Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 63
  1. #21
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Çibanet e sales duhet te lexojne mire se çfare thote vatra e tyre e infeksionit, perpara se te derdhin ketu genjeshtrat e radhes ...

    tani ne mbledhjen e qeverise, sali ia kalon pergjegjesine sherbimit te "inteligjences" ...

    kjo tregon se vatra e infeksionit genjeshta qe saliu prodhon perdita, eshte ne vazhdim te shperndarjes se pergjegjesise ...

    duket qarte se vatra e infeksionit mbetet tek kryeministri, sepse inkriminimi i shtabit te pergjithshem te ushtrise nuk eci - pra nuk prodhoi efektet e duhura per te shmangur pergjegjesine kriminale sali-medi ...

    ndaj vatra e burimi i genjeshtrave shpik nje fajesim tjeter, sherbiminin e inteliegjencies, riorganizim (qe ne stilin e sales do te thote çorganizim), per ti trembur njerezit ne ato sherbime per efektet e riorganizimit, fsheses se hekurt qe ia ka lene enver-hysniu si trashegim ...

    po a guxonte sherbimi i "inteligjencies" te informonte se kunati i shokut sali ishte financieri i gerdecit?

    perse u dashka qe sherbimi i "inteligjencies" te vere ne dijeni saliun qe kunati i tij ishte punesuar prej shkelzenit ne ate fabrike qe mbolli vdekjet ...

    a eshte i domosdoshem sherbimi i "inteligjencies" per te informuar saliun per vendimet e keshillit te ministrave, qe e inkriminojne ate ne ate krim?

    apo akoma nuk paska vendosur sulo gradecin e vet ne shish a gjetke???

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Me pelqen o Brar analiza jote per "aksidentin" ne Gerdec

    me pelqen edhe ajo cka ti mendon per bukeshkalin kok-oturak Mero...

    ajo cka nuk me bind eshte ideja e konspiracioneve te vazhdueshme anti-Sali

    kam pershtypjen se ne kete rast eshte perlyer pak (per kryeministrin e kam fjalen)

    le te themi deri te berrylat....

    nuk e di a je ne nje mendje me mua apo ben kundrapeshen e kundrapedalit Dujsiv...

  3. #23
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Mero nuk fsheh me armet. Tashme i deklaruar antiBerishe po perdor tragjedine e Gerdecit per tu hakmerrur per bisnesset e tij private. Para nje viti sulmonte Ramen ne cdo aspekt, sot as ne ZP nuk gjen artikuj kaq anti Berishe sa Baze.....
    Ky eshte tipik integriteti i gazetarit shqiptar. Kete te besojne njerzit e mjere......



    Ide të gabuara që vijnë nga fshehja e së vërtetës
    Nga Mero Baze
    Qeveria shqiptare po vazhdon ta trajtojë tragjedinë e Gërdecit si aksident dhe po arsyeton me këtë një sërë reformash në agjencitë që merren me sigurinë kombëtare në vend. Fjalimi i djeshëm i kryeministrit Berisha në takimin me krerët e agjencive që merren me sigurinë kombëtare në vend ishte kryekëput një shmangie nga e vërteta e asaj që ndodhi në Gërdec dhe që nuk ka të bëjë fare me sigurinë kombëtare, por me një projekt korruptiv të mbështetur politikisht. Kryeministri, i cili në dukje u shfaq si një njeri që pranoi dështimin me sigurinë në Gërdec, në të vërtetë pikërisht dje për herë të parë publikisht devijoi thelbin e tragjedisë së Gërdecit. Në Gërdec tragjedia nuk ndodhi për shkak të dështimit të agjencive të sigurisë kombëtare në vend. Nuk ndodhi për shkak të tyre, pasi në Gërdec nuk ishte duke u bërë ndonjë veprimtari ilegale, por ishte duke u bërë një vjedhje legale me leje të qeverisë. Agjencitë e informimit në vend, si SHISH, SHIU, apo dhe ndonjë shërbim tjetër nuk kishin për çfarë të raportonin. Qeveria shqiptare kishte lejuar me vetëdije të plotë një qendër demontimi në një zonë të banuar dhe kishte mundësuar po me vetëdije shmangien e ushtarakëve nga kontrolli mbi regjimin e sigurisë aty, për të mos qenë dëshmitarë të korrupsionit. Për këtë arsye aty nuk ka dështuar asnjëra nga strukturat shtetërore, por ka triumfuar kapja e shtetit prej familjeve në pushtet. SHISH p.sh., nuk ka patur çfarë të raportojë për Gërdecin. Dhe, nëse atje do të lije çdo ditë një agjent të SHISH, ai do të raportonte po atë që raportonte çdo ditë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, pra informacionin rutinë për sasinë e armëve që ngarkoheshin dhe shkarkoheshin. SHIU po ashtu mund të raportonte, sa herë hynin e dilnin ushtarakët aty. Tragjedia në Gërdec ndodhi, se autorët e projektit korruptiv ishin arrogantë për shkak të mbështetjes politike. Ata dhe mund të mos e kishin salduar atë karrocë të prishur aty afër barutit dhe tragjedia mund të mos kishte ndodhur, por korrupsioni po ndodhte dhe s’do ishte zbuluar kurrë. Për këtë arsye vazhdimi i trajtimit të Gërdecit, ai aksident teknologjik siç e ka përkufizuar zyrtarisht qeveria në faqen e saj zyrtare, është thelbi i devijimit të qeverisë nga përgjegjësia ndaj Gërdecit dhe distanca e madhe që ajo përpiqet të krijojë nga çdo lloj përgjegjësie e mundshme mbi të. Duke qenë kështu dhe duke ditur gjërat ende të paprovuara juridikisht që kanë të bëjnë me implikimin e njerëzve të afërt të kryeministrit në këtë histori kriminale, ne e kemi mirëkuptuar qëndrimin e kryeministrit dhe e kemi pranuar si qëndrim të detyruar. Por kjo s’do të thotë që kryeministri të trimërohet nga kjo situatë dhe, mbi bazë të një vlerësimi të gabuar që i bën targjedisë së Gërdecit, të shpallë dhe një sërë reformash që nisen nga vlerësimet e tij të gabuara. Është shumë e rrezikshme të ndërmarrësh reforma me ide false, të lindura nga një terren joreal. Është e frikshme që tani të ndërmarrësh masa reformuese për institucionet e sigurisë në vend, duke nxjerrë përfundime të gabuara nga një vlerësim i gabuar që i bëhet arsyeve, pse ndodhi tragjedia e Gërdecit. Që institucionet tona të sigurisë duhen reformuar është e qartë, se po të ishin minimumi në lartësinë e detyrës, ato ia kishin lehtësuar sot punën prokurorisë për të çuar para drejtësisë autorët realë të Gërdecit. Por, në të vërtetë, SHISH dhe SHIU janë institucione që kanë rënë në qetësi, për shkak se funksionojnë shumë larg qeverisë dhe kryeministrit dhe realisht nuk bëjnë asnjë punë serioze. Iu ka mjaftuar të mos i përzihen nëpër këmbë kryeministrit dhe ndihen komodë në qetësinë e tyre. Për herë të parë pas tre vjetësh kryetari i SHISH takohet me kryeministrin dhe kjo është statistika më domethënëse për të dëshmuar se ç’punë ka bërë këto tre vjet. Por kjo distancë dhe kjo paaftësi e tyre mund të përkeqësohet, nëse lejohet që kryeministri, në përpjekje për të mbuluar të vërtetën mbi Gërdecin, të investohet në ide të dështuara që mund të bëjnë nesër kërdinë në këto institucione. Është mirë të analizohet me realizëm tragjedia e Gërdecit dhe të nxirren konkluzione prej saj, por jo të konsiderohet aksident teknologjik dhe pastaj mbi këtë bazë të hidhen ide për reformimin e atyre institucioneve që realisht nuk kanë patur asgjë në dorë për të ndalur atë që ndodhi. Maksimumi, siç dëshmojnë punëtorët që kanë punuar aty, rrezikun mund ta shmangnin personat përgjegjës që drejtonin aty, që shkonin e vinin nga puna me “BMW X5”, por ata tani nuk jetojnë më ose një pjesë janë në burg. Agjencitë e sigurisë në vend ishin mbajtur larg me vetëdije prej qeverisë nga ai projekt kriminal. Dhe është mirë që të mbahet larg reformimi i tyre prej qeverisë, që të mos i përdorë ato si arsyetim për masa të reja, për të mos u përsëritur Gërdeci. Gërdeci do përsëritet, sa herë që kryeministri dhe njerëzit e tij do të angazhohen në projekte korruptive për të përfituar miliona. Gërdecët e tjerë në Shqipëri mund të përsëriten dhe pa shpërthyer. Institucionet e sigurisë në vend mund të kenë në këtë pikë vetëm një rol, nëse forcojnë kontrollin e tyre mbi kryeministrin dhe jo nëse forcon kryeministri kontrollin mbi to.

  4. #24
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mero nuk fsheh me armet. Tashme i deklaruar antiBerishe po perdor tragjedine e Gerdecit per tu hakmerrur per bisnesset e tij private. Para nje viti sulmonte Ramen ne cdo aspekt, sot as ne ZP nuk gjen artikuj kaq anti Berishe sa Baze.....

    Ky eshte tipik integriteti i gazetarit shqiptar. Kete te besojne njerzit e mjere......
    Po çfare integriteti kane ata politikane qe ai sulmon?

    apo pse po sulmon berishen, tani ai u be i "keq" ...

    berisha dhe shoket e tij qelbace jane shume here me te keqinj e me te demshem se mero ...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Po çfare integriteti kane ata politikane qe ai sulmon?

    apo pse po sulmon berishen, tani ai u be i "keq" ...

    berisha dhe shoket e tij qelbace jane shume here me te keqinj e me te demshem se mero ...
    Jo po na doli burre i mire tani Mero negativo tullaci

    pa na rendit ti mor trim nja 5 burra te "mire"

    germo Tare se ke per ti gjetur

  6. #26
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Jo po na doli burre i mire tani Mero negativo tullaci

    pa na rendit ti mor trim nja 5 burra te "mire"

    germo Tare se ke per ti gjetur
    qelbesi rri me qelbesira ...

  7. #27
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Mero ne ekstaze, dhe padurim ne "luften" per te "lincuar" Berishen. Beson se eshte paranormal, dhe se mund te parashikoj gjithcka......... akuzon per partishmeri te larte PD, kur dy vjet me pare akuzonte Berishen se nuk kishte shperblyer militantet e PD me poste qeveritare!!!!!!!!
    Akuzon Berishen per dore te forte ne PD..... por jam i bindur qe do ta quante normale fjala vjen, veprimin e Howard Dean (kryetari i partise demokrate USA), ne perjashtimin e delegateve te Floridas dhe Miciganit (perfaqesues te 21 milion banorve) nga kongresi demokrat, pse nuk ju binden Kryetarit dhe spostuan datat e parazgjedhjeve presidenciale...... apo mund te quhen teka te nje njeriu?????!!!!
    Berisha me PD bene lufte te zgjedhin Topin president, te parin qe falenderoje Topi ishte Berisha........ dhe tashti nuk do te beje ate konsultim qe me pare e kan bere si Mejdani dhe Mojsiu........ dhe ketu eshte faji i "diktatorit" Berisha???!!!
    Jo Mero Jo, kjo quhet linje partie, dhe linja e kesaj partie eshte e votuar nga njerzit dhe per nje vit tjeter. Ne 2009 ti zgjidh anen e rradhes qe te leverdis, dhe kete rradhe mos gabo; zgjidh ate qe do te paguaj, me Salen nuk fitove gje.....apo jo Mero Baze???!!!!


    NJe tjeter artikull i Bazes....

    Ngërçi i imponuar i PD ndaj krizës së dekreteve
    Nga Mero Baze

    Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u njoftua dje zyrtarisht se negociatat për tejkalimin e krizës së dekreteve mes presidentit dhe të dërguarve të shumicës dështuan. Kryeministri, Sali Berisha, nuk ka bërë komente të gjata rreth këtij lajmi që e ka kumtuar vetë, por ka përsëritur qëndrimin e tij se ai nuk do të lejojë që dikush të marrë nëpër këmbë shumicën në pushtet. Me pak fjalë, e vetmja gjë e qartë është ajo që pritej për dështimin e negociatave dhe ajo që dihet gjithmonë për mostërheqjen e Berishës. Por, pavarësisht qëndrimit të qartë politik, ka një konfuzion procedurial për këtë çështje. Kështu, dekretet kanë shkuar në Kuvend dhe zonja Topalli ia ka kaluar ato për shqyrtim Komisionit të Ligjeve. Nëse Komisioni i Ligjeve i shqyrton ato, duhet të shkojnë në Kuvend për t’u votuar. Rrugëzgjidhjet që ka PD në këtë rast nuk janë më politike, por proceduriale. Politikisht ajo është e qartë kundër presidentit Topi, por nuk e bën këtë publikisht. Kurse në procedura, që është tërësisht e paqartë, po vepron publikisht. Opozita, e cila e ka kuptuar ngërçin, po këmbëngul që dekretet të kalojnë sa më shpejt në Komisionin e Ligjeve. Nga ky ngërç dilet duke bashkuar qartësinë politike me atë proceduriale. Parimisht, PD duhet të bashkojë qëndrimin politik me atë procedurial. Nëse PD e bën publik qëndrimin e saj politik kundër presidentit, Bamir Topi, mund të përdorë shumicën në Komisionin e Ligjeve për të mos i miratuar ato dhe për t’ia rikthyer presidentit. Kjo është një procedurë e dyshimtë juridike, por i dyshimtë është i gjithë debati rreth tyre, kështu që së paku PD ka shansin të bashkojë gjestin politik me atë procedurial. Nëse nuk ka fuqi ta bëjë këtë, atëherë i mbetet që të shtrëngohet fort rreth qëndrimit politik dhe Berisha të përdorë kërcënimin për zgjedhje për të detyruar grupin parlamentar të hedhë poshtë dekretet në Kuvend. Kjo është një betejë e vërtetë dhe politike, dhe ligjore, e cila qartëson krizën mes Berishës dhe Topit dhe mat fuqitë e tyre në Kuvend. Nëse Berisha e fiton këtë betejë, atëherë presidenti Topi do të detyrohet të konsultojë doemos një shumicë të re për kandidatët që do të propozojë. Tani ai pretendon se e ka një shumicë të heshtur në Kuvend dhe kërkon që ajo të verifikohet. Nëse Berisha i dëshmon se nuk e ka atë shumicë, ai mund të jetë fituesi ligjor dhe politik i kësaj beteje, natyrisht me një humbje të madhe, duke humbur presidentin që e mori një vit më parë me aq shumë triumf dhe skenare. Por të dyja këto variante, i pari i dyshimtë nga ana ligjore, por i qartë politikisht dhe i dyti tërësisht ligjor dhe politik, duket se ende nuk janë në axhendën e shumicës parlamentare. Ata ende nuk dinë ç’të bëjnë me krizën që ka prodhuar kriza e tyre e shpejtë me presidentin. E vetmja gjë që arritën të bëjnë dje me rastin e kësaj krize, ishte kalimi i ligjit për legalizimet, të cilin ua kishte kthyer presidenti me një shumicë të thjeshtë që jep një shenjë se kundër presidentit mund të bëhen 71 vota. Por, po të llogarisësh që dekretet votohen me votë të fshehtë, asgjë nuk është e sigurt. Kjo pasiguri ka futur në konfuzion shumicën dhe ajo po shtyn pa arsye një betejë, të cilës nuk i shmanget dot. Ajo është betejë politike me presidentin e tyre. Ata duhet ta bëjnë publikisht atë debat dhe jo nëpër dhëmbë dhe skutave. Ai debat nuk ka rëndësi për 5 dekretime gjyqtarësh, por për faktin se PD nuk arrin dot të krijojë raporte normale me produktet e veta politike. PD nuk po humbet 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë, por presidentin që e kishte si fitoren më të madhe politike pas traumës që pësoi nga humbja e qyteteve në zgjedhjet lokale. Dhe humbja e presidentit pa ndonjë arsye të fortë, vetëm për të kënaqur epshet e pushtetit të një njeriu, është kosto shumë e lartë për një parti në pushtet, për të cilën është i rëndësishëm çdo institucion. Nga frika e kësaj analize është i paqartë dhe konfuz vendimi për t’iu kundërpërgjigjur publikisht presidentit. Se pas një beteje publike me presidentin, është pak e vështirë t’i shpjegosh elektoratit të PD se “Bamir Topin e kemi pasur “gjarpër nën gur” për 12 vjet në krye të PD”. Dhe ky ngërç e bën dhe më konfuze krizën, pasi ajo ndjek pas ngërçet morale të Sali Berishës me njerëzit e vet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Breshka : 10-06-2008 më 06:34

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Shkrime te fuqishme ka.. sikur te ishin ne drejtim te atyre qe u shit per ta.. por me e keqja eshte nje gazetar i shitur.. se nje koh kam lexu shum se ky ka shkruajt edhe kunder disave ne PS.. por mesa duket ja paskam mbush b.. mire Rama.!!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #29
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Breshka

    Mero nuk fsheh me armet. Tashme i deklaruar antiBerishe po perdor tragjedine e Gerdecit per tu hakmerrur per bisnesset e tij private. Para nje viti sulmonte Ramen ne cdo aspekt, sot as ne ZP nuk gjen artikuj kaq anti Berishe sa Baze.....
    Ky eshte tipik integriteti i gazetarit shqiptar. Kete te besojne njerzit e mjere......
    Ti duket shkruan me kompetence si njohes i ketyre bizneseve e besoj para se te flisje ne pergjithesi (sa per te hedhur nje gur!) do i ndihmoje temes, sikur te ndricoje dhe te tjeret mbi cfare biznesesh te tjera pervec gazetes TemA ka Mero Baze e nese ka vertet te tjera ne c'menyre eshte ai i penguar deri ne ate mase ne ato biznese sa ta shfrytezoje gazeten qe eshte mjet i influencimit te opinionit publik per te arritur qellimet e veta personale.

  10. #30
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Endrit DIBRA = Kryeministri BERISHA

    http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=4154


    Letër e hapur RAPSODIT Sali Berisha


    I dashur doktor,

    Të them të drejtën, më ka marrë malli, shumë më ka marrë! U bënë vite që jemi ndarë dhe tani rrallëherë përballemi në ndonjë pritje ambasade apo ndonjë takim kolektiv, ku ti, DOKTOR I MADH, na fton për të deklaruar arritjet dhe sukseset në udhën e pandalshme që ke nisur, por që edhe ti vetë nuk e di ku të çon.
    E si të mos më marrë malli për kohën kur ti president i vendit dhe unë si biçim ndihmësi punonim për këtë tokë hallemadhe! Të kujtohet, besoj, kur më telefonoje pas orës dy të mesnatës dhe më thoshe: “Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Hajt, natën e mirë”. Lodhet doktori i shkretë, i thosha gruas, që ndihej e tmerruar pas atyre telefonatave.
    Ndonjëherë, doktor i dashur, kur më thërrisje lart te Vila 4, para se të mbyllnim gazetën, e gjithë biseda jonë ishin teshtimat e tua, ngaqë kishe ngatërruar ilaçet. Po mitingjet? S’kemi më mitingje ashtu siç dije t’i bëje vetëm ti, DOKTOR I MADH. Dhe kjo gjë më trishton shumë. Kohë të arta kanë qenë. Sa patos dhe entuziazëm ke pasur doktor!

    “Të dashur farkarë dhe farkare”, - u the banorëve të fshatit Farkë në një nga mitingjet e atëhershme dhe fshatarët e shkretë s’dinin ku të futeshin.
    Po banorëve të Patosit, që u the: “Të dashur qytetarë të Kuçovës!”
    Kohë heroike ka qenë, DOKTOR I MADH. Sinqerisht, në atë vrapim të marrësh që kishim nisur, s’dihej për ku, m’u zmadhua mëlçia dy herë më shumë. Sikur të të kisha ndjekur edhe dy vjet, tani do të isha harruar. Por, në fund të fundit, për ty DOKTOR I MADH dhe për atdheun s’kishte sakrificë që të mos e bënim. Vetëm ishte një gjë e vështirë që na sikletoste shumë dhe mua dhe ndonjë mikun tjetër tëndin, si për shembull Mero Bazen, kur duhej të bënim sikur qeshnim me shakatë e tua. Të them të drejtën, shtrëngoheshim si të ishim kinezë, për ta nxjerrë atë të shkretë të qeshur, sidomos kur kishte shumë njerëz, për të treguar se Doktori ynë i dashur është edhe shakaxhi i madh. Ç’t’i bësh, shpesh njeriu vrapon pas gjërave që s’i ka.

    DOKTOR I MADH! Të kujtohet, besoj, koha e luftës në Kosovë. Shumë u trishtova në atë kohë kur të shihja ty të vetmuar, më të vetmuar se në vitin 1997. Në atë kohë u këput e gjithë udhëheqësia politike dhe ushtarake e botës dhe erdhi në Tiranë. Takonin Majkon, Metën, Meidanin, të gjithë fisin komunist dhe ty s’të afrohej dhe s’të afrohej askush. Sikur na kishte zënë lebrosa në atë kohë, Doktor. Të shihja të vuaje dhe më dhembte shpirti. Ishte ajo drama e madhe e “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” e Gabriel Markezit. Po ku e ku vetmia e kolonelit plak të Markezit me vetminë e mareshalit tonë. Të kujtohet, besoj, se u gjet njëfarë Vitore Zgarbi, që të takonte edhe ty. Darkuam te pesëmbëdhjetëkatëshi. Atë natë fluturoje Doktor i dashur. Kaq shumë të ngazëlleu takimi me këtë Zgarbin, saqë pas darkës ndenje me mua dhe fillove të më tregoje gabimet e pafalshme që po bënte gjenerali Klark në luftën e Kosovës. Se ti je gjeneral mbi gjeneralët, DOKTOR I MADH.

    Më shpjegove se nëse nuk përdoreshin kundërajrorë krahu në Kosovë do të shkonte gjaku deri në gju... Unë të vështroja i tmerruar, sepse helbete, s’kisha njohuri nga arti yt ushtarak. Iku ky Zgarbi dhe ne prapë mbetëm vetëm, në shoqërinë e vëllezërve Kushnini, të vetmit të huaj që as unë, as ti i dallonim dot kush ishte njëri dhe kush tjetri.

    Të gjitha këto, por edhe çaste të tjera të panumërta, m’u kujtuan ndërsa një kolegu im më telefonoi dhe më tha se Doktori sapo ka botuar te gazeta e vet RD shkrimin e dytë për ty dhe Mero Bazen. Te ky i dyti ka futur edhe Andi Bushatin, më tha.
    “Ç’thotë?” - e pyeta. “Mos pyet, - ma ktheu, - sikur të qeverisë edhe vendin kështu siç ka bërë edhe shkrimet, na mori në qafë”. “Mos u mërzit, - i thashë, - se Doktori ynë vetëm me qeverisjen s’ka punë”.

    E mora gazetën me ndjesinë se pas kaq e kaq vitesh edhe Doktori ynë, me siguri, ka mësuar të shkruajë ndonjë gjë, por të them të drejtën mbeta i shtangur. Turp, DOKTOR I MADH, turp! Po si s’mësove të hedhësh një shkrim të saktë në letër?! Njëlloj si atëherë kur të kishim kryeredaktor të pashpallur të gazetës. Ç’kemi hequr që të rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morëm me rrogë të lartë një korrektore speciale, enkas për ty, Kadrien, motrën e shkrimtarit të madh Kadare, që t’i rregullonte shkrimet. Pas një ore punë Kadria e shkretë dorëzohej. “Më mirë më mbyllni në hale, se të korrektoj shkrimet e këtij malokut. M’u ça koka”, - thoshte. “Pusho, komuniste e qelbur, - i thoshte Bejdo Malo, - mos fol kështu për Doktorin!”
    Shumë na ke lodhur ato kohë, Doktor i dashur, sidomos me shkrimet që na jepje në telefon dhe që s’kishte zot që ta kuptonte se ç’doje të thoshe. Shumë vështirë e kishin edhe njerëzit e Televizionit që të rregullonin figurën tënde. Se atëherë vetëm një televizion kishim dhe aty nga mëngjesi në darkë këndoje vetëm ti. Jepnin e merrnin njerëzit e Televizionit, por figura jote Sali që Sali dilte. Sidoqoftë, ca gjëra ndodhte që edhe t’i rregullonin. Për shembull, kur mbledhjet e partisë nuk kishin entuziazëm për ty dhe dominoheshin nga armiqtë, Aida Shehu i merrte duartrokitjet e armikut Eduard Selami, po dhe të armikut tjetër Petrit Kalakula dhe t’i kalonte ty. Kishim dëgjuar atëherë për lloj-lloj vjedhjesh, DOKTOR I MADH, por që të kishte edhe vjedhje duartrokitjesh, nuk na kishte shkuar kurrë mendja!
    Kjo puna e rregullimit të performancës tënde është e vjetër, DOKTOR I MADH dhe i ditur. Besoj ke dëgjuar që televizioni u shpik në kohën që në këtë botë u shfaq Adolf Hitleri. Në atë kohë edhe Gebelsi i shkretë ka hequr të zitë e ullirit për të rregulluar figurën e Hitlerit të çmendur. Ka hequr, po jo sa ne, DOKTOR I MADH, sepse Hitleri nuk bënte shkrime. Sikur t’i mbushej mendja që të shkruante vërtet si puna jote, me siguri Gebelsi do ta kishte vrarë veten shumë kohë para se e vrau.
    Copa-copa më bëje mua dhe Mero Bazen në shkrim. Urrejtje e madhe, që të shkonte deri në racizëm. Fundin na ke nxjerrë në atë shkrim. Deri këtu e pranojmë se, helbete, kemi qenë miq të ngushtë, se fundi i fundit i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan, po me gazetarin Andi Bushati dhe koq.et e tij ç’kishe? Turp, DOKTOR I MADH, një mijë herë turp! Populli dhe atdheu pret që ta qeverisësh, por ti merresh me koq.et e një gazetari.

    E mora Andi Bushatin në telefon dhe e pyeta: “Mirë me mua dhe me Mero Bazen, po me ty ç’ka DOKTORI I MADH?”. “Ku e di unë ç’pati!” - u përgjigj Bushati i shkretë. “Ne si familje e kemi trajtuar dhe mbajtur mirë. E mori gjyshi (Hysni Kapo) nga mjek spitali dhe e bëri doktor personal, që t’i bënte analizat e ujit të hollë dhe të trashë, por ky paska bërë analizat e spermës time!”
    “Se mos bëni ndonjë shkrim dhe thoni që me këtë punën e koqeve të Bushatit Saliu ka shkelur betimin e Hipokratit!” - më tha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Meksi, DOKTOR I MADH. “Me nder një mu.t ka qenë Doktor. Gjithë kohën sekretar partie i spitalit ka qenë”.

    Allah, Allah, DOKTOR I MADH! Me ç’shohim e dëgjojmë, si më i rënduar dukesh këto kohë. Ndoshta ky është edhe shkaku që njerëzit që të rrethojnë tani dhe që iu lutesh të lexojnë shkrimin tënd, thonë se Doktori ka ndryshuar.
    Botë e madhe kjo, Doktor i dashur, të cilën s’kemi si ta njohim të gjithën, por unë në të vërtetë nuk kam njohur një njeri të dytë si puna jote, qoftë edhe të ngjashëm. Ndoshta ti je njeriu i vetëm në këtë botë që nuk do të dijë se ç’mendojnë të tjerët për ty. Ti i cakton vetë edhe përmasat e ndershmërisë tënde, edhe madhështinë, edhe fitoret dhe arritjet. Ty të duket se ajri që ne thithim na e lëshon ti. Edhe toka të duket sikur rrotullohet rreth teje, ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpërthimet gërdeciane, që të ndodhin jo rrallë. Ti je Smithi te “Komedianët” e Graham Grinit, i lindur në një vend pa rrënjë dhe ku njerëzit e shkretë e marrin jetën jo vetëm si t’u vijë, por dhe si t’ua vërtitësh ti.
    DOKTOR I MADH dhe i dashur! Ndoshta tani në pleqëri mund të fillosh të kuptosh pse jeta është kaq e shkurtër. Përfytyro për një moment sikur ajo të ishte 800 vjet dhe gjithë këtë kohë të na shfaqeshe përballë ti? O Zot, hapu dhe?????????????????? të futemi!

    Shpeshherë, i dashur Doktor, kam pyetur veten ç’deshëm dhe pse u bashkuam ne me këtë njeri?! Përgjigja është shumë e thjeshtë tani. Lirinë që erdhi në atë kohë na e rrëmbeve ti dhe ne, me paditurinë që kishim për të, të morëm për padronin e saj. E ku ta dinim ne të shkretët se ti DOKTOR I MADH s’ishe veç xhelati i lirisë! Më fal, Doktor i dashur. Në atë palo shkrimin tënd thua se unë dhe Mero Baze qenkemi vetëm një, pavarësisht se në mëngjes dalim si dy të ndryshëm. Po ti, cili je ti, zoti Berisha? I pangjashëm me asnjë qenie njerëzore të kësaj toke, ti je fatkeqësia jonë, ti je njeriu që i erdhi këtij vendi pikërisht atëherë kur s’duhej. Ishte koha kur shqiptarët po i mbyllnin derën së keqes dhe ti hyre nga dritarja.
    Doktor i dashur dhe i madh! Kam një lutje fare të vogël, që ndoshta edhe tani në pleqëri të hyn në punë. Lëri pseudonimet! Si s’u lodhe këto 20 vjet me pseudonime?! Të gjithë njerëzit që ke pasur dhe ke përreth të janë dashur për pseudonime. Ti ishe Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Bashkim Gazidede, Agim Shehu, Mero Baze, Ylli Rakipi e qindra të tjerë. Tani ti je Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Bujar Nishani, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu e qindra e qindra të tjerë. Dhe e di pse të janë dashur kaq shumë emrat tanë për pseudonime? Sepse ti, o njeri, ke 20 vjet në luftë. Ke 20 vjet që rron si pseudonim. Por fatmirësisht ke 20 vjet në një luftë ku emrat tanë s’të kanë ndihmuar dot të fshehësh SALIUN.
    Besoj këtu është mirë t’i mbyllim këto rreshta. Ashtu si me shaka dhe me humor, pak si karagjozë dhe jo seriozisht, DOKTOR I MADH. Se po të jetë për seriozisht, kemi shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit... Hë po, se gati harrova. Po të kujtoj një postulat biblik që thotë: “Me atë gjykim që ke gjykuar do të të gjykojnë”.

    Ylli Rakipi



    30 Prill 2008
    WoooW .E lexova shume here vertete .... 30* e lode
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të shkruajmë një lajm për në gazetë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2017, 04:48
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  3. Botues Librash Apo Seksere Te Rendomte
    Nga Fenomeni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 09:16
  4. Intervistë me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •