Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 109
  1. #91
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    meqense me jan fshir pa shkak postimet qe kam bere mbrem po them perseri fjalen time

    ne vende evropiane te civilizuara ku kan emigruar myslima nga vende te ndryshme ka xhami po ato jan ndyshe nga ato qe njohim ne ne shqiperi ato jan depo shtepi te kthyera ne xhami dhe nuk degjohen atopolanta jasht dhe nuk duken minare si anije kozmike drejt qiellit dhe e respektoj kete gje se nuk shqetesojn shoqerin ne pergjithesi.po ne shqiperi care faji kan besimtaret e feve e tjera dhe jo besimtaret qe te degjojne hoxhen le ta bej meshen hoxha si prifti ne kish pa atopolant dhe kjo gje do ti jepte fund shqetesimeve te qytetarve jo mysliman .me kete vepri qe bejen xhamit ne shqiperi nuk tregojne gje tjeter vec se sa propagandiste dhe provokuese jan per pjesen tjeteer te shoqeris .per mua do kishte qen mire qe te dalin nje ligj qe te gjitha xhamit ti bejn faljet e tyre brenda mureve e jo me atopolantin propagand ne minaret e tyre.

  2. #92
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Gregu, mjaft se po behesh qesharak, apo nuk e kupton kete. Ik mer ndonje kembane e bjeri afer lumit kembanes qe te qetesohen peshqit.
    Deri sa ty dhe hoxhes nuk i eshte bere qesharake uleritja kohe e pa kohe, nuk ka pse te behem une qesharak kur mi tmerroni edhe peshqit ne lume. Nuk po flas per budallallykun ne mes te qytetit!
    Mua me vjen turp kur ndegjoj nje "burre" duke bertitur ne mes te dites e ne mes te nates me zerin grubullites dhe pa fije takti, aq me teper ne arabisht!
    Gjate nje periudhe ne nje X xhami edhe fjalimet e hoxhes jepeshin me megafon! Per nje kohe po mendoja se shqiptaria u be me arabizem se arabia, por deshi Zoti dhe e nderpren ate praktike!

    Lere qe peshqit mi tmerruan, por edhe korbat kan filluat te therrasin emrin e allahut pasi qe kan pesuar trauma psikike nga zeri i xhamies. Shihe kete:
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  3. #93
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Hoxha demton rende shendetin(kercenim per veshet njerezore,sidomos te femijeve qe jane delikate)
    tek ky artikulli nuk permendet hoxha,kan harruar kta,nuk kan futur decibelet e ulerimes se hoxhes...pellitja e hoxhes i ve kapakun te gjithe ndotjes akustike


    19/04/2005 - Publikohet raporti i monitorimit te zhurmave ne 2004
    Burimi: Eglantina Bardhi, Denisa Kona, gazeta “Ballkan”


    Jeta shqiptare eshte bere e lodhshme edhe per shkak te zhurmave. Burimet e zhurmes jane shtuar dhe ne nuk kemi asnje mundesi tjeter, vecse te bashkejetojme me nje kakofoni tingujsh te papelqyeshem per veshin, ndaj te cileve jemi te detyruar te qendrojme te ekspozuar per me teper se 16 ore ne dite. Sipas raportit te projektit te monitorimit te zhurmave urbane ne 7 qytete te Shqiperise per periudhen mars-dhjetor 2004 te sponsorizuar nga Ministria e Mjedisit, burimet kryesore te zhurmes se mjedisit perfshijne trafikun trafikun rrugor; industrite, ndertimin, punet publike si dhe rrethinat. Ndersa burimet kryesore te zhurmes se brendshme jane sistemet e ventilimit, aparaturat, makinat e zyrave, aparatet shtepiake etj. Ndotja zanore eshte vecanerisht e rende ne vendet ne zhvillim si vendi yne. Ajo i detyrohet kryesisht trafikut rrugor si pasoje e te cilit, ne zonat dense (te dendura), nivelet e presionit akustik gjate dites arrijne 75-80 dB(A). Rritja e ndotjes zanore eshte e pasuportueshme, sepse ajo ka efekte negative mbi shendetin, ne te njejten kohe direkte dhe te akumuluara. Ajo prek gjithashtu brezat e ardhshem dhe ka ndikime mbi efektet social-kulturore, fizike e ekonomike.
    Ja zonat me te ndotura akustikisht te Tiranes
    Kryeqyteti shqiptar po shurdhohet; po shurdhohet jo vetem prej shkalles se larte te zhurmave aktuale, por edhe prej kohezgjatjes se tyre disa vjecare qe kane efekte prapavepruese. Vecanerisht e renduar paraqitet situata ne 3 vitet e fundit, me nje tendence te lehte permiresimi gjate vitit 2004. Sipas rezultateve te monitorimit, vlera me e larte e ndotjes ne kryeqytet gjate vitit 2003 eshte shenuar ne zonen e stacionit te trenit, pastaj te sheshi i Ushtarit te Panjohur, dhe duke vijuar me Sheshin Skenderbej, kryqezimin e shkolles "Vasil Shanto". kryqezimin i 21 Dhjetorit dhe ne fund te zona e ish-Bllokut. Ndersa ne vitin 2004, treguesi me i larte i zhurmave rezulton te rruga e EIbasanit, e pasuar nga Lapraka, ndersa ka rene ndjeshem niveli i zhurmave ne Stacionin e Trenit, te Sheshi Skenderbej dhe Ushtari i Panjohur, ndonese ato vazhdojne te mbeten ende nder zonat me te prekura nga zhurmat e demshme. Ne pergjithesi, niveli i zhurmave rezulton gjate 2004-es me i ulet se gjate 2003-shit dhe sidomos parametrat jane permiresuar ndjeshem ne zonen e Pallatit te Kongreseve dhe te zona e Ish-Bllokut, gje qe i detyrohet eleminimit te trafikut ne keto segmente. Megjithate, niveli i zhurmave vazhdon te jete mbi ate te shenuar ne vitin 2002.
    Matjet ne shkalle Republike, qytetet e medha te tejzhurmshme
    Popullsia e 7 qyteteve te perzgjedhura per monitorim perben rreth 30% te popullsise se Shqiperise. Po keto qytete kane mbi 60% te automjeteve ne qarkullim. Qellimi i studimit eshte njohja e nivelit te ndotjes akustike ne pika te ndryshme te shtate qyteteve, per te dhene mundesine qe te gjykohet mbi masen e ekspozimit te popullates ndaj zhurmave ne ditet e sotme, mbi ndertimin e banesave duke shmangur rruget me trafik te madh dhe qendrat industriale. Matjet u bene ne ore te ndryshme te dites per te qene perfaqesuese te minimumeve dhe maksimumeve te ekspozimit urban nga trafiku. Ne nje mase rreth +(3-5%) vlerat e mbledhura kane rritje, pasi ne rreth 70% te vlerave te perftuara, fluksi i automjeteve eshte rritur artificialisht, pasi qytetet perkatese kane pasur punime ne akse kryesore, devijime te detyruara te drejtimit te levizjes etj.
    Mungon ligji per ndeshkimin e zhurmeberesve
    "Nuk ka nje ligj per kufizimin e nivelit te zhurmave, te cilat do te parandalonin per shembull, ngritjen e nje aktiviteti industrial prane nje spitali", shprehet drejuesi i monitorimit, fizikanti Arti Cicolli. Mungesa e ligjit ka sjelle shume kaos akustik te cilin tashme po e vuajme te gjithe. Te gjithe jemi viktima te zhurmave te mbivendosura dhe per nje kohe te gjate, te cilat demtojne shendetin dhe aktivitetin tone te perditshem. Per kete arsye, tashme kerkohet nje ligj i cili eshte duke u paraprire pikerisht nga studimet perkatese te Institutit te Shendetit Publik, duke celur edhe nje diskutimin mbi strategjine dhe prioritetet per administrimin e zhurmave te brendshme. Qellimi eshte percaktimi i kritereve mbi bazen e te cilave do te krijohen limitet e normave te ekspozimit ne zhurme. "Ka ardhur koha per te pasur nje politike kombetare te kontrollit te zhurmave,- shprehet fizikanti i seksionit te fizikes sanitare dhe cilesise se ajrit, Arti CicolIi. drejtues i programit te monitorimit te ndotjes akustike. Dokumenti "Veprim 21, i pershtatur nga Kombet e Bashkuara permban nje numer principesh te kontrollit te mjedisit mbi te cilat mund te bazohen politikat qeverisese mbi administrimin e zhurmave: parimin e kujdesit, parimin "ndotesi-paguesi" dhe parandalimin e zhurmes. Kur shfaqet nje risk qe ve ne rrezik shendetin publik, duhen marre masa urgjente per mbrojtjen e shendetit, pa pritur qe provat shkencore te jene plotesisht te perfunduara,- thote ai dhe kostot e rnarra nga ndotja, duhet te merren persiper nga pergjegjesit e burimve te zhurmave…

  4. #94
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Erdhi koha per t'i dhen fund ketij debati qe nuk ponxjerr ndonje gje ne drite.

    Po cili eshte qellimi qe hoxha therret zerin?

    Pres nje pergjigje nga nje fetar mysliman.

    Falemnderit,
    Gregu
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  5. #95
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    A ma perkthen njeri dot kete fjalen Ezam ne shqip apo s ka?Sepse gjate ketij "Ezamit" me sa di une s ka nje fjale te vetme shqipe.

    Ja itenerari i postuar nga nje arab dora vete

    All-llahu ekber............................................. ........ 4 herë
    Eshhedu en la ilâhe il-lall-llah.................................... 2 herë
    Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah............................... 2 herë
    Hajje ales-salah............................................. ....... 2 herë
    Hajje alel felah............................................. ....... 2 herë
    All-llahu ekber............................................. ........ 2 herë
    La ilâhe il-lall-llah.............................................. . 1 herë
    Ku mbeti shqipja ne kete mes

    Mire qe perdoret altoparlante forte por edhe arabisht vallai formojne nje binom te tmerrshem.Jemi toke shqiptare e jo arabe.Sa mire shqetesohemi per Janullatosin grek.Po ci doni gjurmet kur pellet ujku edhe siper koke biles.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 24-12-2008 më 11:24

  6. #96
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Gregu Lexo Postimin
    Erdhi koha per t'i dhen fund ketij debati qe nuk ponxjerr ndonje gje ne drite.

    Po cili eshte qellimi qe hoxha therret zerin?

    Pres nje pergjigje nga nje fetar mysliman.

    Falemnderit,
    Gregu
    http://www.forumishqiptar.com/showth...69#post2109269
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  7. #97
    Eshte pak paradoksale kjo puna e te kenduarit te hoxhes dhe kembanave te kishave. Psh, ne nje vend ku gjithe popullsia i perket te njejtit besim fetar dhe qe ndiqen ritet fetare rregullisht, melodite fetare qe vijne ne forma te ndryshme nuk kane pse te krijojne ndonje problem tek askush. Por me nje popullsi si ajo e Shqiperise, ku ka shume besime fetare dhe jofetare, nuk me duket e drejte qe te durojne melodine e hoxhes dhe te priftit ore e cast. Ritet fetare duhet te mbeten brenda nje ambienti te caktuar ku mund te ndiqen nga besimtare te besimeve te ndryshme. Nuk mundet psh nje afetar te duroje kembanat apo zerin e hoxhes ne 5 te mengjesit. Eshte njelloj sikur dikush te mbaje te shtypur burine e makines per qejf te vete pa pyetur nese bezdiset njeri ose jo.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    malli qe nuk shitet i behet reklame,edhe hoxha keshtu ben qe te ja varin,por harron ai qe populli shqiptar nuk ka gje te perbashket me fene e tij qe mbjell vetem injorance.

  9. #99
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Ezan do të thotë të njoftosh kur arrin koha e faljeve. Për burrat për pesë kohët e namazit dhe për namazet kaza dhe në namazin e xhumasë, karshi predikusit, këndimi i ezanit është sunnet-i muekked. Ezani këndohet me zë të lartë për t’i njoftuar të tjerët për fillimin e kohës së namazit.
    Sic shifet nga citimi, arsyeja e thirrjes se zerit ne minare eshte e thjesht. Pra per te njoftuar popullin se eshte koha e faljes.

    Nuk dua te me keqkuptoni por ne rrafshin normal per kohen tone duket si arsyetim jo i drejt.
    Sot te gjithe kan ore dore apo celular apo ndonje mates tjeter kohe. Thirrja e zerit nga ana e hoxhes duhet te jet fyese per popullin!
    Njeriu i shekullit XXI nuk eshte aq injorant dhe i pa mend sa te mos kujtoj oren qe duhet falur.
    Zilja e shkolles bije ne oborr te shkolles dhe nuk ndegjohet ne tere lagjen. Edhe kjo eshte nje lloj kujtese sia jo per falje ne xhami, por qe zhvillohet brenda objektit dhe deri ne oborr te shkolles.

    Po te isha i fes myslimane do ndihesha i fyer kur drejtuesi shpirterore te dali e te bertas me te madhe per te me kujtuar kohen e faljes.
    Si i krishter qe jame nese nje dite drejtuesi im shpirterore do te dilte ne maje te kulmit dhe te thoshte se eshte ora per lutje duke me bere thirrje, do e konfrontoja per padrejtesin dhe trysnin qe po me bene. Une e di orarin e kohes se lutjeve, nese kam kohe shkoj ne kishe ose lutem ne shtepi.

    Ajo qe dua te them eshte se thirrja e zerit per te kujtuar dhe bere thirrje popullit per kohen e faljes eshte jashte cdo norme dhe emndimi. Nuk eshte koha e para 1000 vitesh. Duhet kuptuar se ajo thirrje zeri eshte e pa nevojshme.

    Nuk do vazhdoj te them me shume gjera.

    Uroj qe te kaloni mire dhe shihemi ne tema tjera,

    Per ju,
    Gregu
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga ardis Lexo Postimin
    malli qe nuk shitet i behet reklame,edhe hoxha keshtu ben qe te ja varin,por harron ai qe populli shqiptar nuk ka gje te perbashket me fene e tij qe mbjell vetem injorance.
    Nuk do ishte keq,qe para se te fillonte te kendonte,te bente reklam,e te thoshte:
    sot ka dal ne treg disku i AC DC.

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  3. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Londër, kontrollonin shtëpi publike, burg tropojanëve
    Nga White_Angel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-03-2005, 05:04
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •