
Postuar mė parė nga
Katekisti
Eshte e dukshme, qe ti, Seminarist, jo vetem qe ketu na ke shfaqur nje simpati te dukshme per katolicizmin, dhe madje edhe keqardhjen tende qe kisha jote lindore ne shqiperi nuk varet nga Roma, por madje me nje finese jo korrekte, shpall edhe doktrina te tyre si ortodokse, duke u perpjekur te gjesh te perbashketa aty ku s'gjenden.
Qe je nje filolatin apo latinofron, kjo nuk diskutohet. Qe je nje papofil apo papist, edhe kjo eshte teper e dukshme nga mesazhet e tua, qe i karakterizon fryma jote unite. Do qe te jesh edhe lindor, por edhe i varur nga Perendimi.
Qe ngele duke u vene ne dukje protestanteve herezite e tyre, pasi ti e njeh shume mire besimin e tyre nga praktika personale, kjo eshte mese e dukshme. Vetem se harron qe kur vjen puna te dobesia jote e madhe e simpathise qe ushqen per latinizmin, i keput ca gafa teolgjike e dogmatike, qe nuk te lejohen.
Ore nuk te ka ngelur ty ta justifikosh herezine e filioqve te latineve, e te na thuash qe e paskemi dhe ne si pranim ne formulimet tona.
Mos mendo qe ti na qenke me i dituri i forumit per ceshtje dogmatike ortodokse, ndoshta ne lidhje me protestantet edhe mund te jesh, por rruga jote drejt ortodoksise, duke kaluar ne stacionet protestante dhe katolike me perpara, te ka lene disa ngaterresa dogmatike, qe ti s'do t'i korrigjosh.
Kjo ideja jote se Kisha e Anadollit e pranon frazen se Fryma ne kohe buron edhe prej birit eshte nje perpjekje jotja e deshperuar per unifikim ne stilin e unise.
Ndoshta rruga jote brenda krishterimit ka edhe nje stacion te fundit, ate te te berit uniat. Ti aty do ndjeheshe shume rehat, duke qene sa lindor ne rit, aq edhe papist ne dogme dhe ne pengun tend te perjetshem per t'u varur nga Roma.
Tani qe ta pastrosh paksa nga latinizmat ate ortodoksine tende me konture unite meso se fraza qe pranohet nga ortodokset eshte:
"Shpirti i Shenjte buron = ekporevomenon (vetem) prej Atit dhe dergohet ne kohe edhe prej Birit, pra buron prej Atit, nepermjet Birit. Por buron dhe dergohet nuk eshte e njejta gje. Ortodoksia e paster, jo ajo e jotja, kurre nuk e ka pranuar qe Shpirti buroka edhe prej Birit, brenda apo jashte kohe.
Dhe qe te mos behesh me katolik nga Papa, meso se per festen e 29 qershorit, te dy apostujve Pjeter dhe Pali, gjate Meshes ne katedrlen e Shen Pjetrit, edhe vete Papa yt i dashur (kjo s'do te thote qe s'eshte i dashur edhe per mua qe te mos keqkuptohemi) e ka lexuar simbolin e besimit (per te disajten here kjo pas paraardhesve te vet) se bashku me Patriarkun, ashtu sic eshte shpallur ne konciline dyte, pa shtesen e Filioqve.
Prandaj, preferencat e tua doktrinore, mos ja faturo Ortodoksise.
Pushime te mbara!
Krijoni Kontakt