Close
Faqja 15 prej 26 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 251
  1. #141
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Xfiles, jam totalisht dakort me keto qe thua, ose me sakte me pjesen me te madhe te tyre. Kam disa kundershtime te vogla.
    Personalisht e shoh shume te veshtire abstragimin rreth te tille ceshtjeje. Perse e them kete :
    Teorikisht une jam dakort me faktin se ndergjegjesimi per kujdesin ndaj zbulimit te vetvetes vetem mire mund te sjelle, por kam frike se shoqerohet me pasoja kundershtuese. Sa me shume i futem ketij diskutimi, aq me teper bindem per nje rruge te mesme, pra : te krijosh nje fare ndergjegjesimi per kujdesin qe duhet pasur ndaj te tilla eksplorimeve, por nga ana tjeter te mos kufizohesh dhe mbyllesh brenda dia kornizave llogjike. Ne fund te fundit po flas per zbulimin e te pandergjegjshmes ketu, dhe ta themi kshu troc, ne vetvete individi qe nderrmer te tille iniciative ose i ka dy vida mangut, ose i ka dy teper. Njerezit e rendomte dhe normal ( megjithse perpiqem ti shmang keto lloj konvencionesh te debatueshme ) nuk eshte se ka shume deshire te merret me te tilla gjera. Pa dyshim qe ky lloj evoluimi vjen ne te gjithe njerezit, por kategoria per te vilen te fola ( qe perben pjesen drastike ) e ben kete ne menyre tmerresisht graduale dhe te paqellimte. Keshtu qe ne momentin qe vendos te eksplorosh vetveten, njekohesisht ke marre parasysh edhe faktin qe po kerkon te rrezikosh. Problemet psikologjike nuk eshte se vijne kaq thjeshte mendoj une. Jane faktor social dhe te jashtem ata qe kane nje peshe kryesore drejt ketyre problemeve.

    Por per te kundershtuar pak veten ( cuditerisht ), do te perjashtoja ketu praktikat budiste. Ato jane mirefilli me karakter psikologjik dhe paranormal, dhe duhen trajtuar ne nje menyre rreptesisht te kontrolluar ( kuptohet ne varesi te nivelit qe je duke kerkuar, nuk behet fjale per nivelet 1 apo 2 )
    Them keshtu sepse pasojat jane jo vetem psikologjike por edhe fizike, madje disa here te parikuperueshme. Kjo per shkak te konvulsioneve dhe impulseve me ngarkese, te cilet mund te demtojne pjese te caktuarate organizmit.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jam shume dakord me ato qe thua ne te gjitha pikat.
    Per rrugen e mesme jam dhe une

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Postime
    833
    Mesa pashe postimi im eshte fshire.

    Nejse gjithcka qe eshte thene, vertitet rreth botes misterioze qe njeriu eshte lene jashte.

    dhe ajo eshte pikerisht perzierja e botes qe ne jetojme me ate te shejtaneve.

    fuqia e tyre eshte e tmerrshme dhe mund te na posedojne, mund te na krijojne iluzione.

    Pra, gjithcka duke filluar nga Ouija e deri tek mbishkrimet ne mure apo magjistaret,
    vertiten dhe kane te bejne shejtanet e mallkuar!

  4. #144
    Shkrimet jashte teme u fshine. Do ju lutesha mos e perzjeni me fene. Cdo nenfoum ka specifiken e tij.

    Faleminderit

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Njeriu i botes se rrafshet,

    Ndoshta fantazmat ekzistojnë dhe një dite shkenca dhe ka sqarim për këto krijesa! Për momentin po i lame anash cka pohojnë religjionet, mistiket, metafizika, okultizmi, spiritualizmi etj për këto qenie dhe po mundohemi ti shikojmë këto qenie nga një këndvështrim i fizikes teorike për ekzistimin e shume dimensioneve!

    Për ta ilustruar me mire atë cka dua te them, apo me mire cka dua te spekuloj si analogji mund ta shikoni videon e shkurtër te titulluar "Dr. Quantum visits flatland" besoj qe mund te gjendet ne youtube, nëse jo mund te shkoni ne këtë faqe te internetit:

    http://www.freesciencelectures.com/v...s/education/3/

    Po kjo teme shtjellohet edhe ne librin "Hyperspace" te Michio Kakau (një fizicient teorik).

    Paramendoni ekzistimin e botes se rrafshet (lartësia zero) si dhe qenieve qe jetojnë ne një rrafsh! Për ta ekzistojnë vetëm dy dimensione si dhe koha si dimensioni i trete. Pra ata mund te lëvizin para, mbrapa, djathtas dhe majtas.

    Paramendoni qe një qenie e botes se rrafshet mbyll shtëpinë e tij (paramendoni si një katërkëndesh) dhe shkon ne pune. Për ne si qenie katër dimensionale kjo shtëpi nuk është e mbyllur, përkundrazi ne dimensionin e katërt është e hapur dhe ne mund ti marrim orendi pa e thyer “derën dydimenzionalshe”. Kur qenia kthehet ne shtëpi e vëren qe i mungojnë gjerat por ballafaqohet me enigme – dera, dritaret etj nuk janë thyer si është
    e mundur!

    Tani ti si qenie 4 dimenzionale mund ti hedhesh gurë nga dimensioni i 4-te dhe për këtë qenie te gjorë këta gurë do te materializohen ne ajër nga asgjë (ka fenomene te raportuara te tilla paranormale, para një kohë ishte një artikull për një shtëpi ne një fshat te Kosovës qe gurët binin mbi kulm prej qiellit! )! Cka do te mendoj ai i shkreti se “fantazmat” e padukshme e bëjnë këtë?

    Mandej me sa me kujtohet ne atë videon qe e dërgova Dr. Quantum e merre ate qenien e shkrete ne një shëtitje ne dimensionin e 4-te dhe ja “zgjeron” perspektiven mbi boten ne te cilën jeton si dhe boterat tjera (rrafshet) paralele ne te cilat jetojnë qeniet e ngjashme si dhe ato 4-dimensionale.

    Tani kthehem ne boten tone 4 dimensionale, cka nëse ekzistojnë botërat tjera paralele 4 dimesnionale me këtë qe ne jetojmë ne, apo ndoshta edhe qeniet 5, 6 etj dimensionale? Ndoshta këto qenie ne tani quajmë “fantazma”? Raportime mbi kontaktin e qenieve nga dimensionet tjera ka pasur edhe ne eksperimentin “Scole”?!!
    "

  6. #146
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Edhe une kete bindje kam. Plot nga ata qe e kane provuar ngulin kembe qe nuk eshte thjesht kjo force por dicka me e 'erret' dhe e thelle. Personalisht e kam provuar por nuk preferoj ta bej publike eksperiencen time. Thjesht ishte jashte normales.
    Ti vetem sa po na ban me gurioz ne at eksperiencen qe ke provu, tregona tpakten arsyen pse nuk e shpalos.
    Edhe un e kam provuar por nuk ndodhi asgje jasht normales perjashtim gotes qe levizte vet kjo me hutuar shum.

  7. #147
    Eksperienca nga njeriu tek njeriu ndryshon ne baze te perceptimit personal dhe gadishmerise per tu 'hapur' ndaj fenomenit. Ajo qe me ndodhi mua mund te mos ndodhe me ty dhe e anasjellta. Sidoqofte jane disa gjera qe shume njerez zgjedhin ti mbajne personale. Eksperienca ime nuk eshte objekt i temes. E permenda thjesht per te ilustruar shkrimin.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Njera prej shoqatave me kredibilitet te larte qe merret me studimin profesional te fenomeneve paranormale duke perfshi edhe fanatazmat eshte "Shoqata per hulumtime psikike"( Society for Psychical Research ).

    Kjo shoqate eshte themeluar ne Londer vitin 1882 prej nje grupi akademikesh. Kryetaret dhe anetaret e kesaj shoqate kane qene kryesisht profesor te Universiteteve te ndryshme Britanike, disa prej tyre tani figura historike (si kryeministra, shkencetar eminent, fitues te cmimit nobel ne shkence etj).

    Per me teper ne lidhje me shoqaten mund te lexoni duke e vizituar faqen e tyre zyrtare ne internet:

    http://www.spr.ac.uk/expcms/

  9. #149
    Good Job timi

    Pa dale nga tema meqe Timi ka dhene kete informacion dua te permend qe anglezet mbajne vendin e pare ne bote per raportimin dhe studimin e ketyre fenomeve. Mbase dhe per faktin qe ne Angli ka jashtezakonisht shume zona te cilat ata i quajne haunted dhe ka patur raportime prej shekujsh me rradhe.

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Darius,

    Me habiti qe postimi i im ne lidhje me rastin e poltergeistit te Enfildit është zhdukur nga forumi? A ka mundësi te lutem për sqarim se pse është fshirë?

    Aktivitet e poltergeist-it (fantazmave qe bëjnë zhurme) janë fushe e hulumtimeve te paranormales si dhe shkencëtarëve ti quaj ashtu akademik, apo “mainstream”.

    Rasti i poltergeistit (fantazmës) te Enfildit te vitit 1977- 1980 është mire i dokumentuar (foto, video dhe incizime te zërit) prej institucioneve me kredibilitet te larte siç janë BBC, policia britanike dhe shoqata për hulumtime psikike dhe sipas mendimit tim ishte rast ideal i dëshmuar dhe i evidentuar për këtë fenomen te paranormales (qe dyshohet qe kemi te bejme me fantazma sic edhe diskutohet ne kete forum) dhe për ate arsye i përcjella linkat për dokumentarin ne kohëzgjatje prej 1 ore ku behet rikonstruktimi i ngjarjes permes aktorve profesionist si dhe intervistimi i te gjithë te përfshirë ne atë ngjarje? Sipas dokumentarit "pltergeist"-i qe i ka shqetesuar banoret e shtepise ka qene ish banuesi i ndjere i asaj shtepie, kete e verteton djali i tij kur i degjon incizimet e bera te zerit te tij!

    Rasti me i ri i evidentuar mire dhe i botuar ne nje liber eshte rasti i njohur si “The South Shields Poltergeist” qe fillon ne Dhjetor te 2005-se, libri mban te njëjtin titull dhe mund te gjendet ne amazon.com. Rast i fresket tjeter tek ne ne Kosove eshte rasti i Landovices (per te cilin e kam ndermend ti shkruaj dhe te kerkoj ndihme nga shoqata per hulumtime psikike te Britanise se Madhe - pasi te mbledhi materiale te bollshme per rastin me ndihmen e nje miku tim qe eshte pjestar i forumit).

    Aktivitet tipike te poltegeistit ( fantazmës apo aftësive telekinetike te tinejxherit qe është prezent) janë zhurmat misterioze, lëvizja e objekteve ne shtëpi, hedhja e gurëve nga askund, zërat, erëra te kundërmuese qe nuk mund ti gjendet burimi, ndezja e dritave apo aparateve te tjera elektrike, ne disa raste është raportuar për pickime, kafshim, shuplake, mandej te ftohte nga askund, uji qe shfaqet, zjarre spontane qe shfaqen nga askund (sikur rasti i Landovices ne Kosove), shfaqja e grafiteve (sikur rasti i Landovices ) etj

    Sqarimet rreth ketij fenomeni janë te ndara. Ato ma shkencore (ateiste) sic është studiuesi Z. William Roll si dhe i ndjeri shkrimtari i romaneve shkencore fantastike Arthur C. Clark (njeri prej shkrimtareve me te preferuar te fanta-shkencës), mandej ky i fundit i Brovetto and Maxia pohojnë qe fenomeni ndodh gjithmonë ne prezencën e një fëmije apo vajze tinejxherë (zakonisht prej 12-19 vjet por ka raste edhe deri ne 25) dhe si konkludim është qe ajo vajze (ne disa raste edhe ndonje djale) ka aftësi parapsikologjike, me qene me specifik aftësi psiko-kinetike apo telekinetike (lëvizja e objekteve me fuqi te mendjes pa i prek fare) dhe këtë e bene ne mënyrë te pavetëdijshme. Shkaku mundet me qene ndonjë mos kënaqësi e brendshme, ndonjë frustrim, ndonjë problem emocional i pazgjedhur, vuajtja nga ndonjë fobi, ndonjë epsh i pakënaqur.

    Mandej sipas Brovetto and Maxia shkaktar te fenomenit jane femijet ne poburtet te cilet per shkak ndryshimeve ne trurin e tyre perfshijne fluktimin(lekundjen) ne aktivitetin e elektroneve te cilat ne raste te rralla mund te shkaktojne cregullime deri ne disa metra nga truri i femiut ne pubertet!
    etj

    Sqarimi tjetër është qe këto fenomene shkaktohen nga ndonjë fantazme apo ndonje entitet i tille. Këto fantazma ushqehen dhe forcohen me friken (energjitë e liruara nga individët me këtë rast) te banorëve te shtëpisë dhe sidomos te vajzave adoloshcente për shkaqet e sipër cekur -sa me e ndjeshme vajza aq me te forta janë aktivitetet.

    Varësisht prej intensitetit te aktiviteteve rastet e poltergeistave mund te jene ne 5 nivele:

    1 Niveli i pare: vende te ftohta ne shtëpi, zhurma te çuditshme, erëra kundërmuese, dëgjimi i hapave, aktivitete te pakontrolluara te shtazëve shtëpiake, ndjenja qe dikush te shikon.

    2 Niveli i dyte : Pëshpëritje, qeshje, hije lëvizëse, re te dukshme, shenja ne dysheme apo mure, elektricitet statik

    3. Niveli tre: Dritat dhe aparatet tjera elektrike ndizen dhe fiken vet, dora e padukshme ja ngjasin personave ne shtëpi, shkrime ne muri, dyert qe mbyllen/hapen vet, zëra te qarte, paraqitja e plote e figurave te errëta, thirrje te çuditshme telefonike,

    4. Niveli i katërt: Lëvizja e objekteve te shtëpisë, humbja dhe paraqitja e objekteve ne vende tjera, paraqitja e zjarrit spontanisht, paraqitja si entitete te frikshme, krijimi i vizioneve apo iluzioneve, te folurit ne mënyrë urdhëruese, njerëzve ju vjen me vjelle, dritaret dhe pasqyrat thyhen pa ndonjë arsye, levitimi (qëndrimi ne ajre pa u mbajte askund)

    5. Niveli i peste: Aktivitete te rrezikshme -kafshim, shuplake, pickim i personave te shtëpisë, përdorimi i orendive shtëpiake me shkaktua dëmtime trupore, zjarre dhe djegieje, gjake neper mure dhe dysheme, sulm nga një force e padukshme, ngrehje te flokëve, gjuajtja me thika apo gjësende te mprehta, shkrime kërcënuese apo shenja vizuale.

    Kohëzgjatja: ashtu siç fillojnë përnjëherë edhe aktiviteti i tyre ndalet por mund te përsëritet prapë. Zakonisht me adaptimin e banorëve te shtëpisë me aktivitetin edhe frika dhe stresi bie kështu qe çkado qe te jete poltergeisti nuk ka me më çka te ushqehet dhe intensiteti bie. Mund te zgjasin nga disa dite deri ne disa vite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Timianonimi : 09-10-2008 më 05:08
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

Faqja 15 prej 26 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •