Maqedonia do tė njohė pavarėsinė e Kosovės nė muajin shtator, bėjnė tė ditur pėr Lajm burime tė larta nga Qeveria e Maqedonisė.
Burimet e njėjta nuk mund tė tregojnė se cila ėshtė data kur Shkupi zyrtar do tė njohė Kosovėn por vetėm bėjnė tė ditur se nė shtator do tė bėhet njohja e shtetit tė Kosovės.
Po ashtu nė shtator pritet qė njė numėr i madh i shteteve tė njohin Kosovėn.
Para disa ditėve edhe Zėvendėskryeministri i Qeverisė sė Maqedonisė, Abdylaqim Ademi deklaroi se Maqedonia shumė shpejtė do tė njohė Republikėn e Kosovės. Pavarėsia e Kosovės e cila u shpall para 6 muajve deri mė tani ėshtė njohur nga 45 shtete, kryesisht vende anėtare tė Bashkimit Evropian si dhe tė NATO-s.
Maqedonia deri mė tani ka hezituar tė njohė shtetin mė tė ri tė botės nėn arsyetimin se do tė udhėhiqet nga interesat e saj nacionale dhe shtetėrore. Njė ndėr shkaqet pse ėshtė vonuar njohja e Kosovės sipas disa informacioneve ka qenė demarkacioni i kufirit me Kosovėn si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Maqedoni tė cilat u mbajtėn me 1 qershor.
mare nga e perditcmja LAJM botim per Maqedoni
Krijoni Kontakt