Alfeko, une kam shume respekt per fjalen tende dhe gjithmone i ndjek me shume interes shkrimet e tua. Pa dashur te nderroj temen dhe as te te bie ndesh, desha vetem te them se Kadareja e ka mohuar shume here publikisht ate thenie (ate te ambasadave). Ne nje interviste te dhene koheve te fundit ne lidhje me mardhenien e tij me Arshi Pipen, ai prek dhe kete ceshtje dhe shprehet shume i indinjuar per fjalet e vena ne gojen e tij.
E vetmja arsye qe po vendos te shkruaj eshte se ajo cka do them me poshte ka lidhje me diskutimet e historise antike dhe sidomos me hipotezat per Homerin dhe shkrimin e Iliades dhe Odisese.
Perpara disa kohesh, per shkak te gjithe cka kam lexuar e mesur neper keto tema ndermjet diskutimeve tuaja, vendosa t'i ri-kthehem ketyre poemave- kesaj here ne anglisht. Jam larg dhe nuk kam kopje ne shqip. Zgjodha perkthimin me te fundit te Robert Fagles per shkak se kritiket e kane lavderuar shume. Parathenia e librave eshte nje recense interesante qe trajton origjinen e poemave. Ceshtje qe ketu ne forum shpesh diskutohen si: a ishte Homeri autori i vertete i tyre, a u shkruajten ato qe ne kohen e Homerit apo u permblodhen me vone etj.
Fagel e diskuton ceshtjen ne shume kende dhe jep dhe argumentat qe mbeshtesin secilin kendveshtrim. Keshtu per te zbardhur pyetjen se, cfare lloj poeti kishte qene ai qe i kompozoi poemat dhe ne c'menyre punonte, Fagel i referehot studimit te famshem te Milman Perry. Ky ishte nje shkollar amerikan nga Kalifornia. U vra aksidentalisht me arme zjarri ne 1935 kur ishte asistent profesor ne Harvard. Perry provoi se Homeri ishte mjeshtri dhe trashegimtari i nje tradite te tere poezie epike gojore qe mberriti te behej liber pergjate shume gjeneratash e ndoshta shekujsh. Si mberriti Perry ne kete konkluzion? Ai shkoi ne Jugosllavi qe te studjonte rapsodet e atjeshem. Ai regjistronte kenget e tyre dhe krahasonte variantet me te hereshme me ato me te vonat per te pare ndryshime apo ngjashmerite. Studimi i tij u nderpre ne fazat fillestare per shkak te vdekjes dhe tezat e tij nuk u bene te njohura deri me 1971 kur u botuan nga i biri i tij Adam Perry. Bashkepunetori me i ngushte i Perry-t, Albert Lord u kthye ne Jugosllavi dhe vazhdoi studimin e lene pergjysem.
Nese keni patur durim te lexoni deri ketu, une si shqiptar qe e njeh mire llojin e vet, besoj shume se patjeter do t'ju kete lindur pyetja e perkatesise etnike te rapsodeve. Dhe ja keni qelluar ne supozimin tuaj qe ata ishin shqiptar. 4 nga 5 rapsodet e regjistruar ne koleksionin e Lord-it ishin shqiptare qe kendonin ne dy gjuhe, shqip dhe serbo-kroatisht. Robert Elsie ka nje artikull shume informativ ne lidhje me kete. Sot koleksioni me kenge rapsodesh ndodhet ne arkivat e Universitetit te Harvardit.
Interesant po ashtu eshte dhe fakti tjeter qe Ismail Kadare (rreth 1979(?) u takua ne Ankara me Albert Lord dhe nga biseda qe beri me te u frymezua per te shkruajtur "Dosja H". H per Homer. Nuk e di a e ka lexuar ndonjeri nga ju, por une e kisha anashkaluar dhe e mbarova para dy ditesh. Eshte historia e dy studiuesve Irlandeze qe vijne ne Shqiperi per te studiuar rapsodet. Pershkrimi i punes se tyre perkon shume me realitetin por ajo qe me cuditi shume eshte ngjashmeria ne shtrirjen e argumentave me Robert Fagel - perkthyesin e fundit te Iliades e Odisese. Libri u shkrua ne vitet 1980 dhe eshte nje perzierje midis novles dhe kritikes letrare. Eshte nje homazh per traditen e rapsodeve ne Shqiperi dhe per mua eshte nje thirrje (brenda mundesive te atehershme) per te mos e injoruar ate. Ne fund te fundit, Kadareja, na ben te kujtojme se fjala e pare e librit te pare te njerezimit eshte fjala shqipe meni/meri. Ne rasen kallzore madje: "MENIN aeide thea.." "MENIN kendo hyjneshe..."
Krijoni Kontakt