Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 63
  1. #31
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Ard Lexo Postimin
    Ёshtё stinё dashurie pranvera i dashur

    Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
    T’u fshihemi syve kureshtare
    T’i fshihemi dhe Hёnёs qё ka tё ngjarё
    Sonte nga epshi yne tё çmendet

    Kam ruajtur tё nxehta buzёt dhe gjinjtё
    Qirinjtё e ndezur si me parё
    Nё bёfshim zhurmё qent’ kalimtarё
    do themi,zgjuar le tё rrijnё komshinjtё

    Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
    Fike dritёn e bjer mbi mua
    Mjafton flaka e pёshpёrimave tё tua
    Pёr tё ndjerё dashurinё qё nё ajёr endet



    Shume shume komplimente Ard.Vargje te mrekullueshme...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ju pershendes te gjitheve me lart.



    Per ato qiej te paprekur……..

    Ti merzitesh ndonjehere me mua
    Kur mbi leter rri e vetme ne nje qoshke
    Dhe te trembin syt’e mi te hutuar
    Here mbi qiell e here tretur neper toke

    Me afrohesh dalngadale edhe ndjej
    doren tende mbi floket e pabindur
    “Jam vetem”,me thua peshperitur,
    nderkaq buzen te puth e te them:

    Te braktis per ato qiej te paprekur
    Ku pulebardhat vdesin krenarisht
    Porse endrrat monopatin e kan’ gjetur
    Ndaj folese i kthehem une serisht

    Me ler pra te te puth lotin e vaket
    permbi mollez,te voglin margaritar.
    Dhe ne vdeksha, le te ndodhe tani
    gjoksit tend te hijshem djaloshar.

    Te te puth edhe te blerten e syrit
    kurore buzesh mbi qepalla te te le
    Te te them dhe kengen me te bukur
    Qe eshte aq e vjeter,aq e re……

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vertetesi, sinqeritet, ndjenjeeee...prej Ard poeteshes. Nje verejtjeo rrall e per mall!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar më parë nga Ard Lexo Postimin
    Ju pershendes te gjitheve me lart.



    Per ato qiej te paprekur……..

    Ti merzitesh ndonjehere me mua
    Kur mbi leter rri e vetme ne nje qoshke
    Dhe te trembin syt’e mi te hutuar
    Here mbi qiell e here tretur neper toke

    Me afrohesh dalngadale edhe ndjej
    doren tende mbi floket e pabindur
    “Jam vetem”,me thua peshperitur,
    nderkaq buzen te puth e te them:

    Te braktis per ato qiej te paprekur
    Ku pulebardhat vdesin krenarisht
    Porse endrrat monopatin e kan’ gjetur
    Ndaj folese i kthehem une serisht

    Me ler pra te te puth lotin e vaket
    permbi mollez,te voglin margaritar.
    Dhe ne vdeksha, le te ndodhe tani
    gjoksit tend te hijshem djaloshar.

    Te te puth edhe te blerten e syrit
    kurore buzesh mbi qepalla te te le
    Te te them dhe kengen me te bukur
    Qe eshte aq e vjeter,aq e re……
    I lexova ca nga krijimet e tua Ard dhe vertet me pelqyen. Komplimente! Shpresoj ti permbledhesh ne ndonje vellim.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Falenderoj mondin dhe syku per vleresimet.

    Mila….

    Zemerbardha ime Mila!
    Hena jote nen sy po jep shpirt,
    e mua shpirti po me keputet
    per se dyti….

    E shtrenjta ime Mila!
    Sot po me dukesh me e ndritshme se dielli,
    dhe pikerisht sot,
    pashe vdekjen se sa e bukur ishte,
    per here te pare,
    ne syte e tu ngjyre qielli
    e buzet prush nga kafshimet.

    Trupvogla Mila,
    E brishta Mila,
    Fjal’embla Mila.
    Mos pikturo me engjej,
    Sepse ti,ata si njohe kurre….

  6. #36
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Citim Postuar më parë nga Ard Lexo Postimin


    Kёshtu mendoi ai para se tё vdiste…


    “……..Ajo,plaga ime e pamёshirshme,
    Tani qёndron e shtrirё mbi njё shkёmb
    dhe pret vdekjen time.
    Trupi i saj, i brishtё,pёrkundet.
    Epshndezur pёrkёdhel gjinjёt e saj.
    E tёra lakuriq!Ndrit,
    Si hёna e re nё qiellin e natёs!
    Ajo flirton me detin.Lot me valёt…...
    Njё furtunё orgazmash,
    Rёnkimet mbytin nё shtratin tim.

    Tani varem nё njё copёz re,
    harruar nё qiell nga njё tufё pulёbardhash.
    Bardhё e zi!Gjithçka bardhё e zi!
    Fundi,qёnka i zi si flokёt e saj tё egёr,
    e vdekja e bardhё si lёkura e saj,
    e kristaltё gjer nё tejdukje.
    Ajo,sirena e shpirtit tim…..e unё i vetёm,
    ndjej trupin tё mё ftohet nga tё vdekjes puthje!”
    Shume bukur, Ard. Sic kam shkruar dhe ne nje teme tjeter, ka feksje midis vargjeve te tua (sidomos atyre te lireve) dhe shpupurime flatrash ne fund te poezise. Urime!

  7. #37
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Me pelqejne ! Shume bukur Ardita, ketu je shfaqur me e plote.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin
    Me pelqejne ! Shume bukur Ardita, ketu je shfaqur me e plote.
    Kur i kam shkrojtur keto me siper,kam qene e plote,tani kam rene ca nga pesha(anoreksi).

    Rebele,po ma permende me "feksjen",do me shuhet dhe kjo llampe e venitur qe kam.Merr me sysh ti ?

  9. #39
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    LOL, nuk besoj. Syte nuk i kam bojehiri, perkundrazi, nate e ndare ne to :-).
    Ard, na ke munguar - sidomos tek lagja tjeter (eja - kam parashtruar nje konkurs poezie mes krijuesve).
    Te pershendes, e dashur.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Mund të ndodh gjithçka në pranverë….


    Vajza ime është e dashuruar.
    Dashuria e saj ,është ngjyra rozë,
    façkave të njoma.
    Livadhi i blertë, në sytë e saj të vestë,
    Buzëqeshjet e mëngjesta, të dlirtat,
    Që freskojnë qënien time çuditshëm.
    Shpengimi i saj vajzëror.
    Vajza ime ka flatra.
    Dashuria mban emrin e saj.
    Unë, gjej çastin të përvidhem
    Për të kujtuar veten time të harruar.

    *
    Mund të ndodh gjithçka në pranverë…
    Dashuritë e para, të kthehen sërish
    Në pikëtakimin e dikurshëm.
    Më të përmallur se kurrë
    E më të mënçur,
    Sepse kurrë nuk i besuan lamtumirës së fundit.

    *
    Mund të ndodh gjithçka në pranverë,
    Sepse në pranverë…….kapet qielli me dorë.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nё kujtim tё Havzi Nelёs nё 75-vjetorin e lindjes sё tij
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-10-2011, 18:39
  2. Identiteti Shqiptar (bis)
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 07:20
  3. Ikona e Nene Terezes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-09-2006, 11:12
  4. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  5. Gjamet e Atdheut!
    Nga LLemadeo në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 30-10-2004, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •