Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Komunikimi Prind - Fëmijë

    Të jetosh mes të qeshurave do të thotë të jetosh me mencuri dhe kjo është gjëja më e mirë që na japin fëmijët, të rriturve u takon ta përkrahin ndjeshmërin e tyre dhe komunikimin me cdo gjë që ndonjëherë të rriturit nuk mund ta shohin.
    Kur lindim, jemi të lirë prej paragjykimeve dhe kemi një vizion të veçant që na shoqëron gjatë gjithë fëmijëris sonë, deri në momentin kur një i rritur na mëson një realitet ndryshe nga ai që mendonim se ishte jeta dhe bota.
    Është e rëndësishme të kuptojmë që fëmijët janë qënie speciale, me shumë ndjeshmëri që të rriturit duhet ta ushqejnë më shumë, duke i dëgjuar me zemër për të kuptuar më shumë prej tyre.
    Fëmijët janë në gjendje të thonë atë që u pëlqen, na flasin për gjëra që ne shpesh nuk i kuptojmë si për jetë të tjera, apo për atë që kanë qënë në jetët e tyre të mëparshme.
    Por, gjatë rritjes për shkak të ndikimeve të jashtme, fëmijët e humbasin këtë ndjeshmëri duke e zëvendësuar me mendime racionale, duke besuar vetëm atë cka mund të vërtetojnë.

    Komunikimi me fëmijët është pika thelbësore. Te kapësh vëmëndjen e fëmijëve dhe tua shpjegosh gjërat në një mënyrë që të jenë sa më të kuptueshme për ta.
    Pra, tju flasësh fëmijëve nuk është e veshtirë, ekziston gjithmon një mënyrë që ti bësh të të dëgjojnë.
    Komunikimi me fëmijët kerkon që të jesh i hareshëm dhe entuziast dhe kur është e nevojshme duhet të kesh ngulimin e duhur që gjithsesi nuk është agresiviteti.

    Për prindërit & të tjerë - Cilat janë, apo do të ishin metodat apo teknikat që keni përdorur apo do të përdornit me fëmijët tuaj, në raste & situata të ndryshme?
    Cilat janë rastet në të cilat ju jeni gjendur apo do të gjendeshit në pozitë të vështirë me fëmijën tuaj? Do ishte komunikimi përzgjedhja juaj, apo dicka tjetër?!
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Komunikimi një proçes kompleks

    Kur flitet për komunikimin te fëmija, duhet të dimë që kemi të bëjmë me një proçes kompleks që përfshin të paktën tre sisteme: fëmija, gjuha, konteksti i marrjes së gjuhës.

    Fëmija është “një qënie që kupton” dhe që ka disa mekanizma e potenciale, si p.sh. sistemi nervorë, aparati i frymëmarrjes, vëmëndja selektive për tingujt, proceset konjitive etj.
    Pozicioni inatist, i shprehur fillimisht nga Noam Chomski pohon se ka një mekanizëm të lindur në marrjen e gjuhës dhe një pjekje biologjike që e favorizon atë.

    Gjuha është “një sistem që duhet të mësohet”; ajo ka nivele të ndryshme që po të mësohen në mënyrë të ndërvarur mund të analizohen në mënyrë të dallueshme. Ka disa disiplina që studiojn këto nivele të ndryshme, si p.sh. fonologia, morfologjia, semantika, sintaska etj.

    Konteksti i marrjes së gjuhës: komunikimi është i gjithë proçesi i marrjes dhe i përdorimit të gjuhës në një mjedis specifik komunikativ dhe në një mjedis specifik kulturor (historikisht dhe shoqërisht i përcaktuar). Kjo është teza e L. Vigotskit, e mbështetur pastaj nga Bruner.
    Konteksti i marrjes së gjuhës tek fëmija, është i formuar nga diada nënë-fëmijë dhe nga skema e rregullt ciklike që vendoset mes tyre.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Ndërsubjektiviteti primar dhe ndërsubjektiviteti sekondar

    A. Ndërsubjektiviteti primar

    Mes nënës dhe fëmijës zhvillohet një lloj bisede primitive që Schaffer e quan pseudo-dialog. Me fjalë të tjera nëna dhe fëmija kanë një shkëmbim që quhet ndërsubjektivitet primar në të cilin shkëmbimi nuk është i qëllimshëm dhe është i qendërzuar mbi pjesmarrësit, pra vetëm mbi diadën nënë-fëmijë dhe jo mbi realitetin e jashtëm.
    Sipas Bruner që mbështet tezën integracionaliste ( ndërthurjen mes tezës inatiste të gjuhës së lindur dhe tezës sociokulturore e ndërtimit të gjuhës), fëmija duket se ka katër aftësi konjitive:

    Caktimi i një qëllimi: fëmija duket sikur vepron në mbështetje të një aktiviteti të drejtpërdrejt dhe të një qëllimi;
    Kompromisi: fëmija duket sikur përshtatet në komunikim;
    Sistematika: fëmija duket se ka një rregull dhe një shkallë të lartë sistematike në veprime;
    Abstragimi: fëmija bënë shumë gjëra nëpërmjet kombinimit te pak veprimeve.

    Fëmija arrin shpejt rezultate të larta me pak veprime të kombinuara sëbashku. Mbi këtë formë “shkëmbimi primitiv” strukturohet gjuha dhe komunikimi.
    Shkëmbimi është një situatë ballë për ballë: të sapolindurit e dinë që fytyra, buzëqeshja dhe shprehitë e nënës janë të lidhura me ta. Dalë-ngadalë, kapja e shikimit bëhet tërheqje e vëmëndjes drejt një objekti të jashtëm (nga diada kalohet në një objekt të tretë).
    Edhe i rrituri ndryshon sjelljen e tij. Në fazën e parë mbanë fëmijën me fytyrë nga ai me pozicion ballor. Në fazën e dytë i rrituri orienton fëmijën drejt objekteve të jashtme.

    B. Ndërsubjektiviteti sekondar

    Rreth moshës 10-12 muajsh, komunikimi bëhet i qëllimshëm: shkëmbimi përfshin dhe realitetin e jashtëm. Në veçanti orientohet mbi objekte ose veprime që fëmija do të përmbushë. Xhestet zhvillohen paralelisht me vokalizimet dhe janë tregues të zhvillimit të fëmijës. Xhestet përfshijnë nivele të ndryshme, si:
    •xhesti tregues, për të treguar apo kërkuar
    •xhesti njoftues, për të shpallur
    •xhesti përfshirës, që do të thotë ( më jep, merr, shiko)
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2009
    Postime
    68

    mardheniet prinder femije

    sa i kuptojn prinderit femijet e tyre dhe a keni degjuar ndonjehere per sherre mes prinderve dhe femijeve

  5. #5
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    mua me kuptojn prindrit per gjithcka...i kam shume te mire.....
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Si të komunikojmë me fëmijët

    Komunikimi i prindërve kundrejt fëmijëve modifikohet dhe nderlikohet natyrshëm me rritjen e femijës.
    Shpesh gjysherit e kanë zakon tu flasin fëmijëve me një gjuhë fëmijnore, duke i shprehur fjalet si fëmijë te vegjël: kjo lloj gjuhe quhet "fëmijërishtja". Por, ky lloj komunikimi mund të përdoret kur i drejtohesh një foshnjeje, kur fëmija fillon të eksperimentoj fjalët e para është e rëndësishme ti mësojmë shqiptimin e saktë, në formën gramatiore dhe në sintaks.
    Gjuha mes fëmijëve dhe te rriturve, ndryshon gjatë rritjes së fëmijëve dhe aftësis së tyre për të kuptuar; për këtë, nuk ka gjithmonë një mënyrë të duhur të komunikimit.

    Disa pika për ti pasur parasysh:

    - Fëmijërishtja është një formë komunikimi mes foshnjes dhe nënës: nuk janë fjalët të rëndëishme më tepër sesa toni i ëmbël dhe i butë i nënës që tërheqin vëmëndjen e fëmijës.

    - Fëmijërishtja nuk u vjen spontanisht të gjithë prindërve (mund të thuhet që është një mënyrë e përdorur më tepër nga gjyshërit), por kjo nuk ka ndonjë rëndësi në krahasim me tonin e përdorur.

    - Pas muajve të parë është e rëndësishme tu flasim fëmijëve me fraza të thjeshta por, duke i shqiptuar drejtë, në mënyrë që ta dëgjojnë saktë fjalën që avash avash do të mësojnë.

    - Është e rëndësishme tu flasim në vetën e tretë, sepse fëmija nuk është akoma në gjëndje të dalloj “unë” nga “ti”.

    - Rreth një vjeç fëmija fillon të përsërisë fjalë që dëgjon dhe rreth 18 muajsh fillon të thotë ndonjë frazë të thjeshtë. Në këtë moment duhet ta stimulojmë fëmijën të flasë duke i treguar mënyrën e duhur të fjalës.

    - Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijën të flasë në mënyrë korrekte, është duke përsëritur shprehjën e tij drejt dhe jo duke e përsëritur në të njëjtën mënyrë si fëmija.

    - Ta inkurajosh duke i thënë dhe “të lumtë” apo fjalë të tjera si këto, atëher kur arrin ta shpreni qartë frazën.

    J@mes
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    James mos bo ysh ysh kur nuk ke pula.

    Komunikimi prinder femij lidhet shume me edukaten familjare te trasheguar.

  8. #8
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    drague, une do te kisha sugjeruar qe ti hidhje nje te lexuar te shpejte perpara se te japesh nje pergjigje, sepse aty brenda do gjesh edhe pyetje qe i drejtohen njerezve qe kane pula.

    Se dyti, nuk eshte e veshtire me bo pula. E veshtire eshte ti rrisesh dhe edukosh mire. Eksperienca ime me ben te te them se ka nga ato qe kane pula dhe nuk dine me bo ysh ysh(gjithmone duke iu pershtatur shprehjes tende).

    Tjeter, jam dakort deri diku me ty kur thua se, edukata familjare e trasheguar lidhet me komunikimin prind-femije, megjithate komunikimi eshte nje element mjaft thelbesor ne marredhenien qe krijohet midis prindit dhe femijes dhe per kete do te duhesh me shume sesa te varnim shpresat per nje familje te shendoshe thjesht tek trashegimia.

    Pyetjet e mia per ata qe s'jua ka kapur syri jane keto:

    - Cilat janë, apo do të ishin metodat apo teknikat që keni përdorur apo do të përdornit me fëmijët tuaj, në raste & situata të ndryshme?
    - Cilat janë rastet në të cilat ju jeni gjendur apo do të gjendeshit në pozitë të vështirë me fëmijën tuaj? Do ishte komunikimi përzgjedhja juaj, apo dicka tjetër?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 02-03-2009 më 10:56
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    James mos bo ysh ysh kur nuk ke pula.

    Komunikimi prinder femij lidhet shume me edukaten familjare te trasheguar.
    Edhe eshte dhe nuk eshte sot. Sepse ndryshe u rrite ti , kushtet dhe ambjenti qe te rrethonte dhe ndryshe po rriten sot femijet. So lexo dhe meso, mire te thote James. Prindi eshte gjithmone ne mesim te komunikimit dhe botekuptimit te femijes sot. Te thuash kam pula dhe di si te sillem eshte pol me rigon. Se asnjehere nuk resht se mesuar dhe kuptuari. Sa do rrosh do mesosh.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Është një marrëdhënie që ka etapat e veta.Me fëmijët duhet t'i zgjedhësh me patjetër ato që do thuash.Nuk duhet të gabosh.Në marrëdhënie me fëmijët hyn kur është e domosdoshme.Nuk duhen 'ndjekur' në çdo hap sepse dihet që ata do gabojnë por varet për se gabojnë dhe sa i madh apo i vogël është gabimi.Në se që në vogëli krijon raporte të mira me ta,problemet me rritjen e tyre do jenë më të pakta.Ka shumë gjëra.Tek fëmija duhet të dallosh anët e mira dhe të këqia,pasionet e tyre,por këto realizohen në se ke qënë i vëmëndshëm me ta.Dihet që në marrëdhëniet prinder fëmijë,jo gjithmonë i kanë fajet fëmijët,pra,duhet edhe një lloj 'guximi' për të pranuar gabimin.Kjo, kur gjithmonë ke ndërtuar raporte të drejta me ta.Është një temë e gjërë.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •