Close
Faqja 239 prej 255 FillimFillim ... 139189229237238239240241249 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,381 deri 2,390 prej 2545
  1. #2381
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Laberi me galabri mund te kete lidhje vetem nese pranojme qe lab nuk ka lidhje me lab-eat e lib-urn , perndryshe do shtyhemi aq larg ne kohe saqe detyrimisht do i nxjerrim labet,labeatet e liburnet te dale nga fisi i galabreve, biles edhe fisin e labuve apo libuve ,popuj te detit.
    Kjo eshte nje mundesi shume e arsyeshme.

  2. #2382
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    1-Lere, lere. Edhe po s'u pershtat argumenti, do kellasim me zor qe te hyje.

    2-Une per nje gje nuk besoj se nuk gabohemi, qe fjala Kosova eshte serbizim i Galabrii.


    Dyshi harron se cka ve ne dyshim njeshi eshte pikerisht e vetmja menyre qe vete dyshi te ekzistoje.

    Fjala gala ka patjeter kuptimin i zi. Fjala Laraske vjen nga ngjyrat, pra me lara e kete logjiken e ngjyrave shqiptaret e kane pasur fiksim ne emertimin e kafsheve biles edhe ne te vendeve si ujebardha apo uji i zi (corovoda perkthim tjeter sllav).

    Kapim fjalen gallo. Kjo fjale hyn tek familja e kolo'mba e koli-mbri. Rrenja e njejte te con patjeter tek fjala 'gal' mirepo ckuptim mund te kete ne latinisht apo me gjere indoeuropiansht kjo rrenje 'gal-kol-gol' ? Absolutisht asnje kuptim ... eshte rrenje pa etimologji.

    Te vetmen etimologji e ofron shqipja kall e cila i qendron ne menyre perfekte kuptimit i zi, fatkeqesi,na pllakos e zeza/e keqja dhe qe nder te tjera lidhet me fatkeqesine te cilen gala simbolizon ne kulturen shqiptare. Nuk e di se cmungon pervec se ta gjejme te shkruar ne gur.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #2383
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    1-Lere, lere. Edhe po s'u pershtat argumenti, do kellasim me zor qe te hyje.

    2-Une per nje gje nuk besoj se nuk gabohemi, qe fjala Kosova eshte serbizim i Galabrii.
    Dyshi harron se cka ve ne dyshim njeshi eshte pikerisht e vetmja menyre qe vete dyshi te ekzistoje.
    Po si mor ti. Po te marrim dardhen #1, pas saj te rendisim mollen #2 (numrat i vendose ti) na dalin tri portokalle.

    PS. Ta ra gje ne sy se nga nisi ky debat? Sigurisht qe jo. E pra debati filloi nga citimi qe Hahni ben per Golub si pellumba qe nga Galab (Rii).
    Pervec po te na argumentosh qe pellumbat quhen edhe galab ne shqip.
    _____________

    Kolumba eshte italisht pellumb. Koluba-Goluba???
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 03-12-2008 më 09:07

  4. #2384
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Nuk e kam hobi ti dal kunder teorive te sterzgjeruara te baptistit, por mendoj se fjala Kosove eshte thjesht perkthim i iliro-trakishto-shqipes , vendi i Gales apo me sakte vrria e gales u be vrria e mellenjes(qe ka ngjyre te zeze).
    Fjala kosove nuk ekziston para ardhjes turqve - Nuk e ka as me te voglen rendesi historike ne shqiptaret; nuk shenon asgje qe te jete shqiptare ne kete bote - prandaj edhe e kanenderruar. -Jo qe ka ndonje kuptim ne serbisht, por vetem pse nuk eshte shqip, se nuk eshte ne traditen shqiptare. -Kjo eshte e vetmja vlere [politike, serbe] qe ka ky emer i felliqte me te cilin po na quajne neve sot.

    Tani fjala Gale pavaresisht galeve gjen paralelizem ne shume gjuhe sic u tha nga shume veta ketu.
    Rrenja gal jep gal-ub ne sllavisht,
    Paj nuk jep!
    jep kol-omba ne italisht e jep edhe kol-ibri
    as kolomba, as kolibra.
    e mendoj se edhe ne gjuhe te tjera gjejme paralele.
    Nuk ka, une per vete nuk i kam gjetur. Ndoshta ti ke fat e i gjene.
    Nga anet e mira gale perdoret per sorrat e laraskat po ka te beje sigurisht me teper me ngjyren, keshtu qe gale mund tu thuhej dikur edhe mellenjave apo dudive meqe jane zogj 'te erret'.
    "mund"
    Tani tek fjala galabri ndarja qe beri alibaba gala+bri me duket mjaft e ndershme e si bie ne qafe ndonje teorie te sterprovuar.
    Galabri nuk eshte mishte e kurbanit qe ta ndajme ne ndershmeri. ~brii; ~bria; eshte prapashtese.
    Vecse bria ne trakisht pervec bririt (si e vuri ne dukje javan,eshte jonormale lidhja ) ka edhe kuptimin vendqendrim e kjo fjale per shkak te kalimit te b-v si ka ndodhur tek e mirenjohura b'ra-v'lla ne shqip ka dhene vria, pra bria=vria apo me sakte vrria(verri per ata qe duan e-ne).
    Q'e trakisht!
    Pra mua me duket mese e mundshme qe galabret te kene banuar ne fushe-kosove e nga fusha te kene marre emrin, fushe qe duhet te jete quajtur nga vendasit galabri apo galavria derisa sllavet moren persiper ta perkthenin germe per germe.
    Athua si u be ai perkthim 'shkronje per shkronje', me intereson ta shoh nje demonstrim.
    Hipoteza nuk perjashton qe gala te nenkuptoje pellumbin
    Cila hipoteze qenka kjo. Plumbi dhe pellumbi jane te hirte e shpesh-here edhe te shkruar.
    e ekzistenca e qytetit te galabreve ti kete dhene pastaj kuptimin fisit apo fushes
    Kjo duke u mbeshtetur ne emrin e zhdukur te qytetit, emrit qe me qe nuk ekziton?
    Andaj mbeshtetur ne kete fakt, ne do ta dijme se ai emer i dha kuptimin fisit dhe fushes sepse fisi nuk kishte kuptim - prandaj u dashke ta perfundojme se Kalabriite dardane kane qene pllubaxhinje e jo ushtaret e njesive kalorsiake te dardanise qe shpartallonin falangat maqedone me nje turr te vetem. Jo ata kultivonin perllubma! Po me deshpron djalo.

    dmth qyteti i pellumbave(galave,dudive) apo galabria (-bria perdorej jo rralle per vendbanimet trake).
    Prandaj sipas kesaj xhurrulldie si perfundim del cka?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #2385
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ketu ja fute kot javan. Ketu ska as molle e as dardha po mbase ndonje 'Portokalli'.

    Nuk mund te thuash se je dakort qe Kosova eshte serbizimi i galabri e te mohosh se Galabri ne trako-shqip vjen nga verria e galave apo vendi i zogjve te zinj. Vete Kosove ne sllavisht ate kuptim ka, keshtu qe nese e kane serbizuar atehere po te njejtin kuptim ka edhe galabri.
    Cdo gje tjeter eshte 'Portokalli'.

    E lexova cfare shkroi Hahni por fjala golub nuk ben aspak diference ne rrenje nga gale, nga gallo, nga kolomba,kolibri e me the e te thashe e rrenja eshte gal-gol-kol-kal.
    Vete fjala galaber vjen edhe si kalaber , pra gal e barabarte me kal duke i qendruar keshtu fonetikes shqiptare e vete rrenjeve te shume llojeve te shpeseve ne gjuhe te ndryshme qe na rrethojne.

    Golub nuk ka lidhje me galab por me rrenjen gal. Prapashtesa -ub edhe pse nuk e di besoj(e mund te ma konfirmoje bapoja apo aliu) se perdoret ne gjuhet sllave.
    Ky eshte ndryshimi me hipotezen e Hahnit qe ti me duket se nuk e vure re..

    Nga ana tjeter qe bria e trakishtes eshte forma e vjeter e vria(vrria) te shqipes nuk duhet te jesh ndonje gjuhetar me nam qe ta kuptosh, meqe fonetika shqiptare te ofron raste kur b kalon ne v e biles te ofron edhe rastin me kuptimplote kur 'b'rime e 'v'rime kane te njejten domethenie e perdoren paralelisht, pra b nuk eshte humbur plotesisht ne favor te 'v'-se.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #2386
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pyetje: A eshte fusha e Kosoves pjese kesaj zone qe po e neshkruan si e Galabriive?
    Jo. Fushë Kosova kufizohet me Llap-Gallap.

    Llap-Gallap janë si me thanë krahina vëllezër, por Llapi asht fushë e Gallapi bjeshkë. Prandaj ma merr menja që në kohë të lashta kishin të njëjtin emër Galabria.

    Por kufijtë që kanë sot nuk mund të jenë të njëjtë me kufijtë e lashtë. Ndodh që edhe Fushë Kosova është quajt Galabri, nëse ky fis ka pas shtrirje të madhe sa mendoj unë.

    Përderisa në Serbinë jugore një fushë e madhe quhet Jabllanica, që mendoj se serbët e kanë ndryshuar përmes metodës së dytë (sikurse goljak), ndoshta edhe Fushë-Kosova përfshihej në këtë krahinë.

    Kjo eshte nje mundesi shume e arsyeshme.
    Aspak e arsyeshme, kur kemi të bëjmë me prejardhje të fiseve të largëta që emrat nuk i kanë aq shumë të ngjashëm, duhet dhe një krahasim në fushat tjera: Veshje, Zakone, besim etj

    Liburnët dallojnë nga çdo fis ilir. Janë oazë kulturore në mes të ilirëve. Madje edhe me Venetët kanë dallime. Ngjashmëri më të madhe Liburnët kanë me Akejt (matriarkati, varrosja krrusur, ose në vazo etj)

    Qe fusha e Kosoves ka qene pjese e galabreve per kete nuk duhet te kete dyshim askush, meqe fusha e Kosoves ka qene e eshte zemra strategjike e Kosoves,keshtu qe o permendej nje fis i asaj zone o nuk permendej asnje fis i kosoves. Thunatet duhet te kene qene ne rrafshin e Dukagjinit.
    Unë jam i mendimit që Thunati janë parardhës të fisit Thaçi që edhe sot është me shumicë në Dukagjin, dhe përderisa fiset tjera mbajnë mend prejardhjen nga Shqipëria, ky fis nuk mban mend të ketë ardhur nga ndonjë vend tjetër.

  7. #2387
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Po ta jap une nje interpretim .

    Fjala 'gal' filologjikisht eshte e njejte me fjalen 'kall'
    Athua si mund te jete e njejte fjala 'vale' me fjalen 'balle' ? Sepse shqipja e sterprovon b/v ?
    e shqipja e sterprovon ndryshimin e g ne k apo k ne g ne rast se do te krijoje fjale tjeter por me lidhje kuptimore si kelb(qelb)-gelb'az apo kyp(qyp)-gyp qe praktikisht dallojne fare pak nga njera tjetra.
    Mua me behet se dallojne si nata me diten - por tani qe kemi drita duket sikur eshte zbutur ky dallim.
    Kall ne shqip ka gati perhere kuptim negativ apo perdoret ne fjali me kuptim negativ, kall daten(fus tmerrin), e kalli per se gjalli(e vdiq per se gjalli), e kalli ne varr(e futi te vdekurin ne toke), mos me kall(pre ne bese) e shume te tjera.
    Me vjen keq por shprehja "kall" ka dhjetera kuptime te cilat pak kush i di. Por kuptimin me te larget dhe i vetmi qe sininimisht liidhet me digien ka qelluar te jete ai qe di ti.
    Keshtu qe lidhja mes nje fjale kaq 'te tmerrshme' qe perdoret gati vec per fatkeqesi, pra kall me fjalen gal me duket e pranueshme, biles edhe qyqja mund te jete fare mire 'gale'.
    A mund te na sqarosh cfare deshe te provosh me kete sepse kjo qe the nuk ka asnje kuptim?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #2388
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Kjo eshte nje mundesi shume e arsyeshme.
    Mua me duket me teper si mundesi per te deshiruar...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #2389
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kall ne shqip ka gati perhere kuptim negativ apo perdoret ne fjali me kuptim negativ, kall daten(fus tmerrin), e kalli per se gjalli(e vdiq per se gjalli), e kalli ne varr(e futi te vdekurin ne toke), mos me kall(pre ne bese) e shume te tjera.
    Hyjnjeri unë mendova që e gjete zgjidhjen.

    Kall dmth djeg. Kall zjermin, kall shtëpinë, kall sanën. Kush e bën një gjë galan, përveçse zjarri?

  10. #2390
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Paj nuk jep!
    as kolomba, as kolibra.
    Nuk ka, une per vete nuk i kam gjetur. Ndoshta ti ke fat e i gjene.


    Deri tani,bapo kemi ne shqip,latinisht e sllavisht fjale me rrenje gal-gol-kol. Sipas teje po ti futem nuk i gjej dot zogj ne gjuhet gjermanike apo ndonje tjeter sllave e greqisht e vjeter apo sanskritisht qe kane kete rrenje ?

    Galabri nuk eshte mishte e kurbanit qe ta ndajme ne ndershmeri. ~brii; ~bria; eshte prapashtese.


    Cdo emer fisi ka nje rrenje e nje prapashtese ose eshte fjale e perbere. Tani Bria qe trakishtja e ka perdorur rendom per te treguar vendbanim e qe ne formen -briva ekzistonte ne keltisht per vendbanimin, ti e kthen per komoditetin tend ne nje prapashtese qe ne fakt shqipja nuk e ka njohur ndonjehere se nuk do te thote asgje,pasi edhe prapashtesa ka nje logjike, nje kuptim e nuk futet kot sa per te shtuar numrin e rrokjeve ne fjale.

    Q'e trakisht!

    Nuk eshte vetem -bria qe verteton elementet trake ne Dardani, megjithese traket nga iliret nuk dallonin me shume se camet me llapjanet.

    Kjo duke u mbeshtetur ne emrin e zhdukur te qytetit, emrit qe me qe nuk ekziton?
    Andaj mbeshtetur ne kete fakt, ne do ta dijme se ai emer i dha kuptimin fisit dhe fushes sepse fisi nuk kishte kuptim - prandaj u dashke ta perfundojme se Kalabriite dardane kane qene pllubaxhinje e jo ushtaret e njesive kalorsiake te dardanise qe shpartallonin falangat maqedone me nje turr te vetem. Jo ata kultivonin perllubma! Po me deshpron djalo.


    Thashe nuk perjashton kete hipoteze, jo se jam tifoz i saj, duke qene se e bera te qarte nga anoj.
    Dardanet ne kaloresi ishin deficitare dhe sa per dijeni falanga ishte e specializuar kunder kaloresise e skish kaloresi qe e cante me dysh edhe sikur te ishte ushtria e engjejve. Ushta e gjate eshte arme tipike kunder kaloresise. Dardanet dalloheshin te kembesorine e forte qe luftonte edhe ajo ne formen e falanges se ngjeshur por me ushta me te shkurtera se sarisa.

    Sa per dijeni ata qe kane thyer falangen maqedonase e kane bere duke u marre krahet, kurre perballe,pasi perballe ishte si ti bije murit me koke e dihet se kush fiton midis murit dhe kokes.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Tema të Ngjashme

  1. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  2. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •