Babagjyshi i Vitit të Ri tremb fëmijët e vegjël. Kjo siptomë frikë nuk është e një apo dy fëmijëve, por ndër është vërtetuar si e tillë ndër vite. New York Post publikon në këtë prag Krishtlindjesh dhe Vitit të Ri foto ku tregohet se fëmijë të vegjël sapo shohin mjekrën e bardhë, faqet e kuqe fillojnë e qajnë me të madhe. E bërtitura rritet edhe më shumë sapo babagjyshi i përqafon ata. Por, pavarësisht kësaj, prindër që dikur kur kanë qënë fëmijë edhe ata mund të kenë qarë nga ikona e Plakut të Vitit të Ri nuk i shpëtojnë dot sindromat të të bërit fotografi me Babagjyshin. Pse mos ta kenë bebet e tyre një kujtim me Babgjyshin e Vitit të Ri? Fëmijët në foto, disa prej të cilëve tani janë rritur e bërë burra, ndoshta qeshin me tmerrin që kanë treguar ndaj fytyrës babaxhane të Plakut të Vitit të Ri. Por, ja që kur kanë qënë bebe nuk mund ta mendonin dot këtë.
Krijoni Kontakt