
Postuar më parë nga
Shpat Berisha
gjilanasi-77,
-Sinçerisht nuk e di se si dhe kur është vendosur qe Katedralja e Nanes Tereze të ndërtohet mu në ate lokacion ku po ndërtohet.Por,nuk dyshojë se burrat dhe gratë që e kanë vendosur këtë,kanë qenë bijë dhe bija të devotshëm të këtij vendi.Dua t\a përkujtoj me këtë rast -Imzot Mark Sopin,ipekshv i Ipeshkvisë Shkup-Prizren,si një nga burrat më të fortë dhe më të dijëshëm të Kosovës dhe ambasadorin më të shkëlqyeshem që kemi pasur ndonjëherë rreth çështjes kombëtare.Ata që kanë pasur privilegjin ta njohin,e dijnë shumë mirë se si dhe çfarë ka bërë ipeshkvi jonë për lirinë dhe pavarësinë e ketij vendi.
-Kisha katolike e Kosovës është kishë edhe imja dhe e çdonjërit shqiptarë që sado pak ka lexuar apo dëgjuar për punën dhe kontributin e saj rreth shkollës shqipe në vitet e 90-a,involvimin këmbë-e krye të Kishës sonë në funkcionimin e Sh.H. Nana Tereze e cila ka dhënë ndihmë mjeksore,barrna dhe përkujdesje për çdo nevojëtarë në Kosovë.
-Falë punës së kësaj Kishe dhe personelit të saj, gjatë egzodit në Shqipëri dhe Maqedhoni,ne kemi pasur afër doren dhe kujdesin e mjekut,medikamentet dhe rastet më të rënda -janë trasportuar jasht Shqipërisë.
-Se sa do të merr,Kisha Katolike ..!!! nga ne??,këtë vetëm zoti e di...,por ,një gjë e di -se kemi shumë pak për te dhënë,ndërsa nevoja të lloj-llojshme -kemi ende tepër shumë...
Shembull më të mirë se ndërtimi i një gjimnazi modern për fëmijët tanë,nuk di që ka dhe për këtë i falenderoj nga zemra.
-Edhe një gjë gjilan77,.Në vitet e tmerrshme të luftës dhe egzodit,ishte mëshira dhe shpirti bamirës i katolikëve të gjithë botës që na ushqeu dhe na u gjet përmort... burr i dheut...ku ishin vëllezërit e disave- andej nga lindja.Kam dronë se ishin në aheng te Millosheviçi...
-Thonë,se ata që harrojnë shpejtë-janë kandidat t\u perseritet historia.Gurit e drunit...!
Krijoni Kontakt