Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Se pari, njeriu u krijua nga balta dhe iu dha jete "nga fryma e Perendise".

    Se dyti, gruaja e pare, Eva, u krijua nga brinja e Adamit, mish i mishit te tij, dhe kjo do te thote qe burri dhe gruaja i perkasin njeri-tjetrit, jane NJE ne syte e Perendise.

    Se treti, cdo gje qe e urdheron dhe bekon Perendia eshte e SHENJTE, packa se ti dhe gjithe njerezit e kesaj bote mund te mendoni ndryshe. Krijesa nuk mund te gjykoje Krijuesin, Krijuesi eshte ai qe gjykon krijesen e tij.

    Se katerti, shenjterine tek njeriu mos e kerkoni ne trupin e tij, qe eshte ndertuar nga balta dhe baltes do ti kthehet, por tek fryma e tij, pasi ajo eshte prej Perendise. Jo me kot Krishti na thote: "Lum ata qe kane nje zemer te paster se ata do te shohin Perendine!". Qe gjithashtu do te thote se njeriun nuk e ndot ajo gruaja apo burri qe ka ne krah, por e ndotin ato mendimet dhe pasionet qe ka ne zemer.

    Se pesti, Eva dhe Adami perpara se te binin ne mekat nuk kishin femije, nuk kishin as turp, nuk kishin as ndjesine e fajit apo te mekatit, nuk e shihnin ate qe i rrethonte nen kendveshtrimin dualist te se mires dhe te keqes. Eva dhe Adami ishin te lumtur pasi ishin ne prani te Perendise, si dy krijesa dashurie te krijuara sipas "shembellimit dhe imazhit te Perendise" qe do te jetonin ne perjetesi se bashku.

    Se gjashti, martesa dhe lindja e femijeve ka qene pjese e planit te Perendise qe nga fillimi. Ajo ishte nje kunderpergjigje ndaj renies se krijeses ne mekat, shijimit te frutit nga Pema e Diturise.

    Se shtati, ajo qe erdhi me renien e Eves dhe Adamit ne mekat ishte vdekja. Vdekja ishte nje ndeshkrim dhe nje bekim ne te njejten kohe. Njeriu nuk u krijua qe te vdiste, u krijua qe te jetonte ne perjetesi ne prani te Krijuesit e se bashku me Krijesen. Por nga ana tjeter, nese njerezit mekatare e tirane te kesaj bote, nuk do te vdisnin, vuajtjet e njerezimit do te ishin te perjetshme dhe shpresa do te kish vdekur.

    Se teti, lindja e trashegimtareve eshte menyra se si Perendia riperterin jeten dhe mban te gjalle tek njerezit shpresen e clirimit nje dite nga perandoria e qoftelargut: vdekja. Vdekja ka per te trokitur nje dite ne deren e secilit prej nesh, por shpresa jone nuk vdes atje, pasi jeta vazhdon me femijet tane.

    Se nenti, maredheniet seksuale midis burrit dhe gruas jane te natyrshme pasi i ka bekuar Perendia. Ajo qe Perendia shikon si mekat nuk eshte fjetja e burrit e gruas ne krah te njeri-tjetrit ne nje krevat, as fakti qe nje burre mund te kete disa gra (Abrahami kish disa gra?), por nese ata te dy jane NJE ne dashurine qe ruajne ne zemer per njeri-tjetrin dhe per Perendine.

    Se dhjeti, urdhrat dhe rregullat e marteses se nje burri me nje grua, nuk jane dhene nga Perendia si per te na treguar se "poligamia eshte e keqe" apo "incesti eshte i keq", por jane dhene per te na mbrojtur ne nga mekatet qe lindin nga pasionet e mishit tone. Ai qe ka shume gra do te jete shume here me i tunduar qe te bier pre e pasioneve te mishit te tij e te mekatoje se sa ai qe ka vetem nje grua.

    Albo

  2. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-06-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga Besi3 Lexo Postimin
    Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!”. Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur”.[7:173.]

    LEXONI POSTIMIN TIME ME LART dhe e Shifni pergjegjen e kesaj TEME
    LOL. Ca do te na thuash se Ademi kishte vetem djem, dhe qe keto djem Ademi i nxori nga shpina e vet dhe nuk i lindi Eva? Dhe me pas edhe keta djem linden femije te tjere pa nevojen e gruas por nga shpina. Ngaqe ke shkruar kot pa lidhje nuk te ktheu kush pergjigje deri tani por meqe po e perseristni po ta kthej une. Leji more budalliqet se kjo duhet pranuar qe qe nga Eva dhe Adami e me tej eshte perdorur seksi dhe shtatzania per te lindur femije. Mos gjej fjale ne Kuran qe flitet me figura letrare dhe ti perdoresh ne favorin tend. Mos bej me hile me pak fjale se edhe ky eshte nje mekat apo jo?

  3. #33
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-06-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Se dhjeti, urdhrat dhe rregullat e marteses se nje burri me nje grua, nuk jane dhene nga Perendia si per te na treguar se "poligamia eshte e keqe" apo "incesti eshte i keq", por jane dhene per te na mbrojtur ne nga mekatet qe lindin nga pasionet e mishit tone. Ai qe ka shume gra do te jete shume here me i tunduar qe te bier pre e pasioneve te mishit te tij e te mekatoje se sa ai qe ka vetem nje grua.

    Albo
    O Albi mos fol kot duke thene budallalleqe se Incesti nuk eshte mekat se ne libra te shenjte jo vetem qe thuhet se seksi brenda familjes eshte mekat por madje edhe me kusherinjte e aferm prandaj kjo e perforcon me teper ate qe thashe une ne temen time.

    Tani ju te gjithe si besimtar qe jeni e pranoni incestin apo e quani mekat?

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga Besi3 Lexo Postimin
    bash kjo ka rendesi me e kuptu se a eshte bible prodhim njerzor apo jo. Le te pergjegjet dikush.

    un shpesh jam duke e bere nje pyetje por nuk ka njeri ne kete toke qe mund te me jap pergjegje...

    Ne Nė BibeL Lexojm... p.sh mateu kaq kaq: Luka, kaq kaq, Marku kaq kaq, gjoni...

    Po a ka mundesi nje biografi rreth ketyre njerezve te sjeLL dikush???

    Kam pasur pershtipje qe disa nuk jane dakord, por te dergoj edhe nje biografi te shkurte e Llukes dhe te Gjonit, te marra nga Forumi ortodoks.

    Shėn Lluka

    Ungjilli i Shėn Llukės, i cili nuk ishte nga tė dymbėdhjetė apostujt, por njė nga nxėnėsit e parė, njė mjek i njohur pėr shoqėrimin e tij me apostullin Pavėl, deklaron tė jetė njė qė “shkruan me radhė . . . ashtu si i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė Fjalės” (1:1-4). Sė bashku me Veprat, tė shkruara po ashtu nga Shėn Lluka, pėr njėfarė Teofili, ky ungjill formon “historinė” mė tė plotė qė ne kemi, tė Krishtit dhe tė Kishės sė parė tė krishterė.

    Ungjilli i Shėn Llukės, i vetmi nga tė katėr ungjijtė kanonikė, ka njė tregim tė plotė tė lindjes tė Jisuit, si edhe tė Joan Pagėzorit. Tradicionalisht, burimi i kėtyre ngjarjeve tė treguara nga Shėn Lluka, ėshtė mbajtur tė jetė Maria, nėna e Krishtit. Nė kėtė pikė, ne duhet tė pėrmendim, se pėrveē katėr ungjijve tė quajtur “kanonikė”, tė cilėt ishin tė vetmit qė u pranuan nga Kisha si dėshmitarė real tė mėsimeve dhe tė jetės sė vėrtetė tė Krishtit, ekzistonin shumė shkrime tė tjera nga koha e hershme e krishterė, qė tregonin rreth Jisuit dhe veēanėrisht fėmijėrisė sė Tij, tė cilat nuk u pranuan nga Kisha si tė vėrteta dhe origjinale. Kėto shkrime janė quajtur shpesh apokrife (mos tė ngatėrrohen me tė ashtuquajturat apokrife tė Dhiatės sė Vjetėr)*, ose pseudoepigrafe, qė fjalė pėr fjalė do tė thotė “shkrime tė rreme.”

    Ungjilli i Shėn Llukės dallohet pėr detajet e tregimit tė tij, dhe, kryesisht pėr pėrshkrimin e interesimit tė madh tė Krishtit pėr tė varfėrit dhe pėr mėkatarėt. Disa parabola qė paralajmėrojnė pėr rreziqet e pasurisė dhe vetėkėnaqėsisė, dhe duke zbuluar mėshirėn e madhe tė Perėndisė ndaj mėkatarėve, gjenden vetėm nė ungjillin e Shėn Llukės, pėr shembull, ato tė publikanit dhe fariseut, djalit plangprishės, Lazarit dhe tė pasurit. Ka gjithashtu, njė theksim tė madh nė kėtė ungjill tė Mbretėrisė sė Perėndisė, tė cilėn Krishti ka sjellė nė botė dhe tė cilėn Ai ua jep atyre qė qėndrojnė me Atė nė pėsimet e Tij.

    Tregimi post-ngjallėsor i pranisė sė Zotit tek dy nxėnėsit nė rrugėn pėr nė Emaus, nė tė cilin vetėm emri i njėrit pėrmendet, njė tregim i gjetur vetėm tek Shėn Lluka, ka lindur traditėn se nxėnėsi, tė cilit nuk i pėrmendet emri, ishte vetė Lluka.

    Shėn Joani

    Ungjilli i Shėn Joanit ėshtė shumė i ndryshėm prej ungjijve sinoptikė. Pa dyshim, ai ėshtė shkruar i fundit dhe ėshtė vepėr e apostullit dhe nxėnėsit tė dashur tė Zotit, nė fund tė jetės sė tij, nė mbarim tė shekullit tė parė. Nė shumicėn e versioneve Orthodhokse tė Biblės, ky ungjill renditet para tė tjerėve, ngaqė ai lexohet i pari nė leximin e Kishės nė meshėn hyjnore tė natės sė Pashkės.

    Ungjilli i Shėn Joanit fillon me prologun e famshėm, nė tė cilin Jisui i Nazaretit identifikohet me Fjalėn hyjnore tė Perėndisė tė Dhiatės sė Vjetėr, Fjalėn e Perėndisė, e Cila ishte “nė fillim me Perėndinė,” e Cila “ishte Perėndi,” Ai nėpėrmjet tė Cilit “tė gjitha gjėrat u bėnė” (1:1-3). Kjo Fjalė e Perėndisė “u bė mish,” dhe si Jisui, Biri i Perėndisė, Ai e bėri Perėndinė tė njohur tek njerėzit dhe u dha tė gjithė atyre qė besuan nė Atė fuqinė pėr tė marrė pjesė nė plotėsinė e Tij, tė hirit dhe tė vėrtetės, dhe tė bėheshin edhe ata vetė “bij tė Perėndisė” (1:14 e vazhdim).

    Qė nė faqet e para tė kėtij ungjilli, mbas prologut, nė tregimin e pagėzimit tė Jisuit dhe tė thirrjes sė apostujve, Jisui paraqitet si Biri i vetėmlindur i Perėndisė, Mesia dhe Zoti. Nėpėr gjithė ungjillin, Ai identifikohet gjithashtu, nė mėnyra tė ndryshme, me Perėndinė e Dhiatės sė Vjetėr, duke marrė emrin hyjnor Unė Jam, sė bashku me Jahven e Moisiut dhe tė profetėve dhe psalmeve (Shih Vėllimi I, Doktrina).

    Ungjilli i Shėn Joanit, mbas prologut, mund tė ndahet nė dy pjesė kryesore. Pjesa e parė ėshtė quajtur libri i “shenjave”, pėrshkrimi i njė numri tė mrekullive tė Jisuit me njė “komentar” tė imtuar tė rėndėsisė sė tyre, duke e treguar Atė si Mesia dhe Zot (2-11). Meqenėse tė gjitha “shenjat” kanė pėr besimtarėt nė Krishtin, njė rėndėsi tė thellė dhe misterore, pothuaj tė gjitha kanė tė bėjnė me ujin, verėn, bukėn, dritėn, shpėtimin e kombeve, ndarjen nga sinagoga, ndjesėn e mėkateve, shėrimin e sėmundjeve dhe ngjalljen e tė vdekurve; ėshtė menduar herė pas herė, se ungjilli i Shėn Joanit ėshtė shkruar, posaēėrisht si njė ungjill teologjik, pėr ata qė ishin inicuar nė jetėn e Kishės, nėpėrmjet mistereve tė Pagėzimit, dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė dhe Eukaristisė. Sidoqoftė, pėr shkak tė pėrmbajtjeve tė librit tė “shenjave”, si edhe tė fjalimeve tė gjata tė Krishtit rreth lidhjes sė Tij me Perėndinė Atė, Shpirtin e Shenjtė dhe anėtarėt e grigjės sė Tij besnike, nė pjesėn e dytė tė ungjillit, apostulli dhe ungjillori Joan, tradicionalisht ėshtė nderuar nė Kishė me titullin Teologu.

    Pjesa e dytė e ungjillit tė Shėn Joanit pėrmban pėsimin e Krishtit dhe kuptimin e tij pėr botėn (11-21). Kėtu, nė mėnyrėn mė tė qartė, nė fjalimet e gjata tė ardhura nga goja e Vetė Zotit, doktrina e veprave dhe e personit tė Krishtit, janė shpjeguar nė mėnyrėn mė tė thellė. Siē sapo e kemi pėrmendur, kėtu Krishti e lidh Veten me Perėndinė Atė, me Shpirtin e Shenjtė dhe me komunitetin e Tij tė besimtarėve, me shprehje tė qarta dhe tė sigurta. Ai ėshtė njė me Perėndinė, i Cili si Atė ėshtė mė i madh se Ai, fjalėt e tė Cilit Ai flet, veprat e tė Cilit Ai bėn dhe vullnetin e tė Cilit Ai kryen. Dhe, nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė, i Cili buron prej Atit pėr tė dėshmuar nė botė pėr Atė, Ai mbetet banues pėrgjithmonė nė ata tė cilėt janė tė Tijėt, me anė tė besimit dhe bashkėshėrbimit tė tyre tė Perėndisė.

    Tregimi i pėsimit nė ungjillin e Shėn Joanit ndryshon lehtė prej atyre tė ungjijve sinoptikė dhe mbahet nga shumė, nė kėtė rast, si njėfarė qartėsimi dhe ndreqjeje. Gjithashtu, ka tregime tė veēanta tė ngjalljes, qė janė vetėm nė kėtė ungjill. Kapitulli i fundit, tradicionalisht mbahet tė jetė njė shtesė mbas pėrfundimit tė parė tė ungjillit, pėr tė afirmuar rivendosjen e apostullit Pjetėr nė udhėheqės tė komunitetit apostolik, mbas tre mohimeve qė i bėri Zotit nė kohėn e pėsimit tė Tij. Mund tė ketė qenė njė pėrfshirje e nevojshme pėr tė kundėrballancuar mungesėn e besimit tek Shėn Pjetri nga disa anėtarė tė Kishės.

    Nė Traditėn e Kishės Orthodhokse, traditė qė shpesh shprehet nė ikonografinė e Kishės, tė katėr ungjijtė konsiderohen tė jenė tė simbolizuar nė imazhet e “katėr qenieve tė gjalla” tė Apokalipsit biblik, luanit, kaut, njeriut dhe shqiponjės. Interpretimi mė klasik e lidh Mattheun me njeriun, Llukėn me kaun, Markun me luanin dhe Joanin me shqiponjėn (Ezekieli 1:10; Zbulesa 4:7). Katėr ungjijtė, tė marrė sė bashku, mbeten pėrgjithmonė si qendra shkrimeve tė shenjta tė Kishės Orthodhokse.

    Me simpati. crici_01

  5. #35

  6. #36
    MusLiman El-Hamduli-Lah
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Kur'an 19:32 Muhammedi: Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere krye larte e as te padegjueshem.||Bible Gjoni 2:4 Jezui iu pergjegj Marise: Grua, se cdo bej une, eshte puna ime jo e puna jote?
    Postime
    111
    Lexoje Citatin MIRE:
    Citati nuk flaet per adamin edhe even por flet per pasardhesit e bijeve te adamit dhe eves...

    Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!”. Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur”.[7:173.]

    Shko SHfleto Diku ne Internet ndonje Kur'an edhe Bindu se nuk kam thene gje nga vetja ime.

    Nese ende nuk e ke kuptu me shkruaj.

  7. #37

    Nuk po te akuzoj per ndryshim ajetesh apo ca jane keto se nuk e di mir por po te akuzoj per keqinterpretim. Po na shpik dicka te re qe meshkujt e adamit i kane lindur femijet nga shpina apo ku ta di une cfare.

    Sqarohu ma mire per kete dhe interpretoje apo shpjegoje ate fragment nga kurani qe e solle ketu. Pastaj debatojme. Me shpjego thjeshte dhe me fjalet e tua se si u shtuan njerezit nga eva dhe adami e deri ne 3-4 breza. Por te lutem mos merr fragmente nga kurani sepse do te te besoj per ate qe thua. Vetem dua nje shpjegim te qarte nga ana jote. KLM.

  8. #38
    MusLiman El-Hamduli-Lah
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Kur'an 19:32 Muhammedi: Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere krye larte e as te padegjueshem.||Bible Gjoni 2:4 Jezui iu pergjegj Marise: Grua, se cdo bej une, eshte puna ime jo e puna jote?
    Postime
    111
    Prodigious
    Po na shpik dicka te re qe meshkujt e adamit i kane lindur femijet nga shpina apo ku ta di une cfare.
    Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!”. Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur”.[7:173.]

    Nuk i ka lindur njeriu femijet nga shpina, por Zoti i nxori nga shpina e pasardhesve te ademit. D.m.th keshtu nga shpina nxori pari njerzish, dhe u perhap njerezimi.
    Pra Dalim ne perfundim se Kur'ani po e tregon MREKULLIN nga All-llahu s.w.t qe nuk mund te bie ndesh me asgje..

  9. #39
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-06-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga Besi3 Lexo Postimin
    Prodigious

    Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!”. Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur”.[7:173.]

    Nuk i ka lindur njeriu femijet nga shpina, por Zoti i nxori nga shpina e pasardhesve te ademit. D.m.th keshtu nga shpina nxori pari njerzish, dhe u perhap njerezimi.
    Pra Dalim ne perfundim se Kur'ani po e tregon MREKULLIN nga All-llahu s.w.t qe nuk mund te bie ndesh me asgje..
    hahahahahahahahahahha. LOL. mos u bej qesharek te lutem. Te thashe me pershkruaj me pak fjale dhe qarte 4 brezat e fundit nga Eva ddhe Adami e ne vazhdim. Thuaj Eva beri seks me Adamin dhe lindi kaq femije, nga shpina e ketyre femijeve dolen kaq femije, keta u martuan me ke dhe linden kaq femije e me rradhe. He jepi thuaje esshte e thjeshte apo jo?

  10. #40
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar mė parė nga Besi3 Lexo Postimin
    Prodigious

    Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!”. Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur”.[7:173.]

    Nuk i ka lindur njeriu femijet nga shpina, por Zoti i nxori nga shpina e pasardhesve te ademit. D.m.th keshtu nga shpina nxori pari njerzish, dhe u perhap njerezimi.
    Pra Dalim ne perfundim se Kur'ani po e tregon MREKULLIN nga All-llahu s.w.t qe nuk mund te bie ndesh me asgje..

    Besi per kete ajet ka disa mendime dijetaresh.Nje prej tyre eshte se Allahu nxorri nga shpina e Ademit te gjithe shpirtat e njerzve qe do krijoheshin deri ne diten e kijametit edhe shpirtin e Jezusit te cilin e solli engjelli me vone ne barkun e Maries.Pastaj mbasi i krijoi shpirtat u tha atyre a nuk jam Zoti juaj.Te gjithe deshmuan Thane Po deshmuan.Allahu u tha te mos thoni diten e Kijametit se prej ketij deshmimi ishim te panjohur.
    Po keshtu kete e shpjegon dhe hadithi i Krijimit te njeriut ne barkun e Nenes

    Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes’udi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “Mė ka treguar i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai ėshtė ai i cili e fliste tė vėrtetėn dhe tė cilit i besohet:

    ‘Vėrtet ēdonjėri nga ju formohet nė pėrbrendėsen e nėnės sė tij katėrdhjetė ditė si pikė (nutfetun), pastaj bėhet e varur (alekatun) ngjashėm me kėtė periodė, pastaj, bėhet copė mishi ngjashėm me kėtė periodė, pastaj i dėrgohet meleku dhe fut nė tė shpirtin (ruh), dhe kėtij meleku i urdhėrohen dy gjėra: ta shkruaj nafakėn (rizkun) (e fėmijės), exhelin (sa do tė jetojė), ...... .

    Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre [/COLOR]dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!”. Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur”.[7:173.]

    Pra kete e tregon dhe hadithi i profetit qe vazhdoi te tregonte mbas ardhjes se ajetit Kuranor.

    Pastaj resuli s.a.u.s. vazhdoi tė thoshte: “Allahu pastaj vendosi midis dy syve tė ēdo njeriu njė vezullim drite qė tregonte imanin e tyre dhe ia tregoi tė gjithė kėta njerėz Ademit. Ademi u frikėsua nga pamja e gjithė kėtyre qenieve tė panumėrta me vezullim drite midis syve tė tyre kėshtu qė pyeti Allahun: “O Zot, kush janė ata?” Allahu i tregoi atij se ata ishin tė gjithė pasardhėsit e tij. Ademi atėherė filloi tė shikonte me vėmendje te njėri, drita e tė cilit e ēuditi atė, pastaj pyeti kush ėshtė ai, dhe Allahu tha: “Ky ėshtė njė njeri i quajtur Dauud nga popujt e fundit midis pasardhėsve tė tu.” Ademi pyeti sa vjeē ishte ai dhe kur Allahu i tha se ai ishte 60, ai tha : “O Zot, rritja moshėn atij duke i dhėnė 40 vjet prej moshės time.” Por kur jeta e Ademit arriti fundin e saj dhe meleku i vdekjes erdhi, ai tha: “A nuk kanė mbetur akoma dhe 40 vjet tė jetės time?” Meleku u pėrgjigj: “A nuk ja dhe ti ato pasardhėsit tėnd Dauudit?” Ademi mohoi se e kishte bėrė kėtė dhe pasardhėsit e tij mohuan premtimin e tyre qė i kishin dhėnė Allahut. Ademi mė vonė harroi marrėveshjen e tij me Allahun, po kėshtu bėnė dhe pasardhėsit e tij dhe ranė nė gabime.” Ademi hėngri nga pema e ndaluar pėr shkak se ai harroi premtimin ndaj Allahut dhe ndoqi mashtrimin e shejtanit qė e nxiste. Gjithashtu shumica e njerėzimit ka injoruar pėrgjegjėsinė e tyre pėr tė besuar nė Zot dhe pėr tė adhuruar vetėm Atė, e kanė rėnė nė adhurimin e krijesave.

    Une e kam thene dhe me pare qe eshte e vertete se jane martuar bijte e ademit me njeri tjetrin.Pra Ademi ka lindur shume cifte binjakesh (moter e vella) secili binjak martohej me gjinine e kundert te nje cifti tjeter binjakesh dhe keshtu u shumua njerzimi pikerisht prej kesaj me vone lindi konflikti midis Habilit dhe Kabilit.Mirepo nuk do te thote se Incesti ne kete kohe eshte i barazvleshem ne ate kohe.E kam thene dhe ne postimin tjeter se krijimi ne ate kohe gjenetikisht dhe fizikisht materialisht ishte ndryshem nga krijimi i sotem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 05-07-2008 mė 04:52
    Sa budalla eshte "Odisea"

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •