Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Po Shkon Edhe Ky Vit

    Autor: Muhammed Husejn Ja’kub

    Burimi: www.yaqob.com

    Pėrshtati nė shqip: Sedat ISLAMI

    Vushtrri, Kosovė, 22.12.2008





    Falėnderimet i takojnė Allahut tė Madhėruar kurse pėrshėndetjet tona qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokėt dhe tėrė pasuesit e tij!

    Unė, sinqerisht, nuk e di se sa herė lejohet njė nxėnės dėshtak ta pėrsėris provimin gjatė njė viti shkollor apo akademik? Edhe pse jemi nė fund tė periudhės sė parė tė vitit shkollor aktual, pyetja ime nuk ka tė bėjė fare me kėtė. Arsyeja e kėsaj pyetjeje qėndron nė atė se meqė jemi nė fund tė vitit islam dhe ėshtė koha e rezultateve tė vitit qė po e lėmė pas, tė shohim sa herė dėshtuam me Allahun e Madhėruar? Sa herė u rrezuam nė provim tek Allahu i Madhėruar?

    Tashmė kur viti po merr frymėmarrjet e tij tė fundit dhe jemi nė pritje tė njė viti tė ri hixhrijj, nė kėtė ligjėratė do tė fokusohemi nė dy gjėra si boshte kryesore tė temės sonė:

    1. Shfrytėzimi i vitit tė kaluar, dhe

    2. Vizioni pėr vitin e ri.

    ***

    1. Shfrytėzimi i vitit tė kaluar.

    Gjėnė e parė qė njeriu has nė momentin kur fillon llogarinė ėshtė kalimi i kohės shpejt, gjė e dėshmuar nė hadithin e Pejgamberit, alejhi’s selam:

    “لا تقوم الساعة حتى يقبض العلم، وتكثر الزلازل، و يتقارب الزمان...

    Kiameti nuk do tė ndodhė derisa tė mos mbetet mė dituri, tė shtohen tėrmetet dhe tė shkurtohet koha”[1].

    Nė koment e kėsaj fjale “Jetekarebu’z zeman”, ėshtė thėnė: Koha shkurtohet aq shumė saqė viti kalon sikur tė ishte muaj, muaji sikur njė javė, javėn si ditė, ditėn si orėn, orėn si ēast, etj.

    Natyrisht se ky fakt ndėrlidhet me njė element tjetėr, qė ėshtė dėshpėrues. Fjala ėshtė pėr dėshmitė qė janė ngritur kundėr nesh. Mos shfrytėzimi i vitit dhe humbja e shanseve pėr pėrfitim tė sevapeve sigurisht se pėrbėn nė vete njė element shqetėsues dhe rrjedhimisht edhe dėshpėrues. Ja disa nga kėto shanse tė lėshuara:

    - Ēdo natė zbret Allahu i Madhėruar. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi’s selam:

    “إِذَا مَضَى شَطْرُ اللَّيْلِ أَوْ ثُلُثَاهُ يَنْزِلُ اللَّهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا فَيَقُولُ هَلْ مِنْ سَائِلٍ يُعْطَى هَلْ مِنْ دَاعٍ يُسْتَجَابُ لَهُ هَلْ مِنْ مُسْتَغْفِرٍ يُغْفَرُ لَهُ حَتَّى يَنْفَجِرَ الصُّبْحُ

    Kur tė mbarojė gjysma e natės apo 2/3 e saj, zbret Allahu i Madhėruar nė qiellin e dynjasė (ashtu siē i takon Atij) dhe thotė: A ka ndonjė lypės qė t’i jap, a ka ndonjė lutės qė t’i pėrgjigjem, a ka ndonjė kėrkues falje qė t’ia fal mėkatet. Vazhdon kėshtu derisa tė zbardh agimi”[2].

    Si e shfrytėzove kėtė shanse ti? A e dhe kėtė provim me Allahun apo jo? Apo, ēdo natė u rrezove nga ky provim? Ēdo natė fjete, madje nėse u zgjove, bėre mėkate duke shikuar gjėra tė ndaluara...

    - Ēdo ditė…Mirėsitė e Allahut tė Madhėruar ndaj teje ishin tė panumėrta. Shanset pėr faljen e mėkateve ishin me dhjetėra qindra. Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thėnė:

    - ” إِنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ يَبْسُطُ يَدَهُ بِاللَّيْلِ لِيَتُوبَ مُسِيءُ النَّهَارِ وَيَبْسُطُ يَدَهُ بِالنَّهَارِ لِيَتُوبَ مُسِيءُ اللَّيْلِ حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ مِنْ مَغْرِبِهَا

    Allahu i Madhėruar shtrin dorėn e Tij gjatė natės qė ta fal gabimtarin e ditės, dhe shtrin dorėn e Tij gjatė ditės qė ta fal mėkatarin e natės. Kjo (shanse ėshtė) deri tė lind dielli nga perėndimi”.

    A veprove pėr ta kėnaqur Allahu e Madhėruar kur para vete pate aq shume mundėsi. Mė konkretisht:

    - A agjėrove Ditėn e Ashurasė qė tė tė falen mėkatet e vitit tė kaluar. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thėnė:

    " صِيَامُ يَوْمِ عَاشُورَاءَ إِنِّي أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ

    Kam shpresa se agjėrimi i Ditės sė Ashures falė mėkatet e vitit tė kaluar"[3].

    - A agjėrove nafile, qoftė edhe njė ditė. A ke dėgjuar se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thėnė:

    “مَنْ صَامَ يَوْمًا فِي سَبِيلِ اللَّهِ بَعَّدَ اللَّهُ وَجْهَهُ عَنْ النَّارِ سَبْعِينَ خَرِيفًا

    Kush agjėron njė ditė pėr hire tė Allahut, Allahu ia largon fytyrėn nga zjarri 70 vjet larg”[4].

    Madje nėse agjėrove, agjėrove me mėkate - fjalė tė ndyta, kėshtu qė mbete pa sevape.

    - Falja e xhumave. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thene:

    ” الصَّلَاةُ الْخَمْسُ وَالْجُمْعَةُ إِلَى الْجُمْعَةِ كَفَّارَةٌ لِمَا بَيْنَهُنَّ مَا لَمْ تُغْشَ الْكَبَائِرُ

    Pesė namazet ndėrmjet vete dhe xhumaja deri nė xhuma, shlyejnė mėkatet ndėrmjet tyre nėse nuk janė kryer mėkate tė mėdha”[5].

    - Allahu tė jep shanse qė nuk tė japin nė shkolla e universitete. Nė Ramazan, nė ēdo ditė falen mėkatet nga agjėrimi, ēdo natė falen mėkatet nga namazi, ēdo natė ke shansin pėr lirim nga zjarri, Natėn e Kadrit pate shansin jetėsor qė tė shlyesh tė gjitha mėkatet, a shfrytėzove kėtė?

    - A fale namazet, ato qė mė sė shumti tė afrojnė tek Allahu i Madhėruar?

    - A dhe zekatin, atė qė do tė luftoheshe nėse nuk e jep?

    - Tashmė jemi ende nė muajin e haxhit dhe ti, pėr arsye qė nuk di janė apo jo tė justifikuara, nuk bėre haxhin. “Nuk mė dhanė vizėn, nuk pata para, nuk e nuk...”. Mė lejo tė tė shpjegoj diē. Pak para haxhit, respektivisht, nė dhjetė ditėt para tij, ditė qė vepra e mirė ėshtė mė e dashur madje edhe se xhihadi, qė ėshtė mė i mirė se haxhi. Mė thuaj, ēfarė bėre nė kėto dhjetė ditė qė nuk pati nevojė as pėr vizė, as pėr para, as pėr udhėtim?

    - A vizitove Allahun e Madhėruar? Po, dėgjo prapė, a vizitove Allahun e Madhėruar? Dėgjo ēfarė thotė Muhammedi, alejhi’s selam: “Vėrtet Allahu i Madhėruar do tė thotė Ditėn e Kiametit: “O njeri, isha i sėmurė dhe nuk mė vizitove!” Njeriu atėherė do tė pėrgjigjet: “O Zoti im, si do tė vizitoj Ty, kur Ti je Zot i gjithė botėve?” All-llahu do tė thotė: “A nuk e ke ditur se filan robi im ishte i sėmurė dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se sikur ta kishe vizituar me siguri do tė mė kishe gjetur Mua te ai. O njeri, kam kėrkuar prej teje ushqim, por nuk mė ke dhėnė”. Njeriu do tė pėrgjigjet: “O Zoti im, si do tė jap unė Ty ushqim, kur Ti je Zot i gjithė botėve?” All-llahu do tė thotė: “A nuk e ke ditur qė robi im ka kėrkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhėnė? A nuk e ke ditur se sikur t'i kishe dhėnė ushqim do tė mė kishe gjetur Mua te ai. O njeri, Unė kam kėrkuar prej teje tė mė japėsh ujė, por ti nuk mė ke dhėnė tė pijė!” Njeriu do tė thotė: “O Zoti im, si do tė jap unė Ty ujė, kur Ti je Zot i gjithė botėve?” All-llahu do tė thotė: “Ka kėrkuar robi im ujė prej teje e ti nuk i ke dhėnė. Sikur t'i kishe dhėnė ujė atij, do tė mė kishe gjetur Mua te ai!”[6].

    Kėto ishin shanset qė lėshove ndėrsa tani llogarit mėkatet qė bėre. Vitin e kaluar sa herė tė ikėn namazet? Nuk agjerove as Ramazanin. Festove Shėn Gjergjin, festėn e Nevruzit, festėn e Vitit tė Ri, madje qysh tani ke vendosur ta festosh kėtė vit tė ri gregorian qė ėshtė pas pak ditėsh. Bėre kėtė e atė dhe fare nuk tė ra ndėrmend qė tė pendohesh.

    Edhe nėse agjėrove Ramazanin dhe fale namazin, megjithatė duket se ishin vetėm formale. Kjo ngase, nėse njeriu arrin ta lirojė veten e vet nga zjarri nė Ramazan d.t.th. tė bekohet qė me kurrė, tė paktėn mėkatet e mėdha, nuk do t’i bėjė, ndėrsa ti, ti dėshmove tė kundėrtėn.

    Nejse, tė kthehemi prapė tek shanset, dhe tė pyesim diē. Nėse nė shkollė rrėzohesh madje edhe humb vitin pėr shkak tė rėnies nė 3-4 provime, e ndoshta edhe humb tėrėsisht tė drejtėn e mėsimit nė atė shkollė, a thua vallė nėse ke rėnė nė kaq shumė provime me Allahu e Madhėruar, si do tė jetė puna jote?

    Prapė, nejse, do tė mendoj mirė pėr ty, do tė mendoj se ke kaluar disi, kėshtu qė nė vazhdim, ja:

    2. Vizioni pėr tė ardhmen.

    Meqė ende ke jetė, pėrkujto fjalėn e Allahut dhe zbatoje atė:

    “يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

    O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė (besimtarė)!”[7].

    Kėshtu, pa humbur kohė fare, fillo me:

    1. Pendim.

    E di se kushtet e pendimit janė tri dhe e para e tyre ėshtė: Largimi nga mėkatet menjėherė. Megjithatė, ajo qė unė synoj kėtu, ėshtė diē qė ka shumė lidhshmėri me kėtė por qė ėshtė diē tjetėr. Fjala ėshtė pėr vdekjen dhe befasinė e saj. Pėr ta kuptuar kėtė mė mirė dhe pėr ta mėsuar rėndėsinė e saj, do ta pėrkujtoj hadithin e atij qe vrau 100 veta dhe kėrkoi rrugėdalje[8]. Ky njeri kur mėsoi pėr zgjidhjen e problemit, u udhėzua tė shkonte nė njė vend tjetėr dhe ta lėshonte vendin ku jetonte ngase ishte i keq. Rrugės, e mė konkretisht nė mes tė saj, e zuri vdekja. Melaiket diskutuan se a bėn pjesė nė grupin e mėkatarėve apo tė shpėtuarve. Nėpėrmjet gjykimit tė njė meleku, i cili propozoi tė matej distanca nė mes vendit prej ku ėshtė nisur (vendit tė keq) dhe vendit ku synon tė shkojė (vendit tė mirė) dhe cilit vend i ėshtė afruar mė shumė tė bėhej prej tyre, u arrit zgjidhja. Melekėt panė se ai pėr shumė pak distancė ishte mė afėr vendit tė mirė. Pyetja ėshtė: Ēka nėse ky njeri do tė vonohej vetėm 5 minuta nė pendim dhe tė mos nisej, cilit grup do t’i takonte? Thotė Allahu i Madhėruar:

    “إِنَّمَا التَّوْبَةُ عَلَى اللّهِ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السُّوَءَ بِجَهَالَةٍ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِن قَرِيبٍ فَأُوْلَـئِكَ يَتُوبُ اللّهُ عَلَيْهِمْ وَكَانَ اللّهُ عَلِيماً حَكِيماً

    Pendim i pranueshėm te All-llahu ėshtė vetėm ai i atyre qė e bėjnė tė keqen me mosdije shpejt pendohen; tė tillėve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i urti”[9].

    2. Mbajtja pėr parimeve fetare. Thotė Allahu i Madhėruar:

    “لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَدْ تَبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِنْ بِاللَّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَى لَا انْفِصَامَ لَهَا وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

    Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tė pavėrtetat e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė dėgjues i dijshėm”[10].

    Ajo qė vėrejmė nė kėtė ajet kur’anor ėshtė domosdoshmėria e besimit tė pastėr, e pėrparėsuar nga njė pikė interesante qė veē pėrmendėm: pastrimi nga mėkatet. Allahu i Madhėruar po thotė qė sė pari tė zhvishemi nga adhurimi i tagutėve (ēdo gjė qė adhurohet ne ēfarėdo forme a mėnyre pėrveē Allahut tė Madhėruar) e pastaj kur territori i zemrės tė pastrohet, duhet mbjellė besimin.

    3. Nėnshtrimi tėrėsisht Allahut tė Madhėruar, siē qėndron nė Kur’an:

    “‏ومن أحسن دينا ممن أسلم وجهه لله وهو محسن

    Kush ka fe mė tė mirė se ai qė sinqerisht i ėshtė bindur All-llahut dhe, duke qenė bamirės...”[11].

    Ndryshe, pėrvetėsojmė cilėsitė e hipokritėve, tė cilėt Allahut tė Madhėruar nuk i nėnshtrohen ashtu siē Ai kėrkon prej nesh.

    Askė sikur Allahu e Madhėruar nuk duhet ta duash. Askujt sikur Allahut tė Madhėruar respekt nuk duhet t’i bėsh. Pėr asgjė sikur pėr Allahun e Madhėruar nuk duhet te sakrifikosh. Asfarė punė pa synim kėnaqėsinė e Allahut tė Madhėruar nuk duhet ta bėsh. Mu pėr kėtė, pjesa e fundit qė pėrmendėm nga citati sipėr ishte:

    3. Bamirėsia, jo vetėm nė kuptim tė ndihmės e solidarizimit me njerėz por edhe nė kuptim tė kryerjes sė detyrave dhe obligimeve ndaj Allahut tė Madhėruar perfekt. Ta falėsh namazin me kujdes, ta bėsh agjėrimin konform rregullave, dhikrin, respekto prindėrit shumė, leximin e Kur’anit bėje mirė, me njė fjalė tė porosisim, “Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohėsh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vėrtet tė sheh ty”[12].

    I nderuari lexues!

    Nėse sot arrin tė llogarisėsh veten dhe ke mundėsinė e pėrpilimit tė kėtyre projekteve tė punės, dije se ndoshta pas njė viti nuk do ta kesh kėtė mundėsi, dhe nė vend tė zbatimit tė tyre, do tė lexosh listėn e veprave tė mira e tė kėqija, qė bėre. Thotė Allahu i Madhėruar:

    “اقرأ كتابك كفى بنفسك اليوم عليك حسيباً

    Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot vetė llogaritės i vetvetes”[13].

    Lutja jonė e fundit ėshtė: Falėnderimi i takon Allahut tė Madhėruar ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokėt dhe pasuesit e tij!




















    [1] Buhariu.

    [2] Muslimi.

    [3] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Shejh Albani nė recensimin e Sunenit tė Ibni Maxhes, 1738, ka thėnė se ėshtė autentik.

    [4] Buhariu.

    [5] Muslimi.

    [6] Muslimi.

    [7] Ali Imran, 102.

    [8] Nga Ebu Seid Sa'd ibn Malik ibn Sinan el-Hudrij r.a. pėrcillet se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. ka thėnė: “Moti para jush ka qenė njė njeri qė ka vrarė nėntėdhjete e nėntė veta, ka pyetur pėr njeriun mė tė dijshėm nė botė. Atė e udhėzuan te njė murg (prift). Shkon te murgu e i thotė se ka vrarė 99 veta, andaj a ka pėr tė tevbe (mėshirė prej Allahut dhe falje). Murgu i thotė se pėr tė nuk ka tevbe. Ky e vret edhe murgun dhe me tė i plotėson njėqind tė vrarėt. Pastaj vazhdon tė kėrkojė njeriun mė tė ditur nė botė, e udhėzuan te njė dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarė 100 njerėz dhe e pyet edhe kėtė se a ka pėr tė tevbe? Dijetari i tha: “Po! E cili ėshtė ai qė mund tė ndėrhyjė ndėrmjet tij dhe tevbes sė tij? -Shko nė atė vend dhe nė atė vend, aty banojnė njerėz tė cilėt e adhurojnė All-llahun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrė nė vendin tėnd, sepse ėshtė vend i keq”. Njeriu u nis pėr nė vendin e adhurimit tė All-llahut dhe kur arriti nė gjysmė tė rrugės i erdhi vdekja. Atėherė lindi grindja nė mes engjėjve tė mėshirės dhe engjėjve tė dėnimit. Engjėjt e mėshirės thanė: “Ai deri kėtu ka ardhur i penduar pėr mėkatet me zemėr tė drejtuar kah All-llahu i Madhėrishėm”. Kurse engjėjt e dėnimit thanė: “Asnjėherė mė parė nuk ka bėrė mirė”. Atėherė kėtyre engjėjve u vjen njė engjėll tjetėr nė formė tė njeriut e kėta e morėn pėr gjykatės qė tė gjykojė se cilėt kanė tė drejtė. Ky u thotė: “Matni nė mes dy vendeve (vendit tė adhurimit dhe atij tė mėkateve), e mė afėr cilit vend tė jetė, atij vendi edhe i takon”. Engjėjt e matėn hapėsirėn nė mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte mė afėr vendit qė synonte, andaj e morėn engjėjt e mėshirės”. (Muttefekun alejhi)

    [9] En Nisa, 17.



    [10] El Bekare, 256.

    [11] En Nisa, 125.

    [12] Muslimi.

    [13] El Isra, 14.
    A known mistake is better than an unknown truth.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    FUND E FILLIM



    Abdullahu, i biri i Saibit, rrėfen ta ketė dėgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thėnė nė mes tė ēdo dy rukneve:

    “ربَّنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقِنا عذاب النار

    O Zoti ynė! Na jep tė mirė nė kėtė dhe nė botėn tjetėr si dhe na ruaj nga dėnimi i zjarrit”[1].

    Pas kryerjes sė Tavafit ėshtė traditė profetike tė thuhet kjo lutje, e cila bashkon tė mirat e dynjasė dhe botės tjetėr, ndėrsa unė - i nderuari lexues – po tė pyes para fundit tė vitit: Ēfarė tė mire bėrė kėtė vit? Ēfarė depozitove nė llogarinė e botės tjetėr?

    Fillimisht, mė lejo qė tė pajtohemi pėr ca botėkuptime nė fundin e vitit dhe fillimin e vitit tjetėr:

    1. “Veprat vlerėsohen sipas asaj qė pėrfundojnė”. Atleti nė shteg, zakonisht kur i afrohet cakut, e jep tėrė mundin dhe tėrė eksperiencėn e tij, andaj edhe ti, tash kur jemi nė fund tė vitit, mundohu ta bėsh mė tė mirėn me shpresė se Allahu tė fal pėr tė kaluarat.

    2. “Mos shiko tė kaluarėn por kryejeni atė qė u urdhėruat”. Mos shiko pas por zbato fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    “ولتنظر نفس ما قدمت لغدٍ

    Le tė shikoje njeriu se ēfarė ka pėrgatitur pėr nesėr (botėn tjetėr)”.

    Ajo qė kaloi, ka vdekur, nuk kthehet mė, lėre atė, mos u bė pesimist pėr tė, por shiko tani sė ēfarė mund tė bėsh qė nga memoria jote tė fshihet ajo kujtesė pėr ato mėkate dhe gabime tė sė kaluarės. (Pra pendohu!)

    3. “Mendo se nga mund tė dėnohesh”, qė tė fillosh njė faqe tė re, njė kapitull tė ri me Allahun e Madhėruar duke qėndruar tek shkaqet e ngecjes dhe vendosmėria pėr ndryshim nė tė ardhmen. Pėrkujto se Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “إِنَّ اللَّهَ لا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ

    Allahu i Madhėruar nuk ndėrron gjendjen e njė populli pėrderisa ata tė mos ndėrrojnė gjendjen e vetvetes”.

    4. Pėrpilo qysh tani njė listė tė detajizuar tė lėvizjeve dhe veprimeve tua, pėrkufizo tė metat tua tė qarta, shkruaj nė kėtė listė pesė nga to dhe betohu para Allahut tė Madhėruar qė kėtė vit ato do t’i braktisėsh, sikur qė pėr pesė mirėsi tjera, do t’i realizosh kėtė vit. P.sh.: “Mėso Kur’an pėrmendėsh, fal me rregull farzet, kujdes pėr 12 rekate namaz fakultativ, dhikrin ditor mos e lė kurrė, lexo sė paku njė xhuz’ – pjesė tė Kur’anit ēdo ditė, bė ndonjė aktivitet tė duhur qoftė nė nivel familjar apo edhe nė atė shoqėror, bė vepra tė mira ngase ato tė ruajnė nga tė kėqijat”, e kėshtu me radhė.

    5. Prioriteteve tė ēėshtjeve tua pėr kėtė pjesė tė vitit qė ka mbetur por edhe pėr tėrė vitin tjetėr le t’i prijė pastrimi shpirtėror. Kjo ēėshtje ėshtė nė dorėn tėnde aq sa tė dojė Allahu i Madhėruar.

    “وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا * فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا * قَدْ أَفْلَحَ مَنْ زَكَّاهَا * وَقَدْ خَابَ مَنْ دَسَّاهَا

    Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi atė! 8. Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij. 9. Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten. 10. E ka dėshtuar ai qė e poshtėroi vetveten”[2].

    Tani, ejani ta pėrpilojmė se bashku ekuacionin e suksesit dhe ndryshimit (reformimit):

    Hapi I: Pasion i sinqertė + interesim serioz + vendosmėri tė njėmendtė. Thotė Allahu i Madhėruar:

    “فَإِذَا عَزَمَ الأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ

    …E kur ēėshtja (e luftės) tė jetė vendosur, do tė ishte mirė pėr ata tė jenė besnik ndaj All-llahut”[3].

    Hapi II: Kėrko ndihmė nga Allahu i Madhėruar dhe mos u dobėso, mbėshtetu nė Atė qė ėshtė gjallė dhe nuk vdes kurrė. Thotė Allahu i Madhėruar:

    “فإذا عزمت فتوكل على الله

    …e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allah”[4].

    Hapi III: Pėrpiloje strategjinė vjetore nėn dritėn e mundėsive dhe rrethanave tua. Me fjalė tjera, shkruaje skenarin tėnd pėr kėtė vit.

    Hapi IV: Synimet dhe ambiciet pėr kėtė vit bėji kohore nė kuptim tė shtrirjes sė tyre ditore, javore dhe vjetore.

    Hapi V: Gjatė javės eksperimento me ndonjė synim dhe shiko nė pengesat qė pamundėsojnė atė duke i shėnuar ato diku siē i shėnon edhe shkaqet e suksesit.

    Ejani tė fillojmė tash! Ejani t’i ringjallim vullnetin dhe aspiratat pėr njė tė nesėrme tė ndritur! Ejani tė bėjmė njė punė konkrete nė rrugėn tonė drejt Allahut tė Madhėruar.

    Assesi mos thuaj se edhe mė parė kam vėnė tabela tė tilla por nuk kam patur sukses! Bėji rezistencė kėsaj ideje me mendim tė mirė pėr Allahun, dhe tregohu i sinqertė me Tė qė ta kesh ndihmėn e Tij!

    O Zot, Ti qė udhėzon tė humburit, mėshiron mėkatarėt dhe fal gabimtarėt, tė lusim tė na fusėsh nė grupin e robėrve Tu tė sinqertė, nė mesin e profetėve, tė sinqertėve, dėshmorėve dhe vepėrmirėve!

    O Zot, Ti qė di sekretet, qė ngrit gradat, fal mėkatin, pranon pendimin, Ti qė edhe ndėshkon ashpėr, Ti qė pėrveē Teje nuk ka Hyjni tjetėr dhe tek Ti ėshtė e ardhmja jonė, tė lusim tė na dhurosh shijen e faljes Tėnde dhe ėmbėlsinė e mėshirės Sate, o mė i mėshirshmi Mėshirues!

    Pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe tėrė shokėt e tij!



    Burimi: http://www.manhag.net/mam/haml-almsk/nhayh-wabdayh.html

    Pėrshtati nė shqip: Sedat ISLAMI

    21/12/2008

    Vushtrri, Kosovė


    [1] Transmeton Ebu Davudi ndėrsa Albani e ka cilėsuar hasen – tė mirė.

    [2] Esh Shems, 7-10.

    [3] Muhammed, 21.

    [4] Ali Imran, 159.
    A known mistake is better than an unknown truth.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •