Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223

    Thjesht nje Moment

    Pershendetje te gjitheve une jam sweetie dhe po shkruaj disa nga poezite e mia ketu. nese i lexoni me dergoni edhe ju mesazhet tuaja ose poezite tuaja. jam shume e dhene pas poezive.


    poezine e pare ja dedikoj dikujt qe e dua me verte shume shume po nuk dua te permend emra


    TE DUA


    Te dua nuk do te thote qe edhe ti te me duash njesoj po do te thete qe dua at bej boten tende te njejte me parajsen qe te shohesh cfare gjerash te bukura shohin syte e mi kur te prekin ty (shprehje greke )
    Te dua si enderrat qe me afrojne tek ti
    Te dua si perqafimi I zjarrte
    Te dua si erresira e nates qe me mbeshtjell ne krahet e saj
    Te dua si flladin e mengjesit qe me prek shqipsat
    Te dua si dallget e detit qe me pershkojne trupin
    Te dua si frymemarrje e ngrohte
    Te dua si vete fjala qe peshperitet me ndjenje
    Te dua si shija e puthjes
    Te dua si rrahjet e shpeshta te zemres
    Te dua si gjakun qe pershkon venat pa pushim
    Te dua ne cdo moment te jetes sime
    Te dua si jeten time qe ndjenjen shton
    Nuk mund te pushoj se theni kete fjale qe e peshperis me embelsi
    Te dua shume.

    do ju dergoj dite tjeter te tjera bye

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    MALL…

    Shoh fytyren tende neper endrra
    Dhe ndjej mall
    Ndjej lotet neper faqe dhe ndjej mall
    Kam ftohte dhe
    Per ngrohtesine tende ndjej mall
    Kam frike nga kjo bote e eger
    Dhe per kurajon e zemres tende ndjej mall
    Dhe jetoj dhe vzhdoj te jetoj
    Dhe ndjej mall

    ME FAL…

    Me fal nese padshi une ty te kam lenduar
    Me fal nese ne zemren tende une brenga kam krijuar
    Me fal o zemer nese nuk fola balle perballe me ty
    Me fal nese une te dua ty
    Me fal nese te keshilloj
    Me fal por ndoshta thjesht sepse shume te dashuroj
    Me fal nese te dua
    Me fal por ti je gjithshka per mua
    Me fal o shpirt nese rende une kam gabuar
    Me fal nese gjithnje te kam dashuruar
    Me fal…………..

    NE QOFTE SE……

    Nqs ndonje dite do te te takoja
    Nuk di se cfare do beja
    Nqs zerin tend do degjoja
    Do cuditesha si ka mundesi….. ti po me flet???!!!
    Nqs nje dite rastesisht do te te shikoja
    Nuk e di a do te te jepja te njohur
    Nqs ndonje dite per ty do degjoja
    Nuk di a do kisha kuriozitetin e meparshem
    Nqs ndojne dite do me kerkoje
    Nuk e di a do doja te te takoja
    Nqs ndonje dite per ty do kujtohesha
    Do mendoja se dikur kam njohur nje njeri
    Nqs ndonje dite vegimet e tua do kujtoja
    E di qe do lotoja
    Por une isha pa mendje pa shpirt pa zemer dhe pa ndjenja per te gjitha keto

    PA TITLULL 2

    Krejt papritur degjova emrin tend. Ne nje bisede e siper dikush te kujtoj. Mendova ne fillim se mos ndoshta te ngatrronin me dike tjeter qe mban emrin tend, por jo. Mes flladit te nates dikush te kujtoj. U struka ne veten time dhe u ula ne parvazin e dritares. Hena qe e paster por une nuk e shihja dot qarte sepse lotet nuk me linin. Ndjeva mall ne ato momente. Dhe vetem kur mendova se na ndan nje Oqean i tere ndjeva dhimbje. Nuk di se si u hap ajo bisede ate nate. Nuk di c’u tha. Sepse une sapo degjova emrin tend u drodha nuk mund te rrija pa reaguar. Qe shume e veshtire per mua. Dicka me therri brenda vetes. Nje dridhme e cuditshme nuk me la te rrija me aty. Dhe ika nga ajo dhome e zhurmshme, shkova ne ate parvaz te qete per t’u strukur ne folene e shpirtit tim. Nuk dija ta largoja dhimbjen ate moment ishte me e forte se une. Mendoja rruget qe me conin drejt adreses tende. Me miliona enderra ne shpirt une u afrova tek ti. Nje pjese e loteve me ishin thare ne faqe dhe te tjere me kullonin nga syte. Nga keto mendime me zgjoi trokitja e deres. Dikush ne dhomen matane me kerkonte. U detyrova te hedh dicka kraheve sepse Hena qe me kishte soditur per nje kohe te gjate me kishte bere akull dhe une nuk e kisha ndjere aspak kete gje. U largova prej atij parvazi duke braktisur aty lotet, mallin, dhimbjen e shpirtit dhe enderrimet pa fund….
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

Tema tė Ngjashme

  1. Lugina E Presheves Duhet Te Pregaditet Per Bashkim Me Kosove Tash Esht Moment
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 20:56
  2. cdo sekonde ... cdo moment
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 01:43
  3. Thjesht Morgana
    Nga Morgana Trufi nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 10:44
  4. Ne cilin moment thoni S`te DUA
    Nga Dito nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 26-03-2005, 10:55
  5. Shania Twain
    Nga *~Rexhina~* nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-12-2004, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •