Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Protestë në Preshevë për lirimin e ish luftëtarëve të UÇK-së

    Protestë në Preshevë për lirimin e ish luftëtarëve të UÇK-së


    Mijëra shqiptarë protestuan sot në jug të Serbisë duke kërkuar lirimin nga burgu të ish luftëtarëve në luftën e Kosovës që dyshohen për krime lufte.

    Protesta, të cilën mediat perëndimore e quajnë si paqësore,u zhvillua sot në Preshevë, një qytet me shumicë shqiptare në kufirin serbo-kosovar.

    Policia serbe arrestoi muajin e kaluar 10 të dyshuar nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe i akuzoi ata për krime kundër civilëve serbë në qytetin e Gjilanit në vitin 1999.

    Protesta e sotme u zhvillua një ditë pasi partitë politike në Preshevë firmosën një deklaratë të përbashkët ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i ish luftëtarëve. Ata po kështu kërkuan që ish luftëtarëve që luftuan forcat serbe në vitet 2000 dhe 2001 t’u jepet amnisti.

  2. #2
    Ca jane gjithe keto tema te hapura me lajme pa burim

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ca jane gjithe keto tema te hapura me lajme pa burim
    Nese ke mundesi ndihma eshte e lejuar ne kete forum.
    Eshte hapur tema kush mund te gjej burime me te sakta jan te mirseardhura.

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Fittox, burimin e lajmit, mos e harro asnjehere!

    Megjithese nuk mund te jem fizikisht me protestuesit ne Luginen e Presheves me zemer jam me ta. Qeveria Serbe duhet te liroje sa me pare te arrestuarit e Ish Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Nese Serbia qenka kaq e predispozuar per te kapur kriminelet e luftes, le te nxjerre ata te vetet nga birucat ku i ka futur e ti çoje ne Hage.

    Citim Postuar më parë nga Fittox Lexo Postimin
    Nese ke mundesi ndihma eshte e lejuar ne kete forum.
    Eshte hapur tema kush mund te gjej burime me te sakta jan te mirseardhura.
    PS: Fittox, mos u keqkupto, nuk po te kerkojne gare se kush sjell burimin me te sakte, sepse nuk eshte ky misioni i ketij forumi, por po te kerkohet te saktesosh burimin e ketij lajmi qe njerezit ta dine nga ka ardhur ky lajm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 27-01-2009 më 13:13
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Fittox Lexo Postimin
    Nese ke mundesi ndihma eshte e lejuar ne kete forum.
    Eshte hapur tema kush mund te gjej burime me te sakta jan te mirseardhura.
    Eshte shume me lehte per ty per ta shkruajtur se nga eshte marre, sesa te rri un te kerkoj neper internet per ta gjetur.

    Thjesht eshte informacion qe duhet se i jep lajmit me besueshmeri.

  6. #6
    Flm per keshilla MaDaBeR dhe Qyftyre

    do mundohem qe herave tjera ti permirsoj gabimet.

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kryeprokurori: Malaj ndërhyri për lirimin e nipit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 01:43
  3. Për lirimin e Limajt nuk ekziston asnjë arsye bindëse
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 08-12-2003, 09:21
  4. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •