Do ta gjeni nje zhgjidhje vetem nese do te jeni dakord se Bibla dhe Kurani jane libra fetare: i pari tregon historine e vertet te mardhenjeve mes Zotit dhe njerzimit; i dyti eshte nje meditim mbi kete. Pra Bibla dhe Kurani nuk na thone si Zoti ka krijuar gjithcka, por vetem qe Ai ka krijuar gjithcka.
Shkencetaret, te pajsur prej Zotit me aftesite njerezore te vecanta, duhet te studiojne me metodat e shkencave si Zoti e ka krijuar gjithesine. Ndoshta nuk do te arrijne te sqarojne gjithcka, por shume gjera po. Zhvillimet e astronomise dhe e gjenetikes jane ne kete drejtim.
Prodigious, ti ke shkruar: "Ne fillim kemi shperthimin e nje mase...". Mire, nga ana shkencore kjo mund te jete e sakte. Shkenca nuk ka pretenduar akoma te shpjegoje origjinen e kesaj mase qe u perplas me nje shperthim te mrekullueshem (Nje mase qe shperthen, ekziston)

ibrat e shenjta na perkujtojne se asgje nuk vjen prej asgjeje. Qe Zoti ka krijuar githcka prei asgjeje ne saje te gjithpushtetsine e vet. Edhe na ka krijuar edhe ne, sepse ekzistojme, por nuk kemi bere vetveten, atehere Dikush na ka krijuar e ne sipas natyres tone njerezore jemi lidhur me Ate qe na ka thirrur ne ekzistencen. Njohja e ketyre gjerave nuk eshte nje privilegj e myslymaneve, e ortodokseve, e budisteve, e katolikeve...eshte gjendja ekzistenciale e cdo njeriu e cdo njeri e ka drejten dhe me shume detyren te kerkoje nje pergjigje te arsyeshme ketyre pyetjeve, ne traditen fetare e tij me pare, e pastaj ne traditat fetare me te ndryshme: budista, kristiane, myslymane...
Cdo pergjigje (edhe per origjinen e njerezimit, te incestit, te ervolucionizmit... ) pyetjeve qe fillojme me "si" nuk e gjejme as ne Biblen as ne Kuranin (qe per te na shpallur historine e dashurise se Zotit per ne qe prej fillimit, kane vendosur esencen e mesazhit brenda kornizes se njohurive shkencore te koherave te tyre.
Me fjale tjetra shkrimtaret e Bibles dhe te Kuranit, te frymezuar prej Zotit, kane shkruar nje histori shelbimi, dhe jo nje traktat biologjie, astronomie, etikes....E per te shkruar nje histori shelbimi te kuptueshme nga lexuesit e tyre, kane perdorur njohurite shkencore, primitive me te vertet, e kohes se tyre.
Me simpati. crici_01
Krijoni Kontakt