1- Ibn Tejmijeh (lideri shpirteror i vehabive) ne Mexhmu El-Fetawa [21/523] thote:
"Ngrenia e mishit ne zgare dhe fileto eshte e lejuar, pamvaresisht se a e lan mishin apo nuk e lan. Por larja e mishit eshte BIDAT. Sahabet ne kohen e Profetit s.a.v.s. e merrnin mishin dhe e piqnin, keshtu e hanin pa e lare dhe e shihnin gjakun vija vija".
2- Organizata e "Dijetareve te medhenj" (Komisioni i perhershem i Fetvase) Nr. 21409, 21/3/1421:
"Nuk eshte tradite e muslimaneve, per shekuj me rradhe, dhurimi i luleve natyrore apo artificiale, per te semuret neper spitale ose jo,...kjo tradite eshte huazuar nga vendet qafire, dhe eshte transmetuar prej atyre personave qe jane te ndikuar prej ketyre vendeve dhe kane besim te dobet. Ne realitet lulet nuk i sherbejne ati personi qe e vizitojne, por kjo eshte imitacion absolut me qafirat dhe s'ka tjeter. Gjithashtu ka shperdorim te pasurise per dicka qe nuk e meriton. Frike se mos permes ketyre luleve mund te devijoje besim se mos keto lule jane sebebi i sherimit. Bazuar ne kete themi: Nuk lejohet marrdhenia me lule ne menyrat qe permendem me larte, as te shiten, as te blihen dhe as te dhurohen".
(Zoti na rujt).
3- E njejta Organizate dhe i njejti komision, Fetva Nr. 1678:
"Veshja e kepuceve me take te larte nga grate nuk lejohet sepse rrezikon qe grate te rrezohen, njeriu eshte i obliguar permes sheriatit qe t'i largohet rreziqeve. .....Takat e larta e tregojne femren te gjate dhe kjo konsiderohet mashtrim, gjithashtu konsiderohet zbukurim keshtu qe nuk lejohet qe zbukurimet t'i tregohen te tjereve,....".
Kaq per sot,...neser vazhdojme me gallatat e vehabive ende me te renda qe kane te bejne edhe me besimin islam.
Lusim Allahun te na largoje nga sherri i vetes tone dhe nga sherri i te tjereve.
Selam
Krijoni Kontakt