Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Moment historik:Kosova, fillon t'i emërojë ambasadorët e saj nëpër botë

    Është aprovuar lista e njëmbëdhjetë kandidatëve për të ngarkuar me punë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

    Prishtinë, gusht 2008-
    Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është aprovuar lista e njëmbëdhjetë kandidatëve për të ngarkuar me punë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar të propozuarit si njerëz me kredibilitet kombëtar, profesional dhe me vizion për politikën dhe diplomacinë e Kosovës.Të propozuar janë:1.Uashington-Avni Spahiu,2.Nju Jork-Sylejman Gashi,3.Londër -Muhamet Hamiti,4.Paris-Muhamedin Kullashi,5.Berlin-Vilson Mirdita,6.Romë-Albert Prenkaj,7.Bruksel-Ilir Dugolli,8.Ankara-Bekim Sejdiu,9.Vjenë-Sabri Kiçmari,10.Bernë-Naim Mala,11. Tiranë-Gazmend Pula.Ky propozim i është dërguar Zyrës së Presidentit të Republikës për dekretim.

    Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
    www.vushtrriapress.shqipo.com
    www.vushtrriapress.tk

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk i njoh krejt keta emra por disa prej tyre jan vertet te afte.. e do i sherbejn besoj me dinjitet kosoves..


    dugolli kush eshte.. a ka te bej me bujar dugollin?
    bujar dugolli nuk me ka pelqyer.. asnjihere po ishallah ky dugolli ambasador nuk eshte si ky dugolli rrufjan..

    gazmend pulaj eshte besoj me i afti nder te gjithe keta.. e ishallah nuk shkon ne tiran me u mashtru e me u ba vegel e selis roze..

    suksese krejtve..

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk i njoh krejt keta emra por disa prej tyre jan vertet te afte.. e do i sherbejn besoj me dinjitet kosoves..


    dugolli kush eshte.. a ka te bej me bujar dugollin?
    bujar dugolli nuk me ka pelqyer.. asnjihere po ishallah ky dugolli ambasador nuk eshte si ky dugolli rrufjan..

    gazmend pulaj eshte besoj me i afti nder te gjithe keta.. e ishallah nuk shkon ne tiran me u mashtru e me u ba vegel e selis roze..

    suksese krejtve..
    Sa e di une ILIR DUGOLLI ska te beje aspak fare me Bujar Dugollin. Plotesisht pajtohna me ty qe thua qe Bujar Dugolli nuk te ka pelqyer.Te njetin mendim e kame edhe une per Bujarin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qeveria "Thaçi" emëron dhjetë "Musketierët"

    Pas shumë kritikash për vonesat kohore, qeveria e Kosovës propozoi zyrtarisht personat që do të përfaqësojnë shtetin më të ri në botë në dhjetë ambasadat e kryeqyteteve më të rëndësishme. Kemi pritur 100 vjet për të pasur ambasadat tona, u shpreh Kryeministri në mbledhjen e qeverisë, e cila u zhvillua për këtë punë. Të nominuarit e qeverisë presin dekretimin e tyre nga Presidenti Fatmir Sejdiu, për të pasur mundësi që të fillojnë punën zyrtarisht. Dhjetë përfaqësuesit do të jenë fillimisht të ngarkuar me punë. Në Uashington, përfaqësues u emërua Avni Spahiu, studiues dhe gazetar, në Nju-Jork, Sylejman Gashi, gazetar, në Londër Muhamet Hamiti, këshilltar politik i Presidentit Sejdiu dhe njëkohësisht profesor në UP, në Berlin Vilson Mirdita, profesor, në Paris Muhamedin Kullashi, filozof, në Romë, Albert Prenkaj, në Bruksel Ilir Dugolli, në Bernë Naim Mala, në Tiranë Gazmend Pula, studiues, në Vjenë Sabri Kiçmari, profesor dhe në Ankara Bekim Sejdiu, gjithashtu profesor. Kryeministri deklaroi se përzgjedhja e këtyre emrave është bërë pas shumë konsultimeve brenda institucioneve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë. Ai tha se kriter kanë qenë ana profesionale, përkushtimi kombëtar dhe përgjegjësitë morale. "Edhe pritjet nga ta janë të mëdha që të përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre", u shpreh Kryeministri. Këta profesionistë do të jenë njerëzit më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare. "Ky është një moment shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Të propozuarit tanë do të kenë nderin dhe përgjegjësinë që ta përfaqësojnë shtetin tonë denjësisht në arenën ndërkombëtare. Prej sot po fillon ndërtimi i gjeneratës së diplomatëve të Republikës së Kosovës". Shefi i ekzekutivit premtoi rritjen e përkushtimit për diplomaci moderne në interes të vendit dhe rrjedhave demokratike globale. Qëllimi dhe vizioni i Kosovës, sipas tij, është integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në NATO dhe BE, por edhe kultivimi i marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, tha se gjatë muajve vijues do t‘i rekomandohet Presidentit dhe Kryeministrit që të vazhdohet edhe me dekretimin e misioneve të tjera. Të ngarkuarit me punë, si fillim do të shkojnë në kryeqytetet botërore pa familjarët e tyre dhe do të vendosen nëpër hotele. Ministria e Jashtme ende nuk e ka hartuar ligjin për këto çështje teknike dhe për imunitetet e tyre. Të ngarkuarit me punë do të marrin honorare prej 2600 eurosh, ndërsa përfaqësuesi në Tiranë do të ketë një pagë më të ulët.



    Shqip
    Sui generis

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Sa lexova dje ne një gazete, emrat nuk ishin vetëm Partiak, kështu qe këta ambasadore do te mbesin për një kohe te gjate, jo pas çdo ndërrimi te qeveris te ndërrohen edhe ambasadoret, siç e kemi zakon.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    E Enjte . 28 gusht 2008


    Qeveria e Kosovës ka propozuar emrat e 11 të ngarkuarve të parë me punët në përfaqësitë diplomatike të vendit në shtetet e jashtme.
    Kështu për në;
    Washington - Avni Spahiu,
    New York- Sylejman Gashi, per te qene me afer OKB-es
    Londër – Muhamet Hamiti
    Paris - Muhamedin Kullashi
    Berlin - Vilson Mirëdita
    Romë- Albert Prenkaj
    Bruksel - Ilir Dugolli
    Ankara - Bekim Sejdiu
    Vjenë - Sabri Kiçmari
    Bern - Naim Malaj
    Tiranë - Gazmend Pula.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë se në SHBA do të qëndrojnë dy diplomatë për shkak të specifikave që ka Kosova lidhur me anëtarësimin në OKB. Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se këta emra janë propozuar në bashkëveprim me faktorin vendor dhe atë ndërkombëtar. Gjatë ditës emrat e propozuar pritet të akreditohen nga presidenti i Kosovës, Fatmir
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    TRIMI MIRË ME SHOKË SHUMË

    Per perfaqsuesin ne Francë me erdhi mirë se e meriton, eshtë Profesori i njohur i filos z.Muhamedin Kullashi, i cili me vite esht edhe profesor ne univeristetin Paris VIII ne Saint-Denis, periferi te Parisit.
    Per pamvarsine e kosoves profesor Kulalshi, tani i emruar Ambasador, se di si ti themi por preferoj ta quaj gjithnje prof, ai ka ngritur zerin ne ne francë ne mjedisin intelektual, ka krijuar nje miqesi te madhe me vite me filozof, profesor, gazetar e intelektuar te shquar ne Paris ku ne momentin kyq kur kosoves i duheshin njerez dhe mbeshtetej ky rrethe iu bashkua profesor Kullashit dhe nje zeri mbeshteten qeshtjen e kosoves deri ne pamvaresi, mos te harrojmi pra kontributin dhne edhe nga zhurnalistet e tjere francez si Ane Marie Allaine etj. pastaj edhe kontributi i M. Antoine Garapon qe ndihmoi shume qeshtjen shqiptare.Mos te harrojmi edhe filozofin e famshem Bernard Henri Levy, Fillozofin Andre Gluksman qe perhere ngriti zerin ne favor te pamvarsise se kosoves, qe te gjithe miqe te shqiptarve dhe miqe te profesor Muhamedin Kullashit, si thuhet; trimi mirë me shokë shumë
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Avni Spahiu, Ambasador në Washington
    http://images.google.fr/imgres?imgur...%3Dfr%26sa%3DN
    CURRICULUM VITAE

    PERSONAL DATA

    Name: Avni Spahiu
    Date of Birth: March 12, 1956
    Place of Birth: Mitrovica, Kosova
    Married: August 24, 1980
    Address: Prishtina
    Tel: + 377 44 502 444
    E-mail : avni_spahiu@hotmail.com


    EDUCATION:

    Post-Graduate Studies on Literature at the Faculty of Philology of Prishtina University completed in 1986.
    Faculty of Philology – English Department, Prishtina – graduated in 1978.
    High School in Elk Rapids – Michigan, USA- graduated in 1974.
    Gymnasium in Mitrovica – two years attended 1970-72.
    Elementary school in Mitrovica – Kosova, finished in 1970.

    ACCOMPLISHMENTS HIGHLIGHTS

    1978: Journalist and reporter in the beginning, covering mainly foreign news, at
    “Rilindja” daily newspaper
    1980 Desk editor, special reporter, at “Rilindja” daily newspaper
    1982: 1086 “Permanent correspondent to UN/USA in New York” of “Rilindja” daily newspaper.
    I reported on daily events covering USA and UN, writing filed reports, stories and features, and intervieing ranging from UN high officials (e.g. UN Secretary General), USA politicians and famous figures of social and culture life in America (e.g. interviews with various US senators, and administration members, actors, writers etc.). During that period I also reported for former Television Prishtina on daily events using UN TV crews and facilities, and I conducted several interviews for TV Prishtina. Occasionally I also wrote for various magazines and reviews in Kosova.
    1986: Foreign Desk Editor at “Rilindja” in Prishtina. In the meantime I reported from numerous international gatherings and events throughout Europe, USA, Canada, etc.
    1990: Co-founder of the first free news agency in Kosova, Kosova Information Center.
    1994-1998: Editor in Chief of “Rilindja” (“Bujku”).
    1999-2000: Editor in Chief of RTK (Television Kosova).
    2002 –2003: Director of Television of Kosova (Kosova’s Public Broadcaster)
    2003: Director of Radio Department of RTK (two national-wide radios: Radio Kosova and Radio Blue Sky).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 29-08-2008 më 10:13
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Qenje fotografi e Ambasadorit te pare te republikes se kosoves ne USA;
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #10
    Teuta Shabani Towler
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Avni Spahiu, Ambasador në Washington
    http://images.google.fr/imgres?imgur...%3Dfr%26sa%3DN
    CURRICULUM VITAE

    PERSONAL DATA

    Name: Avni Spahiu
    Date of Birth: March 12, 1956
    Place of Birth: Mitrovica, Kosova
    Married: August 24, 1980
    Address: Prishtina
    Tel: + 377 44 502 444
    E-mail : avni_spahiu@hotmail.com


    EDUCATION:

    Post-Graduate Studies on Literature at the Faculty of Philology of Prishtina University completed in 1986.
    Faculty of Philology – English Department, Prishtina – graduated in 1978.
    High School in Elk Rapids – Michigan, USA- graduated in 1974.
    Gymnasium in Mitrovica – two years attended 1970-72.
    Elementary school in Mitrovica – Kosova, finished in 1970.

    ACCOMPLISHMENTS HIGHLIGHTS

    1978: Journalist and reporter in the beginning, covering mainly foreign news, at
    “Rilindja” daily newspaper
    1980 Desk editor, special reporter, at “Rilindja” daily newspaper
    1982: 1086 “Permanent correspondent to UN/USA in New York” of “Rilindja” daily newspaper.
    I reported on daily events covering USA and UN, writing filed reports, stories and features, and intervieing ranging from UN high officials (e.g. UN Secretary General), USA politicians and famous figures of social and culture life in America (e.g. interviews with various US senators, and administration members, actors, writers etc.). During that period I also reported for former Television Prishtina on daily events using UN TV crews and facilities, and I conducted several interviews for TV Prishtina. Occasionally I also wrote for various magazines and reviews in Kosova.
    1986: Foreign Desk Editor at “Rilindja” in Prishtina. In the meantime I reported from numerous international gatherings and events throughout Europe, USA, Canada, etc.
    1990: Co-founder of the first free news agency in Kosova, Kosova Information Center.
    1994-1998: Editor in Chief of “Rilindja” (“Bujku”).
    1999-2000: Editor in Chief of RTK (Television Kosova).
    2002 –2003: Director of Television of Kosova (Kosova’s Public Broadcaster)
    2003: Director of Radio Department of RTK (two national-wide radios: Radio Kosova and Radio Blue Sky).
    Une gjithmone kam thene se Avniu Spahiu do te ishte personi me i pershtatshem per Ambasador i Kosoves ne Washington. Jam shume e lumtur qe ai ka fituar ketee pozite dhe shpresoj se do te perdor fuqin dhe dijen qe ka per te forcuar marredheniet Kosove-USA dhe te perkrah me shume imigrantet kosovare.

    Urime dhe mezi nuk pres ta takoj.

    Teuta
    War does not determine who is right, it determines who is left.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 20:11
  2. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  3. Fotoalbumi I Grupeve Rap Shqiptare
    Nga The Dardha në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 06:31
  4. Thjesht nje Moment
    Nga tironce85al në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •