Close
Faqja 59 prej 153 FillimFillim ... 949575859606169109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 1521
  1. #581
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo)

    Jorgo S. TELO

    E FOLMJA ZAGORITE
    PORSI NJĖ FLLADITJE

    (Meditime gjuhėsore
    dhe Humor ZAGORIT)


    HYRJE

    Prej vitesh mė ngacmonte ideja e trajtimit sa mė tė hollėsishėm e tė pranueshėm tė kėsaj teme qė ka nė thelb “gjuhėn e mėmės”, kėtė gjuhė qė na bėn tė komunikojmė lirshėm e bukur me veten, me pjesėtarėt e familjes, tė afėrmit, miqtė, gjithė ata qė kemi pėrqark afėr e larg…
    Me njė ndjesi tė tillė nė shpirt, pas disa vitesh krijimtarie nė rrafshin letrar, poezi e prozė, u vetėbinda, se, falė njohjes teorike tė grumbulluar gjatė studimeve e mė pas nė mėnyrė autodidakte, i plotėsoja disa kushte minimale pėr njė sipėrmarrje tė tillė modeste qė veē meje, ndihmon gjithkėnd qė merret me shkencat filologjike e sidomos me krijimtari tė mirėfilltė.
    Shtysėn mė tė hovshme ma jep fakti i pamohueshėm se krahina ku jam lindur e rritur ka nderin e veēantė tė jetė kryezonjė e gjuhės letrare shqipe.
    Kėtė ndjesi ma pėrforcon ekzistenca e qartė e kufinjve gjuhėsorė(izoglosave), tė cilėt nė fakt u pėrngjajnė, sipas mendimit tim atyre dhėmbėzimeve qė kanė pjesėt e kafkės sė kokės, qė, pėr tė siguruar ngjizjen, ingranohen pėrsosmėrisht bashkėrisht, duke mos lejuar kufinj si tė prerė me thikė…
    Nuk mund tė ekzistojnė kufinj gjuhėsorė nėndialektorė mė prerje precise, siē ndodh me kufijtė shtetėrorė.
    Duke u nisur nga faktet fonetike, themi se mė sė shumti kemi tė bėjmė jo me ndarje strikte, por me zona kalimtare me tendencė njėsimi jo tė plotė.
    Siē ndahen ėmbėl dy dialektet kryesorė me njėri-tjetrin ashtu, natyrshėm lidhen edhe nėndialektet.
    Tė folmen zagorite e gjejmė nė mjaft nuanca tė shqiptimit tė pėrafėrt me atė tė zonės sė Pėrmetit e deri nė trevat e Korēės dhe Elbasanit (pra njė shtrirje tepėr e gjerė…)
    Nė kėtė zonė tė gjerė nėndialektore ku shtrihet toskėrishtja, pa lėnė mėnjanė disa treva tė jugut e labėrisė mė e qenėsishme si veēori dalluese ėshtė shqiptimi…
    Le tė bėjmė njė krahasim mbi bazėn e njė pėrfytyrimi: Vizatojmė njė shirit tė errėt nė letėr apo nė kompjuter, duke nisur nga e zeza e fortė tek e zeza e ēelėt, gati gri… Kėshtu ndodh dhe me shqiptimin e zanorės”ė”(tė theksuar ose jo)nga labėria perėndimore drejt toskėrisė lindore, pra vjen duke u shqiptuar drejt njė artikulimi tė zvetėnuar, aqsa nuk dallon ndonjėherė, nėse je duke mėshuar tek”ė-ja” apo tek “a-ja” ose “e-ja”.
    Duke e dėgjuar tjetrin pa e parė pėrmes telefonit, jemi nė gjendje tė dallojmė menjėherė se cilit nėndialekti i pėrket. Kėshtu themi: ky ose kjo ėshtė pėrmetar-korēar ose filani do jetė nga labėria e Vlorės apo ajo e Kurveleshit…
    Ku e mbėshtes kėtė mendim?
    Realisht, duke e gjykuar nė rrafshin etnolinguistik, krahina e Zagorisė ka nderin tė jetė pjesė e denjė e dialektit tosk; madje si zogorit qė jam do tė shtoja nėn arsyetimin subjektiv se nėndialekti zagorit duhet tė pėrbėjė bėrthamėn e toskėrishtes e pse jo edhe tė krejt gjuhės letrare kombėtare…
    Ngado qė ta kapėsh vėshtirė tė gjesh trevė tjetėr me kėtė pastėrti gjuhe sidomos nė shumicėn e sistemeve gramatikorė. Nėse ka ndonjė veēori tė sajėn nė suazėn e sistemit fonetik tė tė folurit, nė aspektin shkrimor tendenca ėshtė tek vetėpastrimi e konsolidimi i pandėrprerė, duke i merituar plotėsisht tiparet e tė qenit bėrthamė e tė folmes letrare zyrtare e mė tė pranueshme pėr shumicėn e shqipfolėsve e sidomos atyre qė shkruajnė nė shqip.
    Ndodh jo rrallė qė nė zagoritēen e kthjellėt , pėr shkaqe tė panjohura saktė, tė kenė depėrtuar dhe lėmizhde, siē rastis qė nė rakinė ose verėn “ekstra” tė tė kapė syri ndonjė mikrohedhurinė, qė tė bėn tė shtrembėrosh buzėt e tė parathartosh fytyrėn, para se tė provosh pijen…
    Po e shembėllzoj:
    Si shqiptohet e si duhet shqiptuar emėrtimi i krahinės sonė?
    Mua mė vret veshin, kur dėgjoj: “Jam nga Zagorieja” ose “Do vete nė Zagorie” etj, kur mė e pranushmja do ishte: “Jam nga Zagoria” ose “Do vete nė Zagori”.Zagori(a)si Shqipėri(a).
    E njėjta dukuri shtrembėrimi ngjet edhe me toponimet e fshatrave pėrgjatė tė folurit apo tė kėnduarit:
    Dėgjojmė: “Alqi Kondi nivjanoti,
    krahas me Themonė qe…”
    Pa tė ndalemi: Ē’do me thėnė “nivjanoti”? Ne nuk kemi ndonjė fshat me emrin Nivjan, por Nivan, tė cilit i shtohet prapashtesa pėrkitėse “-ioti”, qė tė drejtshqiptohet “nivanioti. Po fshatrat e tjerė? Le t’i pėrmendim:
    Sheperi +iot (bie njė “i” e mbetet “sheperiot)
    Ndėrani +iot (bie njė “i” e mbetet normalisht “ndėraniot” e jo “ndėrjanot”
    Koncka + iot ( bie fonema bashkėtingėllore “k” me nyjen shquese e mbetet “konciot”)
    Zheji +ot (bie fonema zanore e patheksuar “i” e mbetet (zhejot)
    Lliari + iot (bie fonema zanore e patheksuar “i”e mbetet (lliariot)
    Kurse Doshnica, Topova, Hoshteva pranojnė tė tjera prapashtesa:
    Hoshtevė + iat (hoshteviat) (duke rėnė zan. “a”)
    Doshnica + iar (doshniciar) (bie zanorja “a”)
    Topova + it (bie fonema zanore e patheksuar “a” e bėhet (topovit)
    Ndėrsa kur duam tė drejtshqiptojmė a drejtshkruajmė pėr krahinėn, mė e pranueshme do tė ishte:

    Vithuqi + ot (bie fonema zanore e patheksuar “i”e mbetet (vithuqot)
    Sipas parapėlqimeve tė vetė bonorėve tė kėtij fshati vihet re, se, meqė historikisht ka qenė fshati mė i vogėl i krahinės, quhet edhe “Fshati i Vogėl”, ose disa e kanė konsideruar preardhjen e toponimit nga vithisjet qė ishin tė shpeshta e kėsisoj i mbeti “Vithuq” ose “Vithyq”, tjetėr qė shpesh shqiptohet dhe gabim si ‘Bythyq”jo nga ndonjė e folme dialektore, por, ndoshta e shkaktuar nga e folmja e individit tė veēantė, apo idiolektit.
    Zagori-a + it (Siē veprojmė pėr “topovit”; mundet edhe “zagoriot”)
    Na shtohet pėlqesa dhe krenaria kur kėto emėrtime bazė nuk i shohim tė deformuara si nė literaturė, nė shkresa zyrtare, nė shtyp etj e aq mė keq kur na i dėgjon veshi…)
    Jemi mėsuar tashmė qė folėset nė televizion, nga qė nuk i njohin trevat tona “ia kėpusin katundit” sidomos nė theksin qė kanė realk,isht kėto toponime. E vendosin theksuin bazė ku t’u teket e neve na vret veshin e na sėmbon njė dukuri e tillė…
    Kur duam tė theksojmė gjatė shqiptimit emėrtimin e toponimit ku jemi duke shkuar, atėherė ekzaktėsisht do tė dallojmė tė pashquarėn e secilit: Po shkoj nė Zagori, Sheper, Nivan, Konckė, Vithuq, Hoshtevė, Zhej, Lliar, Topovė, Ndėran. E mbi kėtė bazė krijohen rast pas rasti qoftė trajta e shquar, nėpėrmjeėt mbaresės, qoftė produktet gjuhėsore tė sė folmes sė emėrtimeve tė atyre qė banojnė nė kėto vende e qė prej tyre marrin dhe enėrtimin objektiv tė logjikshėm: Zagoria, Sheperi, Nivani, Koncka, Vithuqi, Hoshteva, Doshnica, Lliari, Zheji, Topova, Ndėrani.
    Mė tej thirren nė ndihmė prapashtesat fjalėformuese, mė tė cilat realizohen pėr bukuri e saktėsisht: zagorit, topovit (vepron prapashtesa: -it), sheperiot, nivaniot, konciot, lliariot, vithuqot (vepron prapashtesa –ot); kurse pėr emėrtimet : hoshteviat, doshniciar (veprojnė pėrkatėsisht prapashtesat “-at” dhe “-it”)
    Vihet re njė dukuri e veēantė tek fjala “konciot”, ku duket sikur shpėrbėhet paksa rrėnja e fjalės “Konckė”, duke u “arratisur” bashkėtingėllorja “k”. Kjo me sa shihet vjen ngaqė del ģ vėshtirėsuar artikulimi po t’ģ permbaheshim strikt rregullsisė sė fjalėformimit. Sa e bezdissghme do tė bėhej po tė flitej “konckiot”!
    Sipas pėrsiatjeve gjuhėsore tė mėsuesit tė merituar, Zotit Stefan Bulo, tė trajtuara filimisht nė gazėetėn “Zagoria”, cilido lexues zagorit jep pėrgėzime e konsiderata vlerėsuese tė pėrligjura pėr qėmtuesin dhe studiuesin.


    Meqė sapopėrmendėm “idiolektin”, e shoh tė udhės tė shtjellohem tek disa veēanėsi tė tė folmeve individuale, qė mund tė jenė rrjedhojė e nivelit kulturor e pėr mė tepėr pėr shkaqe anatomike tė organeve tė artikulimit. Po sjell dy-tre shembuj:
    Njė bashkėmoshatari im, kur isha nxėnės nė shtatėvjeēaren e Sheperit ishte nė shqiptim deridiku “thuthuq” Ai kur donte tė thoshte “ēaj mali, ēaj ēobani…ēaj me lule, ēaj pa lule” e shqiptonte: “Thaj mali, thaj thobani, thaj me lule, thaj pa lule” Kur e pyesnim: “Si ja bėn zogu?” na pėrgjigjej: “Dhogu ia bėn thiu, thiu, thiu” nė vend tė “Zogu ia bėn ciu, ciu, ciu!”
    Kėshtu qė natyrshėm e vetvetiu i mbeti nofka “Thiu.”
    Nė Nivan (siē mė tregonte nėna ime) njė djalė nga kondajt fonemėn bashkėtingėllore “k” e konvertonte gjatė tė folurit nė “t” e sidomos kur i merrej pak goja: Thoshte: “To-tozma Tondi ta nė toqe tė tuqe nė vesh.” (Kozma Kondi ka njė **** tė kuqe nė vesh) Neve na dukej si lojė- shaka…
    (kėtė shėmbull nuk e kam cilėsuar pėr tė ofenduar ndokėnd, por pėr tė trajtuar shembuj tė idiolektit. Kėrkoj ndjesė)
    Idiolektet nuk pranohen nė fondin dialektor ose nėndialektor.
    Kur isha i vogėl mė bėnte pėrshtypje e folura e njė plake nė Zhej. Kur i thėrriste djalit tė saj, dėgjoja: “O Basil, po ku je boreee!” (O Vasil , po ku je moreee?)
    Ka dhe mėnyra tė tjera tė foluri, qė nuk mund tė fitojnė tė drejtėn tė hyjnė nė fondin e tė folmes nėndialektore zagorite.
    Vetėkuptohet qė tė folmen burimore do ta gjejmė mė tė saktė tek ato shtresa popullate qė sė paku kanė mbaruar shtatė e tetėvjeēaren, ndryshe do hasėsh me persona qė heqin apo i shtojė “ė-tė” me vend e pa vend…
    Ekzistojnė dhe imitime apo sajime grupindividėsh, pėr tė mos u kuptuar nga tė tjerėt, dmth, ashtu siē kanė lindur zhargonet, ashtu dhe kėto, por duket sikur marrin mė shumė trajtėn e lojnave gjuhėsore…
    Le tė pėrmendim disa shembuj:
    Ēdo fjalė copėtohet nė rrokje e pas ēdo rrokjeje me shqiptim tė pėrshpejtuar shtohet qėllimisht njė prapashtesė me mision ngjyrimi e gjymtimi tė fjalės bazė, psh:
    “A mė do? (A-fa/ mė-fė / do-fo?)
    Ky lloj komunikimi individual realizon synimin e fshehtėsisė, duke u artikuluar fjalėt disi me njė shjpejtėsi mė tė dukshme se e folura e zakonte, qė pėrbėn njėfarėsoj mashtrimi akustik apo sugjestioni iluzor pėrgjat lėshimit tė frazave dhe aftėsisė pėrthithėse tė tyre nė njėsinė e kohės prej organit dėgjiomor tė bashkėbiseduesit.
    Ky synim mund tė realizohet edhe me tė tjera prapashtesa lodruese qė mund t’ģ pėrzgjedhė qoftė dhe pėr humor folėsi, si:
    “A mė do sa tė dua unė? (A-nxri / mė-nxri /do-nxri, / sa-nxri, tė-nxri,/ du-nxri/ a-nxri/ u-nxri/ nė-nxri?) Siē shihet prapashtesat gjymtuese “-fa”dhe “-nxri” arrijnė ta ngatėrrojnė dėgjuesin qė ky tė mos kuptojė qė tė rinjtė me kėtė farsė komunikimi duan t’i shprehin ndjenjat njėri- tjetrin.
    xxx

    Nė kushtet si hyn e del dimri nė Zagori, ka ndikuar tek banorėt pėr gjetje mundėsish, pėr ta kaluar sa mė kėndshėm trishtimin qė sjell moti i keq e nata e pambarimtė dimėrore pėrqark vatrės me zjarr.
    Lindėn kėshtu disa lodra vendi gjuhėsore:
    Loja e pėrhapur gjithandej e “kungulleshkave” ka qenė parėsore ndėr tė tillat.
    E fillonte njė pjesėmarrės, qė merrte pėrsipėr rolin e drejtuesit (-es) qė ia niste: Tani do mbajė secili mend numurin e vet… “Kisha njė kungullore e si i bėra ysmet, m’u bėnė katėr kungullore… “Pse katėr? - ndėrhyn shpejt numri katėr. “Po sa? “Tetė.” “Pse tetė? – ndėrhyn teta….
    E kėshtu loja vjen rrotull. Digjet kush nuk ndėrhyn shpejt e kush ngatėrron numrin. qė del jashtė loje.
    2) Loja “Pe lepur?” Qė ndikon nė tė folurit pa u ngatėrruar…pra si lojna tė tipit “Kupa me kapak, kupa pa kapak” tė cilat Zagoria i ka tė shumta…
    E para: “Pe lepur?
    E dyta: “pashė.”
    E para: “kishte bisht?
    E dyta: “pe lepur?
    E para: “pashė”
    E dyta: kishte bisht?”
    E para: pe lepur?
    E dyta: pashė.
    E para: “Kishte bisht?
    E dyta: “pe lepur?”
    E kėshtu vijimėsia e lojės varet nga ngatėrrimi ose mosngatėrrimi i partnerit tė lojės dyshe…
    Ndonjėherė brenda familjeve tona pėrsėritet dhe njė zhargon (doganēe) i pėrcjellė si mėnyrė pėr tė ngacmuar tė qeshura ēlodhėse si:
    “O gjitoneee!
    “Orseeee!
    “A mė jep njė ēikė cilifuqin, ta fut nė tė kuqin, se mė ka ardhė kokomblaqi i sime bije e do t’i bėj ca pemė *****?!

    (“Okomshie!
    “Urdhėro!”
    “A mė jep njėēikė tiganin, ta vė nė zjarr, se mė ka ardhė dhėndri e do t’i bėj ca vezė?)
    “Llaf ėshtė ai? Eja ta marrē!

    Kurse fraza e bashkim fjalėsh qė pėrdoren pėr pėrmirėsim tė artikulimit nė ligjėrim, krahina jonė ka disa:
    E shumėpėrhapura:
    “Kupa me kapak, kupa pa kapak.
    “Merr njė gur e qėllo rrapin, merr dy gurė e qėllo rrapin, merr tre gurė….. (Kush e thotė pa u ngatėrruar gjer tek dhjetė gurėt, fiton lojėn)
    “Plepi plak palcė pak…plepi plak i plasur i plasur pak palcė pat pasur… (tė pėrsėritet dhjetė herė pa u ngatėrruar)
    “Vdiq evgjiti, vdiq evgjiēka” (Dhjetė herė pa u ngatėrruar)
    “Hėngra dhinė e lashė minė, minė e lashė, dhinė e hėngra.” (Fiton kush e thotė sa mė shpejt dhjetė herė pa u ngatėrruar)
    “Pashė njė dele bythėpėrputhur, pashė dy dele bythėpėrputhura, (vazhdon gjer nė dhjetė dele pa u ngatėrruar, por edhe pa e prishur ritmin)
    “E shes thesin, s’e shes thesin…”
    “Njė kra me dru njė kra me shkarpa”
    “Me mė the e me tė thashė, nuk ngrė dot njė thes me kashtė…” (Disa herė)

    Shėnim:
    Ėshtė e vėrtetė qė zagoriti nuk ka mundur tė “honepsė” fonemėn bashkėtingėllore, tė shurdhtėn “h” pėrmidis zanoresh, ndaj as qė e shqipton fare: “Ik, ftou nė tajare!” (kur e rregullt ėshtė “ftohu”)Nėse nė shqiptimin e pėrditshėm mund tė tolerohet pėrsa po themi pėr kėtė fonemė, nuk mund t’ia lejojmė vetes nė tė shkruar e sidomos kur duam tė bėjmė letėrsi normale. Po kėshtu ne shqiptojmė, fshiu me peshqir, nė vend tė fshihu ose “fsheu, se tė panė!” nė vend tė fshehu, “lejnė qėntė” nė vend tė lehin qentė etj.

    VAZHDON
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 12-10-2008 mė 07:43 Arsyeja: PER SAKTESIM

  2. #582
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo)

    KREU I PARĖ

    SKICIM I SHPEJTĖ GJEOGRAFIKO-HISTORIK I ZAGORISĖ

    Sipas studiuesve tė mirėfilltė Evien Peri, Dhame Ēapi, Stefan Bulo, Ilia Laska e studimeve vetiake, sidomos sipas realitetit, gojdhėnave e trashėgimisė folklorike krahina e Zagorisė ka qenė e banuar qė nė periudhat prehistorike. Janė gjetur dokumente materiale qė vėrtetojnė prejardhjen ilire tė kėtyre trevave qė gjeografikisht i pėrkasin lartėsive juglindore tė Shqipėrisė. Si zonė e banuar prej shekujsh ka qenė e lakmuar pėr pasuritė natyrore e njerėzore prej administratash tė ndryshme; kryesisht ka qenė nėn administrimin qė zotėronte Gjirokastrėn e Tepelenėn; veē kurrė nuk arriti t’i pėrulej administrimit otoman.
    Historia nė kėtė rrafsh nuk lė pa pėrmendur (ndonėse historianėt nuk kanė arritur tė nxjerrin nė pah faktet historikė qė e dėftejnė Zagorinė njė kėshtjellė tė pamposhtur , qė bėri qėndresė tė admirueshme ndaj hordhive osmane e bashkėpunėtorėve tė tyre, ku si monument shembullor qėndrese, rezistence e vetmohimi mbeti kapedani legjendar Kiēo Vlashi nga Hoshteva, kapedanė tė tjerė si Ndreu, Llania etj, i cili me ēetėn e vet luftoi deri sa ra nė fushė tė luftės, duke mbrojtur Zagorinė nga hordhitė turke e nga rrjepja pėrmes taksave tė shumta.
    Kapedanė nė shekullin XVII-XVIII nxori pothuajse ēdo fshat. Jo mė kot zagoritėt u lidhėn dhe me Ali Tepelenėn; fakt qė rrėfen zgjuarsinė e vendasve pėr t’u mbrojtur nga mė tė egrit barbarė…Shembull pėr lidhje tė rafinuara me Alinė ishte dhe mbeti i shquari Dedė Gjoni nga Ndėrani, ku, siē e ka pėrshkruar dhe intelektuali potencial, ndėranioti z. Viktor Dervishi, del nė pah jo vetėm menēuria e zagoritit pėrballė situatash tė befta. Dedė Gjoni arriti ta shfrytėzojė “dobėsinė” e pėrkohshme tė Ali Tepelenės, jo pėr interesa tė ngushta vetiake meskine, por pėr tė evidentuar realisht edhe shpirtin bujar tė zagoritit edhe pėr tė krijuar terren favorizuas pėr tė ardhmen e fshatit e krejt krahinės, siē ndodhi nė tė vėrtetė, kur Aliu me pushtet tė fortė arriti qė mirėsinė ta shpėrblente me mirėsitė qė i shkonin pėrdorė, duke lėnė disa ura, mullinj bloje, manastirin e Nivanit, shtėpi nė Doshnicė, Ndėran e Hoshtevė etj.
    Duke u nisur nga lartėsia nė relievin brenda kėtij “djepi” krahina jonė ka dhe njė nėndarje mė dysh: Zagori e sipėrme, ku pėrfshihen fshatrat Sheper, Nivan, Ndėran, Konckė, Topovė, Vithuq e qė vijėn ndarėse me Zagorinė e poshtme e pėrbėjnė pėrroi Pacomiteve nga perėndimi e pėrroi Prasek nga lindja, ku bėjnė pjesė Vithuqi, Hoshteva, Doshnica, Lliari dhe Zheji.
    Qė tė hysh nė luginė natyra ka konturuar katėr “porta”simbolike qė pėrkojnė pėrkatėsisht me katėr grykat e qafat e vargmaleve shekullorė e konkretisht: Qafa e Ēajupit, gryka e Selckės, Gjurmėmushka, qafa e Dhėmbelit dhe ajo e Pirros nė zonėn ku bashkohet lumi Dhėmbel me Vjosėn e qė i takon Malėshovės.
    Mbrojtja fizike e Zagorisė ndikoi katėrcipėrisht edhe nė mbrojtjen e ruajtjen e gjuhės, zakoneve, fesė ortodokse (kur po pėrhapej e pėrqafohej gjithandej feja islame), pra u mbrojt me qėndresė tė fuqishme edhe trashėgimia burimore shpirtėrore e kėtij populli qė ai e dinte se si mbijetonte nė ato skėrka e gėrxhe, ku “hante pula strall” e ku uratėn e kish marrė ferra e rigoni…
    Janė tė pallogaritshme vlerat mendore, shpirtėrore tė burrave e sidomos grave burrėresha zagorite, qė arritėn tė sfidojnė kundėrshtarė natyrorė, njerėzorė e sidomos izolimin prej vendndodhjes si zona mė e thellė e trevave tė Gjirokastrės.
    Gruaja zagorite, veē vlerave tė lindura e tė trashėguara arriti tė pėrftonte tė tjera vlera brilante fizike e shpirtėrore, duke u kalitur me halle e vėshtirėsi mbijetese, duke u pozicionuar edhe nė rolin e mashkullit tė shtėpisė nė mjaft procese brenda e jashtė shtėpisė, gjer tek mirėrritja dhe edukimi i fėmijėve me frymėn atdhetare e me tiparet e kulturės sė mirėfilltė, pėr t’u krijuar brezave tė rinj konceptin e tė jetuarit me frutet e djersės sė ballit e jo me grabitje e tė tjera vese…
    Ajo s’e lėshonte naxhaken nga brezi, pėr tė ruajtur familjen e gjenė e gjallė…
    E imagjinoj veten nė njė helikopter, nga dritarja e tė cilit kundroj krahinėn tonė tė bekuar e tė pazėvendėsueshme pėr cilindo zagorit.
    Brenda njė kuadrati prej 15 kilometrash gjatėsi e mesatarisht 6-7 kilometra gjerėsi syri i etur arrin tė rrokė nė fokus njė luginė nė trajtėn e njė djepi gjigand, ku pėr parete tė tij shėrbejnė dy vargmalet mė tė pėrmendur tė kėsaj zone gjeografike e konkretisht nga lindja kurorėzon vargmali Trebeshinė- Dhėmbel- Nemėrēkė e nga perėndimi vargmali tjetėr vigan: Shėndėlli-Lunxhėri-Bureto.
    Duke kundruar me ėndje tė veēantė tė krijohet pandehma sikur pllaja famoze e Ēajupit kryen e mban pozicionin e “nėnės” qė mbėshtetet kokėn pas djepit, duke i pėrkundur ėmbėl tė dhjetė fshatrat pėrkundruall njėri – tjetrit, si tė vendosur me dorė nė pozicion valleje, ashtu, tė zėnė dorė pėr dorė duke ia shkulur kėngės nė valle, duke kujtuar historinė, duke kėngėzuar femrėn e bukur zagorite, ujin e kristaltė, erėn flladidėse, puhizėn e beharėve tė papėrsėritshėm dhe begatinė e florės shumėngjyrėshe e tejet tė larmishme…
    Kėngė nė valle, ku shpresa motivon lėkundjen e trupit, flatrimin e fustanit e fustanellės, ku ėndrrat e mėtimet pėr begati e liri, i japin eshkė e strall tokės, pėr t’u pėrndezur nėn kėpucėt me xhufkė.

    VAZHDON

  3. #583
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    keto nuk jane histori te sajuara, por esht nje pjese e atyre vuajtjeve pa ane e udhe qe hoqi familja jone ne kohen e diktatures , ne menyre krejt te pa drejte .E keto qe lexon ,o Serafim i dine dhe pjesa me e madhe e ketyre qe i lexojne keto qe shkruajme ne keto faqe, por qe cuditerisht (akoma s'jane shkeputur nga e kaluara e afert), ndaj dhe preferojne heshtjen!
    Qe njeriu te behet NJERI do vite e kohe, nuk mund te ndryshoje menjehere!
    EDUART,JAM I BINDUR QE NUK JAN HISTORI TE SAJUARA DHE E DI QE PJESA ME E MADHE E ZAGORITEVE JAN NE DIJENI TE NGJARJEVE QE NDODHEN NE ATE KOH,TI DO TA QUASH KOHEN E DIKTATURES,NDERSA MUA ME PELQEN TA QUAJ KOHA E NJEREZVE PA NDER,O SI DHE KOHA E TANISHME QE ESHTE KOHA E NJEREZVE PA TE KALUAR.
    TI MOS KERKO PERKRAHJEN E KETYRE PERSONAVE,SE ATA KAN FRIK.NUK KAN FRIK NGA NGJARJET QE NDODHEN,KAN NJE FRIK AKOMA ME TE MADHE,KAN FRIK SE NUK ARIN TE NDRYSHOJN DOT TE VERTETEN,KJO GJE I TMERON.
    NJERIU NUK KA FRIK PO TI TREGOSH GABIMIN,TMEROET PO TE SHFAQESH TE VERTETEN.

  4. #584
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Eduart Ne Keta Zagorit Mezi I Kemi,se Perndryshe Do Kishim Vetem Colen.
    Me Qe Ra Fjala Per Mledhjet E Frontit Do Te Tregoj Nje Histori.
    Ne Tiran Ishte Nje Plake Qe Rinte Vetem,dhe Kur U Prishen Me Kinezet, Ne Mledhje Filluan Te Shanin Kinezet,vetem Plaka Rrinte Ne Qetesi E Nuk Hapte Gojen.mbasi Folen Te Gjith,pan Plaken Qe Nuk Fliste E I Than:
    He Mi Nene Po Ti Cfar Do Thuash
    Plaka U Cua Ne Kembe E U Pergjigj
    E Cfar Te Thot Nena Se Mos Di Gje Un
    Ata Kemgulnin,po Thuaj Ndonje Gje Kunder Kinezeve
    Plaka U Mendua Njecik E Tha:
    Po Mir Me Qe Qenka Keshtu,nena Ka Nje Komplet Filxhanash Kinez Neser Po I Thyej.

  5. #585
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    "NJE ARMIK POPULLI"
    C'KAM PARE C'KAM DEGJUAR......
    Per fat te keq kam qene ne mbledhjen e organizuar per demaskimin e Mihal Dilos nga fshati Sheper
    Nuk mund te harrohet data e 9 Dhjetorit 1979 per ata qe jetuan nga afer ate skene e cila te kujton inkuzicionet e mesjetes me te vetmin ndryshim se inkuzitori ne kete rast eshte fshatari yt,gjitoni yt njerezit qe ne momente te veshtira u ke dhene doren dhe ndihmen pa shperblim . Dhe ja shperblimi!
    Mbasi mora lajmerimin u nisa per ne Sheper me disa te tjere me nje parandjenje
    seper dicka te keqe po na mbledhin.Njerzit drejtoheshin drejt Sheperit ashtu sic shonin ne festen e clirimit te krahines me ndryshimin se nuk ishte mengjes por mbremje.
    Kur lexova shkrimin e mesiperm kujtimet filluante me vijne ne mendje te fresketa sic i pershkruan i ndjeri Mihal Dilo Nuk ka mendje t'i honepsi te gjitha c'o leshuan aty. Veshin ta cponin gjithnje te njejtat fjale: Armik i popullit,armik i klases,Jani Dilo,t'u shtypet koka....etj fjale keto te leshuara nga njerez te potositur
    Me kujtohet nje moment kur Aristidh Muzha(sekretari i ardhshem i zones) qe ndodhej ne karriket e rreshtit para meje ne kohen kur te gjithe u ngriten me kembe dhe filluan te broborisnen parti-enver ju drejtua njerit qe kishte ne krah:Po ti pse rri? Pse nuk duartroket? Dhe tjetri deshi sdeshi nga frika u ngrit dhe
    beri c'benin te tjeret
    Eshte veshtire te pershkruash gjendjen dhe qendresen ne ato momente te nje plako 80 vjecar qe i kishin hequr bastunin nga dora e nje njerio puntor e duararte qe deri ne Zhej e Hoshteve kishte shkuar per tu ardhur ne ndihme njerezve si veteriner qofte edhe si mjek dhe kishte shpetuar jete njerzish Megjithate ai nuk u perul per moshen qe kishte nuk e leshoi veten por qendroi si trim duke mos pranuar asnje nga akuzat e rreme. Gjithashtu me kujtohe se si nipi i tij ardhur nga Nivani u ngrit pa ju bere syri terr dhe filloi te mbronte xhaxhane duke hedhur poshte c'do akuze Mmbaj mend qe nje gruaje i ra te fiket .Me von mesova qe ajo ishte Agllai e Mandit nga Sheperi.
    U degjuan zera qe thoshnine kthehen te gjithe femijet e armikut ne fshat me c'do kusht.Por djemte e Males nuk u kthyen kurre ne fshat se ata ishin njeri me i mire nga tjetri,te nderuar dhe te respektuar nga te gjithe ne punerat e tyre ku ishin ne gjithe shqiperine,se Shqiperia nuk ishte e gjithe si zagoria.U perpoqen fshataret si K.Ngjela,Lipe e Vasil Nashi, sekretaret e partive te te gjithe pesevjecareve etj me letra e telefone por nuk u eci,se ne kete dynja ka edhe njerez qe dine te vleresojne njerine dhe jo si nivjanotet qe i trajtuan djemte e Dilos(Te shkelqyer dhe me kulture te gjere)thjeshte si qenje te gjalla.
    Po pse valle duhet ti kthenin ne fshat?.Per denim? d.m.th. ata qe jetonin ne fshat vuanin?Keshtu thosh partia? Komunistet binin vete btenda me ato qe thoshnin.
    Me kujtohet se kur mbaroi mbledhja dhe dolem jashte neper rruge njeriu i veremosur i permendur ne tregimin e Male Dilos,duke u kollitur pershperiste me ze: Heres tjeter e ka radhen nje grua. C'fare pangopesie! Ktheheshim rruges dhe te ftohtet na kishte hyre ne palce.Ate nate nuk vura gjume ne sy.Mendohesha dhe thoshja me vete:Sa poshte ka rene Sheperi i Cajupit me te cilin krenohet nje komb i tere.
    Kohet e fundit me ra ne dore libri me autor Lame Capi shkruar per Sheperin me titull qesharak"C'KAM LEXUAR,C'KAM PARE,C''KAM DEGJUAR"Aty nuk pashe te permendeshin ngjarjet rrenqethse te demaskimeve publik te ndodhura ne Sheper si dhe krimi makaber i shkalles kombetare qe u be ne deren e Dilos dhe qe tronditi jo vetem Zagorine por dhe me tjute.
    Keto ngjarje z. Lame mire qe nuk i ka pare.....Por nuk i ka degjuar?.... Mire qe nuk i ka degjuar por nuk i ka lexuar?....C'jane keto! Dielli nuk mbulohet me shoshe.Populli nuk eshte budalla dhe ti haje te tera. Shkrime te teoricieneve te tille historia do ti shuaj.Historia e nje kombi,e nje populli,e nje fshati apo e nje njeriu tevetem shkruhet sic eshte me te mirat dhe me te keqiat bashke dhe e verteta kurre nuk humbet gjithmon do dale ne drite.Populli i Zagories se shpejti do ta gjeje rrugen e vet. Te pakten z Lame te kishte gjetur nje titull tjerer per librin e tij.
    ARMIKU I POPULLIT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 13-10-2008 mė 03:43

  6. #586
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Fatin e MIHAL ILIA DILO-S , e kish pesuar dhe burri i mire sheperjot ODHISE KOCI, te cilit i bene dy demaskime publike po te ketij lloji, pa asnje shkak; duke e bere sic thuhet "pacavure"!!! Xha Sevja, nje burre me kulture dhe jo i lig nga shpirti ,(kur kishte ne dore),sic ishin pjesa tjeter e parise ne fshat, u mbrojt me dinjitet dhe nuk i pranoi akuzat fallco qe hesteriket - bashkefshatare cirreshin e pellisnin ne "Pallatin e Kultures", aty prane bustit te Cajupit e shtepise se tij,i cili thone "filloi te luante nga vendi ",kur degjoje keto demaskime ... (te Xh. Seves dhe te Xh. Males...!!)
    Ishte ai Odhise Koci qe edhe luften e kish ndihmuar ,e Misioni Anglez ish strehuar ne shtepine e tij(ne mbledhje e akuzuan si spiun dhe te Anglezeve,ose me sakte te aleateve!),ishte ai Odhise qe ishte nga te paret antare te kooperatives dhe nder drejtuesit e pare te saj,punuar aq kohe dhe si brigadjer, e me von, (ne kohen e diskretitimit),punonte shites ne mapon e sheperit! Qe ne ate kohe ,(ndaj me cudit kjo heshtje tani), pati zera qe flisnin "se nuk diskretituan as Malen e as Seven, por veten e tyre me keto qe bene!"Gjithashtu thuhej se qysh sheperjotet rane aq poshte dhe bene keto mbledhje turpi ne fshatin e tyre,keto njolla te zeza qe ua imponoi sa Sigurimi aq dhe "kapetani ezmer Agron Llaziku"?!!!!

  7. #587
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Nje shkrim Brilant (do te ma quante , njeriu i mire , trimi Kolonjar SEFER MUJO LUARASI, kur ma dhuroi), shkruar nga Dr. Jani Dilo per Kole Tromaren dhe Bahri Omarin.

    DY EMRA -NJE SHPIRT / NGA DR. JANI DILO
    ....Deshmoret nuk dallohen njeri nga tjetri. Sikurse drita e bardhe e Diellit ,qe esht e perbere nga shume ngjyra te bashkuara,ashtu edhe deshmoret te bashkuar perbejne driten e bardhe ,te shndriteshme , driten qe ndricon rrugen e lirise se Atdheut.
    Sot do te kujtojme dy martire,vecanerisht te skalitur ne zemrat tona , sepse i kemi njojtur personalisht: Kole Tromaren dhe Bahri Omarin. Dy emra ,nje ide e vetme ; dy trupa,nje shpirt i vetem. Popujt ,fytyrat e Deshmorevet i skalisin ne gur te mermerte per te perjetesuar kujtimin e tyre dhe per t'ua dhene trashegimbrezave te ardhshem.
    Kole Tromara dhe Bahri Omari nuk kane ne Atdhe asnje permendore. Emrat e tyre nuk jane skalitur ne asnje pllake mermeri ose bronci ,por ndodhen ne zemrat dhe mendjen tone; emrat e tyre ne i kendojme te shkruar dhe te qendisur ne krahet e Shqiponjes Shqiptare. Kole Tromara dhe Bahri Omari kane qene nga themelonjesit e Vatres se Amerikes krah per krah me Pecin, me Nolin dhe me Konicen. Kur , pas Luftes se Pare Boterore , Shqiperia doli me te vertete me vete "per inat te djallit e te armikut" si thote poeti,Kole Tromara dhe Bahri Omari u kthyen ne Atdhe dhe u vune ne sherbim te Tij. Vazhduan , me fjale te tjera sherbimin ne paqe e ne qetesi per perparimin e shpejte te vendit, i cili ,i shtypur gjate qindra vjetesh, kishte mbetur pas. Kole Tromara si prefekt ne Gjirokaster ne vitin 1920,ka qene nga qeveritaret me te shquar e me te holle , duke vepruar ne ate kohe akoma te rrezikeshme.Ne Gjirokastren e shenjte e te shtrenjte per gjithe shqiptaret , ne Gjirokastren e Cercizit si ne Korcen e Themistokli Germenit dhe te Mihal Gramenos ,njihesh mire Kole Tromara ,patriot i shquar, goje-embel, paqedashes dhe shqiptar i kulluar. Me vone te dy Kole Tromara e Bahri Omari,ndodhen ne Parlamentin e Pare te Kombit tone per te mbrojtur gjene me te shtrenjte, pas lirise se Atdheut, lirine e popullit.Ne fund te vitit 1924 detyrohen te dy te mergohen ne dhe te huaj dhe pas pushtimit fashist, qe aq i hidhur na ka mbetur ne zemer, kthehen si nenshtetas te thjeshte privat ne vatanin e helmuar. Ne moshe te shkuar qe te dy, nuk i ka mposhtur asnje fat i keq, nuk jane lodhur nga rruga e gjate plot lot e mergimit dhe fatkeqesive. I pervishen punes perseri,i vihen nje detyre te re dhe mbase shume me te rende se cdo detyre tjeter qemoti: clirimi i Atdheut te lidhur me prangat e zeza te nje fashizmi gjithmone me te pangopur. Qe te dy perkrah Lumo Skendos , te dy flamurtare, te dy trima, te dy kandidate therore , kandidate deshmore: vetem per Shqiperine dhe asgje tjeter. Komunistet , kur i cuan te lidhur ne sallen e kasaphanes , nje gje kishin ndermend dhe thane: "Keta te dy populli i quan patriote. Ne do t'i poshterojme dhe do t'i akuzojme per cdo gje te pandereshme..."
    Po me kot . Me sa njolloset xhevairi, aq njolloset nje patriot. ...
    ....Xhelati mbeti i shtanget, si i ngrire. Ngriti doren perpjete dhe donte te thoshte :"Zjarr", por asnje ze nuk doli nga goja e tij, vetem buzet levizi.Dhe Kole Tromara e Bahri Omari thirren me ze te larte:"Rrofte Shqiperia!" Nje batare plumbash i shpoi tej per tej. Brenda ne varr rane dy trupa, nje zemer, nje shpirt, nje ideal.
    Vellezer e motra, Keshtu vdesin Deshmoret!Te cohemime kembe per nderuar kujtimin e tyre. Te jemi kryelarte qe kemi lindur ne token Shqiptare, sepse nje toke si kjo qe ka pjelle Kole Tromaren e Bahri Omarin ,esht e shenjte,nje toke qe nuk mund te jete kurre e roberuar. Dhe ne kete dite perkujtimore , nderin me te madh qe mund te tregojme ndaj Deshmoreve tane, esht te therrasim edhe ne si KOLE TROMARA E BAHRI OMARI:"RROFTE SHQIPERIA!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 13-10-2008 mė 16:52

  8. #588
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Ka ardhur koha te shtrohet pyetja per te gjithe ata zagorite qe ndjekin kete faqe(qe sic duket nuk jane te paket):SI DO FLASIM KUR TE VDESIM? Vleresimet e pergjigjeve me te mira morale mbase dhe materjale do t'i japi nje nga veteranet e kesaj faqeje Serafim Dilo.
    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 13-10-2008 mė 19:47

  9. #589
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    "NJE ARMIK POPULLI"
    C'KAM PARE C'KAM DEGJUAR......
    Per fat te keq kam qene ne mbledhjen e organizuar per demaskimin e Mihal Dilos nga fshati Sheper
    Nuk mund te harrohet data e 9 Dhjetorit 1979 per ata qe jetuan nga afer ate skene e cila te kujton inkuzicionet e mesjetes me te vetmin ndryshim se inkuzitori ne kete rast eshte fshatari yt,gjitoni yt njerezit qe ne momente te veshtira u ke dhene doren dhe ndihmen pa shperblim . Dhe ja shperblimi!
    Mbasi mora lajmerimin u nisa per ne Sheper me disa te tjere me nje parandjenje
    seper dicka te keqe po na mbledhin.Njerzit drejtoheshin drejt Sheperit ashtu sic shonin ne festen e clirimit te krahines me ndryshimin se nuk ishte mengjes por mbremje.
    Kur lexova shkrimin e mesiperm kujtimet filluante me vijne ne mendje te fresketa sic i pershkruan i ndjeri Mihal Dilo Nuk ka mendje t'i honepsi te gjitha c'o leshuan aty. Veshin ta cponin gjithnje te njejtat fjale: Armik i popullit,armik i klases,Jani Dilo,t'u shtypet koka....etj fjale keto te leshuara nga njerez te potositur
    Me kujtohet nje moment kur Aristidh Muzha(sekretari i ardhshem i zones) qe ndodhej ne karriket e rreshtit para meje ne kohen kur te gjithe u ngriten me kembe dhe filluan te broborisnen parti-enver ju drejtua njerit qe kishte ne krah:Po ti pse rri? Pse nuk duartroket? Dhe tjetri deshi sdeshi nga frika u ngrit dhe
    beri c'benin te tjeret
    Eshte veshtire te pershkruash gjendjen dhe qendresen ne ato momente te nje plako 80 vjecar qe i kishin hequr bastunin nga dora e nje njerio puntor e duararte qe deri ne Zhej e Hoshteve kishte shkuar per tu ardhur ne ndihme njerezve si veteriner qofte edhe si mjek dhe kishte shpetuar jete njerzish Megjithate ai nuk u perul per moshen qe kishte nuk e leshoi veten por qendroi si trim duke mos pranuar asnje nga akuzat e rreme. Gjithashtu me kujtohe se si nipi i tij ardhur nga Nivani u ngrit pa ju bere syri terr dhe filloi te mbronte xhaxhane duke hedhur poshte c'do akuze Mmbaj mend qe nje gruaje i ra te fiket .Me von mesova qe ajo ishte Agllai e Mandit nga Sheperi.
    U degjuan zera qe thoshnine kthehen te gjithe femijet e armikut ne fshat me c'do kusht.Por djemte e Males nuk u kthyen kurre ne fshat se ata ishin njeri me i mire nga tjetri,te nderuar dhe te respektuar nga te gjithe ne punerat e tyre ku ishin ne gjithe shqiperine,se Shqiperia nuk ishte e gjithe si zagoria.U perpoqen fshataret si K.Ngjela,Lipe e Vasil Nashi, sekretaret e partive te te gjithe pesevjecareve etj me letra e telefone por nuk u eci,se ne kete dynja ka edhe njerez qe dine te vleresojne njerine dhe jo si nivjanotet qe i trajtuan djemte e Dilos(Te shkelqyer dhe me kulture te gjere)thjeshte si qenje te gjalla.
    Po pse valle duhet ti kthenin ne fshat?.Per denim? d.m.th. ata qe jetonin ne fshat vuanin?Keshtu thosh partia? Komunistet binin vete btenda me ato qe thoshnin.
    Me kujtohet se kur mbaroi mbledhja dhe dolem jashte neper rruge njeriu i veremosur i permendur ne tregimin e Male Dilos,duke u kollitur pershperiste me ze: Heres tjeter e ka radhen nje grua. C'fare pangopesie! Ktheheshim rruges dhe te ftohtet na kishte hyre ne palce.Ate nate nuk vura gjume ne sy.Mendohesha dhe thoshja me vete:Sa poshte ka rene Sheperi i Cajupit me te cilin krenohet nje komb i tere.
    Kohet e fundit me ra ne dore libri me autor Lame Capi shkruar per Sheperin me titull qesharak"C'KAM LEXUAR,C'KAM PARE,C''KAM DEGJUAR"Aty nuk pashe te permendeshin ngjarjet rrenqethse te demaskimeve publik te ndodhura ne Sheper si dhe krimi makaber i shkalles kombetare qe u be ne deren e Dilos dhe qe tronditi jo vetem Zagorine por dhe me tjute.
    Keto ngjarje z. Lame mire qe nuk i ka pare.....Por nuk i ka degjuar?.... Mire qe nuk i ka degjuar por nuk i ka lexuar?....C'jane keto! Dielli nuk mbulohet me shoshe.Populli nuk eshte budalla dhe ti haje te tera. Shkrime te teoricieneve te tille historia do ti shuaj.Historia e nje kombi,e nje populli,e nje fshati apo e nje njeriu tevetem shkruhet sic eshte me te mirat dhe me te keqiat bashke dhe e verteta kurre nuk humbet gjithmon do dale ne drite.Populli i Zagories se shpejti do ta gjeje rrugen e vet. Te pakten z Lame te kishte gjetur nje titull tjerer per librin e tij.
    ARMIKU I POPULLIT
    LAKROR ESHTE SHKRIMI ME I BUKUR E ME ME LLOGJIK I KETIJ FORUMI KU SHKRUAJM,ESHT SHKRIM QE MERITON RESPEKT SEPSE KA LLOGJIK E SI CTHON
    LLOGJIKA ESHT ANATOMIA E MENDIMIT, TE LUMT.

  10. #590
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    Fatin e MIHAL ILIA DILO-S , e kish pesuar dhe burri i mire sheperjot ODHISE KOCI, te cilit i bene dy demaskime publike po te ketij lloji, pa asnje shkak; duke e bere sic thuhet "pacavure"!!! Xha Sevja, nje burre me kulture dhe jo i lig nga shpirti ,(kur kishte ne dore),sic ishin pjesa tjeter e parise ne fshat, u mbrojt me dinjitet dhe nuk i pranoi akuzat fallco qe hesteriket - bashkefshatare cirreshin e pellisnin ne "Pallatin e Kultures", aty prane bustit te Cajupit e shtepise se tij,i cili thone "filloi te luante nga vendi ",kur degjoje keto demaskime ... (te Xh. Seves dhe te Xh. Males...!!)
    Ishte ai Odhise Koci qe edhe luften e kish ndihmuar ,e Misioni Anglez ish strehuar ne shtepine e tij(ne mbledhje e akuzuan si spiun dhe te Anglezeve,ose me sakte te aleateve!),ishte ai Odhise qe ishte nga te paret antare te kooperatives dhe nder drejtuesit e pare te saj,punuar aq kohe dhe si brigadjer, e me von, (ne kohen e diskretitimit),punonte shites ne mapon e sheperit! Qe ne ate kohe ,(ndaj me cudit kjo heshtje tani), pati zera qe flisnin "se nuk diskretituan as Malen e as Seven, por veten e tyre me keto qe bene!"Gjithashtu thuhej se qysh sheperjotet rane aq poshte dhe bene keto mbledhje turpi ne fshatin e tyre,keto njolla te zeza qe ua imponoi sa Sigurimi aq dhe "kapetani ezmer Agron Llaziku"?!!!!
    MEQE E KENI NISUR ME MBLEDHJET,PO DAL PAK NGA TEMA E PO JU TREGOJ NJE HISTORI TE NJE GRUAJE ZAGORITE,E QUAJTUR SOFI MARKO LITA O SI NJIHNIN NE TOPOV KOCAJT.
    E FTUAN NE NJE DASEM,E COHEN TE GJITH BURRAT QE ISHIN NE DASEM E I THON TE ZOTIT TE SHTEPIS,O TE IKI SOFIA O DO IKIM NE,NUK RRIHET NE DASEM ME GRUAN E ARMIKUT, I ZOTI I SHTEPIS BRAVO I QOFTE NUK PRANOI,E KAM FTUAR UN E KETU DO RRI U PERGJIGJ.
    PSE E TREGOJ KETE HISTORI?
    E PARA,KUR DUA TE TREGOJ ZAGORITET NDONJE ZAGORITI,TREGOJ KETE HISTORI.
    E DYTA,ME VJEN KEQ QE NUK DI EMERAT E ATYRE ZAGORITEVE QE ISHIN NE DASEM,DHE EMERIN E TE ZOTIT TE SHTEPIS,SE HER MBAS HERE NXJER EDHE ZAGORIA BURRA.(PO DO PYES ME FALNI PER INJORANCEN)
    DHE E FUNDIT,SA HER PYESJA GJYSHE SOFIN,KU JETOHET ME MIR NE TOPOV APO NE DURRES ME PERGJIGJEJ,SE CKAM VUAJTUR NE FSHAT VARRIT DO TJA TREGOJ,EDHE NE DURRES KAM VUAJTUR PO KAM VUAJTUR NGA NJEREZ QE PAGOHEN PER KETE PUN.
    TRAGJEDIA E ZAGORIS DHE E ZAGORITEVE NDAJ NJEREZVE TE MIR NUK ESHTE SE I PERKULEN
    ,PO I THYEN.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •