Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Bursa

  1. #1
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bursa

    INFORMACION I PERGJITHSHEM
    Komisioni i Letrave me Vlere (KLV), si autoritet i vetem rregullator i Tregut te Letrave me Vlere, eshte krijuar dhe vepron ne mbeshtetje te Ligjit Nr.8080, date 1.3.1996, "Per Letrat me Vlere" ndryshuar nga Ligji nr.8168, date 05.12.1996 dhe Ligji nr. 8745 date 22.02.2001.

    .

    Komisioni i Letrave me Vlere perbehet nga shtate komisionere, te cilet emerohen me propozim te Presidentit te Republikes dhe me miratim te Kuvendit Popullor. Komisioni mblidhet ne takime te rregullta, ku merren vendime, percaktohen prioritete, diskutohet per programet ne vazhdimesi dhe ato te perspektives.

    MISIONI I KOMISIONIT TE LETRAVE ME VLERE ESHTE:

    Ų te siguroje standarte te larta per mbrojtjen e investitoreve ne letrat me vlere;

    Ų te nxise besueshmerine ne efiēencen e tregut te letrave me vlere ne Shqiperi, ne menyre qe te mbeshtese zhvillimin e tij te vazhdueshem;

    Ų te gjeje balancen e pershtatshme midis masave, qe sigurojne mbrojtjen e investitoreve dhe masave, qe inkurajojne zhvillimin dhe modernizimin e tregut;

    Ų te mbikqyre efektivisht aktivitetet e tregjeve te letrave me vlere, institucionet, qe kryejne pastrimin dhe rregullimin e llogarive dhe aktivitetin e pjesemarresve te tregut;

    Ų te kryeje te gjitha funksionet dhe detyrat e tjera te parashikuara ne Ligj.

    OBJEKTIVAT STRATEGJIKE TE KOMISIONIT JANE:

    # Te ndermarre te gjithe hapat e arsyeshem per te siguruar qe tregu shqiptar i letrave me vlere eshte i ndershem, efiēent, konkurrues dhe i informuar;
    # Te zhvilloje dhe te plotesoje nje legjislacion, rregulla, rregullore, udhezues dhe procedura te ndershme, konēize dhe te qarta;
    # Te inkurajoje zhvillimin e tregut te letrave me vlere ne Shqiperi dhe perdorimin gjithnje e ne rritje te tregut nga investitoret ne Shqiperi dhe kudo;
    # Te siguroje qe regjimi rregullator ne Shqiperi eshte strukturuar dhe vene ne veprim ne nje menyre konstruktive dhe me kosto te ulet;
    # Te inkurajoje vete-rregullim te pergjegjshem dhe efektiv te tregjeve te letrave me vlere;
    # Te siguroje ekzistencen e masave efektive te drejtimit te riskut, te cilat jane skicuar dhe vene ne veprim ne perputhje me standartet e njohura nderkombetare;
    # Te rrise cilesine e tregut te letrave me vlere dhe te siguroje qe aftesite dhe kompetenca e ndermjetesve te liēensuar jane te pershtatshme dhe ne perputhje me nevojat aktuale dhe ne te ardhmen te tregut, dhe ta arrije kete permes inkurajimit dhe krijimit te kushteve lehtesuese per nje program te plote treinimi;
    # Te mirembaje dhe shtrije perputhshmerine efektive me, dhe imponimin e programeve te mbeshtetura nga pushtete te caktuara te mjaftueshme;
    # Te zgjeroje kanalet e komunikimit me pjesmarresit e tregut dhe t'i perdore keto me efektivitet;
    # Te kete plane te gatshme emergjence per te trajtuar ē'rregullime potenciale te tregut;
    # Te promovoje kuptimin e sakte dhe mbeshtetjen e rolit dhe objektivave te Komisionit;
    # Te siguroje qe personeli i Komisionit zoteron njohuri per tregun dhe kapacitet profesional te nje cilesie vazhdueshmerisht te larte per te siguruar nje ambient rregullator efektiv;
    FUNKSIONET E KOMISIONIT TE LETRAVE ME VLERE JANE:
    # licenson, vezhgon dhe mbikqyr veprimtarite e tregjeve te letrave me vlere, si dhe te ofruesve per pastrimin e llogarive dhe rregullimin e transaksioneve te letrave me vlere ne llogarite perkatese;
    # licenson, mbikqyr dhe vezhgon veprimtarite e tregtareve te licensuar, keshilltareve te investimeve, perfaqesuesve te tyre perkates dhe drejtuesve te licensuar te investimeve;
    # miraton statutin dhe rregulloren e shoqerive te licensuara per te vene ne veprim nje treg te letrave me vlere, ofruesve te sherbimeve per pastrimin e llogarive dhe rregullimin e transaksioneve te letrave me vlere si dhe te depozituesve;
    # vezhgon dhe vendos rregullat per drejtimin e te licensuarve, duke perfshire revokimin dhe pezullimin e licensave;
    # nxit dhe inkurajon standarte te larta per mbrojtjen e investitoreve dhe integritetit ndermjet te licensuarve;
    # mbeshtet funksionimin e tregjeve te letrave me vlere ne menyre te rregullt, te hapur dhe te informuar siē duhet;
    # ndermerr te gjithe hapat e nevojshem per te mbrojtur interesat e investitoreve dhe ndalon veprimet e paligjshme, te pandershme dhe te papershtatshme lidhur me tregtimin e letrave me vlere;
    # ushtron dhe permbush te drejta dhe detyra te tilla qe i akordohen apo vendosen mbi te;
    # miraton, ndryshon, pezullon dhe shfuqizon rregulla dhe urdhra te tille siē autorizohen, ose si te pershtatshme per t'u plotesuar nga ky ligj dhe mund te percaktoje termat e perdorura ne kete ligj ne menyre qe te perputhen me aktet e tij. Ai ndermerr te gjithe hapat e nevojshem per te siguruar perputhjen e ketij ligji me ēdo rregull te vendosur ne baze te tij;
    # mbikqyr menyren e tregtimit dhe llojin e letrave me vlere qe tregtohen ne tregun perkates dhe miraton rregullat e tregjeve te letrave me vlere lidhur me anetaresine, listimin, pjesmarrjen minimale, mjaftueshmerine e kapitalit, shpalljet, raportimet periodike, raportimet per te gjithe transaksionet si dhe pastrimin e llogarive dhe rregullimin e transaksioneve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Tregu i letrave me vlere

    Tregu i letrave me vlere, pavaresisht nga kompleksiteti i problemeve qe paraqet, ne thelb eshte i ngjashem me cdo lloj tregu.

    Cdo treg ben te mundur bashkimin e dy paleve: shitesit dhe bleresit per te tregtuar nje mall te caktuar, apo disa mallra. Keshtu, ne tregun e fruta-perimeve, fermeret vine per te shitur produktet e tyre duke u takuar me shume bleres potenciale, te cilet kerkojne te blejne produkte te fresketa. Por, edhe bleresit perfitojne nga mundesia per te zgjedhur produktin me cilesor dhe me cmimin me te mire ne shumellojshmerine e produkteve.

    Ne menyre te ngjashme ndodh edhe ne tregun e letrave me vlere, ose ne tregun e kapitalit. Ne kete treg, ne rolin e fermereve dalin bisneset e ndryshme, kryesisht shoqerite aksionere, si dhe qeveria. Ndersa ne rolin e bleresit mund te jete secili prej nesh, si dhe institucionet financiare dhe bisneset e ndryshme. Produktet qe ofrohen ne tregun e kapitalit jane letrat me vlere, si p.sh. aksionet dhe obligacionet.

    Fermeret shesin prodhimet e tyre per te siguruar para per te rritur mireqenien e tyre dhe per te blere produkte te nevojshme per te vazhduar prodhimin si: farė, ushqime per kafshet, etj. Ne menyre te ngjashme, qeveria dhe shoqerite aksionere shesin letrat me vlere per te patur me shume para per te financuar aktivitetet e tyre. Ngjashmeria tjeter me tregun e fruta-perimeve ka te beje me shumellojshmerine e produkteve, edhe ne tregun e kapitalit ju do te gjeni nje shumellojshmeri letrash me vlere, gje qe u lejon ju te zgjidhni ate qe ju duhet.

    Procesi i blerjes se letrave me vlere perfaqeson nje investim dhe bleresit e tyre jane investitore. Investimi ne letrat me vlere eshte investim financiar.

    Si bleres ne tregun e kapitalit, ju keni mundesine te zgjidhni dy grupe baze letrash me vlere. Ju mund te blini letra pronesie sic jane aksionet, qe do te thote se ju po blini pjese pronesie ne nje ose disa shoqeri aksionere. Por, ju mund te blini letra borxhi, sic jane obligacionet, qe do te thote se ju keni dhene hua parate tuaja per nje ose disa kompani, apo per qeverine; shume, e cila do t'ju rikthehet kundrejt interesit.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bonot e Thesarit

    Bonot e thesarit, tregu sekondar ofron mbi 8 pėr qind interes pėr individet


    Rritja e vazhdueshme e interesave tė bonove tė thesarit paraqitet si njė mundėsi e re pėr tė investuar kursimet edhe pėr individėt. Investimi nė bono thesari njėvjeēare, gjashtėmujore apo tremujore pėr individėt sjell interesa dy herė mė tė larta se depozitat e vendosura nė pjesėn mė tė madhe tė bankave tė nivelit tė dytė


    Bonot e thesarit paraqiten edhe investimet mė tė mira pa risk pėr individėt; kjo edhe pas rėnies drastike qė kanė pėsuar interesat e depozitave nė monedhėn vendėse nė pjesėn dėrrmuese tė bankave tė nivelit tė dytė. Nė ankandin e fundit bonot e thesarit kanė pėsuar njė rritje tė re, duke shkuar nė rreth 9% pėr afatet e maturimit njė vit. Rritja ėshtė pasqyruar edhe nė tregun sekondar, duke u paraqitur si njė mundėsi e mirė pėr t’i investuar kursimet nga ana e individėve.

    Mungesa e informacionit pėr kėtė produkt, qė ka njė historik tė shkurtėr nė tregun bankar vendės, ka bėrė qė individėt tė jenė aktorė tė pakėt tė kėtij tregu, qė nė shumė raste paraqet mundėsi tė arta fitimesh. Nė njė prononcim pėr gazetėn “Biznesi”, nėndrejtori i Bankės Credins, Maltin Korkuti, shprehet se investimi nė bono thesari pranė bankave tė nivelit tė dytė ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė rritur tė ardhurat nga interesat. “Duke blerė njė bono thesari tė afateve tė ndryshme nė bankat e nivelit tė dytė mund tė pėrfitohet mė pak interes se nė tregun primar, por kjo kompensohet me sigurinė dhe shpejtėsinė e kėtij transaksioni,” bėn tė ditur Korkuti.
    Intersat nė ankandin e fundit tė bonove kanė shkuar nė 9%, ndėrsa nė tregun sekondar, ku edhe blerja nga individėt paraqitet e hapur, interesat shkojnė mbi 8%. Investimi nė kėto letra tė borxhit qeveritar paraqitet shumė i favorshėm, duke e krahasuar me interesin e depozitave tė sistemit bankar apo edhe nė investime tė tjera pa risk.
    Si mund t’i investoni kursimet tuaja nė bono thesari

    Pėr t’i investuar kursimet nė bono thesari mund t’i blini ato nė tregun primar e nė atė sekondar. Tregu primar pėrfaqėsohet nga shitja e kėtyre instrumenteve tė borxhit nė ankandet e radhės tė Bankės sė Shqipėrisė. Vėshtirėsia pėr individėt pėr tė marrė pjesė nė kėtė treg ėshtė reale, pasi edhe pėr vetė strukturėn e kėtij tregu, pjesėmarrja nė tregun primar mbart kosto pėr individėt . Kėshtu qė mundėsia mė e mirė pėr tė investuar nė bono thesari mbetet tregu sekondar, qė nė Shqipėri pėrfaqėsohet nė pjesėn dėrrmuese nga bankat e nivelit tė dytė. Shėrbimi ofrohet nga tė gjitha bankat, si dhe nė tė gjitha degėt e tyre nė rrethe, duke u bėrė kėshtu mė atraktiv edhe pėr blerėsit e mundshėm tė bonove tė thesarit. Njėkohėsisht, bankat e nivelit tė dytė ofrojnė edhe blerjen e kėtyre instrumenteve tė borxhit para afatit tė maturimit.

    Interesat e bonove tė thesarit, nė shitje nė Raiffeisen Bank
    Banka mė e madhe nė vend ofron online informacionin e nevojshėm pėr tė investuar nė bono thesari. Ky shėrbim ėshtė i mundur nė tė gjitha degėt e kėsaj banke nė tė gjitha rrethet e vendit. Edhe bankat e tjera tė nivelit tė dytė e ofrojnė kėtė shėrbim nė degėt e tyre. Pėrsa i pėrket ankandit tė fundit tė bonove tė thesarit, Raiffeisen Bank ofron interesa atraktive pėr klientėt e saj. Duke pasur edhe portofolin mė tė madh tė letrave me vlerė tė qeverisė nė sistem, kjo bankė ofron mundėsi tė mira investimi pėr individėt. Interesi i bonove tė thesarit me afat 12 muaj nė kėtė bankė, pėrsa i pėrket ankandit tė zhvilluar mė datė 13 tė kėtij muaji, ėshtė 8,2%.

    Ndėrsa, pėrsa u pėrket interesave 6-mujore nė kėtė bankė, duke blerė bono thesari tė emetuara nė ankandin e fundit, Yieldi ėshtė 7,68%. Shuma qė mund tė investohet nė kėto instrumente tė thesarit nė bankat e nivelit tė dytė ėshtė e ndryshme, dhe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve e pakufizuar. Nė ankandin e radhės sė datės 13 shtator janė emetuar edhe bono me afat maturimi 3 muaj, dhe interesi i ofruar nga kjo bankė pėr kėtė afat ėshtė 5,59%.
    Interesat nė blerje tė bonove tė thesarit nė bankat e nivelit tė dytė
    Bankat e nivelit tė dytė paraqesin edhe interesat nė blerje tė bonove tė thesarit pėr tė gjithė ata qė kanė nė disponim njė bono dhe kėrkojnė qė ta shesin atė para afatit tė maturimit. Bankat edhe nė kėtė rast kanė fitimet e tyre nė kėto transaksione, pasi interesat nė blerje tė bonove janė mė tė larta se ato qė kėto instrumente janė shitur nė tregun primar. Nė kėtė mėnyrė, njė individi apo njė institucioni financiar, qė ka nė disponim njė instrument tė tillė borxhi, i duhet qė t’i paguajė njė interes mė tė lartė bankės qė do t’ia shesė nė raste tė nevojės pėr likujditet.
    Interesi i bonove tė thesarit nė fillim tė periudhės
    Njė nga pėrfitimet e tjera qė ka investimi nė bono thesari ėshtė kthimi nė fillim tė periudhės i interesave, nė bazė tė shumės qė investohet.

    Kėshtu, nėse depozitat e kthejnė interesin pas njė viti apo 6 muajsh, bonot e thesarit i kthejnė interesat nė momentin qė investitori vihet nė disponim tė bonos. Njė fakt i tillė tregon se interesi i njė bonoje tė blerė nė treg ėshtė mė i lartė se ai qė deklarohet, pasi interesat e pėrfituar mund tė investohen pėrsėri nė letra me vlera apo investime tė tjera fitimprurėse.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Pronesia

    Ju beheni pronar i nje shoqerie aksionere, nese blini aksione te saj. Kjo ju jep te drejten te merrni pjese ne suksesin e firmes. Nese shoqeria shkon mire, ajo mund t'ju paguaje divident, qe do te thote pjesa e fitimit qe ju takon, kundrejt aksioneve qe zoteroni. Por, nese shoqeria nuk rezulton me fitim apo shkon drejt falimentimit, si pronar i shoqerise, jeni pretendenti i fundit per ate ē'ka mbetet pas shlyerjes se detyrimeve.

    Shumica e aksioneve qe tregetohen jane aksione te zakonshme. N.q.s ju zoteroni ato, jeni nje nga pronaret e kompanise me te drejte vote.

    Krahas aksioneve te zakonshme, tregetohet edhe nje lloj tjeter aksioni, qe eshte aksioni i preferruar. Keto aksione ju japin te drejten te merrni dividentin fiks, i cli paguhet perpara se te paguhen dividentet e aksioneve te zakonshme. Per kete arsye ata jane preferenciale.

    Aksioneret e aksioneve te preferruara, ne rastin me tipik, nuk kane te njejtat te drejta si aksioneret e zakonshem (si e drejta e votes dhe e drejta per te marre pjese ne fitimin e shoqerise). Ata kane, vetem, nje pretendim, ate te dividentit fiks dhe asgje me shume. Kjo do te thote se edhe n.q.s. kompania rezulton me shume fitim, aksioneret e preferruar do te marrin vetem shumen e caktuar te dividentit.

    Mirepo, si aksioner i zakonshem, ju mund te gezoni shume perfitime nga ecuria e mire e kompanise. Ju mund te fitoni dividente dhe, gjithashtu, te shisni aksionet tuaja me leverdi (me cmim me te larte se vlera qe keni paguar), nese bisnesi po shkon mire. Por, nese kompania nuk po ecen mire, eshte e veshtire qe ajo te paguaje dividente. Derisa nuk ka fitime, nuk ka ēfare te shperndaje. Gjithashtu, mund te ndodhe qe cmimi i aksionit te jete me i ulet se sa ju keni paguar per te. Dhe nese e shisni, duhet ta shisni ate me humbje.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Huadhenia

    Menyra tjeter per t'u bere investitor ne tregun e letrave me vlere eshte dhenia hua e parave tuaja ne ndonje bisnes apo tek qeveria. Shumica prej nesh, pothuajse e bejne kete indirekt nepermjet llogarive te kursimit prane nje banke. Bankat i perdorin parate qe ne depozitojme per t'i dhene hua tek bisneset, duke perfituar nga diferenca e normes me te larte te interesit per parane qe japin hua, kundrejt asaj qe na paguajne per parane e depozituar.

    Menyra me direkte qe ju te beheni huadhenes ne nje treg kapitali eshte blerja e letrave me vlere apo instrumentave te borxhit. Ne kete rast, huamarresi - qeveria apo bisnesi - premton t'u paguaje huane ne nje date te caktuar kundrejt interesit.

    Letrat me vlere te borxhit jane te shumellojshme. Keshtu, obligacionet e garantuara jane letra me vlere relativisht te sigurta, sepse pas tyre qendron nje mjet i caktuar i vene si garanci, p.sh. nje pasuri e palujtshme. N.q.s. huamarresi nuk i permbahet marreveshjes se borxhit, ju mund te shisni mjetin e vene garanci, per te marre parate tuaja.

    Obligacionet e pagarantuara jane thjesht nje premtim pagese per ne daten e caktuar dhe kundrejt nje interesi te caktuar, ata nuk kane ndonje mjet si garanci. Obligacionet qe emeton qeveria, ne te vertete, nuk kane ndonje mjet si garanci, por investitoret i quajne ato obligacione te garantuara, sepse qeveria eshte nje huamarres i nje cilesie te larte.

    Avantazhi i te qenit huadhenes ne nje kompani ne krahasim me te qenit pronar ndodh kur kompania eshte duke falimentuar. Ne kete rast, duke qene huadhenes apo kreditor i kompanise, keni perparesi ne marrjen e parave tuaja.

    Nese zoteroni aksione, ju keni vetem nje te drejte, te merrni ate cdo mbetet pasi te jete paguar i gjithe borxhi. Ne rastin e falimentimit te kompanise ka nje renditje ne likuidimin e detyrimeve sipas kesaj radhe : kreditoret, mbajtesit e obligacioneve, aksioneret e preferruar dhe ne fund aksioneret e zakonshem. Kjo do te thote se shpesh here aksionereve te zakonshem nuk u mbetet asgje nga likuidimi i kompanise.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Si dalin aksionet ne treg?

    Per te financuar rritjen e tyre, kompanite mund te marrin hua nga bankat, por ne vend te kesaj ato mund te plotesojne nevojat e tyre per para duke ndare pronesine me investitore te tjere, nje prej te cileve mund te jeni dhe ju. Kjo realizohet me ane te shitjes se aksioneve te zakonshme. Nese ju blini aksione, ju beheni nje nga pronaret e kompanise. Aksionet dalin ne treg ne dy faza. Faza e pare quhet tregu primar. Ne kete treg kompania shet aksione tek investitori dhe grumbullon parate. Ne fazen e dyte, tequajtur tregu sekondar, investitoret blejne dhe shesin aksione midis tyre, duke ndryshuar pronesine, ndersa kompania nga ana e saj nuk shton fondet.

    Per te shitur aksionet, kompania konsultohet me nje tregetar investimesh (dealer), i cili, gjithashtu, quhet nenshkrues i letrave me vlere. Tregetari i investimeve i jep keshilla kompanise mbi sasine e aksioneve qe do shiten, sa do jete pagesa per kete emetim, ndihmon per t'i shitur aksionet si tek investitoret institucionale sic jane: kompanite e sigurimit, fondet private te pensioneve, ashtu dhe tek investitoret individuale, sic mund te jeni ju.

    Ju dhe investitoret e tjere shpresoni te merrni pjese ne fitimet e kompanise, duke perfituar dividentin, ose duke i shitur aksionet me cmim me te larte. Kompanite e reja nuk mund te paguajne dividente. Ato riinvestojne fitimet me qellim zgjerimin e aktivitetit te tyre per t'u fuqizuar ne te ardhmen. Investitoret shpresojne se kompanite do te fuqizohen dhe do behen me fitimprurese, duke i bere dhe aksionet e tyre me te vlefshme.

    Kur tregetari i investimeve (dealer) shet aksionet, kompania merr parate dhe vazhdon aktivitetin e saj. Ketu perfundon tregu primar.

    Pasi kompania shet aksionet tek investitoret, shpesh zhvillohet tregu sekondar. Por, gjate kesaj kohe kompania nuk merr para. Tregu sekondar behet nga investitoret, te cilet tregetojne aksionet e kompanise mes tyre. Ekzistenca e tregut sekondar eshte domosdoshmeri, sepse nese ju doni t'i ktheni ne para aksionet tuaja, nuk mund t'i ēoni ato tek kompania. Ne vend te kesaj, ju duhet t'i shisni aksionet tek investitoret e tjere ne tregun e hapur.

    Tregjet sekondare me te njohura jane bursat , te cilat bashkojne njerezit qe kerkojne te shesin aksione me ata qe kerkojne t'i blejne ato. Tregu sekondar eshte shume i rendesishem, sepse kur ju beheni aksioner, ju nevojitet nje treg ku mund te shisni aksionet dhe te merrni investimin tuaj fillestar, ndoshta duke fituar dicka. Pa tregjet sekondare, kompanite do ta kishin te veshtire te siguronin para per financimin e aktivitetit te tyre.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Si dalin ne treg obligacionet?

    Ashtu si per aksionet, edhe per obligacionet ekziston tregu primar dhe tregu sekondar. Ndryshimi qendron ne faktin se ne treg ju do te gjeni si huamarres edhe kompanite, edhe qeverine. Kur qeveria nuk ka fonde te mjaftueshme per te financuar projektet apo programet, mund te marre hua duke emetuar obligacione.

    Procesi i huamarrjes ne tregun e kapitalit eshte i ngjashem me ate te emetimit te aksioneve. Mirepo, ne vend qe ju te beheni aksioner, ju beheni nje huadhenes.

    Kur ju blini nje obligacion, ju keni dhene hua parate tuaja tek nje kompani apo qeverise, pra, tek nje emetues, i cili ju premton t'ju ktheje parate ne te ardhmen. Shuma e huase, e quajtur principali (shuma fillestare) paguhet ne fund te afatit te maturimit te obligacionit, afat, i cili mund te jete deri ne 30 vjet apo me shume. Ne te njejten kohe emetuesi premton te paguaje interesin sipas nje norme te caktuar. Kjo paguhet, zakonisht, dy here ne vit, deri ne fund te jetes se obligacionit.

    Ju mund te mos deshironi ta mbani obligacionin derisa emetuesi te ktheje principalin tuaj. Ju mund ta shisni ate tek nje investitor tjeter ne tregun sekondar. Si dhe tek aksionet, emetuesi nuk perfiton direkt fonde nga tregetimi sekondar i obligacioneve.

    Nese ju do ta shisni obligacionin, cmimi i tij do te varet nga shume faktore, duke marre parasysh llojin e obligacionit qe mbani, normen e interesit te tregut ne kohen e shitjes, afatin e maturimit etj. Nese normat e interesit jane duke u rritur, ju mund te pesoni humbje nga shitja, dhe e kunderta.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Cilat letra me vlere duhet te blini?

    Per te blere letrat me vlere pergjigja nuk eshte e thjeshte, per te treguar se cilat produkte ne tregun e kapitalit jane me te mira per ju. Zakonisht nje kombinim i letrave me vlere te kapitalit aksioner me ato te borxhit, me nje perqindje te parase se gatshme, formojne nje portofol.

    Natyrisht, qe te zgjedhesh ekzaktesisht, se ne cilen kompani te behesh pronar, apo cilat obligacione te blesh, duhet pak me shume investigim
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Zemrushja i ke te Bursa Shqipetare ke ngateruar vend

    Nejse s'ka problem mjafton qe jan informacione mbi ekonomine dhe biznesin dhe luajne nje rol te rendesishem mbi te.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #10
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Interesat e bonove tė thesarit 3-mujore shkojnė 6,1%

    Bankat e nivelit tė dytė kanė vazhduar tė blejnė bono thesari me interesa tė larta, duke e rritur mė tej koston e borxhit, qė do tė jetė edhe njė nga kostot qė mbartet te qeveria e re. Nė ankandin e fundit, tė zhvilluar dy ditė mė parė, interesat e bonove 3-mujore kanė pėsuar njė rritje tė re me 0,3%


    Interesat e bonove tė thesarit 3-mujore, tė emetuara nė ankandin e datės 6 shtator, kanė pėsuar njė rritje tė re, krahasuar me ankandin paraardhės.
    Bonot e thesarit me afat 6-mujor janė shitur me njė interes maksimal prej 6,1%, duke pėrjetuar njė rrije tė re, krahasuar me ankandin paraardhės. Qė prej katėr ankandesh, interesat po rriten me tė shpejtė, pasi prekėn minimumin historik nė qershor tė kėtij viti. Interesat vazhdojnė tė rriten nga ankandi nė ankand, dhe nuk dihet se kur do tė ndalen.
    Tė vetmet qė duken se janė tė interesuara tė fitojnė pa risk janė bankat e nivelit tė dytė, qė kanė nė dorė edhe ēelsin e normave tė interesit. Shkaqet qė kanė ēuar nė njė rritje tė interesave tė bonove tė thesarit duket se janė tė lidhura ngushtė me kėrkesėn pėr borxh tė qeverisė, si dhe ofertėn pėr tė blerė bono thesari nga ana e bankave tė nivelit tė dytė.
    Banka e Shqipėrisė, nga ana e saj, bėn tė ditur nė njė nga raportet e fundit tė politikės monetare se rritja e interesave tė bonove tė thesarit ka ardhur si rezultat i njė oferte tė ulėt nga ana e bankave tė nivelit tė dytė. Qė nga muaji qershor bankat e nivelit tė dytė kanė dhėnė oferta mė tė ulėta se kėrkesa e qeverisė pėr parą borxh. Njė politikė e tillė, e ndjekur nga ana e institucioneve financiare, ėshtė interpretuar si njė ndėrmarrje e qėllimshme pėr rritjen e interesave tė letrave me vlerė tė qeverisė

    Gjatė muajit korrik u vu re njė moment i pakėsimit tė pjesėmarrjes sė sistemit bankar nė tregun primar, gjė qė ēoi edhe nė rritjen e yield-eve tė bonove tė thesarit. Oferta pėr investim nė bono thesari nuk arriti ta plotėsonte gjithmonė kėrkesėn e qeverisė. Portofoli i bankave nė bono thesari llogaritet 4,3 miliardė lekė mė i ulėt se nė muajin qershor, ndėrsa ai me obligacione dyvjeēare ėshtė rritur me 1,7 miliardė lekė. Njė politikė e tillė, e ndjekur nga ana e bankave tė nivelit tė dytė, vlerėsohet si e qėllimshme dhe nė favor tė rritjes sė mėtejshme tė interesave tė bonove qė kanė kapur majat. Mė e favorshme kjo situatė ėshtė pėr bankat e mėdha tė sistemit, qė janė edhe liderėt e tregut primar. Interesat kanė njė periudhė kohore prej 3 muajsh, qė ndjekin njė trend rritės nė kah tė kundėrt me atė tė depozitave nė lekė. Njė faktor i tillė ka bėrė qė edhe individėt t’i hedhin sytė nga investimet nė bono thesari.

    Por pjesėmarrja e tyre nė tregun primar duket se ėshtė tejet e vėshtirė, pėr shkak tė mungesės sė infrastrukturės sė nevojshme tė sistemit tė aplikimit tė ankandeve. Ankandet zhvillohen vetėm nė Tiranė, duke lejuar vetėm njė pjesė tė vogėl tė individėve pėr tė marrė pjesė nė tregun primar. Mundėsia e vetme pėr tė marrė pjesė nė blerjen e bonove tė thesarit pėr individėt mbetet tregu sekondar, qė mundėsohet vetėm nga bankat e nivelit tė dytė.
    Shuma e nxjerrė nė ankand
    Nė ankandin e fundit u shitėn bono thesari me vlerėn 1,2 miliardė lekė, me afat 3 muaj (9,6 milionė euro).
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •