Close
Faqja 60 prej 153 FillimFillim ... 1050585960616270110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 591 deri 600 prej 1521
  1. #591
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    [Lakrori21;]"NJE ARMIK POPULLI"C'KAM PARE C'KAM DEGJUAR......

    PAS ASAJ MBLEDHJEJE AQ DISKRETITUESE QE JU BE TE MOSHUARIT MIHAL ILIA DILO DHE ME PARE PO ASHTU DHE BURRIT TE MIRE SHEPERJOT ODHISE KOCI, QE TE DY DUKE QENE TE NDERGJEGJSHEM QE VEC TE MIRAVE ASGJE TE KEQE NUK I KISHIN BERE AS SHEPERIT, AS ZAGORISE E AS SHQIPERISE, DELNIN NE FSHAT E KUDO ME BALLIN LART , SE PER MENDIMIN T'IM TANI ISHIN DHE ME TE NJOHUR E ME TE DEGJUAR SE ME PARE. PUNOJA SHPESH ME XHA. SEVEN KUR ME THERRISNIN NE PUNE, I RRIJA PRANE , HANIM BUKE BASHKE ME TE, TE NJEJTEN GJE BENTE DHE DJALI TJETER SHEPERJOT ,I MIRI JANO DUDA, E BENIM ME TE BISEDA NGA ME TE NDRYSHMET SIDOMOS RRETH LIBRAVE QE LEXONIM NE ATE KOHE , KRYEVEPRAVE TE LETERSISE BOTERORE... BISEDONIM PER HYGO E BALZAK, PER STENDAL E SHEKSPIR, PER TOLSTOIN E SHOLLOHOVIN, PER HOMERIN E XH. LONDON,PER CAJUPIN E DASHUR TONIN, PER NAIMIN ,PER GJITHCKA.....
    EDHE SOT ME VJEN NDERMENT BISEDA ME XH. SEVEN E MREKULLUESHEM, QE KISH NJE KUJTESE FENOMENALE DHE I TREGONTE NGJARJET E LIBRAVE AQ SAKTE E AQ BUKUR , BILE MUND TE TE THOSH DETAJE QE I KISH TE FIKESUARA SIKUR PERPARA KISH LIBRIN....NA THOSHTE SHPESH :"MOS U THONE GJE QE RRINI E BISEDONI ME MUA....", E C'DO NA THONE O XH. SEVE I THOSHJA, ATA SI JU QUAJNE JUVE TI E DI NE NA KANE KONSIDERUAR QE KUR KEMI LERE.... ! E AI PLOT PASION ME FLISTE PASTAJ PER GJYSHIN T'IM, FLISTE ME SHUME RESPEKT PER GJYSHIN E JANOS, VASIL DUDEN E MIRE,FLISTE PER DJEMTE E DILOS ME RADHE,KU SHPESH ME THOSH:"TE GJITHE TE MIRE JANE, PO VEC JANI DILOS QE ESHT ME I MIRI TE MIREVE.E KUPTOJ MIRE PSE U LUFTOJNE..., E KUPTOJ MIRE PSE FLASIN KEQ PER JANIN..., POR NJE GJE TE MBANI MEND MOR DJEM, KUR TE NDRYSHOJE KOHA TE GJITHE ME MBURRJE DO THONE :''JEMI NGA VENDI I JANI DILOS!" EDHE PSE E DIJA KETE GJE, EDHE PSE E DEGJOJA EDHE DIKU NGJETKE, PRAPE KENAQESHA KUR I DEGJOJA NGA GOJA E XH. SEVES.....

    NE ATO KOHE ,PAS DISKRETITIMIT AQ TE TMERRSHEM , POR FARE QESHARAK E TE PA BAZE QE I BENE MIHAL DILOS, KY DUKE QENE ME SE I NDERGJEGJSHEM NE TE DREJTEN E TIJ,DELTE E E GJEJE GJITHMONE MIDIS VRESHTAVE "QE I KAM STOLISUR VETE"-THOSH E ATY PERTERIHEJ , RINOHEJ E JA MERRTE KENGES:''C'JANE KETO LLAFE / QE DALIN NGA FSHATI / TE VERTETA S'JANE / DALIN NGA INATI/....., E ASHTU ME LLERET PERVESHUR , ME ATE TRUPIN E DREJTE DHE TE BUKUR KRASITETE PEMET, U HIQTE DEGET E THATA, U XERRISTE PAK RRENJET, U HIDHTE NDOPAK PLEH.... "RRUFJANET DUAN TI SHKATERROJNE KETO STOLI THOSH,POR UNE DO BEJ C'TE MUNDEM TI GJALLEROJ..."! NJE DEGE E SHQYER PEME , QE NE ATE KOHE BEHEJ SHPESH JO PA QELLIM, PER XH. MALEN ISHTE NJESOJ SIKUR I KISHE SHKULUR KRAHUN ATIJ.....
    DELTE ME PALLTO KRAHEVE E ULEJ TEK GURI I MADH I PORTES , ATY KU DEGJONTE MURMURITJEN E LLAGATURATIT, NEN CICERIMAT E ZOGJEVE APO TE THELLEZAVE,E PERSERI SIDOMOS KUR KALONIN NJEREZ E KETIJ NUK I FLISNIN , KENDONTE:" SHIHNI SHIHNI SYT' E MIA , SE S'PASKA SI SHQIPERIA...." AFROHEM E I THEM AVASH:" XHAXHI (keshtu e therrisnim te gjithe), C'JANE KETO QE THUA PER KETE VEND, AKOMA E DO ME KETO QE NA BENE?" MENJEHERE NDERPRISTE KENGEN DHE ME NJE INAT ME DREJTOHEJ ME SHKOP:"PUSHO MORE M.., NUK NA I KA FAJIN SHQIPERIA, JO KURREN E KURRES, ESHT VENDI YNE ME I SHTRENJTE DHE ME I DASHUR KY, PER KETE PUNOI E SHKRIU TERE JETEN BABAI, PER KETE SHQIPERI LUFTOI JANAQI YNE, E DAJUA YT PANUA , PER KETE SHQIPERI TE LUFTONI DHE JU...., MBYLLO GOJEN , SE DHE MARGARITI E QIRJAKUA I DO TI DEGJOJNE KETO QE THUA E DO TE TE NGRIHEN NGA VARRI..."
    ME NJE DASHURI TE PA KUFI XH. MALJA SI DHE GJITHE FEMIJET E ILIA DILO SHEPERIT ,ISHIN EDUKUAR QE NE DJEP PER SHQIPERINE. E DERI NE VDEKJE I QENDRUAN BESNIK ASAJ!
    ISHTE KY MIHAL DILO QE NE ATE MBLEDHJE AQ TE TURPESHME , MORI GODITJE AQ TE MEDHA TE PA MERITUARA NGA NJEREZ TE ULET , PA KARAKTER E MORAL, TE PA FYTYRET SI EZMERI GJIROKASTRIT AGRON LLAZIKU (QE I DREJTONTE DHE I UDHEZONE E UDHEHIQTE KETO POSHTERSI), APO BASHKEFSHATARET E TIJ APOSTOL E ARISTIDH MUZHA, SOTIR KOCIU E DHAME CAPI(KY NUK BENTE VAKI QE NE C'DO MBLEDHJE TE FSHATIT TE MOS PERMENDETE EMRIN E "ARMIKUT TE POPULLIT", JANI DILO(!), KOLA KURO- ISH ZEV./SEK.PARTIE (KETIJ XH. MALJA I KISH SHPETUAR DHE JETEN E DJALIT TE VETEM , GOLES),APO TE TJERE BURRECE QE MUAREN UDHEZIME E ATY E SHFAQEN SI BISHA TE TERBUARA! NUK KURSYEN ATA TE SHANI E TE PERDORNIN NJE FJALOR RRUGACESK, SI "SOJE SEZ(!), "DHELPER DINAKE"(!),"VELLEZERVE TE VDEKUR T'U NXIRREN ESHTRAT E TE DIGJEN NE GROPE TE GELQERES(!), ET, ETJ SHARJE E POSHTERSI QE ME SHUME NGA KUSHDO I MERITONIN ATA QE I NXIRRNIN NGA GOJA.
    KUSH TE LEXOJE KETO RADHE FAKTIKE,ME SIGURI DO PYESE :"PSE GJITHE KY MLLEF , PSE GJITHE KJO URREJTJE MBI KETO FAMILJE QE VEC TE MIRAVE TE KEQIA NUK I BEN KURREKUJT?" "PSE KJO URREJTJE BRENDA FSHATIT KU NJIHEN MIRE NJERI ME TJETRIN ?"PERGJIGJA ESHT FARE E THJESHTE : -TE LUFTOJME SHQIPTARET E VERTETE DHE SHQIPTARIZMEN QE ATA KANE PREDIKUAR E PREDIKOJNE, DUKE MBROJTUR KOMUNIZMIN -TERRORIST QE GABIMISHT U INSTALUA NE SHQIPERI!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 14-10-2008 mė 11:47

  2. #592
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    "Lakrori 21"; Ka ardhur koha te shtrohet pyetja per te gjithe ata zagorite qe ndjekin kete faqe(qe sic duket nuk jane te paket):SI DO FLASIM KUR TE VDESIM? ............



    " TANI QE NE GOJE KE MIJRA FJALE,
    TI FOLME , VELLACKO,ME MALL , ME DASHURI!
    SE NESER KUR VDEKJA TE NA PERFSHIJE ,
    GOJA DO TE KYCET EDHE NE S'DO TI!

    Keshtu prosit "SAADIU" (Gjylistani dhe Bostani)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 14-10-2008 mė 14:47

  3. #593
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    SAADIU, shkeputur nga "Gjylistani dhe Bostani"

    DENOJE MIZORIN!

    ...............................
    .................................

    Mizorit, qe boten e mbyti ne ah,
    Si zogut te eger m'i shkul pende e krah!

    Shkul rrenjet qe s'japin vec gjembin qe ther!
    Rrit pemen qe soje vjel kokrra sheqer!

    .................................................. .......................
    .................................................. .........................

    S'ka hije te derdhesh per shtypesin lote,
    Po fale nje shtypes, ke shtypur nje bote.

    Shuaja llamben tiranit qe boten pervelovn!
    Me nder nje ne flake se bota ne hon.

    .................................................. .............
    .................................................. ...........

    Prej hovin mizorit, mos ki dhemshuri,
    Se shtypjen mbi shtypjen e quaj drejtesi.

  4. #594
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Kush Te Lexoje Keto Radhe Faktike,me Siguri Do Pyese :"pse Gjithe Ky Mllef , Pse Gjithe Kjo Urrejtje Mbi Keto Familje Qe Vec Te Mirave Te Keqia Nuk I Ben Kurrekujt?" "pse Kjo Urrejtje Brenda Fshatit Ku Njihen Mire Njeri Me Tjetrin ?"pergjigja Esht Fare E Thjeshte : -te Luftojme Shqiptaret E Vertete Dhe Shqiptarizmen Qe Ata Kane Predikuar E Predikojne, Duke Mbrojtur Komunizmin -terrorist Qe Gabimisht U Instalua Ne Shqiperi![/color][/quote]

    Eduart,e Ke Shkruar Zagorice,ashtu Si Duhet Shkruar Nje Histori,me Emera E Mbiemera,se Historia Pa Emera Esht Rrap Pa Rrenje.
    Kam Vetem Nje Verejtje Per Te Bere(pa Fletrufe).
    Sipas Mendimit Tim,sikur Keta Njerez Qe Ben Keto Te Zeza Ta Benin Me Te Vertet Per Te Mbrojtur Komunizmin,pothuajse Se I Fal,kam Frik Se I Bene Se Kishin Te Zezen Brenda,dhe Po Ti Pyesesh Pse I Bete,do Te Pergjigjen Qe Keshtu Ishte Koha E Keshtu Ishte Sistemi Komunist.
    Dhe Mbas Disa Vitesh Po Te Pyesesh Zagoritet Pse Nuk I Shkruat O Denoncuat Keto Ngjarje E Di Si Do Te Pergjigjen,keshtu Ishte Koha E Keshtu Ishte Sistemi,vetem Se Do I Nderojn Emerin Sistemit.

    Zagoriti Duhet Te Jet Atdhetar,e Ne Qoft Se Thot Qe Nuk Mundem,do Te Thot Qe Nuk Do.

    Ne Shkruajm Per Zagorin Sepse Njohim Ngjarjet

  5. #595
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    Ka ardhur koha te shtrohet pyetja per te gjithe ata zagorite qe ndjekin kete faqe(qe sic duket nuk jane te paket):SI DO FLASIM KUR TE VDESIM? Vleresimet e pergjigjeve me te mira morale mbase dhe materjale do t'i japi nje nga veteranet e kesaj faqeje Serafim Dilo.
    Faleminderit
    LAKROR.
    TE JESH I LIR ESHT PAK SESHT ASGJE
    TE MBROSH ESHT PAK JE VETEM NJERI
    TE THUASH TE VERTETEN I JEP VETEM ZE
    TE ARRISH TE BEESH I LIR,ESHT E VETMJA MREKULLI.

  6. #596
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    MEQE E KENI NISUR ME MBLEDHJET,PO DAL PAK NGA TEMA E PO JU TREGOJ NJE HISTORI TE NJE GRUAJE ZAGORITE,E QUAJTUR SOFI MARKO LITA O SI NJIHNIN NE TOPOV KOCAJT.
    E FTUAN NE NJE DASEM,E COHEN TE GJITH BURRAT QE ISHIN NE DASEM E I THON TE ZOTIT TE SHTEPIS,O TE IKI SOFIA O DO IKIM NE,NUK RRIHET NE DASEM ME GRUAN E ARMIKUT, I ZOTI I SHTEPIS BRAVO I QOFTE NUK PRANOI,E KAM FTUAR UN E KETU DO RRI U PERGJIGJ.
    PSE E TREGOJ KETE HISTORI?
    E PARA,KUR DUA TE TREGOJ ZAGORITET NDONJE ZAGORITI,TREGOJ KETE HISTORI.
    E DYTA,ME VJEN KEQ QE NUK DI EMERAT E ATYRE ZAGORITEVE QE ISHIN NE DASEM,DHE EMERIN E TE ZOTIT TE SHTEPIS,SE HER MBAS HERE NXJER EDHE ZAGORIA BURRA.(PO DO PYES ME FALNI PER INJORANCEN)
    DHE E FUNDIT,SA HER PYESJA GJYSHE SOFIN,KU JETOHET ME MIR NE TOPOV APO NE DURRES ME PERGJIGJEJ,SE CKAM VUAJTUR NE FSHAT VARRIT DO TJA TREGOJ,EDHE NE DURRES KAM VUAJTUR PO KAM VUAJTUR NGA NJEREZ QE PAGOHEN PER KETE PUN.
    TRAGJEDIA E ZAGORIS DHE E ZAGORITEVE NDAJ NJEREZVE TE MIR NUK ESHTE SE I PERKULEN
    ,PO I THYEN.

    Teksa lexoj trishtueshem per cfare trajtojne zoterinjte E. Dilo; S. Dilo dhe z. Lakrori, te cilin me gjysme intuiten time sikur po e identifikoj, e me ngjan se e kam pasur pjesetar ne veprimtarite e mia kulturore ne skenen e pallatit te kultures Sheper tok me te motren, qe e kisha nxenese e qe i kisha dhe pjesetare te grupit te Sheperit, kur shkuam per nje rregjistrim ne TVSH - ne Tirane. Mbaj mend si buka qe ha, se per keta vella e moter, shume te zgjar e te urte e punetore, kam qene i detyruar te degjoj nje lume kritikash nga disa te devotshem komuniste, sidomos nga drejtuesit e zones, se qenkesha zbutes i luftes se klasave e ku di une, gjersa ma cuan emrin ne te dy Komuitetet e rrethit. U kritikova edhe pse plus ketyre te dyve kisha aktivizuar ne prova edhe vajzen plot talent e te mencur te Haki Pines, te cilen s'ma lane ta merrja me grupin e femijeve ne Tirane. Kesisoj i ligu mbetesha une, sikur gjasme nuk i pranoja, kur une synoja per cilesi dhe jo per budallalleqet e disave, qe ma hidhnin dhe mua poshte punen qe beja me njerezit e talentuar. Ishte koha kur punova nje vit e ca mesues ne shkollen famoze te Sheperit e njekohesisht mbaja dhe vatren e kultures, duke fletur ne nje nga anekset e pallatit.
    Atehere vura per here te pare ne skene nje pjese teatrale te titulluar "Mulliri i Koste Bardhit", te cilen e shfaqem ne Sheper, Koncke e Hoshteve. Ne pjese aktivizoja pa dallim sheperiotet... Kujtoj mire qe persona qe kishin me shume vklera e talent si dudajt, nuk m'i linin t'i aktivizoja sic doja, por i merrja fshehur deridiku ne prova, se ua dija vleren, sidomos Teften, Janin, Kozeten e KENGETAREN E RE MIMOZA DUDEN, TE CILEN E PERGATITA VETE PER KONKURS, DUKE JA BERE KARAKTERISTIKEN ME TE MIRE SE TE VAJZES SIME PER ZERIN BRILANT QE KISHTE E KA.
    Sheperittet e etur per dije i kisha pikasur drejt. Dhe ata ishin Seve Koci dhe Niko Muzha, te cilet nuk merrnin nje e dy libra por nga nje stave te tere dhe i sillnin rregullisht , pasi i lexonin...
    Kurse intelektuale e komuniste si lexues i kisha shume te pakte. Me Malen diskutonim me teper probleme te mirefillta familjare e me dukej vetja i pakuptueshem e dis mistik para tij, se e kuptoja qe shpesh hezitonte hapej me mua si me pare, meqe aktualisht atehere quheshi "komisare te drites"...
    Ngjarjet qe pershkruajne me dhimbje zoterinjte e kesaj rubrike une i degjoja nga komentet qe beheshin ne shkolle e sidomos nga c'me rrefente me deshperim Come Stania apo Sparatak Rigua...
    E quaja veten me fat qe nuk asistoja ne ato trallisje shpirterore, se boll kisha te miat, kur me sulmonin dashakeqe dhe ambicioze shpifarake ne adrese time... Hezitoj te vazhdoj shkrimin, se me ngjan vetja sikur po rrefehem e s'me pelqen, por edhe dicka duhet ta permend: Nuk me kish hije mua te nxisja luften e klasave si derbeder, mbasi une vete e kisha nje njolle, isha kusheri i Ilia Telos, qe m'u be pulle poste ne gjithe dokumentet shkollore e pas taj ne jete, qe ne sy s'ma shprehnin, por praktikisht ma deftenin me aktet e mos pranimit ne radhet e PPSH, si person qe shquhesha ne pune brenda e jashte shkolle. Fundja me mire qe s'me qasen ne radhet e komunisteve, se kushedi c'mendesi do kisha perftuar, duke u shkundur nga te qenet i nstyrshem. Aq me neperkemben disa virte sa nuk me quajten te denje te shoqeroja grupin e kengeve te vajzave te sh, mesme qe shkoi ne Kongresin e Rinise ne Elbasan, se atje koncerti do jepej para udheheqjes. Madje poshtersia arriti gjer ne caqet e poshterimit. E shoqerova grupin gjer ne Gjirokaster e kur do hipnim ne autobuz, me zbriten, se gjasme Komiteti kish caktuar nje tjeter ne vendin tim, nje shef kuadri, qe s'e kish fare idene e kenges e qe u be bedeli im. Kete ndodhi e kam trajtuar edhe ne romanin tim "Hedhja e zareve".... Me mbeti peng e u stresiva shume, se nuk ma thane arsye pse me zbriten.
    PAERFUNDIMISHT MBESHTES MLLEFIN TUAJ , O TE NDERUAR QE I TRAJTONI KAQ BINDSHEM MARRERITE E ATIJ SISTEMI...
    PA U ZGJATUR PO E MBYLL DUKE U PERSHENDETUR SINQERISHT
    JORZAGORITI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 14-10-2008 mė 19:52 Arsyeja: KORREKTIM GABIMESH

  7. #597
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    Teksa lexoj trishtueshem per cfare trajtojne zoterinjte E. Dilo; S. Dilo dhe z. Lakrori, te cilin me gjysme intuiten time sikur po e identifikoj, e me ngjan se e kam pasur pjesetar ne veprimtarite e mia kulturore ne skenen e pallatit te kultures Sheper tok me te motren, qe e kisha nxenese e qe i kisha dhe pjesetare te grupit te Sheperit, kur shkuam per nje rregjistrim ne TVSH - ne Tirane. Mbaj mend si buka qe ha, se per keta vella e moter, shume te zgjar e te urte e punetore, kam qene i detyruar te degjoj nje lume kritikash nga disa te devotshem komuniste, sidomos nga drejtuesit e zones, se qenkesha zbutes i luftes se klasave e ku di une, gjersa ma cuan emrin ne te dy Komuitetet e rrethit. U kritikova edhe pse plus ketyre te dyve kisha aktivizuar ne prova edhe vajzen plot talent e te mencur te Haki Pines, te cilen s'ma lane ta merrja me grupin e femijeve ne Tirane. Kesisoj i ligu mbetesha une, sikur gjasme nuk i pranoja, kur une synoja per cilesi dhe jo per budallalleqet e disave, qe ma hidhnin dhe mua poshte punen qe beja me njerezit e talentuar. Ishte koha kur punova nje vit e ca mesues ne shkollen famoze te Sheperit e njekohesisht mbaja dhe vatren e kultures, duke fletur ne nje nga anekset e pallatit.
    Atehere vura per here te pare ne skene nje pjese teatrale te titulluar "Mulliri i Koste Bardhit", te cilen e shfaqem ne Sheper, Koncke e Hoshteve. Ne pjese aktivizoja pa dallim sheperiotet... Kujtoj mire qe persona qe kishin me shume vklera e talent si dudajt, nuk m'i linin t'i aktivizoja sic doja, por i merrja fshehur deridiku ne prova, se ua dija vleren, sidomos Teften, Janin, Kozeten e KENGETAREN E RE MIMOZA DUDEN, TE CILEN E PERGATITA VETE PER KONKURS, DUKE JA BERE KARAKTERISTIKEN ME TE MIRE SE TE VAJZES SIME PER ZERIN BRILANT QE KISHTE E KA.
    Sheperittet e etur per dije i kisha pikasur drejt. Dhe ata ishin Seve Koci dhe Niko Muzha, te cilet nuk merrnin nje e dy libra por nga nje stave te tere dhe i sillnin rregullisht , pasi i lexonin...
    Kurse intelektuale e komuniste si lexues i kisha shume te pakte. Me Malen diskutonim me teper probleme te mirefillta familjare e me dukej vetja i pakuptueshem e dis mistik para tij, se e kuptoja qe shpesh hezitonte hapej me mua si me pare, meqe aktualisht atehere quheshi "komisare te drites"...
    Ngjarjet qe pershkruajne me dhimbje zoterinjte e kesaj rubrike une i degjoja nga komentet qe beheshin ne shkolle e sidomos nga c'me rrefente me deshperim Come Stania apo Sparatak Rigua...
    E quaja veten me fat qe nuk asistoja ne ato trallisje shpirterore, se boll kisha te miat, kur me sulmonin dashakeqe dhe ambicioze shpifarake ne adrese time... Hezitoj te vazhdoj shkrimin, se me ngjan vetja sikur po rrefehem e s'me pelqen, por edhe dicka duhet ta permend: Nuk me kish hije mua te nxisja luften e klasave si derbeder, mbasi une vete e kisha nje njolle, isha kusheri i Ilia Telos, qe m'u be pulle poste ne gjithe dokumentet shkollore e pas taj ne jete, qe ne sy s'ma shprehnin, por praktikisht ma deftenin me aktet e mos pranimit ne radhet e PPSH, si person qe shquhesha ne pune brenda e jashte shkolle. Fundja me mire qe s'me qasen ne radhet e komunisteve, se kushedi c'mendesi do kisha perftuar, duke u shkundur nga te qenet i nstyrshem. Aq me neperkemben disa virte sa nuk me quajten te denje te shoqeroja grupin e kengeve te vajzave te sh, mesme qe shkoi ne Kongresin e Rinise ne Elbasan, se atje koncerti do jepej para udheheqjes. Madje poshtersia arriti gjer ne caqet e poshterimit. E shoqerova grupin gjer ne Gjirokaster e kur do hipnim ne autobuz, me zbriten, se gjasme Komiteti kish caktuar nje tjeter ne vendin tim, nje shef kuadri, qe s'e kish fare idene e kenges e qe u be bedeli im. Kete ndodhi e kam trajtuar edhe ne romanin tim "Hedhja e zareve".... Me mbeti peng e u stresiva shume, se nuk ma thane arsye pse me zbriten.
    PAERFUNDIMISHT MBESHTES MLLEFIN TUAJ , O TE NDERUAR QE I TRAJTONI KAQ BINDSHEM MARRERITE E ATIJ SISTEMI...
    PA U ZGJATUR PO E MBYLL DUKE U PERSHENDETUR SINQERISHT
    JORZAGORITI
    Z JORGO TELO,DHE UN JU PERSHENDES DUKE JU URUAR GJITH TE MIRAT.
    SHKRIMI QE SHKRUAT SIPER ESHT I BUKUR DHE SHUM INTERESANT,SI GJITH SHKRIMET QE BENI,E SHPRESOJ QE TE VAZHDOSH PA FUND.
    NE QOFT SE ME LEJONI KAM NJE VEREJTJE PER TE BERE(PERAQ SA VLEN).
    KUR SHKRUAN PER NJARJET POZITIVE TE ZAGORIS SHKRIMET JAN KOMPLETE,KUR SHKRUAN NGJARJET NEGATIVE,U MUNGON KRIPA,U MUNGOJN EMERAT.
    NUK MUND TE BENI TE NJEJTIN GABIM QE BEJ UN,EDHE SE UN E BEJ NGA INJORANCA SE NUK I NJOH EMERAT E PERSONAVE.
    JU JENI NJE PERSON I NJOHUR NE ZAGORI,DHE FJALA O TREGIMI JUAJ KAN RENDESI HISTORIKE,KESHTU SIPAS MENDIMIT TIM DUHET TA SHKRUANI HISTORIN E PLOT.
    MUA MUND TE ME FALET KY GABIM,NDERSA JUVE JO.

  8. #598
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Z JORGO TELO,DHE UN JU PERSHENDES DUKE JU URUAR GJITH TE MIRAT.
    SHKRIMI QE SHKRUAT SIPER ESHT I BUKUR DHE SHUM INTERESANT,SI GJITH SHKRIMET QE BENI,E SHPRESOJ QE TE VAZHDOSH PA FUND.
    NE QOFT SE ME LEJONI KAM NJE VEREJTJE PER TE BERE(PERAQ SA VLEN).
    KUR SHKRUAN PER NJARJET POZITIVE TE ZAGORIS SHKRIMET JAN KOMPLETE,KUR SHKRUAN NGJARJET NEGATIVE,U MUNGON KRIPA,U MUNGOJN EMERAT.
    NUK MUND TE BENI TE NJEJTIN GABIM QE BEJ UN,EDHE SE UN E BEJ NGA INJORANCA SE NUK I NJOH EMERAT E PERSONAVE.
    JU JENI NJE PERSON I NJOHUR NE ZAGORI,DHE FJALA O TREGIMI JUAJ KAN RENDESI HISTORIKE,KESHTU SIPAS MENDIMIT TIM DUHET TA SHKRUANI HISTORIN E PLOT.
    MUA MUND TE ME FALET KY GABIM,NDERSA JUVE JO.
    Si letrar qe jam, zoti Serafim, nuk marr persiper te kthehem ne ofiqar te gjendjes civile apo ne prokuror dhe as ne inventarizues gjynahqaresh te pandreqshem te atij sistemi absurd. Sipas mendesise sime tek pacienti me semundje infektive synohet se pari luftimi i semundjes qe te mos infektoje te tjeret. Une jam ne kete rast ne rolin e mjekut kurativ e terapet e jo kirurgu qe veprion me bisturi.Me "bisturi" vepronte shtazerisht rregjimi qw lame pas ndaj gjithe kundrshtareve te vet.
    Prape nuk po e zgjat, se keshtu e kam stilin.
    Te pershendes per guximin qe e pershfaq dukshem, meqe je larg sherrit...
    JORZAGORITI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 15-10-2008 mė 02:57 Arsyeja: korrektim

  9. #599
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DUARTROKITJET TONA (poeme nga Jorgo S. Telo

    DUARTROKITJET TONA
    (Poemė )
    Nga Jorgo S. TELO

    1.
    Sa herė
    Vezullantėt trupa qiellorė
    Bujarisht na dhuronin rreze drite,
    Aq herė
    Ne, xhaketėgrisurit tokėsorė
    Ushqenim nepsmėdhenjtė
    Me frenetiket duartrokitje,
    Me delirantet brohoritje…

    2.
    Sa herė
    Tė uritur nėpėr dhjetėvjeēarė
    Ėndrrat gėlltisnim nėpėr dremitje…
    Aq herė
    Gjithmonė turreshim si tė marrė,
    Tė kėnaqnim Prijėsit tanė
    Me tė nxehtat duartrokitje
    Me tė ēmendurat brohoritje.

    3.
    Sa herė
    Verbėrisht ecnim kėmbėzbathur
    Rrugė e pa rrugė, tė etur pėr jetėngjitje,
    Aq herė
    Ne zorrėthatėt buzėplasur
    Nuk reshtnim sė faluri “Cimėdhenjve”
    Nga mė tė kolmet duartrokitje,
    Nga mė tė sojmet brohoritje.

    4.
    Sa herė
    Nėpėrkėmbeshim emėr pėr emėr
    E nė gjoks ndienim plasaritje,
    Aq herė
    Cipėplasurit pa shpirt e zemėr
    Tejnginjeshin prej turmės
    Me tė pasosurat duartrokitje,
    Me tė vrullshmet brohoritje.

    5.
    Sa herė
    Si punėtorė, bujq e blegtorė
    Rėnkonim tė kredhur nė djersitje,
    Aq herė
    O, sa jemi shfaqur shembullorė,
    T’i velnim partiako-pushtetarėt mizorė
    Me shpėrthimtaret duartrokitje,
    Me gjėmimtaret brohoritje.

    6.
    Sa herė
    Si nxėnės dhe ushtarė
    Me drejtqėndrim ndėr rreshtat klasike,
    Aq herė
    Degdisnim drejt madhorėve sharlatanė
    Tė pandalshmet duartrokitje,
    Tė hovshmet brohoritje.

    7.
    Sa herė
    Ne, tė shkelmuarit prej shkelmėtarėve vrastarė
    Zėrin ēonim mbi tė egrat skėrmitje…
    Aq herė
    Pėrballeshim me persekutorėt barbarė,
    Qė na detyronim t’u falnim duartrokitje,
    Qė na nxisnin tė lėshonim brohoritje.

    8.
    Sa herė
    Nė aksione rropateshim duke gulēuar
    Me kėngė nė gojė… edhe pse nė sfilitje,
    Aq herė
    Jemi ndjerė poshtėrsisht tė dhunuar,
    Pa guxuar mė tė voglėn “pėshpėritje”.
    Se lypseshin vetėm duartrokitje
    Se pėlqeheshin vetėm brohoritje.

    9.
    Sa herė
    Sajoheshin koncerte e festivale,
    E “Profetėt” tanė nuk lejonin”plasaritje”;
    Aq herė
    Eh, ē’diktat ndaj rapsodėve, kėngėtarėve!
    Veē hymne pėr Epokėn e tė Parin e tė Parėve…
    Gjithēkaja tė mbyllej me duartokitje,
    Domosdo dhe me brohoritje…

    10.
    Sa herė
    Kujtojmė tė sertėn Diktaturė,
    Atė propagandė, ato dėrdėllitje…
    Aq herė
    Kujtesėn shtrydhim si moskurrė
    (Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunė)
    Rregjimi s’mbahej dot pa duartrokitje,
    Duartrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.

    11.
    Sa herė
    Pėrdhuna nga lart e rriste trysninė,
    E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,
    Aq herė
    Me imagjinatė thyenim pranga, zinxhirė,
    Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
    Sytė prej Lindjes i kthenim nė Perėndim,
    Pėr tė shpėtuar shuplakat nga duartrokitjet,
    Pėr tė ēliruar gurmazet nga brohoritjet.

    12.
    Kėsohere
    Gati menduan se ndryshoi “klima”
    E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
    Si gjithherė
    Iku mjegulla, por mbeti bryma.
    Kemi mbushur sheshet me mitingje
    Kur politiksit na kanė mbledhur veē e bashkė,
    Kur kemi pritur miq nga jashtė.
    Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,
    Veē mė sė shumti flamuj tė huaj
    e shumėngjyrėshit flamujt partiakė,
    Frymėn po i marrin kombėtarit bajrak
    E nėn flamuj veē duartrokitje,
    E nėn flamuj veē brohoritje…

    13.
    Sa herė
    Rrugėt tokėsore-ujore na ndėshkojnė…
    na mungon uji i pijshshėm
    e ēmimet njohin veē ngjitje;
    Aq herė,
    Rendim pas liderėve tė partive politike
    Rendim me duartrokitje
    Si dikur dhe me brohoritje.
    14.
    Sa herė
    Shpirtin e xhepin na i grin ēdo korrupsion,
    Korenti dhe puna na mungon;
    Aq herė
    Shpėrfillim vuajtjet, e… pa pyetur
    pėr mungesat mė jetike,
    turremi si tė ēartur nėpėr sheshe e salla,
    ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e pėrralla
    Dhe i shoqėrojmė ato me duartrokitje
    Doemos dhe me tė paharruarat brohoritje…

    15.
    Sa herė
    Krimi e maskat na nxijnė jetėn.
    e mitmarrjet na pėrthajnė “kuletėn”;
    Aq herė
    Pėrgėzojmė partiakė e pushtetarė,
    Si tė dehur nga pije magjike…
    Tė etur pėr duartrokitje
    Tė etur pėr brohoritje.

    16.

    Kėsohere
    Prisnim:duartrokitjebrohoritjet
    t’mbeteshin rudimente.
    Mjaft mė…ne dhe rregjimi genjyem vetveten
    Na mbetėn nėpėr kėmbė…Po, pse, vallė?
    E shpjegon njė thėnie menēurore:
    “Nėse ngjyra e qimes ndėrrohet shpejt,
    Zakoni nuk harrohet krejt…”
    Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,
    Ndaj nuk reshtin brohoritjet.

    17.

    Gjithėherė
    Ne kryelartėt e Shqiponjės zemėrfurrė
    kemi qenė tė paepurit krenarė nė rritje..
    Por shpeshherė
    S’merret vesh si tjetėrsohemi si moskurrė
    e rikthehemi si me njė joshje magjike
    tek tė fantaksurat duartrokitje,
    tek tė kotmėkotshmet brohoritje…


    18.

    Pėrfundherė
    As duhet tė shmangim veten nga marrėritė?
    As duhet tė shohim pėrpara nė liri e dritė?
    Pėrgjithherė
    Le t’i ēlodhim te gjorat shuplaka,
    Le t’i ēlirojmė gurmazet e ngrata.
    Pa rėnė nė “kurthin” e qetėsisė Olimpike:
    Mjaft mė me bajatet duartrokitje!
    Mjaft mė me delirantet brohoritje!
    Veē…atje e atėherė, kur duhet,
    t’i qesim energjike!

    Epilog.

    E pse tė mos i ruajmė emocionet
    pėr tė Shqiponjės fluturime jetike?
    Veē, ama..
    Vetėm kur tė kemi shėndet, paqe, begati,
    Veē, ama,
    kur nė tė vuajturėn Shqipėri
    tė shohim e njohim vetėm ngjitje
    brenda tė sė pranishmes LIRI…

    Korrik-gusht 2008

  10. #600
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    KREU I DYTĖ

    MARRĖDHĖNIE TĖ NDĖRSJELLTA PĖRMIDIS ZAGORTĒES
    DHE ERUDITIT ILIA DILO SHEPERI…

    Arkitekti i gjuhės shqipe, Ilia Dilo Sheperi dhe e folmja zagorite kanė ekzistuar dhe ekzistojnė pėrjetėsisht, sikur tė jene lindur pėr tė qenė tė ngjizur pazgjidhshmėrisht e reciprokisht, madje domosdoshmėrisht ndėrmjet tyre.
    Gjuhėtari i mirėfilltė i shqipes u limd e u rrit nė njė mjedis e komunitet gjuhėpastėr e gjuhėpasur e me njė dhunti tė veēantė qė kish tė bėnte me etjen, pėr tė pėrthithur dije tė shumta nė kėtė fushė.

    Sipas te nderuarit studjues Petrit Kola, banues nė Filadelfia,te cilin nuk e njoh personalisht, citoj:

    “Del pastaj njė trim i bukur nga Zagoria Ilia Dilo Sheperi e i qendis Portės sė Lartė njė memorandum historik… E shkroi profesor Diloja me dorėn e tij tė bardhė nė njė greqishte tė kulluar qė ta kuptonin mirė, fanariotėt dhe Patriarkana, adresuar nė emėr tė patrikut Joakin. E u kujton tė gjithėve se ai (autori) dhe orthodhoksėt shqiptarė i pėrkasin racės sė bukur iliriane… (i pėrfytyroj tė bardhė me sy tė kaltėr e flokėverdhė si e thotė kėnga: "Treqind lebėr leshraverdhė, nė grykė tė Kuēe u derdhė..").., i pėrkasin fesė sė tyre kristiane qė nga fillesat; se myslimanėt shqiptarė nuk janė turq e katolikėt nuk janė latinė… e tė gjithė ne kemi njė rrėnjė tė pėrbashkėt, njė histori, tė cilėn do ta vazhdojmė sa tė ekzistojmė mbi faqe tė dheut …”
    (Me rastin e ribotimit tė gramatkės sė shkencėtarit ILIA DILO SHEPERI, ai vazhdon):
    “Gėzohem qė keni shkruar dhe qė keni ribotuar librin. Unė e kam gjetur ribotimin e vitit 1972 nė arkivat e bibliotekės sė Filadelfias (Free Library of Philadelphia) dhe e kam skanuar nė format elektronik sepse mė duhej ta ktheja librin nė bibliotekė. Pėrveē ekspertizės rreth gramatikės sė asaj kohe, mė ka bėrė shumė pėrshtypje interesimi i Ilia Dilo Sheperit pėr studimin e gjuhės shqipe, tė dy dialekteve, me qėllim qė tė arrihej njė standard dhe tė pėrparonte nė tė njėjtin nivel me gjuhėt e tjera evropiane.”

    Kurse Ukshin Zajmi ka shkruar:
    “Odisejadat e shqiptarėve janė tragjike. Ata nė vend qė tė jetojnė e krijojne nė vendlindje detyrohen tė arratisėn, duke pėrjetuar tmerre tė ndryshme. Njė fat tė tillė e pėrjetoi edhe familja Dilo nga Sheperi i Zagorisė sė Shqipėrisė- Zagorisė sė Ēajupit, e sė bashku me familjen edhe Anxhela Dilo si 7-vjeēare.
    Historia e familjes Dilo, ėshtė mjaft tragjike dhe tragjeditė e pėrcollėn dekada me radhė. Megjithė kėto krajata kjo familje krenohet me Ilia Dilon-autorin e Gramatikės sė Gjuhės shqipe e shkruar nė vitin 1927, me Jani Dilon- eprorin ushtarak qė deri nė vdekje luftoj pėr ēlirimin e Shqipėrisė, e sė fundit edhe me Anxhela Dilon, qė nė shtator tė kėtij viti u shpall Poetja famoze e vitit 2005, sė bashku edhe me 19 moshatare tė saja.”
    xxx

    Gjuha nė tėrėsinė e paraqitjen e vet abstrakte apo konkrete ėshtė mediumi, me anėn e tė cilit realizohet komunikimi ndėrnjerėzor, ndėrpersonal nė ēdo mjedis shoqėror, zyrtar, ndėrkomunitar, familjar e gjithandej.
    Gjuha ėshtė dhe evidentuesja mė prestigjoze e njė kombi nė dallim nga kombet e tjerė, e njė populli nė gjirin e popullatės heterogjene tė botės…
    Si mjeti mė specifik ģ komunikimit, pra ģ marrdhėnieve bisedore, shkrimore, gjuha e ēdo kombi aktualisht e pėrherė ka pasur e ka veēanėsitė e veēoritė dalluese, e lidhur ngushtė me historinė e ēdo kombi e ēdo komuniteti.
    Siē dihet nga ēdokush ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht se gjuha ka qenė dhe ėshtė pėrcaktuesja mė domethėnėse e identitetit personal e komunitar, pra si pėr grupet njerėzore edhe pėr individėt veēmas.
    Ky konstatim u bė domosdoshmėri nėpėr tėrė procesin e krijimit dhe konsolidimit tė shoqėrisė njerėzore nė pėrgjithėsi… Ėshtė njė akt jo formal qė ėshtė realizuar e kryhet pėrmes artikulimit tė fjalės si shprehje e mendimit, gjė qė ėshtė materializuar nėpėrmjet tė folurit (me gojė ose me shkrim).
    Tė tilla konstatime, duke pėrparuar edhe mė tej me qėmtimet e studimet e veta, i gjejmė bindshėm tek i madhėrishmi dhe i pėrndrituri gjuhėtar, Ilia Dilo Sheperi, i cili e ka pėrshfaqur qysh nė fillesat e shekullit XX menēurinė e vet tė sintetizuar nė parathėnien e librit “GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHĖS SHQIPE” – botim i vitit 1927 nė VLORĖ, ribotim i vitit 1972 nė Romė dhe i vitit 2001 nė Tiranė:

    Midis tė tjerash gramatikani nė hyrje ka theksuar:
    = Njerėzit merren vesh me njėrijetrin me anen e gjuhės.
    = Gjuha shqipe vjen nga gjuha e vjetėr e Pellazgėve dhe fillimi i saj arrin vjetėrsinė mė tė lashtė, kohėn, nė tė cilėn dhe motrat e sajė greqishtja dhe latinishtja formoheshin secila nė qarkun e vetė” (Kėtu autori citon Angelo Masc-in nga “Sur l’origine de la nation Albanaise”)
    = Gjuha shfaqet me tė folur e me tė shkruar.
    = Gramatika pėrmbledh regullat, pas tė cilave kombi pėrgjithėsisht e ka folur dhe e flet gjuhėn e vetė dhe nė bazė tė tė cilave kėjo gjuhė ėshtė shkruar dhe shkruhet pagabimisht.
    = Gjuha qė pėrdorin nė tė shkruar intelektualėt e kombit tė tėrė, quhet gjuhė letrare; kėjo ėshtė gjuhė e pėrbashkėt, kurse ndryshimet qė eksistojnė nė tė folmet e popullit sipas vendit, pėrbėjnė dialektet (tė folmet) e njė gjuhe.
    = Dialektet e shqipes janė dy: gegėnishtja dhe toskėnishtja.
    Shėnim 1. Ndryshimet midis gegėnishtes dhe toskėnishtes janė shumė mė tė vogėla nga ndryshimet qė kanė dialektet e mė tė shumave nga gjuhėt e tjera tė botės, nė mėnyrė qė shpejt do tė jetė e mundur tė ketė dhe shqipja njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt, si dhe gjuhėt e tjera.
    Shėnim 2. Edhe dialekti flitet me ndryshime tė vogėla sipas vendit, duke pėrbėrė nėnėdialekte ose idioma. Kėshtu toskėnishrja ka idiomat e Ēamėrisė, tė Labėrisė, tė shqiptarėve tė Greqisė e tė Italisė.

    Pra, siē shihet, nga kėto pak fraza plot intensitet, qė shprehin intensitetin e mendimit shkencor te gramatikanit te shquar, vėrejmė ethe thellėsinė e aryetimit tė tij edhe laergpamėsinė e e tė ardhmes sė kėsaj gjuhe drejt njėsimit tė saj nė gjuhė letrare tė pėrbashkėt qė ende sot e kėsaj dite nuk po mundet tė pėrmbushė kėtė ėndėrr parashikimi tė arkitektit fisnik…
    Ėshtė pėr t’u pėrmendur shndritshėm, se Sheperi i Zagorisė ka tė drejtė tė krenohet e mburret me dy princat famozė: A.Z.Ēajupin dhe Ilia Dilo Sheperin, qė morėn dhe i dhanė tepėr e mė tepėr gjuhės shqipe… Ata janė e do tė mbeten idhuj pėr dhjetra e dhjetra studiues-gjuhetarė, shkrimtare e poetė qė e kanė pėr ndėr origjinimin nga Zagoria e gjuhės sė flladitur nga erėra e puhiza malore e tė spėrkatura nga ujėrat e bores, apo gjuhės sė aromatizuar nga shumėllojshmėria e leuleve tė kopshtijeve, lėndinave, pllajave, kodrinave e shpatmaleve zagorite…
    Shpreh bindjen time se kjo gramatikė pėrligj njė revolucion tė vėrtetė nė fushėn e toskėrishtes sė shkruar e tė folur e tė krejt gjuhės shqipe tė tėrėsinė e saj brenda e jashte kufinjve shtetėrorė, ku bėn pjesė kryelartėsisht dhe e folmja zagorite.


    VAZHDON

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •