Falenderimet shkojne per macja-blu(fjalet e tua jane mjalte mjalte), besoja, Kujtim(suksese dhe ty), incerca(lidhje e bukur nese je bazuar tek titulli) dhe mondi(gezuar or taj).
Mire u lexofshim dhe festa te mbara
Falenderimet shkojne per macja-blu(fjalet e tua jane mjalte mjalte), besoja, Kujtim(suksese dhe ty), incerca(lidhje e bukur nese je bazuar tek titulli) dhe mondi(gezuar or taj).
Mire u lexofshim dhe festa te mbara
[QUOTE=Çaushi;1667498]Postuar më parë nga Ard
kjo poezi kaq e bukur me pershtatet mua ...shume shume e bukurPostuar më parë nga Ard
* * *
Me derdhet trupit drita e mengjesit,
Me ngjeth,
Me kullon ne shpirt.
O muzika me e embel, dua te te pi.
Margarit’ e vogel ne ballkon, fillikat,
Ka qeshur dje papritur,
Kur fjeti mbi te nje flutur me krahe te bardhe.
Dashte i madhi zot qe e pashe!
O miqte e mi te braktisjes,
Erdhi dhe ky prill.
Me qiell te vranet,
Me nje barre shi.
Pa lajmetare…
Une, jam ende gjalle!
Ketu do te mbetet gjithcka…
Shega e care ne parvaz
dhe perendimi i purpurte pa dashuri i se djeles.
Sandalet me take te thyer
dhe hutimi im atehere .
Ketu do te mbeten…
Dy pjata mbi tavoline
dhe te ngrenat ne heshtje
si pika e fundit e gezimit,
ca fije flokesh mbi kreher
dhe fytyra ime e lodhur ne pasqyre.
Fryn ere e marre sot dhe
nuk degjove as kercitjen e deres qe u mbyll……..
Ard
Urime per vargjet e tua, sa te qelqta aq dhe te ndjera.
E po shyqyr me ne fund qe riktheve veten ketu me krijimtarine e munguar sa kohe, moj mikja ime Ard. Tjeter gje qe krijimtarine tende e kam ndjekur dhe e ndjek tjeterkund ne ecurine e saj te suksesshme. Te pershendes dhe uroj vazhdimesi lartesore, vecanerisht ne fjalen tende poetike.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Shkrim nga Bujar Muçaj
Poetja e dashurisë së përjetshme
Si ta quajmë Ardita Jatrunë? Përherë e kam ngritur në vetvete këtë pyetje ngacmuese. Gjikulin e kemi quajtur poet të detit ose një Poseidon në miniaturë, Kapuranin një poet të blertë, Qajën poete moderne, Selimin të dashuruarin e Vjosës, Bedri Hoxhën dibranin që kuvendon me malet e lugjet, Shallvarin poet të antitezës…
Ardita Jatru është një poete e dashurisë së përjetshme, pasi tema qendrore e poezive të kësaj poeteshe është pikërisht dashuria. Ky emërtim nuk do të ishte aspak i tepërt ku siç thamë, po të kemi parasysh librat e saj poetikë dhe poezitë e tyre që sjellin momentet e magjishme e magjepësshme dashurore. Struktura e vargjeve të Arditës nuk është e betontë, e rëndë, e prerë. Sado që ajo përdor më tepër e me sukses vargun klasik ku duhet t‘u përmbahesh disa rregullave, lirshmëria zbret e ngjit shkallët nga poezia në poezi, me brishtësinë e tyre karakterizuese. Ka shumë poete e poetë që i këndojnë dashurisë sido që të jetë ajo me embëlsinë, por edhe me vuajtjet e stërvuajtjet, momentet trishtuese që për momentin kanë dhe ato bukurinë e tyre sfilitëse, por Ardita është ca si më ndryshe.
"*Më prit, thotë diku ajo, kur zog i natës nis këngën e vajit", e më pas "…do ta rrëmbej buzën me afsh përvëlues, aq sa hëna xheloze të shuhet mbi to. Do të ta kafshoj cepin e saj përgjërues, nga puthjet, zjarre ndestë një natë si kjo…."
Bukur*! Ambjenti dashuror është zgjidhur me kujdes e në këtë shfaqje live s’mungon të futet dhe kënga e zogut të natës me këngë vaji në antitezë me këngën përpëlitëse e epshendjellëse të buzëve, apo dhe xhelozia e hënës me këtë rast poezia merr hapësirë e largësi planetare, e cila (hëna) nuk mund të durojë, por të vijë e të shuhet në to duke u bërë ndimëse apo nxitëse në atë lloj dashurie. E kush i dashuruar nuk e do ta ketë dëshmitare apo thjesht vëzhguese hënën lozanjare qoftë kjo e brishtë apo e plotë. Këtu qëndron madhështia dhe bukuria e poezisë së Jatrusë që këtë *"kaos ndërplanetar*", ta zbresë e të zërë vend në faqet e librit, ku netët ka qejf t’i ketë të pikturuara me ngjyrë të hirtë, për të ndjellë me vetëdashje një farë melankolie ku si kontrast jepet ajo era dehëse e dashurisë. *"Lërmë,- thotë në një poezi tjetër autorja,-nën zë, të qaj në krahun tënd të fortë, e lotët me një gjethe m’i fshih oh, pa merak. Në humbshim ndonjëherë nga kjo e vogël botë, nuk qemë veç lule vjeshte, harruar tek një park. Ah dritat e shpirtit t’i shfaqja ndanë një bregu. Ti quajmë budallaçkë, sirena ime gjorë. E ç’dashka një shpirt kur telat i janë prekur? Një dridhje, ledhatim, mbështetje tek një dorë..."
Këtu na del në pah femra delikate në krah të një burri që ndihet më e qetë, por jo e qetë në raport me vitet që ikin e me atë përkushtim dashurie që nesër si pa kuptuar do të mbetet si relike stolave. Ajo kohë dashurie do të duket tepër e vogël sa do të matet edhe me një stinë të vetme apo me lulëzimin e vyshkjen e një tufe me lule, ndaj koha duhet të dijë të punojë si për dashurinë ashtu dhe për atë që e bënë ujin të hidhet përpjetë, se siç thotë një fjalë me gomar topall e pa lekë në xhep nuk shkohet në Mekë për haxhillëk. Fjala budallaçkë për mendimin tim duhet të ishte zëvëndësuar me "e marrë". Shprehimisht të bëhej "ti quam e marrë" mbase kjo fjalë do të ishte më e pranueshme e më në funksion të poezisë duke lehtësuar atë katërvargësh. Figurat letrare të përdorura nga Ardita janë në vendin e duhur dhe në përgjithësi nuk e ngarkojnë poezinë ndaj dhe ajo është më e lehtë dhe e pëlqyeshme. Sado është poete e dashurisë Ardita në poezitë e saj lulet këto simbole të vjetra që nga kohë nënës së dashurisë e mëkatit njëkohësisht, Evës, i ka si me pikatore dhe kjo ka arsyet e veta pasi dashurinë Ardita e sheh të drejtpërdrejtë, pa shumë ceromoni të tepruara e xhinglamingla të tjera, duke i besuar më tepër elementeve qiellorë të largët, ku më preferuara janë hëna dhe yjet, ose ndoshta, ndoshta i përmbahet thënies së Alfred de Musse-së" Të dashurosh do të thotë të duash me trup e shpirt,".
Një këngë e popullit më vjen në ndihmë në këtë rast:
Lulet-o nuk i dua, lulet-o s’janë për mua, lulet -o jepja shoferit(të taksisë), zemrën-o mua të mjerit.
Kështu thotë dhëndërushi ditën e marjes së nuses dhe se ka patur keq. Edhe poeti Maku Pone, miku im i vjetër në një poezi bënë një aludim të tillë midis një vajze të dashuruar dhe trendafilit, duke thënë pak a shumë kështu, se para aromës së saj s’ishte gjë as trendafili!
Citojmë më poshtë preferencat e saj në raport me trupat qiellore e në radhë të parë hëna, që e bëjnë poezinë e saj sa më qiellore e të veçantë duke na befasuar me metaforat e figurat e tjera të fuqishme. Në poezinë "Më prit" thotë: "E qielli të rëndohet me ngjyrën e hirit", në poezinë "Kur telat e shpirtit..."citojmë,"Një copë qiell mbi supe të ta derdh", "Në rruginat e Vardarit","Mbështetu e ndiz me hënën një cigare", në "Sonte do të fle me derë hapur", shkruan "Nga cili krahë i qiellit të fle", tek "Trishtim", "Veç sytë e hirtë të qiellit dua", në "Kur fle një engjëll", kemi vargjet mahnitse, "Dhe nga qarkore e buzëve do të formohet një gjysëm hëne", "Tek e ëmbël", "Yjet do t’i shuaj gjoksit pastaj, ti fshihemi hënës që ka të ngjarë sonte nga epshi ynë të çmendet" tek "Alter Ego" poezia titullmbajtëse, "Mbrëmë e qendisa qiellin me endrra", "Në eshtë fat të jetosh në Greqi", "Kam dëgjuar se perënditë ngjallen nën hënën e plotë të gushtit", tek "Hënë kujtimesh" hëna dhe yjet përmenden në të katër strofat e saj, tek "Kllapi", "Le të qesh hëna me mua", në "Lunestar","Nëse refrenin hëna mban diku me lajka", tek "Ndoshta një ditë", "Një hënë nën vetullën e hirtë", "Na mblodhi me një muzg të zbardhur, në ditët e hirta", thotë në poezinë me të njëjtën titull, "Kur dielli fle", tek "Psherëtimë muzgu", "Dhe dritë e hënës mbi re tek kridhet" etj, etj. Etapa e emacipimit në poezinë e Arditës duket gati e tejkaluar dhe asaj i pëlqen ajo jetë pa shumë telashe, ndonëse shqetësohet herë herë si në poezinë, "Është fat të jetosh në Greqi" ku autorja e ndërron rolin e saj pak a shumë të një femre zonjë që si rëndojnë hallet dhe frika e të nesërmes, në një vëzhguese të rreptë të asaj jete ku nxjerr krye një lloj mizerje, mundi, e dëshpërimi.
Mos e quaj fat, mikja ime,
Që shtëpinë e kam afër detit.
Në rrugën Qëeen Olgas
Qentë të përmjerin në derë.
Punë dreqi të pastrosh mbetjet e tyre çdo ditë.
Më vjen të shemb kangjellën e hekurt,
Gjysmë metër e tepërt në ballkon.
Por ndalohet me ligj, mikja ime
Dhe ti e di fare mirë,
Ligji të thyen qafën këtu.
Eh, nuk është vetëm fat të jetosh pranë detit.
Atje pranë Olimpit, ku rri ti, bëj kujdes!
Kam dëgjuar se Perënditë ngjallen
Nën Hënën e plotë të Gushtit,
Dhe mishin e huaj e ndjejnë së tepërmi...
Në poezinë "Për ty", e cila është e ndërtuar e gjitha me dhjetë vargje dy e nga dy ku vetë dyvargëshat janë në antitezë si i pari me të dytin ashtu dhe vargu me vargun, duke na dhënë çaste e ndjesi poetike të fuqishme, të rralla e tepër interesante.
Për ty, një putanë e padenjë në haremin tënd,
Atëhere kur isha ende e virgjër...
Për ty , unë, një fytyrë ëngjëlli i braktisur,
Ku djalli në udhëkryq më kishte dhënë udhë...
Pra këto ishin disa fjalë për Arditën dhe poezinë e saj, që ndonëse vetëm me dy vëllime poetike(Ardita është përfshirë në disa antollogji) është dhe mbetet një nga shtyllat kryesore ku mbështetet "Lidhja e Blertë" në Selanik, ku krahas pjesës tjetër të këtij "ansambli"në rritje, të përbërë nga emra të njohur do ta thotë edhe në të ardhmen fjalën e saj bindëse në lirikat dashurore të atij stili të veçant, që janë dhe mbetetn ballsami më i mirë për shpirtin e saj si poete, si nënë e grua e dashuruar.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt