Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Nuk e ka then ai kete shprehje
    Të jetosh mes te qeshurave do te thote te jetosh me mencuri
    Po ju tregoj nje rast qe kam par tek femijet me nje familje Italiane,
    ishin 2 femije, nje vazje dhe nje djal po thuajse moshatar pak diferenc kishin me moshen,
    por tek femrat ndodh me shum zgjuarsia, ateher: kur ne shtronin sofren per te ngren dreken apo darken, goca gjithmon u ushqente vet, kurse djali nuk donte te hante vet por donte ndihmen nga mami apo gjyshja gjithmon kerkonte ti ndihme nga dikush qe ta ushqente sepse ishte dembel dhe shum i lazdruar, kurse goca gjithmon e qeshur, sepse ishte gjyshja qe e mbante gocen me perralla etj, etj.. kurse djali nuk ishte mesuar si e motra, por kishte deshir vetem te shkaterronte nuk donte te dinte per asgje e ema gjithmon u mundonte ti fliste me te mire por ishte e kote, ishte gjyshja ajo qe rregullonte politiken me femijet sepse i tregonte perralla shum gjera te tjera qe femijen ta bej te qetesohet, pra i gjith problemi i femijeve eshte ky: qe prindi duhet te mundohet gjithmon me femijen vetem harmoni, jo agresivitet.

    Flm.
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  2. #12
    FEMIJET jane krijesa me e ndishme dhe me e pa fajshme keshtu qe leht e ke te manevrosh me ta ,veshtir e kemi me te rriturit qe smund te binden ku e kan mir e ku keq

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2009
    Postime
    9

    Red face

    Citim Postuar më parë nga floraabdullahu Lexo Postimin
    FEMIJET jane krijesa me e ndishme dhe me e pa fajshme keshtu qe leht e ke te manevrosh me ta ,veshtir e kemi me te rriturit qe smund te binden ku e kan mir e ku keq
    Prinderit ta duan te miren po ndonjeher nuk te kuptojn sidomos ne periudhen e adoleshences qe eshte nje periudhe mjaft e ndieshme ,femijet kane nevoje te ndjehen te dashur nga prinderit sdo me thene qe prinderi tia plotesoj te gjitha deshirat po se paku me fjale te mira ti shpjegoje pse nuk duhet te beje ate veprim

  4. #14
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Gjuha e nënës

    Mënyra se si flet nëna me fëmijën ka karakteristika të veçanta në të gjitha gjuhët, sepse ka funksione specifike.
    Timbri është i lartë, toni rritës ( ju jepen rëndësi pjesëve finale ), shqiptimi i ngadaltë. Përdoren fjalët kyqe; seleksioni leksikor iu jep përparësi fjalëve që janë etiketa të përgjithëshme, që përfshin pjesën më të madhe të karakteristikave më të dukshme.
    Sintaksa është e thjeshtëzuar, në sensin që zakonisht përdoret veta e tretë, përdoren më shumë emra sesa folje. Fjalitë janë më shumë pohuese sesa mohuese, më shumë aktive sesa pasive. Strukturat e fjalive janë homogjene dhe të rregullta.
    I rrituri ka gjithmon një funksion mbështetës dhe riforcues. Ai flet duke përshkruar veprimin që po bën, ose duke përshkruar objektin mbi të cilin po vepron, por gjithmon duke mbajtur një shkëmbim aktiv me fëmijën. Nëse fëmija tregon një objekt, i rrituri interpreton, bën lidhjen me kontekstin dhe përmbush dëshirën e fëmijës.


    Zhvillimi i gjuhës tek fëmija

    • Në muajin e 6-të fëmija shprehet me fjalën e vetme që përmbledh një fjali të tërë, ose siç quhet ndryshe holofraza.

    • Në muajin e 12-të kemi një zhvillim leksikor dhe semantik, me një pasurim të fjalorit që përdoret në mënyrë pasive dhe aktive.

    • Në muajin e 18-të (+\- 4 muaj ) kemi një zhvillim të madh të fjalorit dhe fillon zhvillimi i gramatikës me kuptimin e 100 fjalëve dhe prodhimin e 2 fjalëve. Faza e fjalisë me 2 fjalë duket se ndodh në të gjitha gjuhët dhe ky është një argument në mbështetje të tezës inatiste.

    • Në muajin e 24-rt fëmija arrin të shprehë fjali të thjeshta me kryefjalë-folje-kundrinor.

    • Në muajin e 36-të fëmija shprehet me fjali të përbëra ( me 2 folje) dhe në moshën 4 vjeç me fjali të bashkrenditura.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  5. #15
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Gjuha egocentrike

    Si Zhan Piage, ashtu edhe Lev Vigotski kanë vënë re se fëmija ka një riprodhim të gjuhës krejtësisht specifike. Sipas Piage, gjuha egocentrike është baza strukturore e të folurës së më vonshme. Ai e lidh gjuhën egocentrike me faktin që fëmija ka një të menduar egocentrik deri rreth moshës 7 vjec, pas kësaj moshe gjuha egocentrike zhduket dhe zëvendësohet me gjuhën e socializuar.
    Vigotski mendon se edhe gjuha egocentrike është njësoj me gjuhën e socializuar, që tranformohet më vonë në gjuhën e brëndëshme.


    Shtrirja gjuhësore

    Injacio Mate Blanko thekson faktin se në zhvillimin e gjuhës janë të përfshirë proçese shumë komplekse me ndërhyrje të mëdha mes anës logjike dhe asaj emocionale. Ndërhyrjet reciproke janë edhe shkaku i gabimeve logjike dhe keqkuptimeve. Në lidhje me këtë problem I.M.Blanko shprehet se ka vetëm një zgjidhje: shtrirja gjuhësore ose përgjithësimi gjuhësor-komunikativ, zhvillimi i leksikut dhe i të folurës për të analizuar, shpjeguar, sqaruar dhe dalluar anët emotive nga ato logjike.
    Ndërsa Brunes mendon se, të gjitha proçeset e mësimit kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjuhe të përshtatshme me fenomenet, ndërsa studiohet në mënyrë analitike situata socializuese mes grupeve të moshatarëve apo të të rriturve, që kryejnë detyrën e tyre të transmetimit të dijeve.
    Proçesi i analizës është pikërisht zhvillimi i një të foluri analitik personal, në gjëndje që të pasqyroj në mënyrë të pasur dhe koherente proçeset e analizuara.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  6. #16
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Kodi i “ngushtuar” dhe kodi i “zgjeruar” sipas Basil Bernstein

    Një tjetër studim që na jep një pikëpamje të re mbi analizën e të folurit është ai i B. Berstein, i zhvilluar me një kampion të ndarë në klasa sociale sipas prejardhjes.
    Berstein vuri në dukje se si në komunikimin e përditshëm subjektet e klasave më të varfra, përdornin atë që ai e quante “kodi i ngushtuar” duke ju referuar me këtë temë një mënyre të foluri shumë të lidhur me kontekstin, me një sintaksë shumë të thjeshtë dhe me një përdorim të madh të gjesteve treguese që nuk të lejonin të dilje jashtë kontekstit dhe kuptimit letrar të menjëhershëm.
    Përkundrasi, subjektet që u përkisnin klasave më të larta sociale, përdornin një “kod të zgjeruar”, duke marrë parasysh eksperiencat jashtë dhe sipër kontekstit dhe me një përdorim të kohëve dhe mënyrave pa pasur nevojën e përdorimit të gjesteve.
    Është e dukshme që analiza e Basil Bernstein na shtyn të pyesim, se sa ndikon faktori edukativ në marrjen e një “kodi të zgjeruar” dhe cili është në këtë rast roli i të rriturit që edukon? Përgjigja duket se është përforcimi nga ana e të rriturit, e shtrirjes gjuhësore dhe shtimit të kujdesit ndaj proçesit të analizës dhe përvetësimin e saj, e shoqëruar kjo me një ndjeshmëri emotive dhe afektive.
    Nga ana tjetër, postulatet e komunikimit pohojn se u duhet kushtuar një kujdes i madh i nivelit të marrëdhënies dhe pikëpamjes reciproke.


    Vazhdimsia dhe ndërprerja në zhvillim: stadet sipas Erickson

    Në vazhdimsi të këtij studimi ja vlen të kujtojmë dhe Ericksonin, që i dha rëndësi të madhe vazhdimsisë mes stadeve të jetës së një personi, duke theksuar se zhvillimi në çdo fazë është koherent me fazën pasardhëse.
    Ai dalloi tetë stade zhvillimi dhe gjatë secilit stad, njeriu vihet përballë një krize që duhet zgjidhur. Kështu në varasi të përgjigjes, pozitive apo negative që individi i jep krizës, formohen dhe polarizohen ndjenjat, emocionet, konjicionet dhe koncepti për veten.
    Duke qënë se stadet kanë jetgjatësi dhe rëndësi të ndryshme, dihet se sa dëm mund të shkaktojne ne stadet e para të zhvillimit të fëmijës, që më pas mund të ndikoj në të gjithë jetën.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  7. #17
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Faktorët e zhvillimit komunikativ


    • Empatia

    Niveli i parë empatik ka të bëjë me kapjen e vëmendjes së fëmijes dhe stimulimin e deshirës së tij për të ndenjur me ne. Fëmija fillon të përdor gjuhën e trupit: të qeshë, të prodhojë gjëra të lezetshme dhe jo të zakonshme, të hapi krahët, të përplasë duart etj.


    • T’i lihet fushë e lirë fëmijës

    Sjellja e të rriturit influencon mënyrën se si ndërvepron fëmija. Duhet të kemi një sjellje marrëse, duke i lënë fëmijës hapësirën dhe kohën për të ndërvepruar në mënyrë aktive pa e mbytur me pyetje të shumta.


    • Të kënaqemi edhe ne

    I rrituri duhet të përfshihet aktivisht në lojën e fëmijës, në mënyrë që jo vetëm të kënaqë fëmijën por edhe të kënaqet vetë.


    • Të dimë të rrijmë në heshtje

    Është e vështirë të rrimë në një gjendje heshtjeje, situatë në të cilën gjendemi shpesh me fëmijët me probleme gjuhe. Tendenca natyrore është mbushja e hapësirave boshe me fjalë pa pasur parasysh që po flasim në vend të fëmijës.


    • Krijimi i një “baze të sigurtë”

    Kush hyn në marrëdhënie me fëmijen mund t’i krijoj atij një “bazë” me të cilën e ndihmon të eksplorojë mjedisin përreth. Sic e shpjegon Bowlby, në teorinë e tij të atashimit në lidhje me marrëdhënien nënë-fëmijë, edhe në këtë rast nuk mund të ketë një eksplorim të vlefshëm nëse fëmija nuk ndihet i sigurtë me njeriun që e mbështet.


    • Të mbështesim iniciativën e fëmijës

    Ti lëmë fëmijës iniciativën duke thjeshtëzuar takimin mes aktivitetit të tij dhe qëllimit të të rriturit; në këtë mënyrë shtohet mundësia e një aleance të mirë me fëmijën. Nëse do të jetë ai që do të marrë iniciativën do të kemi një mundësi më të madhe për arritjen e rezultateve pozitive sepse do të jetë i interesuar të rrijë me ne. Kur ne t’i përgjigjemi ndërmarrjeve të tij do t’a ndihmojmë ti zhvillohet sensi i sigurisë.


    • Të heqim dorë nga prirja egocentrike

    Fëmija që mëson me ne është një qënie unike që është në një moment vendimtar të zhvillimit të tij konjitiv, linguistik, afektiv.
    Momenti i tij zhvillimor është i ndryshëm nga ai i të rriturit dhe është e nevojshme një formë përshtatjeje nga të dyja palët për të pasur një komunikim efektiv. Duhet që i rrituri të shkëputet nga vizioni i tij adulto-centrik dhe të deportojë ne botën e fëmijës. Për të bërë këtë mund të ndihmohemi nga vetë fëmija dhe nga ajo që njohim për të.
    Duhet të ekuilibrojmë nivelin e përgjithshëm të fëmijës në mënyrë që mos ti kërkojmë tepër ose tepër pak dhe te favorizojmë pjekjen e perbërësve të gjuhës mbi të cilën po punojmë.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  8. #18
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Të rrisim ndjeshmërinë e fëmijëve


    1- Një prej mënyrave që fëmijët të ruajnë ndjeshmërinë e tyre personale, është duke i mbajtur ata gjithnjë e më shumë në kontakt me natyrën. P.sh. duke i shëtitur në plazh, në malë apo dhe në fshat.

    2- Është shumë e rëndësishme që fëmijëve tu bëhen pyetje për atë që i rrethon.
    P.sh. cfarë u pëlqen në shtëpinë që jetojnë dhe në këtë moment të rriturit duhet të shohin me sytë e një fëmije dhe të reflektojnë rreth përgjigjeve të tyre.

    3- Duhet ti motivojmë të duan natyrën, lulet, kafshët sepse është gjë e mirë që të mbajnë
    një komunikim me gjithë këta element që gjenden kaq afër me dashurinë.
    P.sh. bëj të mundur që të flasin me lulet, kjo gjë më vonë do të zhvilloj aftësinë e tyre për të komunikuar me të tjeret.
    Kjo lidhje mes fëmijëve dhe gjërave që na rrethojnë, ndodh në një mënyrë të thjesht sepse për fëmijët nuk është ndonjë sforco, por diçka shumë natyrale.

    J@mes (E. S.) për ForumiShqiptar
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e shtegetar
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    97
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    James mos bo ysh ysh kur nuk ke pula.

    Komunikimi prinder femij lidhet shume me edukaten familjare te trasheguar.
    Drague do shtoja se edukata familjare dhe ka dhe nuk ka rol te femija ,1 fjal e urt popullore thot(..nga ferra del trendafili dhe nga trendafili del ferra ....)flas nga pervoja ime ka 2 femij e madhja eshte goc shum e edukuar esht e rritur me gjyshrit ,ishte shum e llastuar menyra e komunikimit me te si nen e bij flm zotit dhe ketu ne vend te huaj me ka nderuar ,ndersa i vogli esht i llastuar dhe do zoti mbase kethen sepse po vazhdoj keshtu uh do me jap shum veshtiresi ,po megjith ate i kam femij te mir ,menyra e komunikimit esht kryesore ne familje ....
    I arratisur e i syrgjynosur

    i rraskapitur e i sakatosur

  10. #20
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540

    femja duhet te ndjehet i sigurte me prindin dhe qe te ndihet i / e tille i duhet dhene dhe shprehur dashuri 24 ore
    per ne shqipot eshte pak e veshtire sepse jemi rritur si kafshe druri ishte komunikimi kryesor

    sekreti im eshte se une e dua dhe komunikoj me te sikur te nesermen nuk do ta shof dhe degjoj kurre




    shendet e para


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •