Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    Protesta kundër Berishës, të majtët të bashkuar

    Në protestën e sotme kreu i PS Edi Rama ka nisur fjalën e tij me vdekjen misterioze të Kosta Trebickës. Ai tha se nëse “Trebicka do të kishte humbur jetën në një nga vendet e BE-së askush nuk do të kishte menduar se e kanë vrarë. Ndërsa në Shqipëri të gjithë përpara se sa të mendonin gjithçka tjetër menduan se u vra dëshmitari. Problemi ynë nuk është nëse Berisha ka apo nuk ka gisht ne vdekjen e Trebickës. Problemi ynë është se Berisha ka forcë në vdekjen e shpresës në këtë vend”. Me këto fjalë Rama ka nisur fjalimin e tij duke iu referuar vdekjes misterioze të dëshmitarit kyç të aferave të Gërdecit dhe duke ardhur edhe në qëllimin e kësaj proteste. Pikërisht në kërkesën e largimit të kryeministrit Berisha i cili sipas të majtëve solli pasiguri në vend dhe mungesën e drejtësisë.
    “Ne sot jemi këtu për të dëshmuar si qytetarë se Shqipëria e ka një shpresë, e ka një rrugë, e ka një forcë dhe kjo forcë është forca e bashkimit e të gjithë atyre që kuptojnë se 26 të vrarë në Gërdec nuk ka rëndësi se çfarë ishin PS, PD por shqiptarë të cilët prehen në banesën e fundit jo nga dora e zotit por nga dora e shtetit”, tha Rama.

    Rama ka folur edhe për tragjedinë e liqenit të Farkës ku u mbytën 16 të afërm duke thënë se ajo varkë ka qenë e palicencuar, sepse në Shqipëri nuk ka shtet që të garantojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Misri pa kokrra ka qenë tjetër pikë referimi për Ramën kundër kryeministrit të vendit duke theksuar se ky produkt shterp, duhet të kompensohet nga shteti. “Qeveria e ka për detyrë të zhdëmtojë çdo qytetarë”, shprehu Rama.

    Kreu i PS , Edi Rama shprehu më tej se “Ne jemi këtu sot për të dëshmuar se Shqipëria nuk është e kryeministrave, por e shqiptarëve. Rama tha se “jemi këtu sot të gjithë, socialistë e demokratë pasi të gjithë kemi nevojë kemi nevojë për siguri. Ne jemi këtu sot se për shkak të vdekjes së shtetit në gërmadhat e vdekjes në Gërdec”.

    Rama më pas shtoi se “Ne jemi sot këtu për të dëshmuar se nuk na duhet një qeveri e cila justifikohet, fshihet, i trembet të vërtetës. Ajo i trembet qytetarëve sepse i trembet edhe premtimeve të veta”. Kreu socialist shprehu para mijëra protestuesve se “Do ta kthejmë kryeministrinë nga shtëpia e mëkateve, në shtëpinë ku qeverisin qytetarët”. Rama theksoi me një retorikë të fortë problemet që kalon vendi. “Unë e shoh, dëgjoj, e ndjej ankthin e madhe të Shqipërisë që vuan”, tha ai.

    Meta: Berisha vret për të ruajtur aferat

    Ora 19:15 - Kreu i LSI ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e tij mbajtur në tubimin e opozitës. “Mallkimi Berisha nuk po i le paqe shqiptareve në rrugën e tyre drejt Europës”.
    Meta renditi në fjalën e tij një sërë fatkeqësish që i kanë ardhur shqiptarëve nga mënyra se si qeveris Berisha. “Ai solli mundin e një populli të tërë me piramidat në 1996, Ai firmosi vdekjen e 3000 shqiptarëve në ’97. Ai veshi me të zeza mijëra nëna e motra. Është ai që po e zhyt Shqipërinë në papunësi, është ai që e mban Shqipërinë pa ujë e energji”, tha Meta. Ai akuzoi Sali Berishën se “ai është njeriu i izolimi, që po rihap sërish luftë me Amerikën si në 97, këtë herë duke mos zbardhur Gërdecin”. Meta ka siluruar indirekt edhe aleaten e tij të madhe, PS. “T’i besosh sot Sali Berishës, do të thotë t’i japësh oksigjen rrezikut që ai përfaqëson”. Më tej Meta ka vijuar duke shtruar një sërë pyetjesh: “Cilat janë reformat që janë realizuar në këtë vend me Sali Berishën deri sot? Shkatërrimi i Kushtetutës dhe realizimi i ëndrrës së tij për tu bërë mbret I shqiptarëve!”
    Meta renditi edhe pyetje të tjera: “Apo do bëjmë reformë me këtë njeri në kodin zgjedhor, a mund të bëhet kjo me njeriun që gjakosi opozitën dy herë!?
    Apo do bëjmë reformë në drejtësi me këtë njeri që ka konfliktin më të mprehtë të interesit me drejtësinë!?”. Meta tha se Sali Berisha është përfituesi kryesor nga të gjitha aferat korruptive. “Të gjithë e dimë se Berisha është i gatshëm të vrasë për të ruajtur aferat, por ne do ta çojmë të gjithë së bashku përpara drejtësisë. Meta e mbylli fjalën e tij me thirrjen: “Ik Sali Gërdeci, se ti vetëm të zeza mund t’i sjellësh këtij kombi!”

    Milo: Nuk duam më vrasje të paidentifikuara

    Ora 18:45 - Kryetari i PDS Paskal Milo ka folur para të gjithë protestuesve di një qytetar i cili ishte së bashku me protestuesit në turmë dhe më pas u ngjit në podium për të kërkuar largimin e Berishës si një qytetar i thjeshtë. Në fjalën e tij Milo tha se Berisha duhet të largohet nga porsi i kryeministrit pasi shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më për vrasje të paidentifikuara. “Gërdecit duhet ti shkohet deri në fund”, tha Milo duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të “ 13 marsit”.

    Mijëra vetë në protestën e opozitës së bashkuar

    Ora 18:35 - Ka nisur rreth orës 18:00 protesta e paralajmëruar e opozitës në vend. Qëllimi i kësaj proteste është largimi i kryeministrit të vendit Sali Berisha në emër të sigurisë dhe drejtësisë në vend. Në këtë protestë janë të pranishëm krerët e partive të majta në vend si Edi Rama, Ilir Meta, Paskal Milo, Skënder Gjinushi etj. Protesta ka nisur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas turma e madhe e njerëzve është drejtuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.

    Një turmë e madhe njerëzish janë të pranishëm në protestën e së majtës duke bllokuar kështu të gjithë bulevardin nga sheshi “Skënderbej” deri përpara kryeministrisë. Ata mbajnë në duar pankarta të shumta në të cilat kërkohet largimi dhe dorëheqja e kryeministrit Berisha nga drejtimi i vendit.
    Pas tragjedisë së Gërdecit ka qenë vrasja e Trebickës ajo e cila ka nxitur opozitën të jetë e bashkuar për të larguar kryeministrin e vendit.

    Të majtët ndihen shumë të pasigurt dhe madje kanë humbur besimin se ngjarja tragjike e Gërdecit, ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, mund të zbardhet nga organet e hetimit.

    Ndërkohë vdekja e dëshmitarit kyç të aferave korruptive të Gërdecit për armët e transportuara nga Shqipëria drejt Afganistanit, ka shtuar pasigurinë duke sjellë dhe reagimin e partive të majta dhe popullatës së gjerë. Plot një javë pas vdekjes në mënyrë misterioze të Kosta Trebickës, mijëra shqiptarë po protestojnë përpara kryeministrisë për të kërkuar largimin e tij në emër të hetimeve.

    “Ina Rama nuk je vetëm” është një tjetër pankartë e protestuesve të cilët në këtë mënyrë shprehin mbështetjen e prokurorisë për hetimet e ngjarjes së rëndë.
    (a.s/Balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Bledari Lexo Postimin
    Në protestën e sotme kreu i PS Edi Rama ka nisur fjalën e tij me vdekjen misterioze të Kosta Trebickës. Ai tha se nëse “Trebicka do të kishte humbur jetën në një nga vendet e BE-së askush nuk do të kishte menduar se e kanë vrarë. Ndërsa në Shqipëri të gjithë përpara se sa të mendonin gjithçka tjetër menduan se u vra dëshmitari.

    Ne qofte se ne nje nga vendet e BE-së kryetari i opozites do te dilte perpara kamerave duke uleritur me histeri , shume kohe perpara se te identifikohej viktima, se sapo u vra nga qeveria nje deshmitar i rendesishem i drejtesise, ateher ky politikan do ishte 24 ore me vone veçse nje ish-politikan.

    Ndersa nje jave me vone, kur "vrasja nga qeveria" po rezulton nje aksident banal automobilistik, ky person duhej te paditej nga prokuroria per:

    1- Perhapje paniku (me ane te shpifjeve) si rrjedhim nxitje e popullit per anarshi dhe rrevolte.
    2- Lëndim te dinjitetit te Kryeministrit te vendit duke e akuzuar si vrases.
    3- Prishje e imazhit te Shqiperise dhe demtim i perpjekjeve te vendit per antarsimin ne NATO.

    ------------------------------

    Kushtetuta e Shqiperise

    Neni 3

    Pavaresia e shtetit dhe teresia e territorit te tij, dinjiteti i njeriut, te drejtat dhe lirite e tij, drejtesia shoqerore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare, bashkejetesa fetare, si dhe bashkejetesa dhe mirekuptimi i shqiptareve me pakicat jane baza e ketij shteti, i cili ka per detyre t'i respektoje dhe t'i mbroje.

    ------------------------------

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin

    fole keshtu ti antiMAFIA edhe ne 14 shtator kur ky kryeminister qe dashuron ti sot (pasi vrau azem hajdarin), organizoi turmat e jargavitura dhe te ARMATOSURA ME ARME per te sulmuar kryeministrine dhe kryeministrin e atehershem (shok te ketij te sotmit) dhe thyen e plackiten dhjetra dyqane ne tirane?!
    sa lirshem qe flisni dhe harroni qelbesirrlleqet qe keni bere vete qindra here me te renda se kjo qe po akuzon nje opozitar. juve ju lejohet te thyeni e shkaterroni, te akuzoni e te shpifni por te tjeret nuk duhet ta kene kete te drejte se kjo ju takon vetem juve.
    sa per aksidentin, nga na e nxorre ti antiMAFIE qe eshte i tille dhe jo vrasje e mirfillte.. mos valle disponon ti dokumente qe te tjeret nuk i dine dhe je i sigurt ne keto qe thua?! makina ti antiMAFIE doli ne gjendje te mire gjate kontrollit te amerikaneve dhe pa asnje difekt teknik, qeni pa asnje lloj demtimi.. por juve edhe limontozi ju duket mjalte kur vjen fjala per saliun. te drejte kini qe beni keshtu, sepse jeni njesoj si ai edhe ju qe e mbroni.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546

    4.Pengim organeve gjyqesore ne kryerjen e punes dhe marrjen e vendimit.
    Dhe disa te tjera.

    Kam frike se nuk do te ndalen deri sa ta bejne Shqiperine perseri hi e pluhur.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Teliomenos1 Lexo Postimin
    fole keshtu ti antiMAFIA edhe ne 14 shtator kur ky kryeminister qe dashuron ti sot (pasi vrau azem hajdarin), organizoi turmat e jargavitura dhe te ARMATOSURA ME ARME per te sulmuar kryeministrine dhe kryeministrin e atehershem (shok te ketij te sotmit) dhe thyen e plackiten dhjetra dyqane ne tirane?!
    sa lirshem qe flisni dhe harroni qelbesirrlleqet qe keni bere vete qindra here me te renda se kjo qe po akuzon nje opozitar. juve ju lejohet te thyeni e shkaterroni, te akuzoni e te shpifni por te tjeret nuk duhet ta kene kete te drejte se kjo ju takon vetem juve.
    sa per aksidentin, nga na e nxorre ti antiMAFIE qe eshte i tille dhe jo vrasje e mirfillte.. mos valle disponon ti dokumente qe te tjeret nuk i dine dhe je i sigurt ne keto qe thua?! makina ti antiMAFIE doli ne gjendje te mire gjate kontrollit te amerikaneve dhe pa asnje difekt teknik, qeni pa asnje lloj demtimi.. por juve edhe limontozi ju duket mjalte kur vjen fjala per saliun. te drejte kini qe beni keshtu, sepse jeni njesoj si ai edhe ju qe e mbroni.

    Kjo eshte e keqja me e madhe tek ne shqiptaret.Mendojme se nese dikur dikesh ka bere nje gje,edhe nese ajo ka qene e keqe dhe antiligjore,kemi te drejt ta bejme edhe ne ne kete kohe,ose kur te duam.
    Pra nese Sala vrau,organizoi,theu dyqane,beri e beri e c´nuk beri,nuk i takon sot askujt,as edvinit bandit,as atyre grkerve e maqedonogoraneve qe vrapojne mbrapa tije si langoj.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Kjo eshte e keqja me e madhe tek ne shqiptaret.Mendojme se nese dikur dikesh ka bere nje gje,edhe nese ajo ka qene e keqe dhe antiligjore,kemi te drejt ta bejme edhe ne ne kete kohe,ose kur te duam.
    Pra nese Sala vrau,organizoi,theu dyqane,beri e beri e c´nuk beri,nuk i takon sot askujt,as edvinit bandit,as atyre grkerve e maqedonogoraneve qe vrapojne mbrapa tije si langoj.
    cfare flet mor zoteri.. si nuk i takon askujt cfare ka bere apo ben sala e kushdo qe eshte politikan ne shqiperi?!
    ketu qendron ndryshimi.. opozita del dhe proteston ne menyre paqesore dhe ju dilni dhe protestoni me dhune dhe terror. kjo opozite doli protestoi ne 1996-ten per zgjedhjet qe u vodhen ashiqare nga berisha dhe berisha i sulmoi me polici duke rrahur ne mes sheshit skenderbej politikanet qe dolen ne miting. cjerrjet e berishes kur ishte ne opozite jane zorr te harrohen sepse aq shume cirrej saqe jane gdhendur ne koken e cdo shqiptari.. ishte ky berishe qe dilte cdo dite ne sheshin skenderbej per te bere mitingje qe nga dita kur e detyruan te lere karriken e presidentit me deshtak qe njohu shqiperia. pra kur juve ju vene ne balance ato qe keni bere dhe qe keni lene nam, me keto protesta paqesore te kundershtareve tuaj, ju vjen hidhur. per kete ore zoteri nuk ja u ka fajin opozita apo kundershtaret tuaj politike, por e ka fajin prijesi juaj legjendethare qe keni per idhull. perse kishin vendosur snajpera dje ne miting.. ke deshen te qeronin dhe hiqnin qafe?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Teliomenos1 : 20-09-2008 më 11:01

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ishte nje miting i mjer i opozites,qe rriti rejtingun politik te berishes.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    lmao "te bashkuar". Te majtet jane shume gjera...ama vetem te bashkuar mos i quani.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Mjafton te degjoni fjalorin e liderve te majte dhe mund te gjykoni. Flas per ata qe kane nje llogjike te shendoshe, dhe per NJEREZIT! Ate telion...me emer grek nuk e fus te njerezit une....

  10. #10
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Ne qofte se ne nje nga vendet e BE-së kryetari i opozites do te dilte perpara kamerave duke uleritur me histeri , shume kohe perpara se te identifikohej viktima, se sapo u vra nga qeveria nje deshmitar i rendesishem i drejtesise, ateher ky politikan do ishte 24 ore me vone veçse nje ish-politikan.

    Ndersa nje jave me vone, kur "vrasja nga qeveria" po rezulton nje aksident banal automobilistik, ky person duhej te paditej nga prokuroria per:

    1- Perhapje paniku (me ane te shpifjeve) si rrjedhim nxitje e popullit per anarshi dhe rrevolte.
    2- Lëndim te dinjitetit te Kryeministrit te vendit duke e akuzuar si vrases.
    3- Prishje e imazhit te Shqiperise dhe demtim i perpjekjeve te vendit per antarsimin ne NATO.

    ------------------------------

    Kushtetuta e Shqiperise

    Neni 3

    Pavaresia e shtetit dhe teresia e territorit te tij, dinjiteti i njeriut, te drejtat dhe lirite e tij, drejtesia shoqerore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare, bashkejetesa fetare, si dhe bashkejetesa dhe mirekuptimi i shqiptareve me pakicat jane baza e ketij shteti, i cili ka per detyre t'i respektoje dhe t'i mbroje.

    ------------------------------

    Lol lol lol

    Qe Rama beri gabim te papare duke patur paturpesine dhe injorancen te dale kamerave e te akuzoj Shtetin per vrasje apo kryeministrin, eshte fakt qe nuk ka pse te diskutohet me tutje. Ishte nje gabim trashanik i nje politike te "re" qe nuk eshte as nje qindarke me mire se ajo e vjetra.

    Gjithsesi akuza per nje krim qofte kjo publike apo personale, e kryer nga Shteti perfaqsuar nga prokuroria apo nga nje Individ nuk perben veper penale. Ne e kundert te asaj qe Kryeministri Berisha kreu para kamerave televizive kundrejt deputetit Balla.

    Mos harrojme se vete kryeministri ka akuzuar per krime te pavertetuara nga prokuroria apo prokurorja e tij e re vete ish kryeprokurorin dhe drejtues te Shtetit Shqiptar jo me shume se pak vite me pare. Princit te mafies te cilit i tundi doren etj sipas jush nuk i ishte cenuar dinjiteti? :d Ah sa linear qe jeni o njerez, lum si ju.

    Tani te vijme tek pjesa per te qeshur e postimit tend.

    Eshte me te vertet e habitshme dhe teper argetuese linja e mendimeve dhe llogjikes se ju militanteve. Ndersa une citoja ligjet penale ( ah me qe ra fjala veprat penale permblidhen ne kodin penal dhe jo ne nenet e kushtetutes ) per incidentin Berisha-Balla; ju militantet mbronit nje kryeminister qe dhe pse koke e kembe fajtor na ishte indinjuar me te drejte duke me quajtur mua "Jurist Ndroqi"

    Tani vini ju e permendi Ligje................ Roflmao

    Ps: Ju lutem shume hiqni dore nga citimi i ligjeve vend e pa vend. Nuk dua tu mohoj intelektin por ju mohoj ne menyre absolute dijenite fillestare mbi ligjin. Duke qene keshtu ju lutem shume kursejini vetes turpin dhe mua e disa te tjereve ketu postime te tilla ku humori permblidhet ne kornizen e injorances.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •