Pershendetje!
Une aktualisht kam bere nje lidhje ADSL 1024/512 dhe paguaj diku te 6000 leke ne muaj, dhe me thene te drejten shpejtesia eshte e mire duke patur parasysh faktin qe une i kam bere dhe share ne 12 komp, perseri jam i kenaqur ne krahasim me ISP qe perdorja me pare dhe tarifen qe paguaja. (kam linje satelitore qe eshte shume stabel por qe kushton me shume se sa lidhja me ADSL) shpejtesia e shkarkimit varion nga 70kbs deri 130kbs. Ndersa persa i perket shkeputjeve per aq kohe sa une e kam perdorur ( 1 muaj e gjysem) nuk kam patur probleme pervec faktit qe me jep IP conflict ngaqe jane IP te Asanjuara me DHCP megjithate prape punon mire. Normalisht tarifat nuk jane dhe aq te lira ne raport me te ardhurat ose mundesite qe kane shqiptaret, dhe jo te gjithe mund te marrin nje linje te mire, po shpresojme qe tarifat do vijne dhe do ulen, ne mos ndodhte e kunderta se ketu te ne eshte vendi i cudirave! Besoj se deri ketu eshte nje info i bollshem.
Respekte te gjitheve
Krijoni Kontakt