image
Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Ymer Aliu tha se për vrasjen e Naser Ajvazit në Haraçinë nga policia përgjegjës është lideri i BDI Ali Ahmeti.
Përgjegjës për vrasjen e të riut në fshatin Haraçinë dhe plagosjen e disa të tjerve në ditën e zgjedhjeve si dhe përgjegjës për tensionimin e situatës në vend, është lideri i BDI-së Ali Ahmeti, andaj publikisht kërkojmë dorëheqjen e tij të menjëhetrëshme. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i PDSH-së Ymer Aliu. Sipas PDSH-së ,largimi i Ahmetit nga skena politike përfundimisht do ta relaksonte situatën brenda shqiptarëve.
"Nën direktivat e z. Ahmeti humbi jetën një djalë i ri nga Haraqina dhe disa tjerë u plagosën. Përgjegjës për vrasjen e këtij djali dhe plagosjen e të tjerëve është drejtpërdrejtë vetë z. Ali Ahmeti. Pyesim z. Ahmetin a ia vlen që të vritet dikush me qëllim që tjetri të bëhet deputet me anë të mbushjes së kutive ?me paralajmërimin për protestën e nesërme për mospranimin e rezultateve, Ahmeti vazhdon të tensionojë edhe më shumë situatën, edhe ai vetë e di se me këtë nuk mund ta evitojë humbjen që e pësoi në këto zgjedhje. Paralajmërimi i tij në një medium se nëse i humb zgjedhjet do të tërhiqet, e përkujtojmë Ali Ahmetin se partia e tij është humbëse në këto zgjedhje ku PDSH-ja është mbi 30.000 vota para partisë së tij", deklaroi sekretar i përgjithshëm i PDSH-së, Ymer Aliu.
Aliu më tej shtoi se PDSH-ja në kontinuitet do të vazhdojë të kërkojë dorëheqjen e Ahmetit, si[ tha ai për hirë të proceseve demokratike dhe aspiratave të popullit shqiptar në Maqedoni. Duke folur për rivotimin në disa vendvotime sekretari i PDSH-së Aliu tha se në të gjitha vendvotimet ku do të përsëriten zgjedhjet PDSH, do të marrë më shumë vota.
burim i lajmit tv alsat(dui)
Krijoni Kontakt