Po, mendoj se duhen ndėrmarrė masa pasi Fiks-Fare po shkel disa ligje.
Jo, mendoj se nuk duhet tė ndėrmerren masa ndaj kėtij emisioni.
Se kush eshte TCH dihet,dhe sa MILIONA lek ka marre Fiks Fare vetem nga Shantazhet dhe kjo dihet,por problemi nuk ,mendoj se qendron me shume te sherbimi sekret,apo bla bla zgjedhjet......ect.
per mua me shume per shtat do te shkonte thenia e F,S,NOLIT,O POPULL SHQIPTAR,NGRYSESH PATRIOT DHE GDHIHESH TRADHETAR.!!
Ajo qe ben TCH eshte nje loje kaq hipokrite sa te vjen per te vjelle vetem ta mendosh. Po ca ti besh qe ka kapur nje minister hajvan me presh ne dore.
Gjithsesi, c'ndershmeri mund te presesh nga nje televizion kombetar qe na nxorri namin ne gjithe boten si nje popull hajdut qe i vjedhim oren presidentit amerikan?!
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Ka disa probleme me kete arsyetim. Fillimisht, inskenuesi kerkohet te hidhet poshte nga nje lajm i rendomte i cili nuk i pelqene pales shqiptare per arsye mos-vertetesie, si dhe qe nuk ka lidhje me rastin ne fjale. Inskemin nuk do te thote provokim. Nga ky kuader, Top Channel ka qene ne caqet e etikes gazetareske, por brenda limiteve gjithesesi. Se dyti, arsyetimi juaj permend fjalet konspirative 'loje' dhe 'hipokrite'. Nese do te behej nje barazpeshim i fakteve qe te gjithe pame nga video e transmetuar (dhe vetem nga video, dhe nga asnje insinuance tjeter), atehere besoj jemi dakord se nje figure publike e rangut te larte jo vetem ka shkelur etiken politike, por ka shperdoruar autoritetin politik (publik) duke prekur interesat e sovranit. Ana morale e figures ne fjale eshte ceshtje tjeter. Se treti, tek arsyetimi juaj shoh disa ngjyra falsitetesh atakuese ndaj nje institucioni si Top Channel me qellim uljen e shkalles se skandalit te "hajvanit me presh ne dore". Kjo forme jo vetem eshte e cale nga cdo aspekt racional dhe intelektual, por hedh implikme politike te cilat duhen lene ne nje distance te konsiderueshme per hir te ketij debati informal qe ne, spektatoret, bejme ne forum.Ajo qe ben TCH eshte nje loje kaq hipokrite sa te vjen per te vjelle vetem ta mendosh. Po ca ti besh qe ka kapur nje minister hajvan me presh ne dore.
Gjithsesi, c'ndershmeri mund te presesh nga nje televizion kombetar qe na nxorri namin ne gjithe boten si nje popull hajdut qe i vjedhim oren presidentit amerikan?!
U ndala tek arsyetimi juaj, brooklyn, sepse e njejta lineance premisash eshte ndjekur ne temen e vitit 2003, kur Pangos i shpertheu bomba tek pragu i deres. Ne ate teme, megjithese nuk dua te konkludoj se arsyetime te tilla jo te shendosha jane rekursive, te njejtat lineanca mendimi rezultuan teper te uleta per sa i perket kapacitetit intelektual te gjithesecilit.
Personalisht, nuk jam anetar partie e nuk kam perkatesi politike ne mendime, sepse jetoj larg lakut politik shqiptar, ashtu sic nuk kam interes te mbroj nje institucion mediatik si Top Channel, por jam thjesht realist ne racionale. Prandaj, them edhe njehere se "ohoho-ja" qe ndjejne keta njerez kur "fitojne" kolltukun duhet t'u kushtoje shume moralit te tyre, megjithese keta persona nuk e ftillojne mire racionalen perpara se t'i futen rrugeve me dredha. Sot, ky person eshte serish ne bulevard, per shkak se e mori lehte kete punen e pergjegjesise publike!
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
e njejta teme eshte o perkthys..
uroj qe sa me pak te perkthesh sepse nuk shihet tek ty asnje vlere njerzore..
si bizhdil ke hyre ne forum.
ja cthone gazetat per padronin e filip cakulit armir shkurtit saimir fiksit dhe atij gores tjeter qe rri pran saimirit..
--
Dokumentat zyrtare tė gjyqit tė divorcit me aktoren Matilda Makoēi tregojnė tė vėrtetėn e monstrės nė krye tė PS
Deklarata histerike e Ramės nė gjyq: Nuk ėshtė fėmija im, e ka me tim atė
Skandalet dhe perversiteti kanė shoqėruar gjatė gjithė jetės sė tij kryetarin aktual tė Partisė Socialiste, Edi Rama. Njė nga skandalet mė monstrouze ėshtė ai i regjsitruar nė vitin `91 kur ai akuzonte nė mėnyrėn mė tė paimagjinueshme bashkėshorten e tij, aktoren Makoēi se fėmijėn e kishte me tė atin e tij, Kristaqin. Njė akuzė kaq pėrbindėse mund tė dalė vetėm nga goja e njė perversi tė pandreqshėm, qė siē do ta vėrtetonte koha mė vonė ishte i prirur pas orgjive, instikteve shtazarake, dhe afinitetit pėr lakuriqėsinė. Dėshmitė nė sallėn e gjyqit tė divorcit tregojnw qartėsisht pėr njė skizofren seksual, i cili nuk njeh asnjė kufi apo moral. Rama akuzonte bashkėshorten se ajo kishte ngelur shtatzėnė gjatė kohės kur ajo ishte me pushime nė Himarė me Kristaqin dhe Anetėn, duke e pėrdorur kėtė si shkak pėr t`i kwrkuar divorcin. Por me kalimin e viteve skandalet e Ramės vetėm sa vijnė e shtohen, duke reflektuar gjithnjė e mė tepėr prirjen e tij drejt akteve perverse. Njė tjetėr skandal nė kėtė arkiv ėshtė edhe orgjia e tij e aplikuar pėr 6 muaj rrjesht sė bashku me tre persona tė tjerė dhe tre femra. Por ajo qė tronditi opinionin publik ishte skandali i shfaqjes sė kryetarit tė opozitės nudo nė njė nga plazhet publike, duke pėrforcuar edhe mė tej bindjen se kemi tė bėjmė me njė njeri qė nuk ka asnjė lidhje me moralin e shoqėrisė. I mbuluar nga mali i skandaleve tė tij Rama nuk reagoi vetė siē bėn zakonisht ndaj deklaratave tė dy ditėve mė parė tė Partisė Demokratike, e cila zbardhi disa nga skandalet e tij, por nxori dy tellallėt e tij, njėrin nga Bashkia dhe tjetrin nga Partia, tė cilėt gjithsesi nuk kanė mundur tė mbrojnė lakuriqėsitė dhe perversitetet e tij. Ndėrkohė Partia Demokratike i kėrkoi dje Shalsit tė Bashkisė dhe Mimit tė Partisė tė ndėrpresin sulmet ndaj zėdhėnėsit tė Partisė Demokratike dhe tė garantojnė qytetarėt se lideri i tyre nuk do tė shfaqet mė pa tė mbathura nė publik. Nė njė reagim pėr median Partia Demokratike deklaroi se tellallėt e Edi Ramės, Shalsi i Bashkisė dhe Mimi i Partisė, shoqja qė ndėrron emrin ēdo dekadė, u vėrsulėn me njė fjalor tė denjė vetėm pėr ta, ndaj zėdhėnėsit tė Partisė Demokratike, Gerti Bogdani, pėr tė mbrojtur skandalet e Ramės. Duke dėnuar kėto sulme ndaj zėdhėnėsit tė saj, i cili dje u tha qytetarėve tė Shqipėrisė tė vėrtetat pėr liderin e tyre, tė vėrteta qė nuk i di vetėm Tirana dhe Shqipėria por e tėrė bota, Partia Demokratike nėnvizon se Shalsi i Bashkisė dhe Mimi i Partisė duhet ta dijnė se nuk ėshtė Gerti Bogdani qė akuzoi Edi Ramėn pėr akuza tė rėnda ndaj sė shoqes se fėmijėn e ka me tė jatin e tij, por ėshtė vetė Edi Rama, qė ka divorcuar nėnėn e djalit tė tij pėr kėto akuza dhe i ka rrėnuar jetėn. "Nuk ėshtė Gerti Bogdani qė akuzon Edi Ramėn pėr orgji kolektive me zotėrinjtė A.K., S.N., E.T. dhe tre femra si vetja e tyre, por ėshtė Edi Rama qė i organizoi ato pėr 6 muaj rresht, edhe duke i filmuar dhe hedhur ato nė panel", thuhet nė deklaratėn e PD-sė. Mė tej komunikata thekson se, nuk ėshtė Gerti Bogdani qė ka akuzuar Edi Ramėn se nė aksese histerike tė orgjive tė tij prishte qetėsinė familjare tė komshinjve tė tij, por janė komshinjtė e tij, tė cilėt e kanė denoncuar atė disa herė nė polici pėr prishje tė qetėsisė familjare tė tyre. "Nuk ėshtė Gerti Bogdani ai qė ka zhveshur lakuriq Edi Ramėn ish-ministėr nė plazhet publike, por ėshtė Edi Rama qė ka vendosur standarde, tė cilat qėndrojnė nė kreun e piramidės sė turpit tė moralit njerėzor", nėnvizon Partia Demokratike. Zėdhėnėsi i Partisė Demokratike dy ditė mė parė solli nė vėmendje tė opinionit publik skandalet e kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama, duke filluar qė nga orgjitė e tij deri tek akuza ndaj ish-bashkėshortes se kishte kryer marrėdhėnie seksuale me babain e tij. Ai kujtoi se Rama e shndėrroi Ministrinė e Kulturės nė njė kuplara gjatė kohės kur drejtonte kėtė dikaster, njėlloj siē ka shndėrruar sot kullėn e Myslym Pezės nė njė kuplara tė padeklaruar. Bogdani gjithashtu iu referua padive tė panumėrta tė fqinjėve ndaj veprimeve perverse tė Ramės. Ai tha se Rama ėshtė i vetmi politikan qė detyroi gazetat tė mbulonin me gjethe fiku tė pasmet dhe tė parmet e tij. Kryetari i Partisė Socialiste njihet si njeriu mė pervers, sepse ai ėshtė njeriu i vetėm nė Shqipėri qė nė vitin '91 lėshoi akuza monstruoze ndaj bashkėshortes sė tij, duke e akuzuar se e kishte djalin me babain e tij. Kėtė akuzė tė pėshtirė sa vetė morali i tij, Rama e pėrdori mė vonė pėr t'u divorcuar dhe shkatėrruar jetėn e ish-bashkėshortes sė tij, e cila ishte edhe njė artiste e ēmuar e vendit. Nė arkivin e perversitetit tė Ramės mund tė gjesh qindra skandale, siē ėshtė rasti kur ai nė vitin '91, pasi rrėnoi jetėn e njė njeriu tė pafajshėm, nėnės sė djalit tė tij, praktikonte me zotėrinjtė A.K., S.N., E.T. dhe tre femra si puna e tyre pėr gjashtė muaj rresht orgji kolektive. Siē dėshmojnė fqinjėt e kryetarit tė Partisė Socialiste, ata janė detyruar shpeshherė ta padisin atė nė polici pėr instiktet e tij shtazore nė eksese histerike.
LSI: Veliaj objekt njėpėrdorimėsh i veglave tė Edi Ramės
Lėvizja Socialiste pėr Integrim deklaroi dje se Erion Veliaj ėshtė shndėrruar nė njė krijesė tė shėmtuar mediatike qė sa herė del nė televizor tremb tė rinjtė shqiptarė, i mban ata larg politikės, duke u kallur datėn me idenė se do t'u duhet tė kthehen dhe ata nė objekte njėpėrdorimshme tė veglave tė politikanėve shqiptarė. Duke reaguar ndaj deklaratave tė Veliajt kundėr kreut tė LSI-sė, njė nga ish-anėtarėt e Lėvizjes Mjaft nė kohėn kur kjo lėvizje drejtohej nga Veliaj, dhe qė aktualisht aderon nė radhėt e LSI-sė, Besjan Pesha tha se lejfenisti i kohėve moderne, Erion Veliaj, sot na nxori mallin e tė shtunave komuniste, ku sigurisht nuk mund tė mungonte fletėrrufeja e radhės. "Ndjej mėshirė pėr Erionin, qė ėshtė kthyer nė njė kone grindavece qė vėrtitet kėmbėve tė Edi Ramės, por jam shumė i zemėruar me faktin se miliona euro tė donatorėve tė huaj dje po pėrdoren sot pėr tė mbrojtur lakuriqėsinė politike dhe morale tė Edi Ramės dhe kones sė tij", tha Pesha duke folur nė emėr tė LSI-sė. Ai theksoi se, "Erioni and Co" nuk pėrfaqėsojnė aspak rininė shqiptare. "Shqipėria ka sot tė rinj tė aftė, tė mirėshkolluar e plot me ide, tė cilėt punojnė ēdo ditė pėr t'u dhėnė zgjidhje problemeve tė vendit. Ndieni mėshirė pėr Erionin. Nesėr qė ėshtė e diel do tė ndez njė qiri nė kishė pėr shpirtin e shitur tė Erionit", tha pėrfaqėsuesi i LSI-sė.
rd
..
o Braro te jane bere syte vetem rd
ket postim e kane shkrujt njeher tek tema Kush eshte Edi Rama ?
Blossoms of heaven, Ashes of hell...
Ne vija te pergithshme jam dakort me arsyetimin tuaj. Efekti pozitiv i ngjarjes, ne funksion gjithnje me benefitin e shoqerise shqiptare, e tejkalon kritiken e mundshme ndaj TCH. Eshte nje ngjarje qe mbart ngarkese emocionale jo vetem ne lidhje me etiken dhe moralin e nje funksionari kaq te larte shteteror, por eshte per me teper e shoqeruar me efekt audio-viziv cka e rrit edhe me teper intesitetin dhe ngarkesen e emocionale tek publiku i gjere.
Gjithsesi dua te ndalem dhe njehere ne ate grup te shkurter fjalesh qe permenda me lart; "Hajvanit me presh ne dore". E kam perdorur si shprehje per ta lidhur me opinionin e krijuar prej kohesh nga nje pjese e madhe e njerezve per personazhin Pango. Ky njeri njihej nga shume njerez qe ishte nje person qe kishte probleme te medha ne lidhje me moralin. Kishte te pakten zera dhe akuza prej kohesh (po aq zera sa ka edhe per funksionaret e larte te TCH per skandale te ndryshme brenda ambientit ku punojne), qe para se te behej minister, per abuzim pak a shume te se njejtes natyre me postet e tij te meparshme ne jeten e perditshme. Pra nuk kemi te bejme me ndonje zbulim te hatashem (te pakten per qytetaret e Tiranes). Thjesht para tre ditesh, llafet dhe zerat, u filmuan dhe iu bene te qarta haptazi publikut shqiptar qe eshte si perhere gojehapur.
Pyetjet qe ngrihen jane: Pse ne kete kohe, pse pikerisht tani qe i perket nje qeverie dhe nje partie ne pushtet, pse para zgjedhjeve?! Pra jane keto pyetje qe te bejne te dyshosh per nje skenar te mirepregatitur me prapavije politike dhe qe ne syte e mij kthehet ne nje loje (permend fjalen "loje" tani) me publikun shqiptar qe zbavitet lehtazi edhe pse i tejngopur me skandale politike. Per me teper qe te gjithat provat jane ne dore te nje TV privat dhe origjinaliteti i cdo detaji filmik dhe hetimor mbetet jo ne doren e shtetit. Jane keto pelivanlleqe ne funksionimin e gjerave aty qe te sjellin dyshime dhe keqardhje se cdo skandal ka nje qellim larg atij qe do te enderronte qe te ishte nga cdo qytetar i thjeshte dhe i ndershem shqiptar. Nuk e di nese u shpreha qarte sa duhet, por ka nje fenomen te ri negativ qe po shfaqet ne jeten politike te vendit. Nje strategji e re do te thoja. Aleanca midis grupeve partiake dhe mediave te ndryshme per te hedhur nje qeveri dhe per te ngritur nje te re mbi bazen e skandaleve dhe showeve televizive jo me pak te ndryshme nga Big Brothers. Po hyjme ne shek e 21-te me mentalitetin e "Big Brother-it". Ky koncepti i fundit s'besoj se ka nevoje per te komentuar se c'nivele pervesiteti, hipokrizie, injorance e imoraliteti pasqyrojne.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 08-03-2009 mė 00:52
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Fiksi’: Pango shkeli ligjin, askush nuk i kėrkoi para
» Dėrguar mė: 07/03/2009 - 13:43
Lajme te ngjashme
Unė jam me Pangon
• Datė: Mar 07, 2009
Unė jam me Pangon
• Datė: Mar 07, 2009
Ish-punonjėsja: Pango mė mori nė Londėr tė mė joshte
• Datė: Mar 07, 2009
Topi: Pangon e shkarkova brenda disa minutash
• Datė: Mar 07, 2009
Zgjedhjet, Pango nė gjyq edhe pėr sportin
• Datė: Mar 07, 2009
Suela Kusin e pėrmend Pango, reagon: Unė aplikova, e fitova
• Datė: Mar 07, 2009
Tedi Blushi
Kryeredaktori i emisionit investigativ “Fiks Fare”, Armir Shkurti i pėrgjigjet nė njė intervistė ekskluzive pėr “Gazeta Shqiptare”, tė gjitha akuzave tė ish-ministrit Ylli Pango.
Ish-ministri i Kulturės, Ylli Pango nė daljen e tij tė parė publike pas skandalit seksual, pretendoi se ėshtė futur nė kurth nga “Fiks Fare” pas njė skenari diabolik, qė sipas tij ka njė zanafillė politike tė ideuar nga kreu i opozitės, Edi Rama. Pse nuk duhet ta besojmė kėtė akuzė tė tij?
Kėtė gjykim e bėn publiku shqiptar. Ato janė fakte. Nga se ka marrė spunto kamera e fshehtė ndaj zoti Pango, ai ka gjithė tė drejtėn qė pėr kėto pretendime tė bėjė investigimet e veta. Ai ėshtė deputet, dhe deri nė kėto ēaste ka mundėsinė tė hyjė nė ēdo institucion shtetėror dhe tė kėrkojė hetim pėr ēėshtjen. Unė nuk e di se si mund tė flasėsh pėr shkaqet, pėr shtysat, domethėnė tė flasėsh “pėr gjurmėt”, ndėrkohė qė kemi “ujkun”. Tė flasim pėr “ujkun”, pastaj Pango le t’i kėrkojė “gjurmėt” ku tė dojė.
Megjithatė, vajza e parė ka kėrkuar punė nė Ministrinė e Kulturės me rekomandim tė drejtorit tė “Fiks Fare”, Filip Ēakulit...
Po. Kėtė e ka pranuar edhe drejtori i “Fiks Fare”. Historia e vėrtetė e kėsaj ngjarjeje ėshtė qė vajza e njė mikut tė Filip Ēakulit, i cili siē e tha Pango, e ka mik prej 30 vjetėsh, kėrkoi punė dhe ėshtė normale qė tė pyesėsh dhe tė interesohesh, a ke mundėsi pėr njė vend pune. Kėtu filloi ajo pjesė tė cilėn zoti Pango e quan si “zanafillė politike”. Por, nė fakt, zanafilla ėshtė pikėrisht kur njė mik tė pret shumė keq nė besė nė njė marrėdhėnie tė tillė. Pra, kur del nė pozicionet e kodoshit, qė vajzėn e njė miku ja ēon dikujt dhe ky nga ana tjetėr i kėrkon gjėra tė tjera, atėherė kjo ėshtė ajo pjesė qė zoti Pango thotė. Kjo ėshtė ajo qė di unė nga kjo histori dhe pėr detajet e tjera mund tė pyesni zotin Ēakuli. Pra, ai i ka kėrkuar njė nder, dhe jo ta punėsojė nė ministri, por i ka kėrkuar njė nder pėr punė, pastaj ka vijuar historia, siē e dinė tė gjithė shqiptarėt.
Sa i vėrtetė ėshtė pretendimi i zotit Pango se, “Fiks Fare” nuk i ka transmetuar tė gjitha pamjet filmike? A janė censuruar filmimet?
Nė televizion, pėr shkak tė programacionit nuk ka kohė pa fund, pa limit, ndaj dhe ēdo gjė montohet, pėrgatitet, shkurtohet dhe jepet thelbi. Pjesėt e patransmetuara nė njė bisedė qė fillon nga hyrja tek shkallėt dhe deri tek dalja nga shtėpia, janė minuta tė tėra, gjė qė nuk pėrbėn thelbin e ēėshtjes. Nėse ato janė thelb, kėto do t’i sqarojė Prokuroria, meqenėse i ka kėrkuar pėr zbardhjen e ēėshtjes. Pėr ne, thelbi i ēėshtjes ka qenė qė njė ministėr bėn trafik me postin e tij, tė cilin e ka marrė tė mandatuar nga zgjedhėsit, paguhet nga taksat e shqiptarėve pėr tė kryer atė detyrė dhe nuk ka asnjė lloj tė drejte, as ai, dhe as ēdo funksionar publik qė tė bėjė tregti me postin e tij. Ky ėshtė thelbi.
Por, Pango thotė se nuk u ka kėrkuar seks vajzave...
Ne nuk jemi fare tė interesuar nėse ėshtė seks apo janė para apo zhveshje apo favore. Ėshtė njė trafik i pastėr posti qė ka bėrė ky zotėri.
Megjithatė, ai kėmbėngul se kanė qenė vajzat ato qė e kanė provokuar atė tė parin. Pango thotė se vajza e parė i ka shkuar nė takim “me treēerekun e gjoksit jashtė” dhe vajza e dytė i ka shkuar nė shtėpi “me njė dekolte tė ekzagjeruar”...
Mė lejoni ju lutem qė unė tė kaloj nė njė hipotezė. E zėmė se vajza ka shkuar lakuriq fare nė zyrėn e Pangos. Zoti Pango ėshtė njė burrė qė ka moshėn e babait tė tė dyja vajzave. Tė paktėn, vajza e dytė tha qė nė kėtė moshė e kam babain. Supozohet qė ėshtė njė njeri i pjekur nga mosha, dhe jo tė udhėhiqet nga instinktet. Sė dyti, duke pasur njė funksion publik, ėshtė i detyruar tė vetėpėrmbahet edhe nė njė shkallė tjetėr. Pra, nėse tė dyja vajzat kėtij zotėrie i kanė hyrė nė zyrė tė zhveshura dhe ky nuk vetėpėrmbahet, sėrish duhet ta lirojė atė vend, sepse nė ministri do hyjnė dhe do dalin, aq mė tepėr qė ėshtė e kulturės dhe turizmit, e ku mund tė vijnė me qindra turistė me rroba banje, dhe kjo nuk do tė thotė qė ministri tė kapė ēdo gjoks tė zbuluar, apo ēdo grua qė do shohė do kėrkojė ta zbulojė pėr t’i parė linjat e trupit. Theksoj se, as vajza e parė, aq mė tepėr me pėrgjegjėsi, as vajza e dytė, nuk e kanė provokuar zotin Pango, por i kanė kėrkuar atij vetėm punė.
Pango kėrkoi publikisht nga emisioni “Fiks Fare” qė tė bėjė publike tė gjitha telefonatat e kryera ndėrmjet tij dhe tė dyja vajzave, tė cilat sipas ish-ministrit, qėllimisht njė pjesė e tyre nuk janė transmetuar. Pango ka pretenduar se vetėm nė kėtė mėnyrė opinioni publik do tė kuptojė se kanė qenė vajzat ato qė e kanė provokuar dhe kanė dashur ta atė fusin nė kurth, duke i kėrkuar qė t’i shkojnė nė shtėpi dhe jo anasjelltas...
Nėse vajzat i kanė kėrkuar zotit Pango tė takohen nė shtėpinė e tij, kjo e rėndon pozitėn e tij, sepse nėse vajzat i kėrkojnė t’i shkojnė nė shtėpi kėtij zotėrie dhe pastaj aty bėhet muhabet pune, ai nė kėtė mėnyrė ka pėrzierė jetėn e tij private me detyrėn, qė pėrsėri, e theksoj, ėshtė ēėshtje e shpėrdorimit tė detyrės. Nėse vajzat do t’i shkonin nė shtėpi dhe do t’i kėrkonin seks, me argumentin se ai ėshtė njė burrė i pashėm, kjo do tė ishte njė ēėshtje shumė private dhe “Fiks Fare” nuk mund tė merrej me kėtė histori, sepse nuk ėshtė emision paparaci. “Fiks Fare” ėshtė njė emision investigativ, qė merret me shpėrdorimet e detyrės sė funksionarėve publikė dhe me korrupsionin. Madje, edhe nėse ka pasur provokim karshi tij nga ana e vajzave, ai kishte detyrimin qė edhe t’i denonconte, gjithmonė nė qoftė se kishte provokime tė tilla. Telefonatat sot kontrollohen shumė lehtė.
Pango bėri tė ditur se kishte autorizuar avokatin i tij, Genc Gjokutaj pėr tė biseduar me punonjėsit e “Fiks Fare” pėr pėrmbajtjen e videos qė pritej tė transmetohej. Ēfarė ėshtė biseduar nė kėtė takim, nėse ka pasur njė tė tillė?
Unė personalisht nuk kam pasur asnjė lloj takimi apo bisede me zotin Gjokutaj dhe nė “Fiks Fare” nuk ka njeri qė tė thotė se ėshtė bėrė pazar pėr kėtė ēėshtje. Fakti qė gjėrat shkuan ashtu siē ishin planifikuar pėr t’u transmetuar, do tė thotė qė nėse dikush pretendon se ka pasur negociata, kjo do tė thotė se as negociatat nuk kanė funksionuar. Unė marr pėrgjegjėsi pėr ato gjėra qė di dhe pėr veten time. Tė paktėn me mua nuk ėshtė bėrė kurrė njė negociatė e tillė. Nė “Fiks Fare”, qė nga konceptimi i temės, fillimi dhe pėrfundimi i saj, nuk ka pasur tendenca pėr ta penguar.
Ish-ministri pretendon qė “Fiks Fare” i ka kėrkuar para nė kėmbim tė mostransmetimit tė kamerės sė fshehtė. Si i pėrgjigjeni kėsaj akuze?
E zėmė pėr njė moment se dikush i ka kėrkuar para. Atėherė, zoti Pango, si anėtar i qeverisė me “duar tė pastra”, anėtar i KOP-it dhe pedagog, qė pretendon se di tė bėjė shtet, duhet tė ishte personi i parė qė duhet tė denonconte pėr shantazh. Duke qenė ministėr dhe deputet, ai kishte tė gjithė influencėn mbi organet investigative dhe sekrete, sikundėr Prokuroria, Shėrbimi Informativ i Shtetit apo Policia. Shantazhi ndaj njė zyrtari tė lartė ėshtė vepėr penale, dhe nėse e zėmė se ka ndodhur, ėshtė sėrish pėrgjegjės zoti Pango qė nuk e ka denoncuar. Gjithsesi, mė lejoni ju lutem tė theksoj se, edhe pėr temat mė tė thjeshta e deri nė kėto mė tė mėdhatė qė transmetohen nė “Fiks Fare”, ka njė organ kolegjial, qė fillon nga Drejtoria e Pėrgjithshme dhe zbret deri tek redaksia. Ėshtė njė numėr aq i madh punonjėsish, sa nėse arrin tė korruptosh 15 veta, atėherė i bie qė ajo duhet mbyllur si media. Megjithatė, unė e lė tė hapur, nėse ai ka prova se i ėshtė bėrė shantazh apo i janė kėrkuar para, ēdo njeri qė hedh njė akuzė duhet ta mbėshtesė diku. Zoti Pango thotė qė e mėsova nė momentin e fundit. Pra, deri pak orė se tė transmetohej skandali i tij seksual nė “Fiks Fare”, ai nuk dinte gjė. Atėherė njė natė para, u njoftua po nė “Fiks Fare” se tė nesėrmen do tė transmetohej njė skandal i njė zyrtari tė lartė. A ka logjikė kjo, qė nga njėra anė t’i njoftosh publikut kėtė gjė dhe nga ana tjetėr t’i shkosh Pangos pėr t’i kėrkuar para qė tė mos jepej.
Ish-ministri i Kulturės ju ka pėrmendur edhe ju personalisht, se keni njė konflikt tė hapur interesi nė raport me tė. Pango ka deklaruar se ai ka shkarkuar kunatėn tuaj nga ministria pėr paaftėsi dhe se ju jeni hakmarrė duke e futur nė kurth. Si qėndron e vėrteta, sipas jush?
Ligjėrisht, konflikti i interesit ėshtė krejt tjetėr ēėshtje. Konflikt interesi ėshtė pėr shembull, qė nga njėra anė ti je ministėr, dhe nga ana tjetėr administron njė institut privat qė thua se ja ke lėnė mbesės. Konflikt interesi ėshtė qė nė Ministri Turizmi ku je, kėrkon t’i fusėsh punonjėsit nė kėtė institut pėr t’i dypunėsuar me qėllim qė t’ju risėsh rrogėn. Pėr mua ky ėshtė njė konflikt interesi. Sa i pėrket pyetjes suaj, ėshtė e vėrtetė qė kunata ime ka punuar nė Ministrinė e Kulturės dhe ėshtė e vėrtetė qė ajo ka ikur prej aty. Pėr koincidencė sot (dje) ditėn e premte, kunata ime duhet tė firmoste me ministrin njė kontratė pėr tė ēuar njė sfilatė tė sajėn nė Vatikan, qė ajo ka bėrė pėr Nėnė Terezėn, nė pėrvjetorin e saj. Pra, unė personalisht do isha i interesuar pėr kėtė shkak tė supozuar tė konfliktit tė interesit, qė tė mos transmetohej videoja, tė paktėn deri tė premten, qė tė firmoste kontratėn kunata dhe tė ikte. Kėto janė gjėra banale, pasi “i mbyturi” po kapet pas “njė fije kashte” dhe pėrpiqet tė bėjė akuza tė tilla. Vetėm pėr respektin tuaj po i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, pasi ėshtė njė ēėshtje banale pėr tė cilėn nuk ia vlente tė shprehesha.
Nė cilėsinė e kryeredaktorit tė emisionit investigativ “Fiks Fare”, a keni frikė tė pėrballeni nė gjykatė pėr kėtė ēėshtje me zotin Pango dhe sa i trembeni hetimeve tė ēėshtjes nga ana e Prokurorisė?
Gjej rastin tė falenderoj tė gjitha mediat, tė cilat mė pas e morėn dhe e komentuan emisionin nė fjalė tė “Fiks Fare” qė denoncoi kėtė skandal. I falenderoj dhe pėr besimin qė patėn tek ajo qė panė, me tė gjithė elementėt qė ka njė investigim i mirėfilltė gazetaresk. Nė kėto kushte, ne bėmė shėrbimin tonė dhe detyrėn tonė. Ne bėmė detyrėn tonė edhe zyrtare, duke i vėnė nė dispozicion Prokurorisė tė gjitha materialet qė disponojmė ne, pa asnjė lloj rezerve, pasi ėshtė vepėr penale tė fshehėsh provat. Kėto janė materialet qė ne kemi, dhe ne nuk jemi organ hetimi, pasi kemi bėrė thjesht njė investigim gazetaresk. Kryeministri e vlerėsoi dhe reagoi politikisht, duke e shkarkuar zotėrinė nė fjalė nga posti i ministrit dhe Prokuroria po reagon ligjėrisht. “Fiks Fare” ka treguar gjithmonė se ėshtė pėr respektimin e shtetit ligjor, tė mirėqeverisjes etj etj.
gsh
--
kush mundet te na thote...i kujt eshte ki djali..armir shkurti.. nese sju prish pune..
po ki palloshi pango cpret qe nuk i hap letrat..
ata ja hapen ky akoma mban rezerva..
thuaj se per cilen vajze te hyri mik lipe cakalli i edvinit te mimit.. e kujt miku ishte kjo vajze..
po vajza qe te erdh ne shpi si e ka emrin..
duhet te dime ne se milet..
psh kjo vajza qe beri lojen a eshte parapaguar a prapa paguar nga mafia topchanellse.. apo ishte rrogetare e rregullt.. apo ishte vertet e papune..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-03-2009 mė 02:42
Nuk njoh njeri, prandaj nuk kam pse t'i pergezoj! As Fiks-in. Do ishte naivitet t'i pergezoj per punen e mire. Ne gjithe ceshtjen Pango, Fiksi ma ka shpifur me shume. Nese vertet Fiksi ka manipuluar dhe keqparaqitur provat, do te doja te denoheshin penalisht dhe shqiptaret te mos rrine e te akuzojne Pangon se ua nxiu fytyren ne BE por Fiksin me gjellen e shpifur qe na ka servirur.
Por Fiks- i bravo se i ka cuar uje ne mulli Berishes. Cdo shqiptar i ndjeshem ndaj ceshtjeve te moralit, i ka bere pershtypje vendimi i shpejte i Berishes. Kurre nuk kam votuar per Berishen, po kete radhe kam per ta votuar!
Populli yne ka nje fjale te mencur: kush ia hap gropen tjetrit bie vete.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kripa : 08-03-2009 mė 10:09
Krijoni Kontakt