Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga Arber gerguri Lexo Postimin
    A_C po me vjen keq qe po te them, por nga keto pyetje si tuat (te ngjajshme) jemi lodh tashme, nese don te dish me shume, ktheju forumit me lart, kan postuar vellezrit lidhje me pyetjet tuaja, ose nese don qe te dish per dijetaret vizito www.forumi.kurandhesunet.net .................robrika Dijetaret. Pse te dhash kete adres , te dhash per arsye se mbase ne pyetejn tuaj te 3) ke kerkuar qe te mbeshtetem ne Kur'an, a ne kete faqe e gjen pikerisht kete qe po te duhet...

    Me bej hallall
    Pikerisht kesi lloj pregjigjje pritja. Shperndarje e pergjegjesise. E shperndarja e pergjegjesise e nenkupton largimin e pergjegjesise nga vehtja.

    Une mund te lexoj se qka shkruan aty ne ate faqe por ajo ndoshta nuk e reflekton mendimin tend dhe i humbi nje ore per te shkruar dhe ti ne fund mund fare lehte te thuash se po iu drejtohem njeriut te gabuar sepse ti nuk je autori i asaj qe shkruan ne ate faqe.

    Une e kuptova menjerehe se pytja eshte e papershtatshme dhe se nuk i pergjigjet logjikes "copy&paste nga hadithi" te cilen e verej se shume e praktikojne.

    Megjithese e papershtatshme, pergjigjja ne kete pyetje eshte baza e ketij diskutimi(besoj une) dhe e shume diskutimeve qe behen ne kete nenforum. Ne momentin qe ska motivim te diskutohet baza, atehere te gjitha diskutimet qe i vihen permbi kesaj baze jane ne rrezik.

    Sa i perket asaj qe jeni lodh nga pytjet e tilla, se pari nuk e kuptoj ku e merr te drejten te flasesh ne emer te anetareve te tjere dhe se dyti edhe une jam lodh nga shumeqka ketu aq sa shpesh nuk gjej motivim qe te shkruaj, por kete fakt nuk e paraqes pasiqe paraqet nje sjellje jo te mire.


    Hallall ta bej 100 here.

  2. #42
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga A_C Lexo Postimin
    Pikerisht kesi lloj pregjigjje pritja. Shperndarje e pergjegjesise. E shperndarja e pergjegjesise e nenkupton largimin e pergjegjesise nga vehtja.

    Une mund te lexoj se qka shkruan aty ne ate faqe por ajo ndoshta nuk e reflekton mendimin tend dhe i humbi nje ore per te shkruar dhe ti ne fund mund fare lehte te thuash se po iu drejtohem njeriut te gabuar sepse ti nuk je autori i asaj qe shkruan ne ate faqe.

    Une e kuptova menjerehe se pytja eshte e papershtatshme dhe se nuk i pergjigjet logjikes "copy&paste nga hadithi" te cilen e verej se shume e praktikojne.

    Megjithese e papershtatshme, pergjigjja ne kete pyetje eshte baza e ketij diskutimi(besoj une) dhe e shume diskutimeve qe behen ne kete nenforum. Ne momentin qe ska motivim te diskutohet baza, atehere te gjitha diskutimet qe i vihen permbi kesaj baze jane ne rrezik.

    Sa i perket asaj qe jeni lodh nga pytjet e tilla, se pari nuk e kuptoj ku e merr te drejten te flasesh ne emer te anetareve te tjere dhe se dyti edhe une jam lodh nga shumeqka ketu aq sa shpesh nuk gjej motivim qe te shkruaj, por kete fakt nuk e paraqes pasiqe paraqet nje sjellje jo te mire.


    Hallall ta bej 100 here.
    A_C me fal per kete, eshte hera e pare qe flas me ty, nuk te njoh. Pse kam than jemi lodhur, per arsye se kemi pru material te hakkut ne kete forum, dhe vjen dikush injorant dhe ta qet posht mundin, me gjithate ne te Allahu s.w.t kem shperblimin, e sa i perket atij forumi atje kurandhesunet, ti nuk e din a jam autor i atyre shkrime apo jo?, ku i dihet ndoshta jam me tjeter pseodonim, keshtu qe te bej me dije vella, si vella musliman, nese don te dish per dijetaret shko kerko atje..........

  3. #43
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Pasi ne kete temė, eshte perfolur shume per Shejkhul Tejmijjeh, mendova te sjell nje material te shkurter per jeten e tij...

    Jeta e Shejh Islam Ibn Tejmije Shkurtimisht.



    Shejhul-Islam Ibėn Tejmijje rahmetullahi alejhi

    Falendėrimi i takon Atij qė e pėlqeu pėr ne Islamin, skaliti nė zemrat tona imanin, na ndihmoi qė vetėm Atė ta adhurojmė, askėnd nė mbretėrinė, zotėrimin dhe hyjnizmin eTij mos ia shoqėrojmė. E falendėrojmė Allahun pėr begatitė e panumėrta qė na dhuroi. Dėshmojmė se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, Ai ėshtė njė, i parival, me sinqeritet, me akide (besim) tė pastėr, jo me pėrgjasim (teshbih) i cili prish besimin as me mohim (ta'til) qė zbrazė imanin, porse duke pranuar se "asgjė nuk i pėrngjet Atij dhe Ai ėshtė Gjithėndėgjuesi dhe Gjithėshikuesi." Dėshmojmė se zotėriu ynė Muhamedi [alejhis-selam]ėshtė rob dhe i dėrguar i Allahut tė cilin e dėrgoi mėshirė, udhėzues dhe begati pėr atė qė ndjek rrugėn e tij, shkatėrrues tė kufrit dhe bidateve.
    Pėr Zotin njeriu ndien mangėsi, kupton lartėsinė e qėllimit, largėsinė e pėrfundimit kur mendon tė shkruaj pėr kėtė kolos tė historisė, pėr kėtė dijetar tė papėrshkruar i cili ndriēoi rrugėn e Pejgamberit [alejhis-selam]dhe shokėve tė tij pasi qė ishte zbehur. Allahu [subhanehu ve teala] e la nė kujtesė tė krijesave, e bėri simbol tė rrugės sė drejtė, e deshėn pasuesit e sunnetit dhe pėrfituan nga dituria e tij, shkruajtėn pėr aspektet e jetės sė tij mė tepėr se njėqind libra . Pra pėr ēka tė shkruajmė? Pėr metodologjinė e tij nė konsolidimin e akides sė pastėr dhe demantimin e shtrembėrimeve, apo pėr xhihadin, durimin dhe sakrifikimin e tij? Apo pėr pėrpjekjen e tij pėr tė pėrhapur thirrjen e selefit? Tema para tė cilave njeriu mbetet i hutuar. Mirėpo ajo qė s'arrihet nė tėrėsi nuk lihet nė tėrėsi.
    Quhet Ebul Abbas Ahmed ibėn Shihabuddin Ebil Mehasin Abdul Halim ibėn Mexhdudin ibėn Tejmije, i njohur me emrin Ibėn Tejmije. U lind ditėn e Hėnė, dhjetė Rebiulevvel tė vitit 661 sipas hixhretit nė Harran, vend i cili shtrihet mes Irakut dhe Shamit. Nė vitin 667 h. Tatarėt sulmuan Harranin dhe familja e tij emigroi nė Damask.
    Allahu [subhanehu ve teala] qėndisi nė shpirtin e Ibėn Tejmijes vyrtyte tė shumta, e ngriti nė shkallė tė lartė moralin e tij, bujarinė e bėri pasuri tė tij, trimėrinė vlerė, diturinė, urtėsinė dhe butėsinė stoli tė tij, adhurimin dhe asketizmin thesar tė tij. Nuk e tėrheqnin ėndjet e kėsaj bote, kėnaqėsinė e gjente nė pėrhapjen e diturisė, shkrimin e librave dhe kryerjen e obligimeve ndaj Allahut [subhanehu ve teala]. I madhėronte ligjet e fesė me trup e me shpirt, nuk veēohej nga tė tjerėt nė mendimet e tij, nuk polemizonte rreth asaj qė ishin pajtuar dijetrėt porse argumentonte me Kur'an, sunnet dhe Kijas. Nuk lėshonte pe nė fenė e Allahut [subhanehu ve teala], e thonte tė vėrtetėn tė cilėn e kishte kuptuar me zgjuarsinė e tij. Shumė shigjeta u gjuajtėn prej njė harku kundėr tij por Allahu [subhanehu ve teala] e shpėtoi. Vetėm Allahun e luste, prej Tij kėrkonte ndihmė, nė Tė mbėshtetej. Ishte durimtar i fjalėve tė hidhura, i drejtė nė fjalė, i guximshėm para sundimtarit tė padrejtė. Kishte qėndrim tė fortė, bėnte xhihad nė rrugė tė Allahut me zemrėn, gjuhėn dhe dorėn e tij, nuk u kushtonte rrėndėsi fjalėve tė ziliqarėve. Pas gjithė kėsaj shohim se ai ėshtė mė meritori pėr ofiqin "Shejhul Islam", vėrtet ai ėshtė dijetari i Islamit.
    Qysh nė fėmijėrinė e tij u dallua me mendjemprehtėsi tė ēuditshme, lexonte pa ndėrprerė dhe i mėsoi pėrmendėsh shumė libra. Nxėnėsi i tij Bezzari thotė: "Vazhdimisht shfrytėzonte kohėn qė prej fėmijėrisė sė tij, mėsoi Kur'anin pėrmendėsh nė vegjėli pastaj u angazhua nė mėsimin e Hadithit, Fikhut dhe rregullave tė gjuhės arabe pėrmendėsh derisa arriti kulminacionin. Prezetonte nė tubimet e diturisė, nė leximin e hadithit. Dėgjoi shumė libra tė transmetuara me zinxhirė tė saktė nė tubimet shkencore kurse prej librave voluminoze dėgjoi disa herė Musnedin e imam Ahmedit, Sahihun e Buhariut, Sahihun e Muslimit, Xhamiun e Tirmidhiut, Sunenin e Ebu Davudit, Nesaiut, Ibėn Maxhes dhe Darekutnit. Libri i parė qė e mėsoi pėrmendėsh ishte El-xhem'u bejne sahihajn tė Humejdit. Nuk kishte libėr nė shkencat fetare vetėm se e patė leuxuar. Allahu e patė veēuar me shumė gjėra, shumė shpejtė mėsonte pėrmendėsh, ngadalė harronte, nė tė shumtėn e rrasteve atė qė e dėgjonte apo lexonte mbetej nė memorien e tij, tekstualisht apo me kuptim. Dituria sikur tė ishte pėrzier me mishin, gjakun dhe tėrė trupin e tij."
    Nxėnėsi i tij Ibėn Abdul Hadi thotė: "...mėsoi Kur'anin pėrmendėsh, pastaj iu dha Fikhut, mėsoi gjuhėn arabe tek Ibėn Abdul Kavij dhe e studioi librin e Sibevejhit, pastaj iu rrek Tefsirit me tėrė qenien e tij derisa i tejkaloi garruesit, e pėrkreu Usululfikhun dhe shkencat tjera .. tėrė kėtė posa kishte kaluar tė dhjetat e jetės sė tij. Banorėt e Damaskut u mahnitėn me zgjuarsinė e tij, me kthjelltėsinė e mendjes sė tij, forcėn e memories sė tij dhe perceptimin e shpejtė tė gjėrave qė kishte."
    Imam Dhehebiu shkruan pėr Shejhul Islamin: " u lind nė njė familje tė ndershme, tė pastėr, fetare dhe ekonomike nė ushqim e tė veshur. Qė nė vegjėlinė e tij prezentonte nėpėr shkolla dhe tubime shkencore, debatonte me tė rritur tė cilėt mbetnin pa pėrgjigje. Me dijen e thellė tė tij habiteshin dijetarėt e vendit tė tij. Arriti gradėn e muftiut nė moshėn nėntėmbėdhjetėvjeēare, madje edhe mė herėt. Qė nė kėtė kohė filloi tė shkruajė...", Imam Dhehebiu transmeton fjalėt e disa dijetarėve pėr Shejhul Islamin tė cilėt kanė thėnė: "E kemi njohur si njeri me dije tė thellė, i kapėrthente hadithet dhe fjalėt e transmetuara nga tė parėt nė memorien e tij. Nėse fliste nė shkencėn e Tefsirit mbante flamurin nė kėtė drejtim, nėse jipte fetfa nė shkencėn e Fikhut arrinte majen e qėllimit, kur pėmendte hadithe ishte dijetar i aftėsuar nė kėtė shkencė, kur ligjėronte pėr popujt dhe fetė nuk kishim parė talent mė tė zhvilluar, as dituri mė tė gjerė se dituria e tij. I tejkaloi bashkėkohasit e tij nė ēdo fushė tė diturisė, syri i njerut nuk ka parė si ai, as syri i tij nuk ka parė si vetvetja e tij." Imam Dhehebiu poashtu thotė: "E ndihmoi sunnetin e pastėr dhe rrugėn e selefit tė cilėn e argumentoi me argumente dhe gjėra tė papara deri nė atė kohė."
    Ibėn Tejmije [rahimehullah] mori dituri nga shumė dijetarė, biografėt e tij i numėruan mė tepėr se dyqind mėsues tė tij. Ai ishte i kujdesshėm nė shpėrndarjen e diturisė sė vet pėr atė shkak numri i nxėnėsve tė tij arriti deri nė 161, tė gjithė arritėn gradė tė lartė tė diturisė. Pėr tė shpėrndarė diturinė e gjėrė qė kishte shkroi edhe shumė libra numri i tė cilave nuk mund tė kapėrthehet. Hafidh ibėn Rexhebi thotė: "Librat e Shejhul Islamit janė tepėr tė njohura pėr t'u pėrmendur, tepėr tė pranuara pėr t'u mohuar, shkrimet e tij u bėnė si Dielli pėr botėn, tė shpėrndara nėpėr qytete e krahina. Numri i veprave tė tij kaloi kufirin e tė shumtės, nuk mund asnjėri t'i numėrojė ato as qė ėshtė vendi pėr t'u pėrmendur ato."
    Imam Ibėn Kajjim el-Xheuzije e shkroi njė pėrmbajtje tė librve tė tij ku arriti tė pėrmendė 321 librėr tė Ibėn Tejmijes, mirėpo kjo nuk ėshtė e tėra, Imam Dhehebiu thotė: " I mblodha veprat e Shejhul Islamit tė cilat kishin arritur 1000 vepra, mė pas gjeta edhe libra tjera tė tij."
    Shejhul Islami shkroi nė shumė sfera tė diturisė, prej gjithė asaj qė shkroi mė tepėr bie nė sy akideja e selefu salihit (besimi i tė parėve tanė tė mirė), argumentimi i akides sė selefit dhe demantimi i mendimeve kundėrshtare tė apologjetėve, filozofėve, sufinjėve, rafidijve, batinijėve dhe grupacioneve tjera tė humbura e tė kota tė cilėt patėn pėr qėllim zhdukjen e sheriatit dhe futjen e dyshimeve te njerėzit. Shejhul Islami kėtė e konsideronte obligimin mė tė rrėndėsishėm dhe thoshte se ēdo herė qė pėrsėriten rregullat e konsolidimit tė akides sė selefit dhe shkatėrrimit tė shirkut dhe bidateve aq mė tepėr qartėsohen ato, e kjo ėshtė dritė mbi dritė. Nuk ėshtė vetėm kjo e tėrė veprimtaria e tij porse ai e nxori akiden nė praktikė kur i theu disa gurė tė cilėt njerėzit i adhuronin pėveē Allahut [subhanehu ve teala] dhe i preu disa drunjė qė adhuroheshin. Me kėtė u realizua duaja e Imam Neveviut i cili e luti Allahun [subhanehu ve teala] qė tė dėrgojė njė njeri i cili do tė prishė varrin nė Xhejrut. Ashtu edhe ndodhi, Shejhul Islami e theu kėtė idhull.
    Allahu [subhanehu ve teala] e ruajti diturinė e Shejhul Islamit deri nė ditėt tona dhe inshalla do ta ruaj deri nė ditėn e Kijametit. Shumė dijetarė parashikuan pėrhapjen e diturisė sė tij, prej tyre Imam Ahmed el-Merrij, Ahmed ibėn Tarhan, Hafidh ibėn Haxheri dhe shumė tė tjerė. Kjo nuk ėshtė vetėm se largėpamsi qė Allahu e vendosi nė zemrat e tyre. Pėr tė mos e zgjatur po pėrmendim vetėm fjalėn e Hafidh ibėn Haxherit i cili pas lėvdatės pėr Shejhul Islamin jep sinjal pėr mbetjen e diturisė sė tij pėrgjithmonė, ai thotė: "Ofiqi i tij -Shejhul Islam- ka mbetur deri nė ditėt tona nė gjuhėt e pastra e ajo qė ishte dje do tė vazhdjė edhe nesėr, kėtė nuk e mohon askush pėrveē atij qė nuk e din vlerėn e tij dhe qė ėshė larguar nga fjala e drejtė."
    Shejhu Islami ishte dijetarė fjala e tė cilit pėrputhej me veprat e tij. Derdhi tėrė mundin e tij pėr tė pėrhapur davetin e vėrtetė. Mirėpo ziliqarėt nuk ndejtėn duarkryq. Ata i kurdisėn kurthė duke shpifur pėr tė gjėra qė vetė Shejhu i luftonte. Nė vitin 719 h. u burgos. Aty mbeti deri nė fund tė jetės sė tij, shkruante pandėrprerė dhe ua dėrgonte shkrimet dashamirėve tė tij. Nė vitin 728 h. iu ndalua letra, penda dhe libri. Pas kėsaj iu kushtua adhurimit tė Allahut [subhanehu ve teala] duke lexuar Kur'an, duke pėrmendur Allahun, duke falė namaz nate derisa i erdhi vdekja. E lexoi Kur'anin gjatė kohės sė burgimit 80 herė apo 81 herė. Pėr sė fundi herė arriti deri te fjala e Allahut: "Momenti ėshtė afruar..." (Kamer-1)
    Nxėnėsi i tij Bezzari pėr ditėt e fundit tė jetės sė Shejhul Islamit thotė: "Shejhu jetoi deri nė natėn e 22 tė muajit Dhulka'de. Ndėrroi jetė nė mėngjesin e asaj dite nė vitin 728 hixhrij. Tėrė kohėn bėnte xhihad nė pėr hirė tė Allahut, ishte durimtarė, shpresonte shpėrblimin e Allahut. Nuk u frikėsonte nga armiqtė, as qė shqetėsohej, nuk dobėsohej porse ishte i drejtuar kah Allahu deri nė momentin e vdekjes. Kur dėgjuan njerėzit pėr vdekjen e tij, nuk mbeti asnjė njeri nė Damask, u mbyllėn tė gjitha tregjet e Damaskut, u ndal zhvillimi i jetės normale atė ditė , tė gjithė erdhėn pėr t'ia falur namazin kufomės sė tij. Njerėzit i lanė punėt e tyrė, tė gjithė u preukopuan me vdekjen e Shejhut. Dolėn pėr t'ia falur namazin udhėheqėsit, kryetarėt, dijetarėt, fukahatė, burrat, gratė, fėmijėt dhe masa e gjerė..."
    Nė shumė vende tė shtetit islam kur arrinte lajmi pėr vdekjen e Shejhul Islamit ia falnin atij namazin e Xhenazes. Ibėn Kethirri ka pėrmendur se i ėshtė falur namazi i xhnazes edhe nė Medinen e Pejgamberit [alejhis-selam]ditėn e Xhuma, nė fund tė muajit Rebiulahar nė vitin 829 h., pesė muaj pas vdekjes sė tij.
    Kėshtu e pėrfundoi jetėn 67 vjeēare Shejhul Islami duke bėrė xhihad dhe duke i kėshilluar njerėzit. Ziliqarėt dhe tradhėtarėt e tij u harruan e mbeti dituria e shejhut dhe mbetėn gjurmėt e tij, po edhe do tė mbeten inshaAllah deri nė ditėn e fundit.
    Allahu e mėshiroftė Shejhul Islamin me mėshirėn e Tij tė gjerė, e shpėrbleftė pėr punėn e tij, i shumėfishoftė tė mirat e tij Ditėn e Kijametit dhe na udhėzoftė neve qė tė ndjekim menhexhin(metodėn) e tė devotshmėve.

    WE SAL-LALLAHU ALA MUHAMMEDIN WE ALA ALIHI WE SAHBIHI EXHMEIN.

  4. #44
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Citim Postuar mė parė nga Arber gerguri Lexo Postimin
    Vėni re !!!!

    Mos i zini per te madhe punen e RAPSOD, sepse ky perkrah akiden e Esh-sharive, a dihet se Akidja e tyre eshte jasht Ehli sunah wel xhemah, dhe kush perkrah kete akide ka ber kufr....

    Per me teper, kam zbulur punen e ketij RAPSOD, se ky ka futur hundet edhe neper tjer foruma, dhe eshte munduar qe ta mbroj akiden e esharive, por jo vallah se ata te forumit, ta kan bajt bothen, nuk pranojn njerz te devijuar si ty. Gjithashtu nuk ja ka arritur sepse eshte perjashtuar nga ata foruma te ehli sunnetit, per arsye se

    "ka komentuar ajetet dhe hadithet sipas mendjes tende e nuk je duke i komentuar sipas sahabeve,tabiineve,tebitabiineve Je i perjashtar nga ky forum per nje kohe."


    kjo pra ka qen thenja e moderatoreve te atij forumi.

    nese doni ta shihni debatin e ketij te devijuari Rapsod dhe atyre qe perkrahin akiden e Ehli sunetit, ja linkun ne ate forum:

    http://forumi.kurandhesunet.net/akid...ahu(1387).html

    Ju qe jeni te iteresuar per akide te paster, ashtu qysh na msoj ALlahu s.w.t ne kur'an dhe sunnet, lexojene deri ne fund citatet e atyre vllaznive, qe i kan ber ketij te devijuari


    ps, mire e tha nje vella ma nalt Arpos me duket: shko te faqje e bektashive atje...
    Subhan Allah! Sikur une nuk e di se kush jane "founders" te ati forumi,.......por mos genje se une kam ardhur pa argumente,....
    Ne fillim nisi debati tek per tek, por kur e pane ngushte ja nisen me thene gjoja fjale dijetaresh dhe per t'ua mbeshtjellur mire u solla pikerisht keto:
    الفتاوي الهندية 2/259 :
    Ben kufer kush i ben vend Allahut te lartesuar, nese thote Allahu eshte ne qiell duke dashur te perdore menyren e te thenit ne Kur'an nuk ben kufer nese ka dashur te thote se Ai qendron ne qiell ben kufer

    ka thene ابن حجر الهيتمي ne librin المنهاج القويم 224:
    "dije se el-Kurafij etj. kane thene per Imamet Shafiu, Maliku, Ebu Hanifeh dhe Ahmedi se ata thone per Kufer per ate qe pretendon per vend, ane (lart poshte) dhe per trupezim".

    Ka thene الإمام الحافظ الفقيه الحنفي أبو جعفر الطحاوي ne akjiden e tij:
    " Ai qe e cileson Allahun me nje nder kuptimet e krijesave ben Kufer"
    Thote gjithashtu: " nuk e kapin gjashte anet lart, poshte, majtas, djathtas, para dhe mbrapa"
    Nese keto argumenta nuk qendrojne per ju, atehere Allahu ju udhezofte.

    Edhe nje pyetje, Akideja ime eshte Akideja qe e ka shpjegu Imam Abu El-HAsen El-Esh'ariju, Allahu qofte i kenaqur me te,........kush eshte kunder kesaj akideh le ta kundershtoje me argumente e jo me PAĒAVURE grash!!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  5. #45
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    OOOO ti Arber!!!!
    Ate jeten e Ibn Tejmijes e kemi Lexu e sterlexu, por ti je i fresket ne kete forum, por me thuaj se perse u burgos Ibn Tejmije????
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  6. #46
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Subhan Allah!!!

    Citim Postuar mė parė nga Arber gerguri Lexo Postimin
    Kjo eshte rrene e jotja dhe e Esh-sharive, per arsye se SHejhul islam ibn Tejmijeh, Allahu e mshiroft ka then: Allahu istewaa mbi Arsh, eshte mbi Arsh, por nuk ka nevoj per Arsh, kjo eshte akidja e paster qe e kan pasur edhe sahabet...

    Ndersa vet imam Ibn Tejmijeh, ALlahu e mshiroft ju ka kundershtu juve:

    Shejkhul ISLAM AHMED IBN TEJMIJJE rahimehullah, kur kishte debatuar me keta esharite (budallej)iu kishte thene:

    Ju thoni: Allahu eshte gjithekund, dhe keni bere kufer, mirepo nuk jeni kafira, mirepo nese une them qe Allahu eshte gjithekund atehere une jam KAFIR...

    JU esharit jeni qe e kene pershkruara Allahun me njerezi.juve nuk iu ka konvenuar me than se Allahu eshte mbi Arsh...




    ps; leri rrenat dhe shpikjet tuaja
    Ti je shume femiror aq sa i ha te gjitha per "Pasul", kush te ka thene ty se Esh'arite besojne se Allahu eshte gjithkund, a mund te vishe me referenca zoterush??????
    Me thuaj se ku e pershkruajne Esh'arite Allahun me krijesa????
    Esh'arite nuk besojne se Allahu eshte ne Arsh, por besojne se Allahu ISteua mbi Arsh dhe keto te dyja kane dallim shume rrenjesor!!!

    ps/ mos harro, pergjigju pyetjeve!!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. #47
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    OOOO ti Arber!!!!
    Ate jeten e Ibn Tejmijes e kemi Lexu e sterlexu, por ti je i fresket ne kete forum, por me thuaj se perse u burgos Ibn Tejmije????
    Ri tani mos fol shum se ti je "qafir", besimtar i vertete eshte Bin Bazi, ai eshte musliman.
    Ai na meson shkencen nga e mara.
    Toka paska qene e rumbullaket, u paska rotulluar rreth boshtit te vet, pralla per femije !!!
    Ka pa dikush boshtin e Tokes , une per vete nuk e kam pa, andaj mendon dhe beson se Bin Bazi ka te "drejte" kur thot se Toka eshte e sheshte dhe se nuk rrotullohet.
    Keto shkencetaret e sotem jane "idiota", na mesojne se Toka rotullohet rreth boshtiti te vet me nje shpejtesi afer 30 km ne sekonde.
    Nuk jane ne mendje se cfar thuajne , 30 km ne sekonde dhe neve akoma nuk na merren mend, genjejne ata.
    Rrofte Bin Bazi "dijetari" me i madh i shekullit te kaluar, "poshte" Rapsodi dhe "poshte" GV_USA" pasi qe nuk besojne mesimet e BIN BAZIT sa i perket Tokes dhe formes se saj.

    Me Respekt te vecante per vellezerit tane te zgjuar Vehabinje qe mesuan me ne fund te "verteten" se Toka eshte si nje pllake e sheshte statike qe ne fund te saj ujrat e oqeaneve derdhen ne nje humnere te pafund.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Postime
    98
    [QUOTE=rapsod;2102082]Century!!!!
    Persa i perket shejtanit,.....eshte vazhib per mos me e lene shejtanin me u tall me Fene e Allahut dhe ti po e fton Mulin qe shejtani te tallet me Fene e Allahut,...ky eshte nje gjynah,...
    Tjeter,....se kush eshte shejtani ne kete ketu, une e kam hapur temen qe te shkruash lirshem aty dhe s'po ke guximin me u pergjigj,....
    Tjeter,....nese ke argumente fol, chit-chat ketu mos bej,.....
    Tjeter,....Kur diskutohet per Ibn Tejmijen, Ibn Kajjim El-Xheuzijeh, Ibn Bazin, Albanin, Feuzanin, etj si keta,....ēirreni dhe ulerisni me te madhe,...a thua valle se po preket Profeti i Allahut. Nga ana tjeter jeni te gatshem te shani dhe te ofendoni, cilin do qe nuk ju vjen per shtati apo per mez'hebi, biles biles jeni te gatshem edhe ta quani Qafir, Munafik, Mushrik, Bidatxhi, edhe me keq akoma Shejtan. Jeni te gatshem te pranoni edhe helm nese vjen nga Arabia Saudite, jeni te gatshem te vrisni te prisni padrejtesisht siē vrau e preu Muhamed ibn Abdulwehabi dhe Saudi njerezit e Mekes dhe Medines se Profetit, si dhe te vidhet dhoma e Profetit (Aishes). Jeni te gatshem te pranoni sikurse Feuzani se Meke dhe Medine para ardhjes se Muhamed ibn Abdulwehabit ishin dy qytete banoret e te cilave ishin mushrike dhe se vetem Vehabistet e pastruan nga idhujtaria. Subhan-Allah!!!!!!

    Muli!!!!!
    Sa per fetvate,....
    Ibn Tejmijeh nuk eshte i pagabueshem, por fatkeqesisht njerez me prapavija Anglo-Amerikane e kane mitizuar, aq sa shkohet deri ne fanatizem,...Fitneja mes muslimaneve nuk vjen as nga Rapsodi, as nga Hasani e Huseni etj etj,...Fitneja ekziston ne mesin e muslimaneve qe para 200 e ca vitesh, qe kur doli Briri i Shejtanit ne Nexhd (sikurse ka thene Profeti s.a.v.s. ne nje hadith) dhe briri i shejtanit nuk mund te jete tjeter perpos Muhamed ibn Abduluehhabit. Lexo se cfare ka shkruar Sulejman Ibn Abduluehhabi per vellain e tij Muhamedin, lexo ne Tabekat El-Hanabile se cfare shkruan Abduluehhabi per djalin e tij Muhamedin dhe mos u verbezo, lexoi dhe degjoi dijetaret qe kane shkruar per Vehabizmin si pjelle cifute nga cifutet Dunma e turqise, apo Familja Saud aleati i Muhamed ibn Abduluehhabit qe e ka prejardhjen nga Zermekhaj cifuti. Mos u verbezo vetem ne 3-4 njerez qe i thone vetes dijetare por mbjellin percarjen ne mesin e muslimaneve. Shqiptaret para ardhjes se komunizmit nuk ishin vehabinj, por ndiqnin shkollen e Ebu HAnifes dhe Maturidijut, por kjo nuk vlen per vehabistet. Lexoje Sujutijun, Subkijun, Askalanijun, Nevevijun para se te lexosh Ibn Tejmijeh dhe Ibn Kajjim El-Xheuzijeh, Lexoje Fakhr Er-Razi, Gazalijun, para se te lexosh llojin e Ibn Tejmijes,....-P me vjen keq vella i dashur por nese flasim per historin fitneja ka eksituar qysh ne kohen e profeti salallahu alejhi we selem dhe me vrasjen e Aliut radiAllahu anhu. mandej Maturidiju qe ka rrjedh nga shkolla shafije dhe Eshariu nga medhhebi hanefij ben teube nga mendimet e tyre por nxenesit e tyre me nuk u ripertrin dhe akideja mbeti ne ummet (pjesa e Ballakanit dhe Turqise), kur te flasem per dijetaret kujdes se mishi i tyre eshte i helmuar.
    Miku me i mire i cili n'shoqrin e tij vazhdimisht ngritesh n'piadestal te jetes eshte Kurani Fisnik

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Postime
    98
    o Veelezer ne kemi baze Kuranin Fisnik dhe rrugen e Muhammed mustafas salallahu alejhi we selem pastaj shoket e ti pastaj ata qe pas tyre mandej 4 shkolat juridike islame qe ne akide jane ne rregull por kane dallim vetem ne qeshtje te fikhut dhe ate ne varesi nga rrethana dhe kushtet. Te gjithe muslimanet jane vellaezer, dhe mos u thumboni e hargjoni energji ne mes vete, Allahu na do te bashkuar dhe i ndihmon te bashkuarit. te flasim dhe diskutojme pa i ofenduar dijetaret sepse nese e kane qelluar kane 2 shperblime e nese jo kane nje. Pra puna e tyre nuk ka nevoj te shahet por te diskutohet vellezerisht pa ofendime. Me rrespekt selamu alejkum
    Miku me i mire i cili n'shoqrin e tij vazhdimisht ngritesh n'piadestal te jetes eshte Kurani Fisnik

  10. #50
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kam thjesht nje pyetje per gjith ju :
    Kush eshte me i persosuri ne gjithesi??
    Dua vetem ne kete pyetje te me pergjigjeni asgje me shum

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. sms me gallate qe keni derguar
    Nga EnRy nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 10:54
  2. Shqiptarėt gallatė...edhe me Urgjencėn
    Nga BOKE nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 12:44
  3. Shqiptarėt gallatė...edhe me Urgjencėn
    Nga BOKE nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 12:44
  4. hahahahaha- Gallate!
    Nga Tironce_Moderne nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 12:08
  5. Gallate ne Banalitet Virtual
    Nga alumni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2002, 21:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •