Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet largohet Janullatos?

Votues
279. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    236 84.59%
  • JO

    43 15.41%
Faqja 12 prej 102 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 1014
  1. #111
    Mos u merzisni po he. Me ate moshe qe ka ai do iki njehere e mire per te krijuesi. Dhe pas tij uroj qe te vihet nje shqiptar ne krye te kishes.

  2. #112
    Atehere te lutemi te gjithe qe kjo gje te ndodhi sa me shpejt!

    p.s ishalla nuk na merzitet albo!

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Mos u merzisni po he. Me ate moshe qe ka ai do iki njehere e mire per te krijuesi. Dhe pas tij uroj qe te vihet nje shqiptar ne krye te kishes.
    je i sigurte per kete qe the ? ku e dime ne se nuk na gjen nje grek tjeter ai ne vendin e vet ?

  4. #114
    Kur Juda kėndon, Krishti flet shqip!

    Qė tė mos mė keqkuptojnė lexuesit e kėtij artikulli, unė jam humanist, pra unė besoj tek njeriu. Unė besoj se Zoti krijoi njeriun dhe njeriu shpiku fetė!

    Artikullin qė vijon nuk e shkrova pra, sepse antisimpatizoj biblėn greke apo italiane, por sepse njeriu- idhulli im- nė kėtė rast, shqiptari, ndodhet nė rrezik.
    Mbas rėnies sė diktaturės, kisha greke i shpalli njė kryqėzatė tė pamėshirshme kishės ortodokse shqiptare, tė themeluar prej Shqiptarit tė Madh, peshkopit Fan Noli.
    Kishėn greke e kam njohur mjaft mirė, gjatė qėndrimit tim dymbėdhjetėvjeēar nė Greqi, si emigrant ekonomik. Dhe nuk duhet tė jeshė ekspert pėr tė gjykuar funksionalitetin e kishės greke. Stacionet televizive greke buēasin ēdo ditė rreth skandaleve tė turpshme, ē’nderuese tė saj: priftėrinjtė mashtrojnė vajza tė padjallėzuara me pėrrallat e mrekullive tė krishtit, apo skandalet ekonomike, ku devocionet e besimtarėve grekė, pėrfundojnė nė xhepat e priftėrijve.
    Mjafton t’ju them se rroga e njė prifti grek ėshtė mė e lartė sesa rroga e njė nėnpunėsi bashkiak, dhe se priftėrinjtė qarkullojnė me automjete tejluksoze.
    Megjithatė, kjo mjegullnajė bizantine, e lartė sa mali olimpik, nuk e preku figurėn e Janullatos, kryepeshkopit ilegal tė Tiranės. Kam lexuar shpesh me sytė e mij, nė gazetat prestigjioze greke, Eleftherotipia apo Ta Nea, Janullatosin, tė qėndrojė dhjetė pėrqind lart kryepeshkopit grek, Kristodhulo, nė sondazhet mujore.
    Pėrse mbulohet me kaq lavdi e lajka Janullatosi? Pėrse pohojnė me plot gojėn dhe krenari, gazetarėt dhe figurat fetare greke, se Kryepeshkopi ynė i Shqipėrisė, Janullatos, ėshtė figurė e pakorruptueshme fetare?( I kam dėgjuar me veshėt e mij gjatė emisioneve televizive greke)
    Pėrgjigjia rrjedh si uji nė ullukun e logjikės sė shėndoshė: Greqia ka zgjedhur Janullatos tė kryqėzojė kishėn shqiptare. Greqia, nėpėrmjet zotit Janullato, po pėrpiqet njėlloj si Turqia Otomane, pesė shekuj mė parė, ta konvertojė kishėn ortodokse shqiptare me para. Po, po, me para.
    Dhe kisha greke e di se ē’bėn. Ajo na i njeh mirė telat. Kisha greke po shfrytėzon dobėsitė tona shekullore. E vėrteta duhet thėnė. Individėt shqiptarė, i kanė dhe po i tregėtojnė fetė pėr interesa ekonomike, ndėrsa prijėsat e tyre, e kanė shitur atdheun pėr pushtet, qoftė tek perandoria otomane, dhe tani, ndaj lajkave shtrigane tė Janullatos.
    Ime motėr, e cila punon nė Greqi, i pagėzoi vajzėn dhe djalin kristian ortodoks grek.
    Kur e pyeta m’u pėrgjigj: “E bėra qė tė na trajtojnė mė mirė grekėt!”
    Vetėm po tė jeshė ortodoks grek, trajtohesh mė mirė nė Greqi. Kuptohet, qė tė marrėsh nėnshtetėsinė greke, duhet tė jeshė kristian ortodoks grek, dhe Greqia nė kėtė rast ėshtė i vetmi vend nė Europė, i cili vė njė kusht tė tillė primitiv ndaj njė qytetari jo grek.
    Pėr fat tė mirė, egzistojnė ende burra qė vendosin interesat e atdheut mbi fenė, interesat personale dhe politike. Njė ndėr kėta shqiptarė paqedashės, ėshtė- pėr mendimin tim- edhe Atė Nikollė Marku. Pėr ata qė nuk e njohin( megjithėse nė Shqipėri, ai shihet si Fan Noli i dytė). Peshkopi Nikollė Marku i ėshtė kundėrvėnė Janullatos qysh nė vitet ’90. Ai ėshtė peshkop nė dioqezėn e kishės Shėn Mari tė elbasanit. ( pėr mė tepėr vizito: www.freewebs.com/kishaautoqefale
    Nė shenjė hakmarrjeje ndaj Nikollė Markut, Janullatosi vendosi tė blejė godinėn e shkollės sė parė tė mesme nė Shqipėri, e njohur Normalja e elbasanit. Kjo ndėrtesė ngrihet ngjitur me kishėn Shėn Mari ku Atė Nikolla pėrēon fjalėn e zotit.
    Dhe ky nuk ėshtė monumenti i parė tė cilin Janullatos e blen. Njė ndėr qindra gjurmėt fatale tė politikės sė tij antishqiptare, ėshtė edhe Kisha gjigande e ngritur pesė vite mė parė nė qytetin e Peqinit, qytet i cili banohet 95% prej popullate myslimane.
    Shkurt, Nikollė Marku ėshtė hala e fundit nė sytė Judane tė Janullatos. Pjesėn mė tė madhe tė priftėrijve tė kishės ortodokse shqiptare, Janullatos i ka mėditur me pagė mujore, pra ia ka zėnė gojėn me gjethe rrapi.
    Gjatė vizitės time tė fundit, nė qytetin tim tė lindjes, Elbasan, Atė Nikolla mė porositi me lot nė sy t’i bėj thirrje komunitetit botėror tė krishterė shqiptar, qė tė zgjohet, dhe t’i vėjė fre plugut mesjetar tė Janullatos.
    -“Nuk jam duartharė. Bukėn e gojės mud ta fitoj edhe duke ushtruar profesion tjetėr, por kėtu nuk bėhet fjalė pėr karrierė apo pėr njė ndėrtesė kishtare, por pėr uzurpimin e tolerancės fetare shqiptare, pėr greqizimin e shqipėrisė” – mė tha Atė Nikolla teksa po pėrshėndeteshim.
    Tė dashur bashėkatdhetarė, kudo qė ndodheni. Qofshi tė krishterė, myslimanė apo humanistė! Ngrijeni zėrin tuaj nė mėnyra tė ndryshme. Tregojini vendin e duhur njerėzve antishqiptarė, si Janullatos. Ai po pėrpiqet tė na gllabėrojė njė ndėr thesaret mė tė ēmuara, tolerancėn tonė fetare. Krishterimi shqiptar ndryshon mjaft nga krishterimi grek. Nė kėtė rast, shqiptari vendos vėllazėrinė mbi fenė, ose siē e ka thėnė Vaso Pasha: Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Tė kirshterėve shqiptarė nuk u nevojiten idhuj, tė derdhur nė flori, tė udhėtojnė si gangsterė nė automjete luksoze. Jami i sigurt, se besimtarėt shqiptarė, preferojnė, ashtu si ime motėr( me prejadhje myslimane) e martuar me ortodoks shqiptar, tė bashkėjetojnė e dashurohen pa dallim feje. Janė pikėrisht kėto aspirata tė mrekullueshme tė shqiptarėve tė cilat Janullatos, dhe kisha greke, llahtaron t’i groposė. Kisha greke ėndėrron tė prodhojė besimtarė tė verbėr, idhuj qė nė emėr tė zotit tė dhurojnė gjithēka nė kasafortėn e kishės. Pėrveē kėsaj, Grekėt e kanė pėr zakon, qė nėse je besimtar i kishės greke, je edhe Grek. Nuk janė tė paqėllimshme statistikat qė paraqet Greqia pėr popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut, ku 40% na qėnka me prejardhje greke.

    Ngrijeni pra zėrin , o patriotė shqiptarė! Pse jo, ndihmoni edhe nė rrugė financiare.
    (donatorėt mund tė kontaktojnė nė: meshumekulture@hotmail.com)
    Qeveria shqiptare ia ka ndėrprerė pagėn atė Nikollės. Nuk ju gėnjej, por kam blerė tridhjetė llampa pėr kishėn, mbasi atė Nikolla nuk paguhet mė, sepse sipas autoriteteve shqiptare, ai ėshtė rebel.

    I nderuari Arthur Liolin. Edhe pse nuk ju njoh personalisht, ushqej respekt pėr personin tuaj. Po ju drejtohem si yt bir( jam 32 vjeē), ju pėrgjėrohem nė emėr tė ėndrrės Noliane dhe tolerancės fenomenale fetare shqiptare, te ktheni kokėn drejt kishės mėmė ortodokse, kishės autoqefale shqiptare. Ngrijeni zėrin tuaj ndaj kėtij greqizimi tė paturpshėm tė kishės shqiptare.
    Keni tė drejtė tė jeni krenar tė vishni rasėn dhe kryqin e Nolit. Ju pėrgėzoj sinqerisht pėr kujdesin qė treguat pėr jubileun e njėqintė tė kishės autoqefale shqiptare nė Amerikė.
    Por, mė lejoni, me tėrė respektin qė ushqej pėr personin tuaj, t’ju kujtoj, se rasa dhe kryqi i Nolit qė mbartni, nuk mjaftojnė, mbasi kishės tonė shqiptare po i del tymi.
    Nėse ju dhe komunitet shqiptar ortodoks amerikan apo mbarėbotėror, nuk merrni masa urgjente, nė tė ardhmen e afėrt, nuk do tė egzistojė as edhe njė kishė autoqefale shqiptare nė Shqipėri, ku ju apo pasardhėsit tuaj, tė bėjnė meshė, sepse Juda greke do t’i ketė bunkerizuar kishat tona.
    Tek e fundit, rasa dhe Kryqi i Nolit, ėndėrrojnė tė prehen nė kishėn mėmė autoqefale nė Shqipėri.
    A nuk ishte kjo, ėndrra e madhe e Nolit, zoti Liolin?

    Sinqerisht,

    REZART PALLUQI


    Te largohet Janullatosi me kryqet e tij te rrezikshem!
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  5. #115
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Jo a duhet te largohet Jnts se dhe emrin e ka goxha te gjate dhe po pertoj ta shkruaj,por..................Ai sduhet te kishte ardhur fare.
    Ceshtja qendron se vezet i ka shtruar Ai,u ka dhene bekimin bijeve te vet ne Politike,Ekonomi,ect.Shqiperia jone e mjere tashme ka shume Janullatos shqipetare.

  6. #116
    Mesadi un te njejten gje po perpiqet te bej dhe kisha palestineze dhe libaneze!
    Kokat e kishes caktohen ne Athine ( 11 nga 12 kryeprifterinjt ne token e shenjt ishin grek) dhe kjo ishte shkak protestash per gjith komunitetin e krishter te jeruzalemit!
    Kish Shqiptare=kryepeshkop shqiptar....ska me thjesht!
    Mos mendon valle se problemet ne token e Shenjte mbaruan…, me vendosjen e klerit vendas. Aty pothuaj te gjithe vendalinjte shtegtojne jashte, po te mos kishin qene ata greke atje, orthodokset do te kishin marre arratine me kohe. Mendo pak, jane katandisur nje pike uje dhe jo nje ishull, ne vendin e tyre. Pa parate e Athines, sigurisht qe shtegtimet ne Europe dhe kyesisht ne SHBA do te shtoheshin ne dem te ketij komuniteti aq te vjeter. E njejta gje po ndodh prej dekadash ne Liban, Siri, Jordani dhe Egjipt, pasi vetlargohen nga vendet e tyre nga keqtrajtimi sistematik qe u behet.


    Per tu kthyer ne teme, eshte e drejte qe nje kishe kombetare te kryesohet nga nje shqiptar, por jo nje defiēetar qe hiqet si atdhetar, ku nder te tjera as qe nuk eshte fare prift, lere pastaj te jete peshkop dhe te propozohet si udheheqes shpirteror te nje komuniteti kaq te rendesishem si ai orthodoks.
    Po edhe te jemi kaq mosmirenjohes kundrejt asaj ē’ka ka bere Anastasi, per ne ne Shqiperi dhe jo vetem, sa te arrihet te lutemi per fundin e diteve te tij, me vjen peshtire…, Zoti e ka ne dore sa do te qendroje midis nesh, ky kryepeshkop…!
    Por nje pyetje me vjen pa dashur, sa prej atyre qe shprehen me kaq zjarr e dhembshuri per komunitetin dhe kishen ne ze, jane orthodoks??? Perveē se jane shqiptare gje tjeter ne defter nuk kane. Do te ishte me mire qe te sillnim mendimet e atyre qe jane orthodoks shqiptare, e kam fjalen besimtare te thjeshte si une, pasi perqindja e atyre qe shprehen pro dhe kundra, nga kleri yne brenda dhe jashte atdheut, dihet saktesisht!
    Urdheroni te dashur bashkebesimtare, na paraqisni aresyet dhe me pas edhe preferencat tuaja, atehere do te ishte e aresyeshme si debat.
    Nuk mundet asnjehere nje orthodoks te perzihet ne punet e nje komuniteti tjeter, po keshtu shpresojme qe te na respektojne edhe te tjeret ne, reciprokisht.
    Jam i sigurt qe, pas nje kohe te caktuar ( qofte sa me e larget ajo dite ) qe vetem Yne Zot Krishti e di, kur te vije ne fuqi nje kryepeshkop shqiptar, prape do te kemi thashe e theme nga ana e “patrioteve te flakte”, por me kerkesa krejtesisht tjera.
    Sikur ju dogji barku per KOASH-in apo per komunitetin ne ze, ku edhe nuk beni pjese!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 10-10-2008 mė 10:30

  7. #117
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Po pse nuk thoni mė mirė se marrdhėniet e Kishės Ortodokse Shqiptare dhe asaj Greke janė reciproke? Kisha Shqiptare ka nė krye njė grek dhe Kisha Greke ka nė krye njė shqiptar.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  8. #118
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Regarding Yannoulatos’ humanitarian credentials, let’s not forget that, at the time of the Serb massacres in 1998-1999, he had no sympathy for the Kosova Albanians. He publicly objected to the NATO intervention.


    There are over 200,000 Cham refugees in Albania today. They were brutally expelled from their own homes in Chameria and their properties confiscated by the Greek government in 1944. Bishop Yannoulatos has never uttered a word regarding their plight.



    Prej asaj dite, At Arturi ka filluar publikisht tė vlerėsojė dhe tė lavdėrojė punėn e Peshkopit Janullatos nė Shqipėri. Ndofta, Liolinasit kanė nevojėn e Peshkopit grek pėr ndihmė financiare, si edhe pėr kuadrot fetare qė pėrgatiten nė seminarin ortodoks tė Durrėsit, i organizuar nga Peshkopi grek Janullatos.
    Ky ėshtė po ai At Artur, qė gjatė bombardimit tė NATO-s kundra forcave serbe nė Kosovė ankohej me kėto fjalė: “Sulmet ajrore nuk mund tė vinin nė njė kohė mė tė keqe. Tani jemi nė mes tė Lentės sė Madhe nė kishėn ortodokse; po ashtu, tani ėshtė festa e Novruzit pėr myslimanėt. Pėr kėto arsye ėshtė veēanėrisht vėshtirė dhe njė shqetėsim moral tė dėshmosh bombardime nė kėtė kohė”.

    Puthadoret tjer qe i ka ber Janullatosi pas ardhjes se tij.
    Ke ndonje burim per kete citat te Liolinit?
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga King_Arthur Lexo Postimin
    po Duhet Te Ishte Larguar Me Kohe , Ai Po Na Merr Ne Qafe Po Na Ha Nga Brenda , Po Ai Dihet Qe Eshte Grek Dhe Mos U Cudisni Me Ate Harte Qe Vecon Himaren Ai Ate Ka Si Synim . Por Nje Gje Te Dine Greket Se Po Kerkuan Himaren Mos Harrojne Se Duhet Te Kthejne Camerine .
    HImara eshte toke shqiptare nuk kane ēfare te kerkojne ,ato minoranca greke qe jane ne shqiperi kryesisht ne dropull,kane ardhur ne shqiperi ne kohen e turkut ,duke punuar ne tokat e gjirokastriteve.Kjo eshte e vertetuar sepse jane kadastrat.te mbajtura nga perandoria otomane.Kurse ēamet ishin ne tokat e tyre .Patjeter duhet ti kthejne sepse pronaret jane gjalle akoma.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Matematikisht ashtu i bie qė shumica e politikanėve tė kenė rrjedhur nga familje myslimane.
    Natyrisht qe shumica jane mysliman 70% e popullise eshte myslimane ,por ka dhe sa te duash nga fete e tjera.

Faqja 12 prej 102 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •