sben.Un besoj shum ne ndihmen e zotot pasi ky e ka shtrembru kaher rugen e tij e pra do e mari ndeshkimin e tij heret a von.
    Po ti qenke pika e grekut mor m.ut qe vjen e na derdllis ketu per at qen bir greku,uuu ju humbt fara e besoj se nuk do shkoj shum do ju humb se zoti nuk i don njerzit e sojit tuaj tradhtar e kriminela.
    Duajeni njėri tjetrin.

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Citim Postuar mė parė nga bebushja Lexo Postimin
    JO,,,,,,, pse duhet te largohet?
    Mer lexo iqik me shum bebushe ,ama mos lexo gazetat greke e filo greke ketu apo postimet e qiftit te ketij ilis(se dhe ky na e vertetoj se eshte grek)per asgje mos te largohet veq per shkakun se ka thyer regullat e KOASH-it te shqipris mjafton kjo, (edhe pse ka dhe shum shum te tjera fakte qe ka ber kunder shqipris)e nese ti nuk i di ato regulla ather mvjen keq per vobektsin tende.
    Duajeni njėri tjetrin.

  4. #374
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Gjdo predikues fetar , i ciles do fe qe te jete ,ortodokse ,krishtere ,islame nese predikon fen-besimin ne gjuhe te huaj duhet larguar nga kryesia e institucionit perkates ......
    Sepse ZOTI siq e kupton gjuhen e tyre ashtu e kupton edhe gjuhen SHQIPE.

    Zoti as nuk eshte Grek e as Romak e as Arab .

  5. #375
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    RUMANI

    Ēmim i lartė akademik i Universitetit tė Bukureshtit pėr Kryepiskopin Anastas

    - Njė pėrfaqėsi e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė po bėn vizitėn e parė zyrtare nė Kishėn Orthodhokse Rumune

    Titulli mė i lartė akademik i Fakultetit Orthodhoks Teologjik tėUniversitetit tė Bukureshtit, Diploma Dumitru Staniloae,
    Rumunet, nje prej popujve me fanatike ortodokse, jane shprehur gjithmone kunder ose nder te fundit pro interesave shqiptare, pjesemares me vullnetare ne krah te serbeve kunder kosovareve. 1 ne 5 shtetet e vetme ne Evrope qe nuk ka njohur shtetin e Kosoves.

    Kryepiskopi Anastas “Doktor Nderi” i Universitetit tė Bostonit (SHBA)

    Njė nderim pėr Kishėn tonė dhe gjithė vendin

    Nė vazhdėn e nderimeve qė i janė bėrė Kryepiskopit Anastas pėr veprėn e tij shkencore sociale dhe baritore, ishte dhe dorėzimi kohėt e fundit (16 maj 2004), i Titullit tė Doktorit tė Shkencave Humanitare (Doctor of Humane Letters), nga Universiteti i Bostonit (SHBA), pėr veprėn e tij kishtare, teologjike dhe shoqėrore.
    Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994
    Vizita e parė e Presidentit Berisha nė SHBA u pasua me njė incident pėr ēėshtjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit tė Bostonit i ofroi Berishės njė medalje nė shenjė mirėnjohjeje, por me kusht qė tė mbante njė fjalim, ku tė premtonte hapjen e shkollave pėr minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratėn nė shenje proteste pėr diskriminimin qė i bėhej minoritetit grek nė Shqipėrinė e Jugut. Greqia e shfrytėzoi kėtė gjė nė raportet e saj pėr Shqipėrinė.


    ky eshte ai universitet qe e ka dekoruar Anastasin, sepse ai po ben ate qe nuk pranoi ta bente Berisha

    Kryepiskopi Anastas zgjidhet Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave

    Nentor 2003

    Para pak ditėsh, Konferenca Evropiane e Kishave bėri zgjedhjen e organeve tė reja drejtuese tė saj. President u zgjodh Jean-Arnold Clermont, president i Federatės Protestante tė Francės. Zėvendėspresidentė u zgjodhėn Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij Anastasi dhe Margarethe Isberg, nga Suedia. Konferenca Evropiane e Kishave ėshtė organizata mė e madhe fetare nė Evropė, e cila pėrfshin 125 kisha orthodhokse, protestante etj., dhe ka njė bashkėpunim tė ngushtė edhe me Kishėn Katolike
    Duhet te cilesohet: Konferenca Evropiane e Kishave Ortodokse dhe Protestante(Katoliket nuk bejne pjese ne te). Pra perseri nje ze ortodoks.

    Kryepiskopi Anastas merr titullin "Qytetar Nderi i Tiranės"


    Tė premten paradite, mė datė 23 dhjetor 2005 nė hotel “Sheraton” nė kryeqytet, Bashkia e Tiranės organizoi ceremoninė e dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi i Tiranės”, krerėve tė komuniteteve fetare nė Shqipėri, me shėnimin: “Krerėve fetarė nė Shqipėri pėr kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm pėr harmoninė ndėrfetare, rikthimin e besimit nė mbarė vendin si dhe pėr kapėrcimin me urtėsi tė situatave tė vėshtira politike”.

    1) Ish-kryetari i Komunitetit Musliman nė Shqipėri, Haxhi Hafiz Sabri Koēi (pas vdekjes).

    2) Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasi

    3) Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkv i Mitropolitisė sė Tiranės dhe Durrėsit

    4) Baba Reshat Bardhi, Kryetar i Komunitetit Bektashi
    Ky eshte nje tjeter spekulim i joti sepse ky titull nuk i eshte dhene Anastasit vetem ne vecanti por gjithe drejtuesve te komuniteteve fetare.

    Kryepeshkopi Anastas zgjidhet president i Kėshillit Botėror tė Kishave
    Janullatos, President pėr 7 vjet

    Zgjidhet nė krye tė Kėshillit Botėror tė Kishave

    Pėr 7 vitet e ardhshme, nė krye tė Kėshillit Botėror tė Kishave do tė jetė pėr herė tė parė edhe njė pėrfaqėsues i kishės ortodokse shqiptare. Kryepeshkopi Anastas, kreu i kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, ėshtė zgjedhur nė mėnyrė unanime president i kėtij organizmi kaq tė rėndėsishėm nė botėn e kishės ortodokse.
    Perseri jemi brenda kuadrit te botes ortodokse, nje bote e etur per shkombetarizim dhe gati te shperbleje me dekorata e tituj te gjitha ata qe kane rezultate te kenaqshme ne kete mision te turpshem ne emer te Zotit.

    KRYEPISKOPI ANASTAS SHPALLET ANĖTAR NDERI I AKADEMISĖ SĖ ATHINĖS

    Akademia e Athinės, institucioni mė i lartė shkencor i Greqisė pas votimit tė fshehtė tė anėtarėve tė saj, shpalli mė 20.10.2005 Anėtar Nderi tė saj Kryepiskopin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė, Anastasin.
    Domosdo

    Ēmim i madh rus pėr Kryepiskopin Anastas

    - Pėr kontributin e tij pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin -

    Nga data 20 deri mė 24 janar, Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasi, i shoqėruar nga Mitropoliti i Korēės Imzot Joan Pelushi, si dhe Arkimandrit Andon Merdani ishte i ftuar nė Moskė, me rastin e akordimit tė ēmimit pėr vitin 2005 nga “Fondacioni Ndėrkombėtar pėr Unitetin e Popujve”.
    Dhe sigurisht ruset, njerezit me te shqetesuar se kushdo per unitetin e popujve te botes... i dhane nje dekorate te madhe atij zeri i te cilit gjemon aq fuqishem ne mes te Tiranes, diten per diell ne gjuhen e 'bukur' greke....por pa dyshim kjo behet per hir te unitetit te popujve.

    Kryepeshkopi Anastas shpallet “Qytetar Nderi” nė Korēė

    24 Dec 2006
    Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces miratoi jashte rendit te dites propozimin e perkrahur nga PS, por te refuzuar nga PD, per te nderuar kryepeshkopin e Kishes Autoqefale Shqiptare.

    Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces ka miratuar dje mes debatesh te shumta, dhenien e titullit “Qytetar Nderi”, kryepeshkopit te kishes ortodokse shqiptare, Evangjelos Janullatos.
    Ky titull i dhene nje bariu delesh te Perendise, ka dale permes labirintesh politike te nje keshilli bashkiak province, por dhe aty merr vetem votat perfaqsuesve te nje partie te vetme, refuzohet nga tjetra, dhe i dergohet si dhurate ketij njeriu, qe dhe pas 18 vjetesh vazhdon ti zhvilloje meshat ne gjuhen greke, aq te dashur per shqiptaret , por kete e ben pa qellim sepse ai vdes per shqiptaret por per dreq seē ka ca veshtiresi per ti dale fjalet shqip nga goja, por sigurisht qe e ka fajin goja dhe jo zemra.

    Rumani

    Kryepiskopi Anastas nderohet pėrsėri me titull nderi “Honoris Causa”

    U nderua nga Fakulteti Teologjik i Universitetit tė Krajovės dhe mori pjesė nė 600-vjetorin e rigjallėrimit tė jetės murgėrore tė Rumanisė.
    Oh Rumunet perseri, pasi kane qene te kenaqur per 600 vjete murgjerore (qe u nderprene disi gjate komunizmit) kane gjetur rastin, ti japin dhe nje dekorate tjeter, atij, qe ka bere te mundur rigjallerimin e kesaj menyre jetese, ne liri dhe drite. Me kete dekorate, ata, e nxisin bariun e ortodokseve shqiptare, qe mundesisht ti orientoje shqiptaret, drejt kesaj menyre jete jo per 600 vjete por per 6000 vjete, ose me sakte, per te gjithe vjetet e jetes qe i kane mbetur ne kete bote kesaj race, sepse vetem duke jetuar si murgj dhe murgesha, dhe duke hequr dore nga shpirti i tyre i lire dhe idilik shqiptaret do te jetojne ne paqe kur te kalojne ne .....boten tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dias10 : 12-03-2009 mė 08:55
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  6. #376
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ai i dha shpresė vendit tė tij

    Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos - Artikull i revistės sė njohur “Parade”, botuar nė SHBA

    - nga Nicholas Gage -
    A ske turp qe sjell shkrime te tilla? Te eshte debilizuar truri ne stadin maksimal, mjere ti...

  7. #377
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nė 3-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake

    “Mėngjes lutjesh pėr paqen”



    LUTJE

    “Ēdo krim nė emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė”

    Nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė,
    Prof. Dr. Anastasi

    Ruaje, o Zot, botėn tėnde nga kjo paranojė dhe egėrsi e frikshme. Na ndihmo tė gjithė pėr tė kuptuar se ēdo krim nė emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė dhe fyerje e Emrit Tėnd tė Shenjtė.
    11 shtator 2004
    Njė nga kėta mėsues qė u masakruan nga grekėt ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi nė vitin 1875 nė fshatin Negovan qė ndodhet afėr Kosturit (Kastoria) rrugės pėr nė Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria. Gjatė njė vizite qė bėra nė vitin 2003 bisedova shqip me pleqtė e fshatit qė ende e flisnin gjuhėn e tė parėve. Pra, nga ky katund ishte atdhetari Kristo Negovani (Harallambi).
    Nė fshatin e lindje Papa Kristo mbaroi shkollėn fillore nė gjuhėn greke duke vazhduar mė tej gjimnazin nė Athinė. Pas tre viteve studimesh nė Athinė ai i braktis ato pėr arsye sepse njė ēetė kusarėsh gjatė grabitjes sė shtėpisė sė tyre i vranė babanė. Pasi u kthye nė vendlindje papa Kristo filloi punė nė shkollėn greke tė fshatit. Vitet shkonin dhe mėsues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri nė fshat po edukohej me kulturė dhe gjuhė greke duke humbur traditat dhe gjuhėn e mėmės, shqipen. Nė ato vite greqizimi i shqiptarėve po shtrihej nė tė gjitha trevat qė banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim pėrhapej nė forma tė ndryshme si nė arsim, nė kishė dhe politikė administrative.
    Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar nė shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek pėr mėsimin qė jepte nė shkollėn e fshatit, tė tėra kėto nuk kishin ndikuar nė zemrėn e tij pėr tė dashuruar kulturėn dhe gjuhėn e huaj greke. Gjatė mėsimit tė gjuhės greke nė shkollėn e katundit tė tij ai u thoshte nxėnėsve: “Pėr mbi ēdo gjė gjuha shqipe ishte ajo qė duhej mėsuar, sa mė parė”.
    Me njė vullnet dhe guxim djalėrie ai vendosi tė hapte shkollat e para nė disa fshatra qė banoheshin nga shqiptarėt pėr rreth Kosturit dhe Follorinės. Shkrimin e gjuhės shqipe me Alfabetin e Stambollit Kristo Negovani e kishte mėsuar nė Rumani ku kishte punuar marangoz pėr tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatėn “DRITA” dhe me disa anėtarė tė shoqatės “DJALĖRI” tė Stambollit.
    Mė 1897 u shugurua prift nė fshatin e tij. Ky dalė i ri qė pėr hir tė ēėshtjes kombėtare u bė prift do jetė pararendėsi i frymėzimit pėr themelimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtėpia e papa Kristos u bėnė vatrat e para ku mėsohej gjuha shqipe, por kjo gjė nuk u pėlqeu grekėve tė cilėn e kėrcėnuan disa herė.
    Ishte njė natė e errėt e 12 Shkurtit tė vitit 1905. Mėsonjėsi Kristo Negovani po shpėrndante naforėn nė kishė, njė grup njerėzish tė panjohur e rrėmbyen dhe e shpunė jashtė fshatit. Nė errėsirė tė dėrguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copėtuan trupin, i prenė kokėn pėr t’ia dėrguar porositėsit tė kėsaj vrasje. Por kriminelėt e dėrguar nga Athina nuk u ndalėn me kaq, po atė natė ata i vranė dhe tė vėllanė, Theodhos Negovanin i cili edhe ky pėrhapte shkollėn nė gjuhėn shqipe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dias10 : 12-03-2009 mė 08:54
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  8. #378
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Tė falėnderojmė Perėndinė qė frymėzon njerėz qė tė punojnė pėr paqen

    - Fjala e Kryepiskopit Anastas, President Nderi i Konferencės Botėrore “Fetė pėr Paqen”, me rastin e nėnshkrimit tė Konventės pėr minat antinjeri. Oslo, 2 dhjetor 2008 -

    “Minat antinjeri janė pėrdorur nė luftė, tė paktėn nė 21 vende”, midis tyre edhe nė Shqipėri dhe nė Kosovė, duke pasur njė impakt afatgjatė humanitar dhe socialekonomik. “Njihen 34 vende qė i prodhojnė e afėrsisht 73 vende, rreth 40% e botės, i magazinon ato. Nė mbarė botėn, numri i tyre ėshtė me miliarda1”. Duke lexuar kėto fakte nė raportet zyrtare tė studimeve tė Kombeve tė Bashkuara, ne vlerėsojmė mė shumė rėndėsinė e nėnshkrimit tė Konventės pėr minat antinjeri nė Oslo. Prandaj dhe e pėrshėndesim kėtė akt me kėnaqėsi dhe gėzim tė thellė.

    Ne duhet tė pėrgėzojmė me gjithė zemėr tė gjithė ata qė kanė punuar pėr realizimin e kėsaj marrėveshjeje me rėndėsi tepėr tė veēantė. Dhe, duke folur nė terma fetarė, ne duhet tė falėnderojmė Perėndinė qė frymėzon njerėz qė tė punojnė pėr paqen me vendosmėri dhe me nisma konkrete. Sigurisht, pėrpjekjet nuk mbarojnė me nėnshkrimin e kėsaj Marrėveshjeje. Tani nis procesi i gjatė i implementimit tė saktė tė saj. Nė gjithė kėtė procedurė, kontributi i feve mbetet vendimtar. Meqenėse, sė bashku me personalitete tė shquar tė feve tė ndryshme, pėrfaqėsojmė Konferencėn Botėrore “Fetė pėr Paqe” (organizata botėrore mė e madhe dhe mė pėrfaqėsuese multifetare qė i ėshtė dedikuar paqes), unė do tė doja tė nėnvizoja tri pika tė shkurtra:

    1. Pas minave shpėrthyese dhe armėve tė tjera dhe pas konflikteve tė armatosura, qėndron lakmia njerėzore, urrejtja dhe egoizmi i tmerrshėm njerėzor. Kėta janė armiqtė realė tė njerėzimit, qė shkatėrrojnė respektin, solidaritetin dhe paqen midis njerėzve. Kėto impulse tė rrezikshme njerėzore mund tė zbuten kryesisht nga njė ndėrgjegje e pastėr fetare dhe frymėzim shpirtėror.

    2. Tė gjithė njerėzit e fesė duhet t’i rezistojnė pėrdorimit tė saj nė konflikte tė armatosura dhe nė mbėshtetje tė terrorizmit. Nė ditėt tona, fetė vazhdojnė tė ushtrojnė njė ndikim, edhe pse ato, sigurisht, nuk janė instrumente nė vendimmarrjen e liderėve politikė dhe ekonomikė. Kėto vendime merren nė bazė tė kritereve dhe interesave tė tjera. Por nė tė njėjtėn kohė, terminologjia fetare rrėshqet nė gjuhėt e liderėve qė e kundėrshtojnė atė, kur duhet tė invokohet Perėndia.

    Njerėzit qė i takojnė besimit duhet t’i rezistojnė kėsaj mėnyre sjelljeje, kėshtu qė feja tė mbajė rolin e saj tė shenjtė: atė tė paqebėrjes, tė faljes, tė pajtimit. Era e stuhishme, e vogėl apo e madhe, e luftėrave, nuk duhet tė fshijė shenjtėrinė e fesė, duke i mbushur zemrat e njerėzve me hidhėsi dhe urrejtje pėr besimet e tjera.

    3. Pėrpjekjet thelbėsore pėr eliminimin e pėrdorimit tė armėve, duke pėrfshirė edhe minat antinjeri, dhe njė betejė e efektshme pėr paqen, kanė nevojė pėr vizion tė qartė, pjesėmarrje personale dhe njė pėrpjekje tė vazhdueshme. Le t’i lutemi Zotit tė dashurisė tė ndriēojė tė gjithė burrat dhe gratė qė tė punojnė me zell kundėr konflikteve tė pėrgjakshme. Le tė pėrdorim pushtetin e fesė pėr zbutjen e zemrave, shėrimin e plagėve dhe pėr t’i sjellė njerėzit mė afėr sė bashku, nė paqe dhe nė solidaritet.

  9. #379
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    “GLOBALIZMI DHE ORTHODHOKSIA”

    Nė datėn 20 prill nė njė nga sallat e Hotel “Tiranės” nė kryeqytet u bė promovimi i librit “Globalizmi dhe Orthodhoksia” me autor Kryepiskopin e Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasi.

    Nė kėtė takim sollėn refleksionet e tyre pėr kėtė libėr Hirėsi Joani, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Aleksandėr Meksi, Prof. Dr. Neritan Ceka, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe Prof. Dr. Gramoz Pashko.

    Merrnin pjesė Mitropoliti i Beratit, Hirėsi Ignati, Mitropoliti i Korēės, Hirėsi Joani, drejtori i Akademisė Teologjike, Hirėsi Ilia Ketri, Kryetari i Akademisė sė Shkencave, Prof. Dr. Ylli Popa, Ministri i Mbrojtjes, zoti Pandeli Majko, Ministri i Rendit, zoti Igli Toska, zėvendėsministri i Ministrisė sė Mjedisit, zoti Besnik Bare, pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik tė akredituar nė Republikėn e Shqipėrisė, studiues, kritikė, pedagogė, gazetarė e tė ftuar tė tjerė.


    Prof. Dr. Niko Pano, i cili drejtoi kėtė takim, nė fillim ia dha fjalėn Mitropolitit tė Korēės, Hirėsi Joanit, i cili ndėr tė tjera tha:

    “Sjellja e kėtij libri nė shqip ėshtė njė kontribut i duhur dhe i domosdoshėm nė shoqėrinė shqiptare, e cila si pjesė e shoqėrisė mbarėnjerėzore ka pėrgjegjėsinė e saj sado tė vogėl pėr tė kuptuar dhe pėr t’u pėrballur me problemet qė po pėrballet bota, ku njė nga problemet kryesore ėshtė edhe globalizmi… Ky fenomen tashmė ėshtė njė realitet dhe paraqet sfida tė vėshtira, tė cilat kėrkojnė zgjidhje…”

    “...Ky libėr, ndonėse pėrbėhet nga ese tė ndryshme tė shkruara nė kohė tė ndryshme dhe pėr auditorė tė ndryshėm, pėrsėri ka njė unitet dhe kohėzim tė brendshėm, gjė qė tregon se kėta artikuj nuk janė tė rastėsishėm, por paraqesin mendimin e pjekur dhe tė kthjellėt tė njė teologu, pėrkujdesjen plot dashuri tė njė bariu shpirtėror si dhe pėrkushtimin e njė tė krishteri tė pėrgjegjshėm pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e njerėzimit dhe tė gjithė krijimit. Nė libėr trajtohen tema tė rėndėsishme dhe shtjellohen ide tė reja dhe tė guximshme, si edhe rifreskohet dhe rigjallėrohet nė gjuhėn dhe konceptet e sotme kontributi i pashembullt i krishterimit nė tė gjitha aspektet e veprimtarisė dhe jetės njerėzore. Nė kėtė epokė shterpė pėr sa i pėrket ideve ky libėr merr njė rėndėsi tė veēantė, jo vetėm nė mendimin orthodhoks, por edhe mė gjerė, sepse mendimet e paraqitura nė kėtė libėr i kapėrcejnė kufijtė e Kishės Orthodhokse si dhe ato fetare nė kuptimin e ngushtė tė kėtyre termave. Ato pėrfshijnė gjithė njerėzimin, me tė gjitha problemet me tė cilat ai po pėrballet nė kėtė epokė”.

    “… Kryepiskopi Anastas tėrheq vėmendjen se rrėnjėt e tė drejtave tė njeriut janė mė tė vjetra se dokumentet tė cialt u referohen atyre. Largimi nga kėto rrėnjė do ta varfėronte dhe do ta bėnte tė njėanshėm parimin e tė drejtave tė njeriut, sepse tė parėt e kėtyre tė drejtave vetėm nė planin legjislativ, megjithė nevojėn e domosdoshme tė kėtij legjislacioni do t’i kthente kėto tė drejta vetėm nė njė detyrim ligjor politik, duke i lėnė vend manipulimit madje dhe atij juridik…”

    “… Dihet tashmė roli i rėndėsishėm i Kryepiskopit Anastas nė dialogun ndėrfetar - thekson nė vazhdim tė fjalės sė Tij Hirėsi Joani, - sidomos nė atė me islamin, me tė cilin jemi nė kontakt prej shekujsh. Por unė mendoj se kontributi i tij bėhet akoma mė i rėndėsishėm nė pajisjen e kėtij dialogu me mbėshtetjen teologjike. Zėra tė tillė nuk janė tė shumtė, prandaj esetė e tij mbi dialogun ndėrfetar janė tė njė rėndėsie tė veēantė pėr tė gjithė mendimin e krishterė nė pėrgjithėsi dhe atė orthodhoks nė veēanti…”

    “Duke folur pėr raportin pėrmes kulturės dhe Ungjillit, - vuri nė dukje Hirėsi Joani, - qė shpesh shihen si dy gjėra tė ndara, Kryepiskopi Anastas nė vizionin e tij global qė ėshtė dhe vizioni i vėrtetė i Ungjillit e shikon kėtė raport jo si ndarje por si komunikim. “Formulimi se kultura - thotė ai - ėshtė krijimi i njeriut dhe Ungjilli ndėrhyrja e Perėndisė megjithė qartėsinė e mirėpritur dhe megjithėse ndriēon njė tė vėrtetė tė rėndėsishme, i thjeshtėzon mjaft gjėrat dhe ėshtė i pamjaftueshėm…” Hirėsi Joani u ndal nė fjalėn e tij edhe tek vlerat qė paraqet ky libėr pėr bashkėpunimin ndėrfetar.

    Nė mbyllje tė mendimeve mbi librin “Globalizmi dhe Orthodhoksia” dhe autorin e tij Kryepiskopin e Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasin, Hirėsi Joani tha: “Nė kėtė paraqitje tė shkurtėr vetėm sa i kemi prekur disa nga idetė kryesore qė pėrshkruajnė kėtė libėr. Prandaj duke qenė i ndėrgjegjshėm se ėshtė pothuaj e pamundur tė shpalosen nė pak faqe tė gjitha idetė e kėtij libri tė madh, do tė doja t’i nxisja tė gjithė pėr ta lexuar, studiuar dhe shijuar atė nėpėrmjet fjalėve tė vetė autorit”.

    * * *

    Prof. Dr. Aleksandėr Meksi qė nė fillim tė fjalės sė tij ndėr tė tjera tha: “...Gurėt qė ka mbajtur nė shpinė Kryepiskopi Anastas nė pėrpjekjet titanike pėr ringritjen e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė kėsaj radhe, nė kėtė sprovė, janė gurė tė mundimit dhe mendimit”.

    “Tė gjitha ligjėratat, sė bashku janė njė dėshmi e erudicionit tė madh tė autorit, njohja thellė e besimeve tė ndryshme, tė vėshtruara ato nė historinė e tyre, njohja e historisė sė botės, njohja e mirė e zhvillimit tė sotėm dhe e problematikės sė tij, shpirtėror, teknologjik e politik, njohja e tendencave zhvillimore, politikave tė shteteve tė ndryshme, tė bashkėsive dhe tė organizatave ndėrkombėtare. Ka shumė shpirt e dashuri nė kėto faqe libri, qė tė krijojnė kėshtu bindjen se vetėm me shpirt, dashuri dhe njohje reciproke tė ndryshimit tėnd mund tė bashkėjetosh me tė dhe mund tė orientohesh mė mirė nė kėtė botė gjithmonė e mė tė ndėrlikuar”.

    “Shpresėdhėnėse ėshtė fjala se besimtari nuk befasohet nga globalizmi si dukuri, sepse globalizmi dhe ekumenizmi pėrbėjnė njė element bazė tė besimit dhe tė aspiratave tė tij dhe se vizioni orthodhoks presupozon dhe fton pėr njė pėrpjekje pėr shoqėrinė e dashurisė.”

    “Do tė ndalesha nė ligjėratėn me temė “Dialogu me islamin”, me tė cilėn parashtrohen rrugėt dhe fazat nė tė cilat ėshtė zhvilluar pėrgjatė historisė ky dialog, mes orthodhoksėve dhe myslimanėve, vėshtirėsitė dhe kundėrvėniet nė momente tė caktuara, dėshirat pėr mirėkuptim dhe nė mėnyrė tė veēantė trajtohen problemet e periudhės sė sotme gjithnjė me tolerancė, mirėkuptim, respekt pėr fetė e tjera, problematikė qė ėshtė aktuale dhe pėr vendin tonė.”

    * * *

    Duke u ndalur pėrsėri tek kontributi qė jep Prof. Dr. Anastasi me anėn e kėtij libri nė fushėn e historisė z. Ceka thotė: “Dua tė citoj kėtu njė pėrcaktim emocionues tė Tij pėr kohėn nė tė cilėn zhvillohet lėvizja drejt Shoqėrisė Mbarėbotėrore tė Dashurisė, pėr atė qė ne e quajmė thjesht histori: “Historia ėshtė njė lėvizje dramatike drejt shoqėrisė pėrfundimtare tė njerėzve me Perėndinė” dhe “Realiteti i Krishtit e tejkalon historinė”.” Prof. Neritan Ceka vazhdon mendimin e tij duke thėnė se Kryepiskopi Anastas e shikon globalizmin si njė realizim tė personave tė lirė nė dashuri, sipas modelit tė Trinisė sė Shenjtė.

    Problemi i vetė esencės sė njeriut dhe i lirive tė tij universale pėrbėn njė nga temat mė tė preferuara tė trajtimit filozofik tė autorit, i cili duke u nisur nga njė analizė e dokumenteve themelore ndėrkombėtare mbi tė drejtat e njeriut dhe pasi bashkohet me kėrkesėn e respektimit tė tyre, na ka dhėnė njė nga studimet mė tė thella e mė poliedrike mbi kėtė temė.

    * * *

    Prof. Dr. Marenglen Spiro nė fjalėn e tij vė nė dukje: “Mė tėrhoqi vėmendjen dhe m’u duk mjaft i qėlluar principi teorik i faktit qė jo ēdo bashkėjetesė mund tė jetė shoqėri. Hirėsia e Tij i bashkon kėtij procesi teorikisht dimensionin shumė tė rėndėsishėm shpirtėror, moral dhe tė elementit tė lirisė sė dashurisė. Nisur nga koncepti qė lirinė e dashurisė nuk e pengon kush, i bashkon kėtij procesi trinitetin qė unė do ta quaja tė barazvlefshėm me atė tė shenjtė tė arsyes, lirisė dhe dashurisė pėr ta ēuar pėrpara kėtė proces, pėr ta kthyer njė shoqėri, njė bashkėjetesė nė njė shoqėri tė vėrtetė. Sė dyti, si njė njeri qė jam interesuar pėr njė kohė tė gjatė nė shoqėrinė civile shqiptare lidhur me tė drejtat e njeriut, vlerėsoj shumė dhe mė duket me shumė vend dhe mbėshtes bashkimin ndaj kėtij principi tė demokracisė, tė pėrgjegjėsisė qytetare. Shpesh flasim pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut me shumė tė drejtė, sepse vendi ynė ndoshta ka vuajtur mjaft dhe ky dimension ėshtė i kohės, por ka ardhur koha mė duket mua t’i bashkojmė kėsaj gjėje dhe pėrgjegjėsitė qytetare dhe kjo pėrvijohet me zė tė lartė nė librin e profesorit”.

    * * *

    Nga fjala e Prof. Dr. Gramoz Pashkos veēojmė: “… Libri nuk ėshtė pėr besimtarėt ose mė mirė tė themi jo vetėm pėr ta. Libri ėshtė njė vepėr filozofike me vlera tė dorės sė parė, ēka nuk mund tė mos e nxjerrim nė dukje. Jam i bindur se ai do tė mirėpritet nga tė gjithė ata qė do ta lexojnė me vėmendje, pa paragjykime dhe atėherė ai do tė jetė i dobishėm dhe udhėrrėfyes pėr tė gjithė. Libri duhet lexuar nga tė gjithė pėr tė kuptuar mė mirė botėn qė na rrethon, vendin tonė nė tė, qenien tonė dhe tė ardhmen me besimin nė zemėr”.

    * * *

    Nė fund tė kėtij aktiviteti tė rėndėsishėm Kryepiskopi Anastas veē tė tjerave tha: “Unė do tė doja qė t’iu shprehja falėnderimin tim tė thellė tė gjithė atyre qė morėn pjesė nė kėtė podium, vėllait tim Imzot Joan, Prof. Dr. A. Meksi, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. N. Ceka, Prof. Dr. Marenglen Spiro, Prof. Dr. G. Pashko dhe gjithashtu tė gjithė juve qė ishit tė pranishėm nė kėtė sallė”.

  10. #380
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro;
    Ai i dha shpresė vendit tė tij

    Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos - Artikull i revistės sė njohur “Parade”, botuar nė SHBA

    - nga Nicholas Gage
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    A ske turp qe sjell shkrime te tilla? Te eshte debilizuar truri ne stadin maksimal, mjere ti...
    Citim Postuar mė parė nga Nicholas Gage
    Nė vitin 1994 - nė njė pėrpjekjepėr ta larguar Anastasin - presidenti i parė i Shqipėrisė i zgjedhur nė mėnyrė demokratike, Sali Berisha, projektoi njė kushtetutė, nė tė cilėn kėrkohej qė kreu i Kishės Orthodhokse duhej tė ishte i lindur nė Shqipėri dhe tė jetonte atje prej 20 vjetėsh. Kushtetuta u hodh nė referendum; tė gjithė ishin tė sigurt qė do tė aprovohej, sepse kishte mbėshtetjen e qeverisė. Kryepiskopi bėri gati valixhet. Por, pėr ēudinė e tė gjithėve, kushtetuta u rrėzua; Shqiptarėt e tė gjitha besimeve tė mėdha kishin votuar kundėr saj.
    Ne fakt Nicholas Gage ka te drejte, ky MIK i madh i shqiptareve (dmth vorio-epiroteve) na provoi me fakte se si vete ""shqiptaret""" e rrezuan kushtetuten e 1994, ai na provoi dhe arsyen e vertete pse u rrezua kjo kushtetute.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

Faqja 38 prej 102 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •