Une e kam spjeguar tashme se ne cfare konsiston numri Tre dhe ne cfare numri Nje. Ja edhe nje here:
Numri Tre konsiston ne Hipostazat e Perendise. Por Hipostaza/Veta/Personi nuk eshte lloj/lende/substance. Hipostaza eshte menyra e te ekzistuarit te nje substance, vecorite dalluese te saj. Keshtu qe, kur ne themi Tre (hipostaza), kjo nuk nenkupton TRE LLOJE te ndryshme te Perendise.
Si shembull per te kuptuar kete, une ju solla rastin me gjinine njerezore.
Njerezimi qe krijoi Perendia eshte NJE sipas natyres, ndersa sipas menyres se ekzstences se ketij njerezimi nje ne kemi disa raca (po marrim racen e bardhe, te zeze e te verdhe).
Secila nga keto tre raca permban ne vetvete vleften e plote te te qenit njerezim. Pra, raca e bardhe psh nuk ka nevoje per racen e zeze edhe te verdhe ne menyre qe, duke qene bashke me to, te gjitha te quhen njerezimi. Sepse, edhe po te zhduket raca e zeze edhe e verdhe, raca e bardhe ne vetvete do ta perfaqesonte ne menyre te plote njerezimin.
Megjithe kete, edhe pse raca e bardhe 100% = njerezim; raca e zeze 100% = njerezim; raca e verdhe 100% = njerezim, ne nuk themi se kemi te bejme me TRE njerezime, por ende themi se njerezimi eshte NJE.
Kjo pra se pse NJE-shi i njerezimit konsiston ne natyren, ndersa numri (TRE qe morem si shembull) i racave nuk ka te beje me sasite e njerezimit, por me menyren e eksitences se njerezimit NJE.
E njejta gje ndodh edhe me Trinine!
Krijoni Kontakt