Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Post Kush e trashėgon Aristidhin

    Niko Stillo nuk ėshtė mė njė emėr i panjohur pėr shqiptarėt. Pas dy veprave tė tij, "Historia e shenjtė e Arvanitėve" dhe "Fjalori i Marko Boēarit", ai pason nė llojin e famės, Aristidh Kolėn, aq mė tepėr qė mund tė konsiderohet dhe si pasardhės i tij. Kur themi "lloji i famės", kemi parasysh se ajo ėshtė e pėrhapur mė tepėr ndėr ata shpirtra tė zjarrtė atdhetarė deri dhe me pak doza tė tepruara nacionalizmi, qė Shqipėrinė dhe historinė e saj e vendosin nė qendėr tė botės, ku si yshtės tė kėtij deliri shėrbejnė vepra tė cilat sfidojnė mitin e lashtė grek tė parė jo si fenomen nė vetvete, por si spekulim mbi tė kaluarėn e stėrlashtė shqiptare."...Fenomeni Niko Stillo me shtie nė mendime dhe mė thotė qė studimin e historisė sonė tė mos ia lėmė spontanitetit e tė huajve, por shteti shqiptar nė mėnyrė tė organizuar duhet tė pėrgatisė me dhjetėra helenistė, romanistė, sllavistė, osmanistė etj., qė tė dalė nė pah historia jonė e lavdishme". Kėshtu shkruan dr. Laurant Bica, autori i njė libri kushtuar figurės sė Niko Stillos dhe, ajo qė ia vlen tė ndalemi ėshtė cilėsori "e lavdishme", njė lloj definicioni qė e komprometon aspektin e akullt tė tė bėrit shkencė (ashtu siē ai me tė drejtė dėshiron, kur flet pėr helenistė, romanistė e osmanistė), pėr tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn, e cila si e tillė e bart vlerėn sublime vetėm duke qenė e "vėrteta", pa qenė nevoja tė shoqėrohet me thirrjen emfatike "e lavdishme", ndėrkohė qė nė shkencat filologjike e specifikisht historike, nuk ekzistojnė standarde qė e pėrcaktojnė si tė lavdishme ose jo, historinė e njė kombi, ku pėrfshihen elementė bazė identiteti si: gjuha, kodet zakonore, mėnyra e jetesės etj. Por paēka kėsaj, Laurant Bica, nuk ėshtė nxituar aspak qė i ka kushtuar njė libėr Niko Stillos, duke e quajtur qė nė titull "Njeriu Akademi". Dhe kjo pėr disa arsye, ku kryesoja ėshtė promovimi dhe tė shpėtuarit nga anonimati i njė emri, dy veprat e fundit tė sė cilit, kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme pėr shkencat albanologjike, nė njė kohė kur nga mungesa e njė tregu tė disiplinuar vlerash, autorė tė tillė rrezikojnė tė mbesin nė hije derisa tė bėhen tė njohur nga ndonjė rastėsi. Nga ana tjetėr, ėshtė e nevojshme qė Niko Stillo tė bėhet mė i afėrt pėr shqiptarėt me karakteristikat, tiparet, vlerat e personalitetit tė tij dhe fatin jetėsor, prej nga ka buruar gjithė ai afsh atdhedashuria, qė e ka ēuar tė realizohet nė vetvete si njė shkencėtar i mirėfilltė pėr tema tė tilla delikate si ajo e prejardhjes shqiptare etnikisht e gjuhėsisht. Jetėshkrimi i Niko Stillos nė brendėsi tė librit tė Bicės, ėshtė vėrtet befasues. I lindur nė Prevezė, konkretisht nė fshatin Ftinė, i quajtur ndryshe si djali i Ftinės tė Ēamofshatrave mbi Prevezė, ai ėshtė endur nėpėr disa vende evropiane duke iu futur studimeve ekonomike derisa pėrfundon nė Gjermani si mjeshtėr i interierėve tė brendshėm tė restoranteve, qė afėrmendsh nuk ka pikė lidhje me zellin e tij pėr shkenca filologjike. Adapt nė zanatin e tij, Niko Stillo "devijon", drejt njė kauze tjetėr duke ndenjur afėr Spiro Muselimit, siē pėrshkruhet, njė intelektual i trevės sė Epirit, arkiv i gjallė pėr suljotėt e mbarė trevėn e Thesprotisė, tė cilit i ka ndenjur pas, e ka dashur dhe respektuar pėr sa kohė qe gjallė...e nė rrugėt e mėrgimit i kushtohet pėrfundimisht studimit tė historisė, gjuhės sė popullit tė vet, Ēamėrisė, Shqipėrisė dhe lashtėsisė sė tyre". Sė kėndejmi, jetėshkrimi i Niko Stillos na bėn me dije se ai vetėm si autodidakt, arriti tė bėhej njė studiues i mirėfilltė, duke kulmuar me veprat "Historia e shenjtė e Arvanitėve" dhe "Fjalori i Marko Boēarit". Nė jetėshkrimin pėr tė shkruhet se "ai ecėn nė gjurmėt e Aristidh Kolės, tė cilin e ka pasur mik tė dashur e shok tė ngushtė jo vetėm nė fushėn e letrave, por dhe tė veprimit. Kėtė punė rilindėsi qė bėn Niko nuk mungojnė ta konstatojnė e pohojnė indirekt dhe pėrfaqėsues tė pushtetit (nė Greqi). Kėshilltari i kulturės nė Komunėn e Prevezės, D. Moraitis nuk mungon t‘i thotė prerė nė formė urdhri filologes Aliqi Nasi, pedagoge nė gjimnazin e Prevezės, pėr referencat nė njė libėr tė saj ‘Ngjashmėria e shqipes me gjuhėn letrare greke tek librat e Aristidh Kolės e Niko Stillos: ca Kolera dhe Stillera t‘i heqėsh nga mendja".

    Niko Stillo, i cili jeton nė Gjermani renditet ndėr ata ēamė ortodoksė, me koshiencė tė fortė kombėtare dhe qė shndėrrojnė atė nė aksion konkret: duke tentuar tė sfidojnė mendimin grek nė pikėpamje historike e gjuhėsore. Dhe nė kėtė kauzė, truall mė tė volitshėm se Ēamėria nuk ka. Nga veprat e Niko Stillos jepet e kuptuar se Ēamėria dhe specifikisht nėndialekti ēam, janė laboratorė tė volitshėm pėr tė shkuar te rrėnjėt, tė cilat e ēojnė shqipen dhe prejardhjen shqiptare nė "mitrėn" e historisė nė raport me mitin grek, a mė saktė mitologjinė greke, e cila mban ēelėsat e historisė. "Aty nė rreshtat e librit frymon shqiponja, shqipja "Ipja" siē quhet nė Ēamėri, legjendat, mitologjia shqiptare, folklori ēam, epirot, vallet, kėngėt, veshjet e gjithēka, frymon gjithė historia jonė deri sot. Niko ka meritėn qė kėtė histori tė shqiptarėve e ēamėve e shtyn deri nė fillimet e historisė sė njerėzimit. Bile ėshtė kjo histori me tė cilėn merr fill sipas Nikos historia e njerėzimit", shkruan kėshtu Dr. Laurant Bica nė librin e tij kushtuar Niko Stillos.


    Gazeta Shqip
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Niko Stillo nuk ėshtė mė njė emėr i panjohur pėr shqiptarėt. Pas dy veprave tė tij, "Historia e shenjtė e Arvanitėve" dhe "Fjalori i Marko Boēarit", ai pason nė llojin e famės, Aristidh Kolėn, aq mė tepėr qė mund tė konsiderohet dhe si pasardhės i tij. Kur themi "lloji i famės", kemi parasysh se ajo ėshtė e pėrhapur mė tepėr ndėr ata shpirtra tė zjarrtė atdhetarė deri dhe me pak doza tė tepruara nacionalizmi, qė Shqipėrinė dhe historinė e saj e vendosin nė qendėr tė botės, ku si yshtės tė kėtij deliri shėrbejnė vepra tė cilat sfidojnė mitin e lashtė grek tė parė jo si fenomen nė vetvete, por si spekulim mbi tė kaluarėn e stėrlashtė shqiptare."...Fenomeni Niko Stillo me shtie nė mendime dhe mė thotė qė studimin e historisė sonė tė mos ia lėmė spontanitetit e tė huajve, por shteti shqiptar nė mėnyrė tė organizuar duhet tė pėrgatisė me dhjetėra helenistė, romanistė, sllavistė, osmanistė etj., qė tė dalė nė pah historia jonė e lavdishme".....
    Gazeta Shqip
    Tumor komunist me ndjenja inferioriteti.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Tumor komunist me ndjenja inferioriteti.
    Mos e helmo materialin me pershjellime te kota
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Brooklyn, si mendon ,a eshte e udhes te paraqesim vepren e Stillos ne forum? Nderkohe kur kemi shume nevoje per argumente te shendosha per ceshtjen kombetare, dhe kur kotesia ka permbytur faqe te tera te FSh.Mbaje parasysh kete kerkese te lutem

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga klaus fisher Lexo Postimin
    Brooklyn, si mendon ,a eshte e udhes te paraqesim vepren e Stillos ne forum? Nderkohe kur kemi shume nevoje per argumente te shendosha per ceshtjen kombetare, dhe kur kotesia ka permbytur faqe te tera te FSh.Mbaje parasysh kete kerkese te lutem

    Niko Stillo eshte patriot shqiptar me nenshtetesi greke dhe kjo ka shume rendesi per mua. Puna dhe koha e shpenzuar ne lidhje me gjuhen shqipe eshte per tu admiruar gjithashtu. Konkluzionet e tij ne kete fushe studimi, persa i perket vertetesise se tyre nga ana shkencore, i takojne studiuesve te gjuhes.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga klaus fisher Lexo Postimin
    Nderkohe kur kemi shume nevoje per argumente te shendosha per ceshtjen kombetare, dhe kur kotesia ka permbytur faqe te tera te FSh.
    Deklarata te forta kerkojne argumenta te forta per tu mbeshtetur. A mund ta sqarosh me mire frazen me te zeze te lutem.

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga klaus fisher Lexo Postimin
    Brooklyn, si mendon ,a eshte e udhes te paraqesim vepren e Stillos ne forum? Nderkohe kur kemi shume nevoje per argumente te shendosha per ceshtjen kombetare, dhe kur kotesia ka permbytur faqe te tera te FSh.Mbaje parasysh kete kerkese te lutem
    Une e kam vepren e tij "Historia e Shenjte e Arvaniteve". Ia vlen qe c'ke me te. Me eshte prishur printeri (per ta skanuar) e derisa te blej nje printer te ri, fatkeqesisht nuk mund te sjelle faqe te ketij libri, por nqs dikush tjeter e ka, patjeter qe ia vlen te sillen e te diskutohen.

    PS: Ri-mendoje ate fjaline per te cilen te eshte drejtuar dhe Darius.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po ju jap nje lajm per Niko Stillos ,se shpejti ai do te publikoje zberthimin e diskut te Fiastos .
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Mos e helmo materialin me pershjellime te kota
    Eshte perpjekje e kote te helmosh neperkat me helmin e tyre.

    Po perpiqem te paralajmeroj udhetaret e pakujdeshem mos vene kembe mbi targen e neperkave qe paraqiten si peshq.

    Darius, fenomeni "phishing" eshte shume i perhapur ne forum. Kete donte te thonte Phisher.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 07-07-2008 mė 16:20
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Eshte perpjekje e kote te helmosh neperkat me helmin e tyre.

    Po perpiqem te paralajmeroj udhetaret e pakujdeshem mos vene kembe mbi targen e neperkave qe paraqiten si peshq.

    Darius, fenomeni "phishing" eshte shume i perhapur ne forum. Kete donte te thonte Phisher.
    Styx, do merremi me Stilon apo me artikullshkruasin?! Ky i fundit per mua s'paraqet interes.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aristidh Kola
    Nga Iliriani nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-09-2021, 04:10
  2. Kush e trashėgon Aristidhin
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:25
  3. Pyetje-Pergjigje
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •