Ati bravo se e boni lëvizjen Gay 99
Ati bravo se e boni lëvizjen Gay 99
•
Edmond Arizaj
Pyetja 1 milion dollarëshe: Çfarë kërkon Erion Veliaj? Fituesit mund të jenë vetëm dy, vetë Veliaj dhe kryesocialisti Edi Rama. Po t’i shohësh me vërejtje të gjitha deklarimet, të gjitha daljet, vetëm apo së bashku, të gjitha lëvizjet e tyre, nuk vëren asnjë ndryshim. Qoftë edhe ndonjë presje. Një mendje në dy trupa. Dhe pyetja tjetër në vijim, por pa ndonjë shumë për t’u fituar është: E ka krijuar Rama “G99”, apo Veliaj po e kthen Partinë Socialiste në një OJF?
Për hir të moshës së PS-së, po marrim të mirëqenë pjesën e parë të pyetjes dhe jo krejt pa vërtetim; nuk kërkon Rama dorëheqjen e Berishës, nuk e kërkon as Veliaj, shkon Rama nëpër fshatra, flet Veliaj për të ardhmen e popullsisë rurale, ankohet Rama për koçanët e misrit, gjëmon Veliaj për firmën që shiti farën, ndryshon Rama Kushtetutën, Veliaj nuk “ndodhet” në Shqipëri, flet Rama për “mikun Ilir”, radhisin anëtarët e OJF-së shkrime për gazeta etj., si këto.
As më pak e as më shumë të vijnë ndërmend fundvitet e ’80 dhe fillimvitet e ’90, kur Presidenti i atëkohshëm Ramiz Alia për të mbështetur mendimet e idetë e tij, nxori në plan të parë Bashkimet Profesionale, Bashkimet e Grave, Bashkimet e Pionierëve, Bashkimet e Fatosave e kush e di sa bashkime të tjera, por që gjithsesi gjithçka përpunohej në zyrën e tij.
Një rol të tillë e ka marrë sot edhe lëvizja “G99”.
Tashmë po bëhet më se e qartë se “MJAFT” i dikurshëm, i drejtuar nga Veliaj, kishte një synim të qartë; me çdo lloj metode të degjeneronte qeverinë dhe qeveritarët socialistë. Fytyrat e jo pak prej tyre, që të premten ishin përkrah Veliajt në marshimin e pazëshëm, janë qëlluar me vezë, janë bërë objekt talljesh e humori në lloj-lloj formash. Nuk analizojmë a ishin apo jo të drejta, por pyetja që shtrohet fort tashmë vonë, dhe që dikur bërbëlitej është: si ka mundësi që “MJAFT” nuk hodhi qoftë edhe një batutë ndaj qeverisjes së Tiranës me kryebashkiak Edi Ramën? Edhe sikur Rama çdo gjë ta bënte në mënyrën më perfekte, prapë në 9 vjet pushtet kishte gjëra edhe për “MJAFT”. Tashmë daljet e përbashkëta, apo të koordinuara të Ramës dhe Veliajt, e kanë dhënë këtë përgjigje. Një vend deputeti është shpërblimi? Fjalë ka, si gjithkund në Shqipëri dhe siç thuhet “nuk ka zë pa
gjë”. Vetë Veliaj sillet si drejtues i një OJF-je dhe bën lëvizje politike, shprehet kundër nepotizmit, por bën ç’është e mundur për të kontrolluar FRESSH (sipas mediave), flet edhe ai për politikë të re, por lëviz me mënyrën dhe ish-ët e vjetër, kërkon intelektualët dhe përfundon tek adoleshentët. Ndoshta vetë situata kaotike në Partinë Socialiste, nuk lejon as Veliajn të qartësojë veten në raport me shqiptarët në lëvizjen e tij të re, ku e qartë duket veç dëshira e tij e pashprehur ende në mënyrë eksplicite për të qenë pjesë e 140-çes së ardhshme. Nuk është ndonjë dëshirë e çuditshme dhe as e papranueshme. Mbetet vetëm për t’u sqaruar se në rast të kandidimit a do të ekzistojë më lëvizja e tij, apo do të ketë fundin e “MJAFT”? A do të jetë Rama që do ta verë në listat e kryeqytetit dhe kë do të zëvendësojë? Sepse edhe ata që dikur Veliaj i godiste me vezë kërkojnë të kenë emrin në listë. Por edhe ata që i qëndrojnë sot shumë pranë Ramës e kërkojnë këtë gjë. Pa janë edhe ata të politikës së re. Dhe Tirana ka vetëm diku tek 33 vende. Nuk është shumë e thjeshtë edhe për Ramën.
Por le të kthehemi sërish te gjallesa e re politiko-jofitimprurëse e Veliajt. Asnjë reagim për ndryshimin e Kushtetutës, pikërisht nga njeriu që dikur e tundte Kushtetutën për çdo lloj ndërmarrjeje në rrugët e Tiranës. Asnjë reagim për hermetizimin e PD dhe PS, pikërisht nga njeriu që filozofonte për fjalën e lirë. Asnjë reagim serioz për të pabërat e kryeministrit, nga njeriu që ish-kryeministrit Nano i zinte në fyt çdo teke uiski. Asnjë reagim serioz për ministrat aktualë, nga njeriu që karikaturonte çdo ish-qeveritar. Në vend të tyre ka fjalë pa fund për bashkimin e të gjithë shqiptarëve; një lloj mënyre tjetër për të mos thënë përtej së majtës dhe të djathtës. Për të mos folur pastaj për ambientin. Në vend të tyre ka hetime të zbehta për arsimin apo drejtësinë, apo bubullima për koçanët e misrit.
“G99”, ngado që ta kthesh nuk duket gjë tjetër veç një krijesë e Ramës. Dhe së bashku me fondacionin “Qemal Stafa” (vetëm emri i vlen) bëjnë binomin e thirrjes së dikurshme: Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën
BASHKIMI BEN FUQINE!
Padyshim partnere perfekte, e kane gjetur bukur sho-shoqin,![]()
BASHKIMI BEN FUQINE!
Blendi Gonxhe shkarkohet si kryesekser i Edvinit – Erion Veliaj trashëgon të gjitha privilegjet e tij
24-09-2008
Ish-njeriun e Ramës mund ta shihni tashmë të vetmuar rrugëve të një lagjeje periferike të Tiranës, ndërkohë që Erion Veliaj e ka nisur detyrën si kryesekser, duke i premtuar Edvinit se do t’ia nxjerrë nga barku atë frikën e mallkuar që provon sa herë sheh Ilir Metën. Dështimi në mitingun e fundit dhe rritja e presionit brenda strukturave drejtuese të së majtës, për më shumë operativitet, ka detyruar Edvin Ramën të ndërmarrë një reformë të përgjithshme tek “entourage”-i i tij. Reforma duket se rezultatet kryesore duhet t’i ketë të karakterit financiar, meqenëse vetëm këtë arsyetim zotëron Edvini e mospagesat në “cash” i ka cilësuar si fajtoret kryesore pse përkrahësit e LSI-së në tubimin e fundit ishin më të zhurmshëm, më të egër, bile-bile edhe më të mirëmbajtur fizikisht. Si gjithmonë kur skema çalon nga ana financiare, ai që goditet i pari është sekseri. Dhe prej ditës së pardjeshme, Blendi Gonxhe nuk është më kryesekseri i Edi Ramës. Ai është cilësuar tashmë si i paaftë për të kryer punët e terrenit që i duhen kryetarit të PS-së, prandaj edhe marrëdhëniet që ai vijonte të mbante me biznesmenë të fushës së ndërtimit, partiakë të nivelit të dytë, botues të nivelit të tretë apo ndërkombëtarë të nivelit të katërt, do të vijojë t’i shfrytëzojë nga pikëpamja personale, meqenëse ato për kryebashkiakun e kryesocialistin cilësohen si nul. Në rend të ditës është kërkuar një dorë e fortë, një matrapaz jo aq i provuar në terren, por fort i magjishëm në çështje matrapazllëqesh. Ndoshta pse i ka hedhur trutë e gomarit, apo pse ka ndonjë performancë që ne të thjeshtët e të zakonshmit nuk ia kuptojmë e perceptojmë si duhet, por është bash Erion Veliaj njeriu i caktuar nga Edvini si kryesekseri i tij për të gjitha punët. Ai tashmë merr vendimet se kur duhet të bojkotohet parlamenti, kur duhet të jepet leje për ndërtimin e të parës nevojtore publike në kryeqytet, kur duhet të dilet në rrugë, kur duhet të bllokohen lejet e ndërtimit, apo edhe kur duhet të nisë një sezon i ri i festave private në kryesinë e PS-së. Disa shembuj kur ka qenë në një OJQ pranë Edvinit, Erioni (Veliaj) i ka dhënë, prandaj edhe tashmë ka rastin, që edhe në rrobën zyrtare të kryesekserit të bëjë do punë të dukshme, që të mund të imponohet vendosja e tij në krye të listës së kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës. Gazeta ka marrë vesh edhe detyrën e parë të Erion Velisë e ajo është kryerja e disa seancave private të spiritualizmit, që Edvinit t’i dalë frika nga Ilir Meta e të mund të marrë një vendim të pavarur për fatin e opozitës shqiptare. Ende s’e dimë se si e ka marrë detyrën e kryesekserit Erioni, por tashmë mund të shihet edhe me sy të lirë pasoja e parë e vendimit: endja vetëm e në dëshpërim, bareve të një lagjeje periferike të Tiranës, e Blendi Gonxhes, sekserit të dikurshëm me dorë të rëndë të kryebashkiakut Edi Rama, sot edhe kryetar i PS-së. ...
55
Ma poshtë po hedh në këtë forum artikullin e gazetes SOT. JU FTOJ TE DISKUTONI.
To: Voice of America
VOA Albanian,
330 Independence Avenue SW
Room #3720, Washington, DC 20237, USA
Nga Kastriot FRASHËRI
Instituti i Çështjeve Kombëtare (Albanian Institute of National Affairs) shpreh keqardhjen e tij mbi mënyrën se si një burim i besuar lajmesh dhe informacioni në mbarë botën, bëhet zëdhënës i një mashtruesi ordiner me emrin Erion Veliaj.
Është e pakuptueshme që një agjenci prestigjioze si VOA, dhe për më tepër që mbulon hapësirën shqiptare, me sa duket nuk disponon as më të voglin informacion mbi atë çfarë ndodh realisht në Shqipëri.
Ju bëjmë të njohur, se janë pikërisht kolegët tuaj të medias në Shqipëri, që për një kohë të gjatë, mbi një muaj rresht, çdo ditë, kanë zbuluar dhe botuar në gazetë megaskandalet, abuzimet, përvetësimet, mashtrimet financiare dhe ligjore të këtij supermashtruesi të keqpërdorur herë si "Mjaftist", herë "G99-ç" dhe tani mësojmë se kërkon të trasformojë NGO (OJF-në, e tij me emrin Lëvizja G99) në parti politike. Konkretisht, në edicionin informativ të datës 23-01-2009, me këtë të ftuar, VOA pa asnjë kriter dhe profesionalizëm, në këtë intervistë anonçon: "Veliaj: G99 do të hyjë në zgjedhje në një koalicion ndërtimi". Ky akt është jo vetëm një mungesë e theksuar etike dhe profesionalizmi e palejueshme për një gazetar, por edhe dezinformim publik, sepse neni 16 dhe 42 i ligjit Nr.8788, datë 7.5.2001 "PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE", ndalon rreptësisht transformimin e një OJF-je, nga një organizatë jofitimprurëse në një formë tjetër organizimi, si psh, fondacion apo parti politike. Nuk e kuptojmë, kur ndalohet me ligj, se si ky djalosh i keqpërdorur i quajtur Erion Veliaj apo Lëvizja G99 do të shndërrohet në parti politike dhe për më tepër të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje. Është për të ardhur keq, që në valët e këtij stacioni, sa të dashur aq edhe prestigjioz, që me të drejtë është quajtur nga ne, për vitet e diktaturës komuniste "shpirti i lirisë së shqiptarëve" të mungojnë protagonistët realë të shoqërisë së sotme shqiptare, të cilët integritetin e tyre profesional dhe shoqëror, nuk mund ta këmbejnë me sharlatanizmin e Erion Velisë dhe të një tufe adoleshentësh të “aksionerëve” të tij që mban pas vete me supershpërblime financiare të siguruara nga mafia intelektuale e Tiranës. Madje, është e papranueshme që në hapësirat e këtij emisioni mungojnë njerëzit e punës, ata që përfaqësojnë shkrimtarët dhe artistët e Shqipërisë, organizatat apo qendrat që merren me çështje sociale, pajtimin e gjaqeve, ata që kanë luftuar dhe luftojnë për konsolidimin e parimeve demokratike të zhvillimit të shoqërisë dhe institucioneve në Shqipëri, të cilët janë zëvendësuar si padashje nga një armatë grafomanësh, mafiozësh, dhe shpërdoruesish të donacioneve financiare të dhëna me bujari nga të huajt për konsolidimin e shoqërisë civile. Për të qenë të korrekt në problemin që adresojmë dhe për të kuptuar kinezëritë e këtij djaloshi dhe të atyre që e sponsorizojnë, u paraqesim faktin se si e paraqiste ketë vizitë, një gazetë shqiptare: Kreu i Lëvizjes politike G99 merr pjesë në ceremoninë e programuar në SHBA;
“Veliaj, dhuratë për Obamën: “Guximi për të shpresuar”, e më tej “Kreu i grupimit G99 ishte i ftuar në ceremoninë e Përurimit të Barak Obamës si Presidenti i 44 i SHBA-ve. Veliaj është i njohur... si dhe redaktor politik i versionit në shqip të librit të tij “Guximi për të shpresuar”. Veliaj..., si dhe aktivistë të tjerë të lëvizjes G99, do ti dhurojnë Presidentit Barak Obama librin e tij në shqip “Guximi për të shpresuar”, ... , botim i shtëpisë botuese “Dudaj”(Gazeta Shqip, 20 janar 2009, fq.4) !??. Nuk kuptojmë se ku i ka meritat ky Erioni ynë, si përkthyes, sponsorizues apo redaktor i shpikur politik?! Komentet janë të tepërta, për të kujtuar ato paradat e famshme të “1 Majit” të dikurshëm komunist, kur nga kjo kastë famëkeqe që ende gjallon në shoqërinë tonë, programohej që një vogëlush duhej të ishte patjetër pjesë e kësaj ngjarjeje dhe rast më të mirë nuk kishte për ti dhënë mundësinë e lavdisë personazhit tonë, që ashtu si dhe lloji i tyre, emri u njihet për shkak të bëmave dhe jo punës së tyre. Ky njeri që nuk punon gjëkundi paska para për të bërë show mediatik deri në USA. Ishte shkaku i kësaj interviste, për të kuptuar atë zhgënjim të madh që ndjemë dhe dëgjuam nga goja e shumë të njohurve, por edhe të miliona shikuesve dhe lexuesve shqiptarë, për të shprehur reagimin dhe protestën tonë, kundër së keqes, informalitetit dhe grafomanisë që fatkeqësisht mbizotëron në këtë vend. Instituti i Çështjeve Kombëtare, me këtë akt, shpreh gatishmërinë e tij për të luftuar pa kompromis në mbrojtje të vlerave, parimeve demokratike dhe të vërtetës që përçudnohet çdo ditë nga këta gangsterë OJF-istë të superpaguar e të vetëquajtur Shoqëria Civile, që për interesat e tyre për tu pasuruar, tallen me realitetin dhe zhvillimin perspektiv të Shqipërisë.
Po hedhet balte kot mbi personalitetin e tij, sulm poltik. Normale qe ai nuk eshte enegjell, por ky artikull sikur po calon sepse po ve theks shume te madh ne "gabime mediokre" ndersa politika e tere shqipetare vuan nga aferat korruptive nga brenda dhe jashte. Idete e Erionit jane ide qe perputhen me politiken dhe zhvillimet e kohes. Ai eshte nje lider i lindur, politikan i edukuar dhe person karizmatik. Shqiperia nuk do te vuante asesi nga dhimbjet e semundjeve korruptive nese njerez si ai do te ishin ne pushtet.
Sic duket artikulli po hedh dyshim sepse gjyshi i tij nuk paska qene politikan ne nje fare menyre, por nga ana tjeter nuk ben asgje me shume sesa tregon qartazi se koha e mundimit qe doemosdoshmerisht duhet te lihet si pjese e se shkuares dhe te ndahemi nje here e pergjithmone prej saj nuk ka ndryshuar nga mediat e tilla qe po bejne fushate per partine e tyre, PD-ne.
Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.
alproud - mos plotizo i dashur. Nese te pelqen ty stili i Erionit, asgja te keqe nuk ka. Por vertet mendon qe Erioni asht politikan apo lider i lindur. Une te kuptoj ti mund edhe te jesh G99 -ëç. Prap nuk perben mekat. Kur VOA merret me të, merre me mend sesa poshte ka rënë qymezi...
Te pershendes sinqerisht
Krijoni Kontakt