Close
Faqja 13 prej 37 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 370
  1. #121
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    KY eshte kuptimi i mbetjes se forcave kombetare ne "pushtet" dhe ai eshte : te realizohen te drejtat kombetare te garantuara nga nderkombtaret dhe te ruhet gjalle fryma kombetare per liri te plote dhe vetvendosje kur te vijne rrethanat qe ne si shqiptare ne Ballkan nuk do te jemi vetem spektatore qe presim por do te kontribojme ne krijimin e rrethanave per liri te plote kombetare dhe bashkim....

    Procesi kombetare qe eshte duke levizur ne kahjen tone ,Ia vlen ky proces cdo sakrifice me besoni, se sa per nje pushtet 30-te deputetesh dhe pa vizion ardhmerie kombetare harronie dhe shikoni punet tuaja mos harxhoni nerva dhe mund.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #122
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ ka vendosur rivotime në 91 vendvotime

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bazë të ankesave të partive politike ka konstatuar se zgjedhjet duhet të përsëriten në 91 vendvotime për shkak të parregullësive.
    Numri i vendvotimeve ku do të përsëriten zgjedhjet pritet të jetë më i lartë pasi ende nuk janë shqyrtuar të gjitha ankesat e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 1 qershorit.
    KSHZ tani është duke shqyrtuar ankesat e BDI-së. Deri tani janë pranuar gjithësej 22 vërejtje të kësaj partie për parregullsi. Rivotim do të ketë në 7 vendvotime në Gostivar , 7 në Tearcë, 7 në Bërvenicë , 6 në Vrapçishtë , 2 vendvotime në Dibër dhe një në Jegunovcë. Pas ankesave të BDI-së KSHZ-ja duhet të shqyrtojë edhe ankesat e LSDM-së dhe TMRO-së.
    KSHZ-ja pranoi 13 vërejtjet e PDSH-së dhe vendosi të ketë rivotim në 6 vendvotime në Oslomej, 2 në Zajas, 1 në Gostivar, 1 në Jegunovcë, 1 në Kumanovë, 1 në Komunën e Çuçer Sandevës dhe një në Çair. Ndërsa nga ankesat e VMRO DPMNE-së janë pranuar vërejtjet dhe është vendosur të ketë rivotim në 48 vendvotime edhe atë në 6 vendvotime në Çair , në komunën e Likovës në 19 vendvotime po aq në Tetovë, në Bogovinë 2 vendvotime dhe 2 të tjera Zajaz.
    KSHZ në ditën e sotme do të përfundoj aktivitetin, ndërsa partitë politike të pakënaqura në afat prej 48 orëve kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme, e cila në afat prej 24 orëve duhet të kthej përgjigje.


    (INA)
    Sui generis

  3. #123
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Izairi:Roli SHBA-së për PDSH dhe vendin është i rëndësishëm

    PDSH përgënjeshtroi informatat e plasuara në disa media se përfaqësuesi i saj në KSHZ, Sadulla Izairi ka akuzuar komisionin se punon në bazë të disa urdhërave të ambasadës amerikane.
    “Informatat e plasuara në disa media të instruara nga disa qarqe politike se gjoja përfaqësuesi i autorizuar i PDSH –së në KSHZ, Sadulla Izairi ka akuzuar mbrëmë KSHZ-në se punon në bazë të disa urdhërave të Ambasadës së SHBA–ve, jo vetëm që është një spekulim, por në të njëjtën kohë një tentim i ulët për të involvuar palë tjera siç janë SHBA.Njoftojmë opinionin e gjerë se këto janë spekulime dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në to”, thuhet në reagimin e përfaqësuesit të PDSH-së në KSHZ, Sadulla Izairi.
    Sipas tij, për të vërtetuar këtë ekzistojnë fakte si stenogramet e mbledhjes së mbrëmshme të KSHZ-së, mbledhje e cila ishte e transmetuar drejtpërdrejtë në Kanalin e 3-të të Radio Televizionit të Maqedonisë.
    “Andaj paralajmëroj edhe aktpadi gjyqësore ndaj gazetarit qe lansoi këtë shpifje. Për mua dhe partine time PDSH, roli i SHBA-së dhe i përfaqësive tjera diplomatike në këto hapësira është që të thellohet demokracia në këto vende dhe njëkohësisht, vendet siç është Maqedonia, t’i përmbush standardet për kyçje sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike”, theksoi në reagimin e tij Sadulla Izairi.


    (INA)
    Sui generis

  4. #124
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Janë pranuar ankesat e PDSH-së për anulimin e zgjedhjeve në 13 vendvotime, të VMRO-DPMNE-së për anulumin e procesit zgjedhor në gjithësej 48 vendvotime dhe BDI-së në 105.

    Komisioni Shtetëror I Zgjedhgjeve vazhdon të shqyrtojë ankesta e partive politike për procesin zgjedhor të së dielës ku u shënuan shumë parregullsi. Deri tani ky komision ka vendosur të anulojë zgjedhjet në 166 vendvotim në njësinë e parë të dytë dhe të 6 zgjedhore. Janë pranuar ankesat e PDSH-së për anulimin e zgjedhjeve në 13 vendvotime, të VMRO-DPMNE-së për anulumin e procesit zgjedhor në gjithësej 48 vendvotime dhe BDI-së në 105. Përfaqsuesi I PDSH-së Sadulla Izairi I paknaqur nga mënyra e shqyrtiumit të ankesave të partyisë së tij braktisi sallën duke akuzuar anëtarët e Komisionit se janë duke punuar në bazë të listave të mara nga ambasada ameroikane për anulimin e zgjedhjeve. Bashkë me të punën e komisionit braktisi edhe Iljaz Ibishi anëtarë I KSHZ-së I propozuar në këtë vend nga PDSH-ja.

    "Anëtari I KSHZ-së Ilaz Ibishi para pak minutash iu përgjigjë telefonatës sime . Kërkova të kthehet në punën e komisionit , por ai më njoftoi se për shkaqe shëndetësore nuk mund të vjen të mer pjesë në seancën e KSHZ-së dhe se në këtë moment është nisur për në shtëpi. Ndryshe ai sot ishte në zyrat e KSHZ-së por tamni është nisur për në shtëpi sepse nuk ndjehet mirë me shëndetin", deklaroi Jovan Josifovski, kryetar i KSHZ-së.

    Kryetari I KSHZ-së Josifovski tha se do të prishen zgjedhjet në cdo vendvotim ku janë vërejtur parregullsi pa marë parasyshë nga cila parti vinë ankesat.

    "Qëndrimi I KSHZ-së është unik për të gjitha parregullësit në cilindo vendvotim prej cilësdo parti politike të jenë paraqitur ankesa, të gjitha deri n ë një të prishen. Por atje ku nuk ka dëshmi për parregullsi KSHZ nuk do ti prish nga arsyet sepse ajo do të jetë kundër kodit zgjedhorë", Jovan Josifovski.

    Në bazë të ankesave të partive politike KSHZ-ja ka vendosur të anulohen zgjedhjet në gjithësej 95 vendvotime në njësinë e 6 zgjedhore, 21 vendvotim në njësinë e dytë zgjedhore dhe 7 vendvotime në njësinë e parë zgjedhore. Më herët KSHZ-ja kishte vendosur të prish zgjedhjet në 25 vendvotime ku procesi zgjedhor ishte ndërpreë më shumë se tri orë në ditën e zgjedhjeve. Nësë partitë nuk janë të kënaqura me vendimin e KSHZ-së dhe mospranimin e vërejtve të tejar të tyrë në afat prej 48 orëve kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën supreme e cila në afat prej 24 orëve duhet prononcuar dhe marë vendim do të pranopj apo jo ndonjë nga vërejtjet e partive.


    Alsat
    Sui generis

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Aa definitivisht fitoj e drejta , sonte u pranun me dhjetra ankesa te BDI-se per rivotime , kishte edhe disa qe nuk u pranuan , edhe pse edhe aty ishe me se e dukshme se ka mbushje te kutive , por qe Vojvodat e PDSH-se me dhun i kan detyru kryetaret e komisioneve qe ti nenshkrujn deklaratat ne lidhje me rregullshmerin e zgjedhjeve,
    por prap se prap shumica u pranuan dhe tash do ti shofim Vojvodat cka dot thojn kur ti ken nja 20.000 vota ma pak
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #126
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Le te jete verdikti i popullit, le te korigjohen parregullsite nga ciladoqoft ane...
    Zgjedhje te lira dhe vullnet te lire, vota pa frike, njerez shqiptare me liri absolute ...kjo ka rendesi
    Te zgjedhim per vetveten, dhe po te jete edhe druri dhe litari: me shendet na qoft.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #127
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Roli i SHBAse, ne ate regjion eshte lidhur per kombin dhe jo partite politike...SHBAte per dallim nga ne e dijne se partite shkojne dhe vijne ,mbetet vetem populli i perjetshem.
    SHBAte perkrahin rrymen kombetare shqiptare, rrymen qe mund ta mbaje gjalle Maqedonine kur do SHBA por, rryme kjo qe ka potencial ta prishi gjitheashtu kete shtet nese nuk realizohen te drejtat shqiptare pa iu nenshtruar nderkombtareve- partine e misheruar me popullin .
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Desha ti pyes keto te PDSH-se ne lidhje me perseritjet me 15 qershor.Dje morra vesh prej do PDSH-istave se keto dite shtabet e dy partive jane duke punuar me te madhe ne drejtim te votimit te ndersjellte si ne rastin e Bogovines kur PDSH-istat votuan VMRO-ne per ta rrezuar ne deputet shqiptar te BDI-se.Gjoja VMRO-ja eshte dakorduar ti humb nja 2-3 deputet dhe votat ti orienton kah PDSH-ja qe eshte e drejte demokratike por ne aspektin moral shume diskutabile. Me se paku po kerkohet nje rezultat baraz me BDI-ne e ndoshta nje deputet me shume.Po flitet se argeta pashteta paska me humb edhe ato vota qe i ka fituar :-).

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Desha ti pyes keto te PDSH-se ne lidhje me perseritjet me 15 qershor.Dje morra vesh prej do PDSH-istave se keto dite shtabet e dy partive jane duke punuar me te madhe ne drejtim te votimit te ndersjellte si ne rastin e Bogovines kur PDSH-istat votuan VMRO-ne per ta rrezuar ne deputet shqiptar te BDI-se.Gjoja VMRO-ja eshte dakorduar ti humb nja 2-3 deputet dhe votat ti orienton kah PDSH-ja qe eshte e drejte demokratike por ne aspektin moral shume diskutabile. Me se paku po kerkohet nje rezultat baraz me BDI-ne e ndoshta nje deputet me shume.Po flitet se argeta pashteta paska me humb edhe ato vota qe i ka fituar :-).
    Mos harro se PDSH-ja prej kohes urdheronte qe te votojn kandidatet per kryetar shteti e qe ishin te VMRO-se , ksaj rradhe VMRO-ja do ti dale ne ndihm , ndoshta ne menyr publike nuk dot ftojn qe shkijet ta votojn PDSH-ne , mirpo me siguri antaret e VMRO-se do ta bejn kete.
    Argeta , mos asht matrapazi i PPD-se ?
    Nese esht aj , me siguri do ta humb at deputet qe e ka , sepse edhe per PPD-ne ka pas shum kutija te mbushme. Ne shum vende ka marr vota me shum se BDI-ka.
    Ne Komunen e Bogovinjes PPD ka pas vetem 100 vota me pak se BDI-ja. Mujtesh me marr me mend.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #130
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Desha ti pyes keto te PDSH-se ne lidhje me perseritjet me 15 qershor.Dje morra vesh prej do PDSH-istave se keto dite shtabet e dy partive jane duke punuar me te madhe ne drejtim te votimit te ndersjellte si ne rastin e Bogovines kur PDSH-istat votuan VMRO-ne per ta rrezuar ne deputet shqiptar te BDI-se.Gjoja VMRO-ja eshte dakorduar ti humb nja 2-3 deputet dhe votat ti orienton kah PDSH-ja qe eshte e drejte demokratike por ne aspektin moral shume diskutabile. Me se paku po kerkohet nje rezultat baraz me BDI-ne e ndoshta nje deputet me shume.Po flitet se argeta pashteta paska me humb edhe ato vota qe i ka fituar :-).
    Ia dha VMRO Narodna 5 deputetet e saj PDSH-se kur i duheshin??? Ia premtoi kur hyri ne Qeveri, por ata deputete shkije kur nuk i sherbyen Partise se Menduhit.
    Per shembull kur mundohej te kushtezonte shefin e vet, Gruevskin per t'i pranuar 6 kerkesat KOMBETARE te Thacit? S'i ha palla shkaut se si do i fitojsh ti ato deputete. Urdheri nga Nikolla i DPMNE-se ka qene i qarte: Nese do te vish ne qeveri, fito me shume deputete. Si? Puna jote - zgjedh e merr.
    Jo rastesisht gjithe kjo dhune ne zgjedhje: shantazhe, kercenime, vrasje, vjedhje votash, manipulime, press konferenca, Janusha (per tre-kater dite), etj etj.

    Ne fund te fundit, DPMNE edhe mund te terhiqet nga ca vota per t'i kerkuar shkijeve te votojne per Menduhin, ashtu sic u kerkoi antaresise dhe aktivisteve te tyre qe te dilnin ne tubimin permbylles te Partise se Menduhit ne Tetove. S'eshte cudi nese Partia e Menduhit (e themeluar nga UDB dhe DBK sllave - gjithnje sipas ish-Ministrit te Brendshem Pavle Trajanov) mund edhe te jete dege e DPMNE-se.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 09-06-2008 më 05:50
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 13 prej 37 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •