Berisha pret nė Kryeministri "antishqiptarin" grek
Kryeministri rregullon politikėn me lobin grek
Prefekti i Selanikut, Panajot Psomiadhis, i cili ndaloi ngritjen e njė flamuri kuqezi nga njė nxėnės shqiptar nė Greqi nė vitin 2003, ėshtė takuar kėtė tė mėrkurė nė Kryeministri me shefin e qeverisė, Sali Berisha. Kryeministri Sali Berisha ka filluar tė ndjekė politikėn e paraardhėsit tė tij, Fatos Nanos, jo vetėm duke i mbajtur mirė, por edhe forcuar akoma mė tej marrėdhėniet me lobin grek. Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, pėrpos deklaratave pėr ndryshime nė qeveri, ndihej e sigurt se ministria e tyre nuk do tė lėvizej nga kreu i Ekzekutivit, pasi kreu i qeverisė nuk ka ndėrmend tu vėrė "zjarrin marrėdhėnieve tė mira" me vendin fqinj. Berisha nga ana tjetėr pret nė Kryeministri "mikun" e vjetėr tė shqiptarėve, prefektin e Selanikut, Panajot Psomiadhis, njė ditė pasi kishte kryer ndryshimet nė qeveri. Nė nėntor tė 2003-shit, prefekti i Selanikut ėshtė shprehur se "grek mund tė lindėsh, nuk mund tė bėhesh". Ėshtė i njėjti prefekt qė disa vjet mė parė ka ndaluar nxėnėsin mė tė mirė tė njė shkolle nė Greqi tė ngrejė flamurin shqiptar, vetėm pse ai ishte njė shqiptar. Racizmi grek, disa vjet mė vonė gjen mikpritjen nė tokėn shqiptare. Kryeministri Berisha ėshtė takuar tė mėrkurėn me prefektin e Selanikut, Panajot Psomiadhis dhe delegacionin qė e shoqėronte. Pasi i uroi mirėseardhjen e pėrzemėrt, Kryeministri e konsideroi kėtė vizitė njė dėshmi tjetėr tė marrėdhėnieve tė shkėlqyera midis dy vendeve, qeverive, institucioneve dhe popujve tanė miq. Pėr ironi ose jo tė shqiptarėve, Kryeministri Berisha dhe prefekti Psomiadhis u shprehėn njėzėri se vėllai mė i mirė ėshtė fqinji dhe tashmė Shqipėria dhe Greqia krijojnė urėn e bashkėpunimit mes tyre. Ndonėse ėshtė folur nė kėtė takim mbi minoritetin grek nė Shqipėri, nė njoftimin zyrtar tė Kėshillit tė Ministrave nuk bėhet me dije nėse ėshtė folur gjatė takimit qė ka zgjatur rreth 60 minuta ditėn e mėrkurė edhe mbi emigrantėt shqiptarė nė Greqi dhe respektimin e tė drejtave tė tyre. Prefekti Psomiadhis u shpreh se e konsideronte njė nder tė madh qė pritet nga Kryeministri i Shqipėrisė, njė mik i popullit tė tij. Sipas njoftimit pėr shtyp nė faqen zyrtare tė Kryeministrisė citohet se "shqiptarėt, u shpreh prefekti Psomiadhis, janė njė popull mik, qytetarėt e tė cilit me punėn, pėrkushtimin dhe kontributin e tyre kanė lėnė mbresa tė thella nė zemrat e qytetarėve grekė. Ata janė bėrė njė faktor i rėndėsishėm pėr ekonominė dhe shoqėrinė greke, nė tė cilėn janė integruar dhe po kontribuojnė me dinjitet". Prefekti Psomiadhis vlerėsoi rolin e Kryeministrit Berisha nė forcimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve midis popujve tanė miq dhe qeverive tė tė dyja vendeve. Psomiadhis i shprehu Kryeministrit Berisha konsideratėn mė tė lartė pėr rezultatet e reformave tė ndėrmarra nė tė gjitha fushat pėr tė ēuar mė tej zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė, si dhe integrimin e saj nė strukturat euroatlantike. Ai shprehu pėrkrahjen e Greqisė pėr projektin e integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė nė BE dhe NATO. Kryeministri Berisha vlerėsoi marrėdhėniet e shkėlqyera miqėsore midis dy vendeve dhe qeverive, nė veēanti nivelin shumė tė lartė tė shkėmbimeve nė fushėn ekonomike dhe tregtare, si dhe interesin e jashtėzakonshėm tė investitorėve grekė pėr tė investuar nė Shqipėri. Nė kėtė aspekt, Kryeministri i prezantoi Psomiadhis reformat e ndėrmarra nga qeveria pėr lehtėsimin e klimės sė biznesit nė vend, vendosjen e taksės sė sheshtė 10 pėr qind, eliminimin nė maksimum tė lejeve dhe licencave, nismėn "Shqipėria 1 euro". Tė dyja palėt konstatuan rritjen e interesit tė firmave tė mėdha greke nė Shqipėri. Kryeministri siguroi se investitorėt grekė do tė kenė mbėshtetjen maksimale tė qeverisė shqiptare nė projektet e tyre kėtu. Prefekti Psomiadhis vlerėsoi pėrkrahjen qė Kryeministri Berisha i ka dhėnė minoritet grek nė Shqipėri. Ai tha se i bashkohej shprehjes sė Kryeministrit Berisha se vėllai mė i mirė ėshtė fqinji. Kryeministri Berisha dhe prefekti Psomiadhis i vlerėsuan emigrantėt shqiptarė nė Greqi dhe minoritetin grek nė Shqipėri si njė faktor tė rėndėsishėm nė forcimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve tradicionale miqėsore mes dy vendeve, marrėdhėnie me njė tė ardhme tė shkėlqyer.
Nikolas Geixh
Historia e grekut non-grata nė Shqipėri
Nikolas Geixhi ėshtė i njohur pėr drejtimin e lobit grek nė Amerikė dhe njihet ndryshe me emrin Nikolas Gaxojani. Ai ėshtė shpallur person "non grata" nė vitin 1994 nga ish-presidenti i saj kohe, Sali Berisha. Si shkak pėr kėtė, shėrbeu incidenti i ndodhur nė fshatin Peshkėpi tė Gjirokastrės, ku mbeti i vrarė njė ushtar shqiptar nė territorin e njė reparti ushtarak. Geixhi, nga autoritetet shqiptare nė atė kohė, u shpall person "non grata", ndėrsa u arrestuan 6 minoritarė grekė, tė cilėt edhe u dėnuan gjatė procesit qė njihet si "Procesi i tė gjashtėve". Rikthimi tij nė Shqipėri do tė ndodhte vite mė vonė, vetėm pas ardhjes sė socialistėve nė pushtet. Madje nė vitet e qėndrimit tė socialistėve nė pushtet, Geixhi arriti tė krijonte marrėdhėnie miqėsore me ish-kryetarin e PS-sė e ish-kryeministrin Fatos Nano. Por edhe marrėdhėniet e ngrira me Sali Berishėn, pasi ishte shpallur "non grata" nė 1994-ėn, morėn njė kthesė tė dukshme nė takimin qė ai zhvilloi kokė mė kokė me tė nė selinė e PD-sė, nė fund tė vitit 1992. Ndėrkaq, vlen tė theksohet se tashmė, pas rikthimit nė pushtet, Berisha po i kushton njė vėmendje dhe kujdes tė veēantė pėrmbushjes sė tė drejtave tė minoriteteve. Dy vjet mė parė, qeveria e drejtuar prej tij ka vendosur hapjen e njė shkolle greke nė Himarė, vendim qė ka shkaktuar mjaft polemika, pasi nga dy ministra tė qeverisė kishte dy qėndrime tė ndryshme pėr kėtė ēėshtje.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt