Unë nuk të pashë kur qave mbrëmë ! A qave ? Do më tregosh një pikë loti ? Kam etje !
Të përshëndes
Nardi
Flm xhuxh,leonard(bej durim dhe ti) dhe xheladin,per komentet.
Sikur te isha mendim
Do te behem gjethe e diellte,
E do te vij feshferimthi ne pragun tend,
Muzgut te lagesht vjeshtak.
Dhe do te ngjitem kurmit tend te debult
E do te mbeshtetem gjoksit e dritheruar,
Mallin tend me buze te veseta per ta prekur.
Do te behem gjethe, e me pas le te thahem
Mes flokeve te tu, te zinj e te mendafshta
E kur te ulesh ne stolin e drunjte, te vjeteruar
Do te ta fshij me gjetheputhje butesisht nje copez re
Ne cepin e syrit tend, te ngarkuar.
Ah,me ne fund u munda….
Duhet te isha mendim e te behesha nje gjethe vjeshte.
kjo dhe nja dy te tjera ne kete cikel me pasken shpetuar pa i pare. tash po mbytem ne to e s'po me vikeka dhe aq keq, pervecse thjesht se po ndodh me vonese mbytja.
....
ah edhe une dikur jam trembur se mund te ndodhe(te).
uroj te te ndodhe ty se paku.
Jetoje dyfish nese nuk ka ndodhur ende , nese mund te ndodhe....
perqafime....
el'
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Per tetembedhjetevjecaren greke,Aneta
Aneta, rri e vogel Aneta,
Nena jote behet merak
per gjinjte marramendes e lazdrues gjer ne shperthim, nen fustan,
e per shkelqimin e diellte ne syte e tu .
Per shpirtin e lire dhe hovin tend vajzeror.
Ule fustanin Anet!
Te duken breckat Aneta!
Mos u rrit kaq shpejt. Oh, Aneta!
Te pafundmet psheretimat e saj…..
Po si lulezove keshtu papritur?
Aneta, me kujtohesh si dje, kur ishe e vogel.
Me pantallonat e shkurtra mbi biciklete
Dhe nenen tende ne dritare qe therriste “kujdes mos rrezohesh, Aneta!”
Ishe vetem nje femije capken,
Me floket e shkurtra, te shpupuritura si djale,
Dhe plot jete….
Cmendet ajri pas hapit tend tani, vogelushe
Dhe burrat pyesin njeri-tjetrin me sy “ku paskesh qene fshehur kjo zane?”
ndersa zgjon deshirat e tyre me aromen tende te pranverte
dhe triumfin tend femeror.
Ti je e bukur Aneta,
dhe e shkreta nena jote behet merak.
Vogelushe, nuk e di , por
kete mengjes kaq te zymte e vetmitar
te pash te kaloje prane dritares time
me sandalet e kuqe me taka dhe floket e kuqe all
dhe u ndjeva xheloze per ty, per rinine tende
sepse kam qene dhe une tetembedhjete vjec Aneta,
E bukur dhe e kalter si ty
Por me nje ndryshim,
Qe ti s’mund ta kuptosh…
U linda dhe u rrita ne Shqiperi,
ne kohen e burgosjes se shpirtrave…
Mjaft bukur, edhe me shume!
Urime!
tek perpiqesha te hidhja tej kujtimin...tend
Krijoni Kontakt