Close
Faqja 15 prej 37 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 370
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Me sa kam kuptuar zgjedhjet dot perseriten ne gjith komunen e Likoves , mirpo nga ajo qe ndegjoj nga njerzit , sikur nuk u dilet ne zgjedhje , me kete dot humbin shqiptaret ndoshta nje deputet .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #142
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Me sa kam kuptuar zgjedhjet dot perseriten ne gjith komunen e Likoves , mirpo nga ajo qe ndegjoj nga njerzit , sikur nuk u dilet ne zgjedhje , me kete dot humbin shqiptaret ndoshta nje deputet .
    Njerezit kane dale ne perqindje te vogel ne Likove. Kutite i ka mbush BDI-ja keshtu qe lere kete alibi pasi do te pesoni debakel tani, nuk do te mundeni ti mbushni kutite.

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    E keqja eshte se disa nga funksionaret e PDSH-se thjeshte genjejne dhe manipulojne.Per momentin po me kujtohen fjalen e Menduhit i cili "garanton" se ska perseritje te zgjedhjeve me "fitore me te embel te PDSH-se" si dhe kjo deklarate e anetarit te KSHZ nga radhet e PDSH-se qe tani thuhet se eshte genjeshter.
    Ketu eshte problemi i PDSH-se, genjeshtra, manipulime dhe ri-reshtime vareisht nga interesi i castit.

    Aha, mu kujtua edhe "drama" e 40 doreheqjeve dhe "daljes" se PDSH-se nga Qeveria Grujovic. Ne mengjez nje deklarate, pasdite tjeter, e ne mbremje tjeter. Si nuk ju vjen pak turp per rrenat ashiqare qe po i servojne ne opinion.Kjo filozofi e paturpit ne fakt po i helmon shqiptaret.

  4. #144
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjykata Supreme:Rivotime në 181 qendra votimi


    Gjykata Supreme vendosi që 15 qershor të rivotohet në 181 qendra të votimit nga gjithsejt 193 qendra votimi që ishin anuluar nga KSHZ-ja për shkak të parregullësive dhe incidenteve në ditën e zgjedhjeve të 1 qershorit.

    Gjykata Supreme pranoi ankesat e PDSH dhe nuk do të ketë rivotime në 11 qendra votimi, prej të cilave nëntë në komunën e Tetovës (1924, 1927, 1930, 1932, 1937, 1946, 1948, 1942, 1950) dhe në dy qendra votimi në komunën e Tearcës (2017 dhe 2018), ndërsa është pranuar si pozitive një ankesë e BDI, me të cilën nuk do të ketë rivotime në qendrën e votimit 2012 në komunën e Tearcës, të gjitha këto në zonën e gjashtë zgjedhore.

    Me këto vendime, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dekaroi mbrëmë për Kanalin e dytë të televizionit shtetëror se partia e tij arrin të rikthejë rreth 13 mijë vota, të cilët nuk i`u njohën dhe u anuluan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

    Shtabi i BDI-së nuk ka dhënë asnjë vlerësim mbrëmë lidhur me vendimet e Gjykatës Supreme. Kjo gjykatë ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e tjera të partive politike duke i vlerësuar si të pabaza. Vendimet e Gjykatës Supreme do t`i dorëzohen KSHZ-së, e cila do të bëjë të ditur vendimin përfundimtar për rivotimet e së dielës.

    Partia Demokratike Shqiptare ka dorëzuar 89 ankesa për anulimin e vendimeve të KSHZ-së për përsëritjen e votimeve në 1856 qendra të votimit. Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar katër ankesa për anulimin e votimeve në disa qendra votimi në Tetovë, Tearcë dhe në njësinë e dytë zgjedhore. BDI kërkoi në Gjykatën Supreme që të anulohet votimi në tërë njësinë e gjashtë zgjedhore.

    KSHZ vendosi rivotime në 3 zonat zgjedhore: një, dy dhe gjashtë ku gjithsejt ishin 193 vendvotime. Në zonën e parë zgjedhore do të rivotohet në 26 vendvotime dhe bëhet fjalë për rreth 20 mijë vota.

    Në zonën e dytë zgjedhore të Shkupit dhe Kumanovës do të rivotohet në disa vendvotime ku numri i votuesve arrin në 35 mijë vota.

    Në zonën e gjashtë zgjedhore do të rivotohet në 127 qendra të votimit, ku bëhet fjalë për rreth 110 mijë votues, por me vendimin e Gjykatës Supreme numri i qendrave të rivotimit është 114, për shkak se kjo gjykatë pranoi ankesat e PDSH për njohjen e rezultatit të votimeve në 11 qendra të votimit dhe për BDI vetëm në një qendër të votimit.


    (INA)
    Sui generis

  5. #145
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Njerezit kane dale ne perqindje te vogel ne Likove. Kutite i ka mbush BDI-ja keshtu qe lere kete alibi pasi do te pesoni debakel tani, nuk do te mundeni ti mbushni kutite.
    Po boll u mbushen ne rethin e Tetoves nga PDSH-ja atehere pse mos vjedhim edhe ne aty ku mundim, ose me then shkurt atje ku e meritojm, PDSH-ja e ka dit qe kete mandat do dal me shum pak deputet per ate ka fillu manipulimin, per mos me dal me mare fytyres ajo i ka hy vjedhjes edhe ate me te madhe dhe te fund humbi prap, harami hallall nuk bohet asnihere
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #146
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Gjykata Supreme:Rivotime në 181 qendra votimi


    Gjykata Supreme vendosi që 15 qershor të rivotohet në 181 qendra të votimit nga gjithsejt 193 qendra votimi që ishin anuluar nga KSHZ-ja për shkak të parregullësive dhe incidenteve në ditën e zgjedhjeve të 1 qershorit.

    Gjykata Supreme pranoi ankesat e PDSH dhe nuk do të ketë rivotime në 11 qendra votimi, prej të cilave nëntë në komunën e Tetovës (1924, 1927, 1930, 1932, 1937, 1946, 1948, 1942, 1950) dhe në dy qendra votimi në komunën e Tearcës (2017 dhe 2018), ndërsa është pranuar si pozitive një ankesë e BDI, me të cilën nuk do të ketë rivotime në qendrën e votimit 2012 në komunën e Tearcës, të gjitha këto në zonën e gjashtë zgjedhore.

    Me këto vendime, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dekaroi mbrëmë për Kanalin e dytë të televizionit shtetëror se partia e tij arrin të rikthejë rreth 13 mijë vota, të cilët nuk i`u njohën dhe u anuluan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

    Shtabi i BDI-së nuk ka dhënë asnjë vlerësim mbrëmë lidhur me vendimet e Gjykatës Supreme. Kjo gjykatë ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e tjera të partive politike duke i vlerësuar si të pabaza. Vendimet e Gjykatës Supreme do t`i dorëzohen KSHZ-së, e cila do të bëjë të ditur vendimin përfundimtar për rivotimet e së dielës.

    Partia Demokratike Shqiptare ka dorëzuar 89 ankesa për anulimin e vendimeve të KSHZ-së për përsëritjen e votimeve në 1856 qendra të votimit. Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar katër ankesa për anulimin e votimeve në disa qendra votimi në Tetovë, Tearcë dhe në njësinë e dytë zgjedhore. BDI kërkoi në Gjykatën Supreme që të anulohet votimi në tërë njësinë e gjashtë zgjedhore.

    KSHZ vendosi rivotime në 3 zonat zgjedhore: një, dy dhe gjashtë ku gjithsejt ishin 193 vendvotime. Në zonën e parë zgjedhore do të rivotohet në 26 vendvotime dhe bëhet fjalë për rreth 20 mijë vota.

    Në zonën e dytë zgjedhore të Shkupit dhe Kumanovës do të rivotohet në disa vendvotime ku numri i votuesve arrin në 35 mijë vota.

    Në zonën e gjashtë zgjedhore do të rivotohet në 127 qendra të votimit, ku bëhet fjalë për rreth 110 mijë votues, por me vendimin e Gjykatës Supreme numri i qendrave të rivotimit është 114, për shkak se kjo gjykatë pranoi ankesat e PDSH për njohjen e rezultatit të votimeve në 11 qendra të votimit dhe për BDI vetëm në një qendër të votimit.


    (INA)
    Pune te madhe paskan ba Ne Sllatin paskan arrit ti maren ato vota qe kan mbush, leleeee?plus saj ne tetove kshu qe nuk duhet te qajne me keto te pdsh-se se boll vota ju jane falur.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  7. #147
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Arrestohet Talat Xhaferi, anëtar i kryesisë së BDI-së

    Arrestimi i Talat Xhaferit u bë mbrëmë rreth orës 11:30 në pikën e kalimit kufitar Jazhincë.

    Duke u kthyer nga Kosova bashkë me të ka udhëtuar edhe Fazli Veliu, anëtar i kryesisë së BDI-së i cili deklaroi se policia deri në orën 4 të mëngjesit nuk ka dhënë asnjë sqarim për arsyen e arrestimit.



    Ndërkohë nga MPB thonë se Xhaferi është arrestuar për shkak se nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje të policisë që kanë qenë të ndërlidhrua me incidentet e 1 qershorit. Policia, siç bër të ditur zëdhënësi Ivo Kotevski, “ka ngritur disa padi kundër Xhaferit, që kanë të bëjnë me incidentet e ndodhura më 1 qershor dhe me rastin e mitingut parazgjedhor të BDI-së në Tetovë”.

    Kotevski tha se gjatë ditës Xhaferi do të nxirret para gjykatësit hetues.



    Alsat
    Sui generis

  8. #148
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rupel në Shkup përcjell mesazhin e BE-së për zgjedhje të lira


    SHKUP- Shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel do të vizitojë sot Shkupin për të përcjellë mesazhin e Bashkimit Europian që zgjedhjet e 15 qershorit të zhvillohen të lira dhe të shmanget dhuna zgjedhore. Kreu i diplomacisë sllovene, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Europian pritet të zhvillojë takime me presidentin Branko Cërvenkovski, kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe liderët e partive shqiptare, Menduh Thaçin e PDSH-së dhe Ali Ahmetin e BDI-së. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori slloven në Shkup, Alen Bergant, i cili nënvizoi se ai dhe shefi i diplomacisë Dimitrij Rupel do t`i japin mbështetje procesit të rivotimeve që të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike.

    (s.g/Ina/Balkanweb)
    Sui generis

  9. #149
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, te dielen do te rivotohet ne 181 qendra votimi


    Nga këto rivotime PDSH e drejtuar nga Menduh Thaci pret që të marrë rreth 13 000 vota. Edhe BDI shpreson të fitojë për të forcuar rezultatin e 1 qershorit.


    SHKUP-Në Maqedoni më 15 qershor do të rivotohet përfundimisht në 181 qendra votimi nga gjithsej 193 qendra votimi që ishin anuluar nga KSHZ-ja për shkak të parregullësive dhe incidenteve në ditën e zgjedhjeve të 1 qershorit. Gjykata Supreme pranoi ankesat e PDSH dhe nuk do të ketë rivotime në 11 qendra votimi, ndërsa është pranuar si pozitive një ankesë e BDI, me të cilën nuk do të ketë rivotime në nje qender në komunën e Tearcës.
    Nga këto rivotime PDSH e drejtuar nga Menduh Thaci pret që të marrë rreth 13 000 vota. Edhe BDI shpreson të fitojë për të forcuar rezultatin e 1 qershorit. Nga ana tjetër kryeministri maqedonas Gruevski pret që të thellojë fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme të dy javëve me parë. Por frika qëndron në situatën që do të shoqërojë rivotimet e së dielës. SHBA e BE kanë bërë thirrje për votime te qeta e demokratike që të rregullohet imazhi i prishur nga zgjedhjet e 1 qershorit, ku një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën.


    (d.b/News24/Balkanweb)
    Sui generis

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e nuro1
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Vendndodhja
    wien
    Postime
    133

    THAÇI: FITORJA E PDSH-së PUNË E KRYER, JEMI PJESË E QEVERISË

    Mesazhi: Qytetarët shqiptarë në mënyrë masive dhe të qetë të votojnë me 15 qershor


    Konferencë për shtyp: Tetovë, 12 qershor – “Jam i detyruar të prononcohem dhe të respektoj paanshmërinë gjatë marrjes së vendimeve të institucioneve shtetërore siç janë KSHZ dhe Gjykata Supreme, megjithatë zhagitja e marrjes së këtyre vendimeve më detyroi se një ditë para se të përfundoj afati i fushatës të jap deklarata për këtë që ndodh” Kështu u shpreh në konferencën për shtyp kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi. Ai duke shtuar tha: dua të them se një herë kam shpall fitore dhe nuk kam ndërmend ta shpalli dy herë fitoren”. Me gjithë atë masakër që i bëri votave shqiptare , KSHZ-ja dhe Gjykata Supreme, 60 mijë vota u masakruan, PDSH-së çuditërisht i kanë ngelur edhe 60 mije vota të tjera, ndërsa PDSH-ja në vitin 2006, kishte 71 mijë vota. Aspekti tjetër që dua të flas, është se KSHZ-ja plotësisht i kontrolluar nga opozita dhe Gjykata Supreme, e kontrolluar nga mafia antishqiptare komuniste, BDI-ja plotësisht e kontrolluar nga kjo mafi antishqiptare deshën të arrijnë dy qëllime, përfundimisht t`i nxijnë shqiptarët para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm dhe përfundimisht Maqedoninë ta nxijnë para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm.
    Me këtë rast dua t`ju apeloj anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së dhe qytetarëve shqiptarë që në mënyrë sa më masive të dalin ditën e diel, mundësisht me kollare në mënyrë të edukuar dhe kulturuar pa kurrfarë problemi. Të nderuar qytetarë ky hesap është i kryer dhe fitorja jonë është definitive dhe ne jemi pjesë e Qeverisë. Ju lus që askush të mos bie pre e provokimeve të turpshme që bën BDI-ja, ju siguroj se bandat kriminale të BDI-së gjysmat janë në burgje, gjysma në arrati, gjysma në Kosovë dhe Shqipëri dhe vende tjera. Do të jeni të lirë të votoni dhe këtë herë bindshëm fitorja e PDSH-së do të jetë më e madhe. Elementi i fundit është që t`ju drejtohem bashkëqytetarëve të mi tetovarëve, gjysmë-shqiptarët apo çerek-shqiptarët e Kërçovës, s’dihet a janë shqiptarë apo turbesh, a janë diçka tjera me ato manipulime që bëjnë në Kërçovë dhe na nxjerrin rezultatin 25 mijë me 0, të vendosin për ardhmërinë e popullit shqiptar, përfundimisht u apeloj anëtarëve të BDI-së të mos bien pre e provokimeve për t`i viktimizuar Ali Ahmeti dhe BDI-ja, për tu vrarë kot dhe për të përfunduar kot nëpër burgje, se ky hesap është i kryer, ne jemi fitues dhe ne jemi pjesë e qeverisë. Votat të cilët i merr Ali Ahmeti dhe bandat kriminale, 25 mijë në Kërçovë dhe 20 mijë në Shkup janë fletëvotime dhe nuk janë vota, sigurisht këto vota do t’i mbajë si suvenir, në shtëpinë e tij.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Not All Virgins Are Angels , And Not All Angels Are Virgins

Faqja 15 prej 37 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •