Close
Faqja 24 prej 153 FillimFillim ... 1422232425263474124 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 1521
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Edhe TOPOVA ka pasur e ka COLE sa te duash,duke mos e didur se kush eshte e se cfar e si ka shkruar,nuk mund te shpeh mendimin tim personal.Po shpresoj me qe eshte nga TOPOVA te ket shkruar per RAKO DUSHIN,ose i njohur si vellezeria qirjako.Eshte e thjeshte me thuaj se cka shkruar per zotin RAKO e te them se kush eshte,lakror me sheqer apo qumeshtor me krip.DHe ne qofte se ska shkruar asgje qenka me keq se sec e mendoja. Sa per sheqer te kripur nuk jam sadomaz.

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Gjithe Biografite E Atyre Qe Deri Dje U Nxine Biografite , Duke Futur Dhe Ato Qe Nuk Kishin, Nuk Behen , Se Do Duhen Vellime E Vellime Te Tera , Se Bemat E Tyre 50-te Vjecare S'kane Te Sosur...
    Une Shpresoj Qe Ata Qe Jane Gjalle , Si Dhe Ne Emer Te Atyre Qe I Kane Akoma Ne Zemer, Do Te Bejne Nje Autokritike Pendimi , Te Pa Ndergjegjeshme(se Te Ndergjegjshem Ata Djaj Nuk Behen Kurre ), Tamam Sic I Ka Mesuar Partia!
    Ne Sheper Dhe Nivan Sidomos, Akoma Dhe Sot E Kesaj Dite Renkojne Guret, Pemet, Dhe Gjithcka Dikur E Bukur , Nga Ajo Lufte E Pa Meshire Klasore Qe Kane Perjetuar...
    C'do Fjale , C'do Porosi Qe Jepte Partia-pa Mbaruar Mire Fjalen, Ne Sheper - Nivan Ne Zbatim E Vinte "paria"!
    Libra Te Tere Ne Kete Kohe Kane Dale Per Sheperin Ne Vecanti, Por Dhe Pse Pretendojne Qe Kane Shkruar "c'kane Pare/ C'kane Degjuar / E C'kane Studjuar/, Per Cudi Prape "as Kane Pare", "as Kane Degjuar" , "as Kane Studjuar" Biles Kane Harruar Dhe Ato Qe Kane Vepruar , E Me Devotshmeri Luften Klasore Kane Zhvilluar!

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Zoti E DILO pse te mos bejme dhe ne nje enciklopedi per njerezit e ZAGORIS, me qe te ata qe shkruajn nuk kan deshir,njohuri apo liri ne gjykimin e tyre,ti ndimojm ne Mendimi im eshte,nuk e di se do te pelqej,ti ndajme ne tre kategori,te BARDHET ku te vendosim emrat e burrave apo te grave ZAGORITE qe me te vertet nderuan krahinen tone.Pastaj me ngjyren GRI te vendosim studiusit e tanishem,me titullin gje skan bere e gje skan shkruar,ose me mir as mish as peshk.DHe ne fund te ZINJTE,personat qe i vun flaken ZAGORIS,ketu kam nje mendim tjeter,nuk e di se eshte i vlefshem,ti ndajme ne kategori,sic bejne guidat turistike,apo mishlen,po ne vend te yjeve ti veme shulat,psh PECO KAGJINI pes shula,qe mund te jete maksimumi.KUSH KA DESHIRE MUND TE NA NDIMOJE,VETEM ME FAKTE,DHE MUNDESISHT ME DATA,PER TE MOS BERE DHE NE GABIMET QE BEJNE TE TJERET NE TE GJITHA KUPTIMET.NE QOFTE SE SISTEMI BASHKE ME LIRIN NUK JU KA MAR DHE FJALEN MUND TE SHKRUANI.

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Tani esht koha me bukur ne Zagorien t'one: kane filluar e piqen qershite,rigoni kundermon ere , oshtijne makinat e mjaltit duke nxjerre prodhimet e bleteve aq punetore..., aroma e cajit dhe e trendelines vjen e perhapet kudo trazuar me cicerimat e zogjeve...., uji i ftohte e i mire gurgullon ashtu si per te treguar qe jam "birre e shampanje e klasit te pare..." I themi keto qe mendojme dhe vetem sa shtojme nostalgjine per nje gje qe kushtet na detyrojne te mos i shijojme...

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Falenderoj Zotin E.Dilo per peshkrimet shume te bukura qe ben per vendlindjen.
    I frymezuar nga to une po heth me poshte disa vargje per zagorien me motive Cajupjane
    te titulluara <<MALL PER VENDLINDJEN.>> Lakrori

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Emri i autorit te enciklopedis per zagorin eshte APOSTOL PANGO dhe sic thone qenka njeri i mire e nga familje mire,se ka dhe PANGO te tjere.Problemi eshte se kur nje njeri i mire shkruan kete enciklopedi nga te tjeret cduhet te presim.Keta studiues nuk arin te ndahen nga lufta nacional shqiptare,eshte e veshtire tju shpegosh qe ka pasur dhe njerez te tjere jash luftes,qe kan bere historin e zagoris.Me duket se kishte te drejte ENVERI qe thjeshtesoi historin,nga ILIRET kalonte te SKENDERBEU nga SKENDERBEU te rilindasit e pjesa me e madhe e historis per luften e per partin.Pastaj duam ta quajm veten popull i lashte,jemi me te vertet popull i vjeter,po te vjeter te vjeter,se nuk mbajm mend,ne kemi lindur te gjithe diten qe lindi partia,po arim drejt komunizmit,pa ndimen e partis,po behemi te gjith njelloj,e mendojm njesoj.Ta di enveri se ja ariti qellimit pa luften e klasave,do habitet e do mendoj,se po te thuash e ta perseritesh gjithmon te njejten genjeshter ajo behet gjysem e vertet.NE JEMI NJE POPULL TE VJETERISH QE AS PERALLA ZDIN TE TREGOJN,BASHK ME HISTORIN NA MOREN DHE ENDERAT.

  7. #237
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Malli per Vendlidjen


    Nga merzitja nga gezimi
    sec me erdhi frymezimi
    Dhe kujtova Zagorine
    Fshatin tim eshe shtepine.

    Me pelqen ne zagori
    Nene lisa nene hije
    Prane burimeve te rri
    Dhe uje te ftohte te pi

    Shepri me pelqen shume
    Se ka fushe mal dhe lume
    Gorrica arre dhe lajthi
    Dhe ne ne hije te rri

    Me pelqen mali ne vere
    Se ka lule plot me ere
    Ka bexge pelino dhe caj
    Kurre nga mendja nuk i ndaj

    Me pelqen kur zbres nga mali
    De kembet mi kruan zalli
    Kur keput tufen e cait
    Dhe marr ere lulet e majit

    Me pelqen kur piqet fiku
    Kur mbleth vezet nga furriku
    Kur mbleth dhe bajgat e lopes
    Dhe ngre sacin prapa portes

    Kur ve lakrorin te piqet
    Ta shikoj qe te mos digjet
    Me pelqen te fshij qilarn
    Te ngarkoj ckarkoj Gomarin

    Me pelqen kur pjellin dhente
    Dhe stanet ku lehin qente
    Dhe gomari kur pellet
    Tatepjet malit kur zbret
    De kur bie bore shume
    Te nxjer gjene e gjalle per uje

    Edhe netet e korrikut
    Me pelqen qe te fle jashte
    Te sodit yjet ne qiell
    Shtrire mbi nje deng me kashte

    Me pelqen qe te ngre sacin
    Te ndez zjarrin te pjek ngesren
    Mepelqen qe te ze pellgun
    Te hap ujet te kthej qastren

    Me pelqen kur dridhet mishi
    Dhe kur dridhet kukureci
    Ne mengjes kur pulat dalin
    Si ushtaret nga koteci

    Me pelqen te shkoj me shtjerra
    Dhe ti kullos ne agim
    Se fillon pisku i vapes
    Dhe do ktehen ne merxim

    Me pelqen kur shtypet rrushi
    De vera kur del nga mushti
    Por me shume qe ta dish tine
    Kazani qe nxjerr rakine

    Me pelqen shume te rri
    Kur kazani nxjerr raki
    Dhe te pi ballin e tija
    Te me vije rrotull avllia

    De dimri me pelqen shume
    Me debore dhe furtune
    Prane oxhakut do te rri
    Te caj arre dhe lajthi

    Me pelqejne manaferrat
    De dita kur theren derrat
    Me pelqen qe ti bej vete
    Cingaridhat dhe kolete

    Me pelqen shume Lakrori
    Bekuar qofte kush e nxorri
    Te kenaq me pete shume
    Dhe naten ngopej me ghume

    Sa lezet ka Viti i Ri (sidomos ne Zagori)
    Dhe Lakrori ne tepsi
    Lum ai qe gjen parane
    Fatin do ta kete prane

    Mh pelqen te xerris zjarrin
    Tek kercuri ne gllanik
    Dhe shkendijat kur kercejne
    Majtas djathtas me vertik

    Dhe pranvera kur te vije
    Do kullosim gjene e gjalle
    Te na japin qumesht shume
    Te hame ngaser me dhalle

    Te piksim djathe te njome
    Dhe ta kullojme ne nape
    Dhe xirra qe del nga poshte
    Behet gjize kur ziet prape

    Me pelqen te marr nje kenge
    Here tja heth here te kthej zene
    Te tjeret iso te mbane
    Mbas zakonite qe kane

    Me pelqen te ngre dolli
    Neper dasma dhe sebepe
    Per te dashurit e mi
    Dhe ti bej te gjithe per vete

    Shume shume gjera thame
    Kryesoren lame menjane
    Ca gjera duhen me shume
    Se naten mbetej pa gjume

    Se naten si nga hera
    Behen dhe pune te tjera
    Se or mik lezeti i jetes
    Eshte dhe fole e bletes

    Me pelqen te kruaj derrin
    O Zot sec kujtoj enverin
    Mishin nga goja na hoqi
    Nga Zagoria na ndoqi

    Djemte nga nena i ndau
    Dhe barin te gjithe e thau
    Do vije nje dite pa tjeter
    Si shkronjat qe heth ne leter
    Qe te mbije nje bar i ri
    Ne te shkreten Zagori
    Zagori me pelqen shume
    Pa colesher pa guxgune

    O shoke aman aman
    Do tu them planin qe kam
    Kam menduar qe tani
    Te vet ne Zagori
    Se atje kam nje shtepi
    Me vete do marr nje shok
    Te gjesdisim te dy tok


    ~Lakrori~

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    lakrori 21, ke shkruar vargje te bukura per vendlindjen, vec do te me pranoshe nje kritike, ato duhen "krasitur" disi dhe renditur, se ka dhe ca perseritje, qe mendoj se nuk ja humbasin bukurine...
    Mjeshtrit e tjere ketu ne forum, si poeti dhe shkrimtari shume i talentuar zagorit Jorgo S. Telo, besoj te te beje me mire "vrejtje"per te dale me e harrire!
    Mire do ishte te te drejtoheshim direkt me emer dhe jo me pseudonimin e kendshem qe ke pervetesuar!
    Te shohim dhe fjalen e Serafimit, mendimin e tij si do jete....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 29-06-2008 mė 14:06

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Bukur e ka bere poezin,bravo.Sidomos strofa ku thot le,LE TE MBI NJE BAR I RI,NE TE SHKRETEN ZAGORI,eshte me te vertet e mrekullushme.Vetem do te shtoja,qe disa presin te mbi bar i that se keshtu mund ti ven zjarrin,dhe nje pjes e madhe e ZAGORITEVE shpresojn te mos mbi bar fare,keshtu nuk kan probleme dhe me barin.Megjithate poezia eshte e lezecme,tregon mallin e nje zagoriti per venlindjen e gjerat e thjeshta te jetes.Vetem pseudonimi nuk shkon,nga nje zagorit presim emra me me fantazi,nje zagorit nuk mund te quhet larkor,eshte sikur nje afrikan te quhet i ziu,apo nje i shoqates qe ne lakror ne vend te teseres te fusi lekun.gjera qe nuk shkojn.Apo mos ke lexuar qe shkrimtaret e medhenj rin anonim e perdorin pseudonimin.

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    O lakror po nga te kemi,apo mos je i ardhur ne zagori.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •