Për arsye se me pushtimin turk të viseve shqiptare u ndal edhe zhvillimi kulturor i yni. Të parët e fiseve ose u vranë nga turqit ose ikën në Itali. Turqit në kohën kur bëheshin përpjekje nga disa fisnik të krijohej shteti i parë kombëtar shqiptar nga Balshajt, Arianitët, Thopaijt, Zenevishtët , e më vonë Kastriotët që sigurisht që për interesa të tyre dëshironin të krijonin principata sa më të fuqishme për vete por që faktikisht krijonin edhe shtetin e parë kombëtar sikur shumë shtete tjera të evropës, ndërsa ata një proces të tillë e ndalën përgjysmë dhe i kthyen shqiptarët disa hapa mbrapa në sistemin e tyre feudalo-ushtarak, siistem shoqëror ky të cilin shqiptarët e kishin kaluar disa dekada më parë në kohën e bizantit.
E sa për kulturë në kohën e pushtimit turk as që mund të bëhet fjalë. Eshtë pikërisht ajo Turqi që i la shqiptarët pa shkolla dhe të pushtuar më së gjati në ballkan, ishin gjonturqit që persekutonin çdo fjalë shqipe, prandaj nuk mund të pajtohem që ne kemi kulturë turke-islame në trevat tona.
Pastaj nuk kemi mundur të trashëgojmë një kulturë aq të huaj sikur kultura mongolo-turke që e sollën turqit në trevat tona. Nëse flasim për kulturën ne kemi qenë të ndikuar dhe kemi ndikuar në vazhdimësi në kulturat greke dhe romake por assesi turke.
Krijoni Kontakt