Close
Faqja 27 prej 30 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 295
  1. #261
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Nuk e disha qe ka lujt dhe futboll Pirro!!!!!!!!!!!!

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    pirro dhima eshte si kurvat qe punojne ne trotuaret e vropes dhe shojne me ke ti paguaje ne ratin e tij paguesi ishte greqia

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Kam pershtypjen se nuk duhet te merremi me Pirron sepse ai ka bere zgjedhjen e vet.

    Duhet te merremi me ate gazetarin kafshe qe hedh ide te tilla pa lidhje. (Ishallah nuk e merr seriozisht Bamka).

    Dinamovit, na e sill dhe emrin e atij gazetaleshit qe ka servirur kete ide te dhjere...
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ai nuk eshte aspak hero kombetar , ai eshte tradhtar kombetar , dhe nuk e meriton ate dekorim .

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Dhe me e keqja eshte qe eshte nje nr i konsiderueshem mediash qe po mundohen te rehabilitojne figuren "e ndritur" te ketij pushti qe ne intervista ka thene qe nuk ka gjak shqiptari neper vena. Sot po lexoja te faqja e top-channelit per kete "kampion te madh" GREK qe po mundohet per te ndihmuar dhe qe ka ndihmuar federaten tone te peshngritjes "me aq sa ka pas mundesi". Ja cfare shkruante ne nje pjese:

    Por, nëse tani po e bën zyrtarisht, ndihma e tij për peshëngritjen shqiptare nuk ka munguar në vitet që ka qenë larg Shqipërisë: Ka sjellë personalisht materiale për peshëngritjen, boshte, shtanga e tjerë.

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Dhe me e keqja eshte qe eshte nje nr i konsiderueshem mediash qe po mundohen te rehabilitojne figuren "e ndritur" te ketij pushti qe ne intervista ka thene qe nuk ka gjak shqiptari neper vena. Sot po lexoja te faqja e top-channelit per kete "kampion te madh" GREK qe po mundohet per te ndihmuar dhe qe ka ndihmuar federaten tone te peshngritjes "me aq sa ka pas mundesi". Ja cfare shkruante ne nje pjese:

    Por, nëse tani po e bën zyrtarisht, ndihma e tij për peshëngritjen shqiptare nuk ka munguar në vitet që ka qenë larg Shqipërisë: Ka sjellë personalisht materiale për peshëngritjen, boshte, shtanga e tjerë.
    ik mer se nuk kemi nevoje per ndihmat e tij ne , ketu ka federate , ka shtet , e tjera, ky e beri zgjedhjen e tij te shkoje te rrije ne greqi . ne vendin me rracist te botes kundrejt ne shqiptareve.

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Por, nëse tani po e bën zyrtarisht, ndihma e tij për peshëngritjen shqiptare nuk ka munguar në vitet që ka qenë larg Shqipërisë: Ka sjellë personalisht materiale për peshëngritjen, boshte, shtanga e tjerë.

    Thuaji atij ti marri ato boshtet dhe ti fusi ne by...

    Po fajin nuk e ka Pirro,por mediat ordinere si topchanelli qe i kushtojne aq rendesi (lajmi i pare ne rubriken e sportit ishte pritja e Pirros nga by...lepiresit Fidel Ylli & Co).

    Nuk na e sollet emrin e atij gazetaleshit ordiner qe propozon qe ti japim edhe medalje.

    Keshtu puna...
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    po edhe gazetaleshit tja japim medaljen por tja varim nga prapa, jo ne qafe

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    iu shtua edhe kjo ide e cmendur buqetes se madhe te buthlepirjeve progreke ne hapsiren gazeteeske (dhe polito-greke) ne Shqiperi.........mo u cuditni kur ta propozojne edhe per janullaten, dhulin, bollanosat e shum aaasssses te tjere.......
    kush e ka njohur (ne klubin 17 Nentorit) pirron dhe te vellane e ka mire parasysh kush ishte, sii u be dhe si perfundoi...
    gjithashtu nuk eshte e pa harrushme zelli, ulurimat, dalldisjet pro greke te tijat e familjes se tij ne mediat greke dhe efektin e tyre ne opinionin e atjeshem dhe si ndikoi ky opinion per emigrantet shqipe atje..........
    Nje fakt i fresket eshte deklarata e pirros per nje talent me origjine shqipetare qe luan futboll ne Athine se "eshte elinaras i vertete" ........
    duket se mos ka fillu pune gjo ne zyrat e voroshkerdhatjotve dhe anajizon me oratori prej kafshe c'do person i cili per arsye ekonomike uli koken e mendon se duke nderuar kombesi do te kete nje te ardhme me te mire.....e pranushme dhe e respektushme........se nuk shau e fyeu vendin ku lindi............
    POR PIRRUA-S ESHTE NJE KAFSHE PUNE QE GREKET E SOLLEN PER HUNDE E BENE SI DESHEN ME TE PER QELLIMET E TYRE DHE TANI KA FYTYRE E NA JEP DEKLARATA
    AI GAZETAR DO TE BENTE MIRE TE JEPTE NJE PERMBLEDHEJE SE C'KA THENE KUNDER SHQIPERISE E SHQIPTAREVE pirruasi, leodhinasi, xhelilasi e te tjera dardha si ato
    LE TI JAPIM MEDALE ATYRE QE ME ZELL E SAKRIFICA NE NJE HARRESE TE QELLIMSHME NGA KOLLTUQET QEVERITARE NA GEZOJNE E NGRENE LART MORALIN E PLUHUROSUR TE SHOQERISE DHE DERI DIKU ESHTE RREGULLATOR I CILESISE TE VETE KESAJ SHOQERIE...
    ATA DJEM E VAJZA QE STERVITEN NE AMBIENTE "STALLA" .........KETA MERITOJNE MEDALJE

  10. #270
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga Begby Lexo Postimin

    Nuk na e sollet emrin e atij gazetaleshit ordiner qe propozon qe ti japim edhe medalje.
    Ja dhe artikulli i plote i pseudo-gazetarit, apo filo-grekut:


    Ta dekorojmë me medalje Pirro Dhimën

    Nga Artan Shyti

    Pirro Dhima ka ardhur në Shqipëri 18 vjet pas largimit, me rastin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të Rinj, që zhvillohet në Durrës. Kjo është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, por për gjithë sportin shqiptar. Prandaj është kënaqësi që t’i urojmë mirëseardhjen dhe detyrim që t’i ofrojmë mikpritjen maksimale.
    Në këtë kontekst, gjykoj se është rasti që Federata Shqiptare e Peshëngritjes t’i propozojë Presidentit të Republikës që ta dekorojë Pirro Dhimën. Natyrisht, me një nga medaljet e rëndësishme që kemi në dispozicion për të huajt…
    Pirro Dhima duhet dekoruar për të nderuar rezultatet e jashtëzakonshme sportive të një peshëngritësi të madh, ndër më të mëdhenjtë e historisë së peshëngritjes botërore, i cili e ka filluar karrierën sportive në Shqipëri dhe ka spikatur si një talent i madh që në përbërje të ekipit kombëtar shqiptar. Megjithëse Pirro garoi më vonë për Greqinë dhe rezultatet më të rëndësishme të karrierës së tij i ka arritur për flamurin grek, përsëri vlerësimi dhe nderimi për këtë sportist, fillimisht shqiptar, duhet shprehur publikisht e zyrtarisht. Dhe ndoshta duhet të dekorojmë jo vetëm Pirron, por edhe sportistët e tjerë të mëdhenj, si Luan Shabani, Agim Xhelili, Mirela Manjani etj., që nuk janë më shqiptarë zyrtarisht, por qe u bënë sportistë si shqiptarë e pastaj mërguan, të detyruar, në kërkim të një fati më të mirë. Në këtë këndvështrim, dekorimi i Pirro Dhimës dhe i të tjerëve si ai duhet të shërbejë edhe si një autokritikë e shtetit dhe e gjithë institucioneve sportive shqiptare, të cilat nuk kanë mundur e nuk dihet se kur do të mund të ngrihen në nivelet që kërkon përgatitja dhe arritja e rezultateve prestigjioze ndërkombëtare. Simbolikisht, duke dekoruar Pirro Dhimën dhe sportistët e tjerë shqiptarë, që u detyruan të emigronin në emër të pasionit e talentit të tyre sportiv, apo për shkaqe të tjera, që nuk kemi të drejtë t’i gjykojmë, do të pohojmë sinqerisht paaftësinë institucionale drejtuese për të menduar e punuar seriozisht, pamundësinë tonë të derisotme për të qenë të denjë për të merituar medaljet olimpike, që me aq patos e melodramaticitet i premtuan edhe në rastin e fundit përpara Olimpiadës së Pekinit, por që përsëri nuk i morëm dot.
    Shembulli i Pirro Dhimës e i të tjerëve është treguesi më i qartë që në kompleksitetin e faktorëve që garantojnë medaljet olimpike e botërore kemi të garantuar faktorin “sportist”, sepse Shqipëria, megjithëse e vogël për sa i përket numrit të banorëve, ka nxjerrë e do të nxjerrë talente. Faktorët e tjerë, që janë zyrtarët, institucionet, programet, financimet, ambientet sportive, mbështetjen shkencore, etj., fatkeqësisht nuk i kemi në nivele medaljesh botërore dhe, për aq kohë sa do të jemi në këto kushte, nuk mund të jenë reale pretendimet tona për t’i parë sportistët shqiptarë në podiumet botërore e olimpike. Medaljet nuk mund t’i marrin vetëm sportistët, sado të talentuar që të jenë, si në rastin e Elis Gurit e Said Prizrenit sot, apo të Romela Begajt, Erkand Qerimajt, Sidni Hoxhës etj., nesër. Medaljet janë fryt i një pune serioze institucionale të profesionistëve dhe jo i lloqeve të kafeneve apo kafexhinjve amatorë. Sportistët nuk gënjehen nga demagogjitë e demagogët. Sportistët duan mbështetje konkrete, siç janë konkrete rezultatet e tyre, përndryshe, ikin siç kanë ikur duke lënë këtu pseudopatriotët, që i sulmojnë kur duhet të japin llogari, pasi janë ata që i detyrojnë të largohen.
    Vetëm kur të vihemi të gjithë në shërbimin real të sportistëve, duke siguruar një shërbim cilësor e afatgjatë për ta, vetëm kur ta meritojnë të gjithë faktorët e sipërpërmendur medaljen, vetëm atëherë mund të pretendojmë realisht për medaljet. Ndoshta përsëri mund të mos i marrim, sepse të tjerët, kundërshtarët tanë, nuk rrinë duarkryq e punojnë më mirë se ne, por të paktën do të kemi të drejtë t’i kërkojmë.
    Prandaj, pasi të bëjmë autokritikë duke dekoruar Pirron dhe të tjerët, duhet të fillojmë seriozisht të mendojmë e kontribuojmë që talentet që kemi sot e të tjerët që do të vazhdojmë të nxjerrim, t’i përgatisim si fitues medaljesh e titujsh botërorë e olimpikë këtu në Shqipëri. Që, pastaj, Presidenti i Republikës t’i dekorojë si shqiptarë. Mirë se erdhe Pirro Dhima!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

Faqja 27 prej 30 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •