Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    Po pse kapesh pikerisht me ate koment dhe nuk trajton komentin tjeter mbi admiralin qe beri harten? Nese pretendon se ka patur thyerje rregullash atehere duhet te kete per te dy pergjigjet e mija dhe jo vetem per ate qe te djeg ty. Pastaj une nuk po kundershtoj as fene, as besimin dhe as po them njera eshte me e mire se tjetra. Rregulloren jam njeri nga ata qe e kam hartuar keshtuqe mos me kujto mua gjera qe i di ne maje te gishtave. Nese flasim per hir te te vertetes gjerat duhen pranuar si jane dhe jo si na pelqejne ne. Dhe ky eshte fakt, sado pasuri nentokesore te kene vendet arabe (jo te gjitha) perseri gjendja e popullsise eshte e mjere dhe ne varferi te plote. Pastaj perdor llogjiken dhe jo majen e hundes kur shkruan. Asnje fe nuk ben thirrje per kllosharlleqe por nderkohe fakti eshte qe bota arabe sot eshte me e prapambetura dhe e varfera. Kete ke argument qe e kundershton? Pergjigju ne teme dhe leri pallavrat e tjera se nuk mbulohet dielli me shoshe.

    p.s. harrova te shtoja dhe dicka tjeter. Me kujton rregulloren por me duket mua te ka dale nga mendja fakti qe une jam smod dhe kontrolloj dhe nderhyj ne cdo teme ne cdo nenforum te Forumit Shqiptar. Keshtuqe ajo rregullore qe permende nuk vlen per mua pasi funksioni im eshte mirembajtja dhe kontrolli i forumit. Ajo vlen per ty dhe te tjeret si ty ndersa une ta imponoj qe ta zbatosh ti. Besoj se e kupton se ku e kam fjalen.

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po ca te takosh klloshar neper rruge o njeri kur ata jane 90 % e popullsise klloshara

    Ky nuk eshte fakt, sepse ata njerez nuk vdesin nga uria. Ke vizituar ti ndonjehere boten arabe apo ate perendimore ?!

  3. #23
    Kam 17 vjet qe jetoj ne boten perendimore ndersa ne boten arabe nuk kam qene ndonjehere por... jam nje njeri mese i shkolluar dhe i azhornuar me ngjarjet aktuale. Lexoj, shikoj, studioj, debatoj dhe kam aq tru sa te jap nje konkluzion mbi ngjarje, vende dhe subjekte te vecanta. Ketu ku jetoj prej pothuajse 10 vjetesh kam plot arabe me te cilet kam folur dhe diskutuar gjate per vendet e tyre, nivelin kulturor e arsimor qe kane si dhe varferine ekonomike. Dhe jane fjalet e tyre ato qe po percjell ketu. Sic e thashe, dielli nuk mbulohet me shoshe dhe nje njeri me tru te shendosh nuk mohon per hir te nje besimi te verber pasi vete ky njeri kthehet ne i verber. Une se kam problem te them qe: "ashtu eshte, bota arabe eshte me e lulezuara, njerezit jane me te lumturit e globit, ata perparojne dhe gezojne jeten nen kete diell..." etj etj. Por sa i pergjigjet kjo realitetit dhe a eshte e drejte qe njeriu te vetgenjehet per hir te kundershtise apo mendjengushtesise qe te beje te tjeret te besojne dicka qe nuk eshte e vertete?

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    Edhe un qe tashmë 11 vite që jetoj ne boten e krishtere, jam adaptuar disi, por nuk mund te them qe kjo botë ku njerezit perdoren si "mjete" mun te jet nje shoqeri e kultur e mir. Këtu vërtet qe ka klloshar "vendas", eshte per mjerim dhe ka ndodhe qe keta njerez shpesh here ua kam liruar podrumin e banesës ku jetoj qe te kalojn natën, edhe atë "TINXA" sepse portieri kurren e kurres nuk do kishte pranuar. Shikuar nga ky kendveshtrim, kjo bota e civilizuar eshte duke shkuar drejt shkatrrimit, vetvrasjet ndodhin çdo disa ditë sipas nje statistike, sepse sot mund te jesh Profesor, nesra Rrugaq, asgje, askush nuk i intereson e as qe mërzitet per shpirtin tend, nëse mund te vjedhin ? Do e bejn, po qe jo, shko ne djall te thojn !

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Këtu, mjerishtë nga " besimtarët fanatikë islam" akoma shkruhet me idenë utopike të tyre, duke mos dashtë të shikojnë mjerimin e atyre të cilët mednja e mbetur në shekujt e kaluar i ka bë si të tillë!
    Në botën arabe, ka vjedhje ( prehet dora), prostitucion, kultivim i bimëve narkotike, njerëz që jetojnë rrugëve, të cilët vdesin në rrugë apo në arë dhe kufoma u prishet, duke u sherbyer mizave dhe zogjëve si ushqim! varferie e madhe dhe vdekje nga uria në Algjeri,, marokë, Siri... Kohë më parë në Egjipt patë demonstrata Urie ngaqë s'kishte mjaftë bukë!
    Atje për çdo ditë ke vetëvrasje sikurse që ke shitje të vajzave të reja për burra pleqë vetëm e vetëm që me shitjen e një femije 12 vjeçë të gjinis femerore të zbutet varferia! Në vendet arabe akoma të bjerë me pa shtepia nga argjila ( lloqi dhe me kashtë), njerez që akoma s'dinë për brushën dhe pastën e dhembëve, të palarë dhe pis nga pamja e jashtme!
    Në botën tjetër të Perendimit, shteti kujdeset për qytetarët e vet dhe jo vetëm për ata: aty ku është lukoli nëse s'ka punë me siguri shteti ia mbanë fëmijët ia paguan banesën edhe pse nuk është qytetar i atij vendit! Kështu e ke në Suedi, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, Amerikë, belgjikë, Francë!
    Nëse ka qytetar që jetojnë si " klloshar" ( praktikë e jetës në paris) ata e bëjnë këtë gjë ngaqë duan vet sepse ashtu sikur që shteti i jep banesë LUKOLIT ata i japin edhe atij " klosharit" por që ai nuk do të jetoj si të tjerët por ashtu siq ka zgjedhur vetë!
    Tekefundit Lukoli dhe të tjerët me vet faktin që s'kanë shkuar me jetue dhe me punue te vendet arabe ( se koka aq mirë atje) por në boten perendimore dhe të krishterë mjafton për të kuptuar që; edhe keta e kanë të qartë që atje është ma shumë se mjerim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 29-05-2008 më 09:49

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    Preng,.. gjithë keto qe i permende gjinden edhe ne besimet e krishtere,... bota eshte duke shkuar drejt shkatrrimit ne pergjithsi. Gjendja gjeografike i ben arabet qe skan ujë, kjo gjendje e urisë i prek edhe evropjanet, amerikanet si dhe amerikanet e jugut (brazil, argjentin, etj,,.) ku prostucioni eshte mbijetesë qoft ai i meshkujve apo ai i femrave. Këto dukuri ne boten islame jo qe ju prehet dora, por pushkatohen, ashtu edhe narkomanet. Argumentet qe i perdor qe kinse po i lenkan gjenazet arave, kjo eshte gënjeshtër.. por ti e din.

    Un jam ne evrop pasi qe jam Evropjan autokton ketu,... besimin nga kombi e kam ndajt, dhe s'mendoj qe vetem nje popull i caktuar mund te jet me nje besim te caktuar,.. besimi mund ti tejkaloj kufijt e kontinenteve dhe te behet kultur e re per nje evrop te vjeter !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga LuKoLi Lexo Postimin
    Preng,.. gjithë keto qe i permende gjinden edhe ne besimet e krishtere,... bota eshte duke shkuar drejt shkatrrimit ne pergjithsi. Gjendja gjeografike i ben arabet qe skan ujë, kjo gjendje e urisë i prek edhe evropjanet, amerikanet si dhe amerikanet e jugut (brazil, argjentin, etj,,.) ku prostucioni eshte mbijetesë qoft ai i meshkujve apo ai i femrave. Këto dukuri ne boten islame jo qe ju prehet dora, por pushkatohen, ashtu edhe narkomanet. Argumentet qe i perdor qe kinse po i lenkan gjenazet arave, kjo eshte gënjeshtër.. por ti e din.

    Un jam ne evrop pasi qe jam Evropjan autokton ketu,... besimin nga kombi e kam ndajt, dhe s'mendoj qe vetem nje popull i caktuar mund te jet me nje besim te caktuar,.. besimi mund ti tejkaloj kufijt e kontinenteve dhe te behet kultur e re per nje evrop te vjeter !
    Po ta sqarojë pak këtë gjë:
    Nuk thashë që i lënë të vdekurit arave por se njerzit vdesin në qoshe rruge dhe asnjeri nuk i vrenë duke menduar që ashtu të ulur galuc dhe të mbështjellë janë ngaqë janë strukur si lypsarë. Dhe deri sa i marrin si lypsarë ai gjendet i vdekur dhe këtë e kuptojnë pasi që ai trupë s'leviz shumë vendi!
    Pra, ti po dakordohesh që varferia qenka shumë e madhe tek këta njerëz apo nuk është kështu?
    sa i përket perendimit dhe botës Perendimore nuk e di a je në dijeni që ata po i kalojnë pushimet ( disa në hënë) sikurse që po mirren me Planetin mars për të parë në ka jetë atje! Po ashtu po mirren me klonime sikurse së shpejti edhe atë të Njeriut dhe pastaj shumë teza fetare mbeten të diskutueshme!
    Jo, unë atë shembullin e shitjes së vajzave e mora si diça e ditur nga prinderit dhe me pëlçimin e prindërve ndërsa prostitucioni në Europë ( ka edhe shqiptare por që prinderit se dinë këtë gjë) është i një natyre tjetër!
    Këtë shitjen e femrave si dukuri ka qenë edhe në Kosovë ( Ku feja luante më shumë Rol se sa shkollimi në disa familje) gjerë vonë!
    Unë, vetëm ceka dhe pyeta; se përse, pasi që Ju disa mendoni që në Arabi dhe vendet arabe qenka mirë nuk po shkoni atje dhe me i shijuar ato "bukuri"?

  8. #28
    Në udhë të mbarë Maska e Mbarësori
    Anëtarësuar
    19-05-2008
    Vendndodhja
    Shqipëri/Kosovë
    Postime
    61
    Nacionalist, flm për këtë shkrim kaq të fortë...

    Mbarësori!
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Rebecca FACHNER
    Ekzistojnë një varg dëshmi që argumentojnë praninë e myslimanëve në Amerikë, edhe atë të paktën pesë shekuj para Kristofor Kolombos. Ata në Botën e re kishin shkuar nga Spanja dhe Afrika Perëndimore. Dokumentet historike qartë tregojnë se kah mesi i shekullit X, gjatë kohës së halifit emevit Abdurr-Rrahmanit III (929-961), disa myslimanë të Afrikës ishin nisur nga limani spanjoll Delbes (Palos) të cilët lundruan në drejtim të perëndimit - drejtë Oqeanit të errësirës dhe mjegullës. Ata u kthyen pas një kohe të gjatë dhe me mbresa mahnitëse nga një "tokë e çuditshme dhe enigmatike".
    Gjithashtu është e qartë që myslimanët e kanë shoqëruar Kolombon dhe detarët tjerë në udhëtimet e tyre për në Botën e Re.
    Fortesa e fundit muslimane në Spanjë, Granada, në duart e kristianëve ra në vitin 1492. Kjo ishte një kohë shumë pak para fillimit të inkuizicionit spanjoll. Për t`i shpëtuar persekutimit, shumë jokrishterë u larguan (nga Andaluzia) apo me dhunë kaluan në katolicizëm. Të paktën dy dokumente vërtetojnë prezencën e myslimanëve në Amerikën Spanjolle para vitit 1550.
    Mbreti i Spanjës, Çarlsi V, në vitin 1539 kishte urdhëruar që një numër u madh myslimanë të dënohen me djegie në stekën e drunjve, të cilët kishin dëshiruar të emigronin në Indinë Perëndimore. Ky dokument u ratifikua përsëri në vitin 1543 dhe kështu urdhri për largimin e të gjithë myslimanëve nga zonat spanjolle përsëri erdhi në fuqi. Ekzistojnë dëshmi të shumta për vajtjen e myslimanëve në Amerikë. Ato përmblidhen në shënimet që vijojnë:

    Dokumente Historike
    Historiani dhe gjeografi mysliman Abul-Hasan Ali El-Masudi, në librin e tij 'Muruxh Edh-dheheb ve Ma'adin el-Xheuhar' (Kërkimet për Flori dhe Gurë të Çmuar) ka shkruar se gjatë kohës së halifit mysliman të Spanjës, Abdullah Ibn Muhamed (888-912), një lundërtar mysliman i quajtur Hashhash Ibn Saed Ibn Asuad nga Kordova (Spanjë), në vitin 889 lundroi nga Delba (Palos). Ai kaloi Atlantikun, dhe arriti në një tokë të panjohur (Erd Mexh'huula) dhe u kthye që andej më thesare të shumta. Në hartën e botës të El-Masudit është edhe një zonë e gjerë në 'Oqeanin e errësirës dhe mjegullës' (Oqeani Atlantik) e cila konsiderohet si tokë e panjohur (Amerika). Historiani mysliman, Abu Bakr Ibn Umar El-Gutij, përshkruan udhëtimin e Ibn Farukut (nga Granada) i cili në shkurt të vitit 999 prej Kadeshit lundroi nëpër Atlantik. Umar el-Gutij tregon se këtë lundrim Ibn Faruku e kishte bërë gjatë halifatit të Hishamit II (976-1009). Ai kishte arrit në Gando (Ishujt Kanare) ku kishte vizituar mbretin Guanariga. Ai më pas kishte vazhduar nëpër Atlantik në drejtim të perëndimit, ku kishte zbulua dy ishuj, të cilët i emërtoi; Kapraria dhe Pluitana. Ibn Faruku në Spanjë ishte kthyer në Maj të vitit 999.
    Kristofor Kolombo lundroi nga Palosi (Delba), Spanjë. Ai u nis për në Gomera (Ishujt Kanare) - Gomera është një fjalë Arabe që do të thotë 'urë e vogël e zjarrtë'. Ai atje ishte dashurua me Beatriz Bobadillen, e bija e kapitenit të parë të ishullit (mbiemri i saj Bobadilla rrjedh nga emri arab Islamik Abu-Abdilla). Sidoqoftë, klani i Bobadillave nuk mund të injorohej lehtë. Një tjetër Bobadilla (Françisko), i cili më vonë u bë këshilltar mbretëror, arrestoi Kolombon dhe atë e transferoi nga Santo Domingoja mbrapa në Spanjë (Nëntor, 1500). Familja Bobadilla kishte lidhje fisnore me dinastinë Abbadid të Seviljes (1031-1091). Më 12 Tetor të viti 1492, Kolombo zbriti në një ishull të vogël në Bahama që nga banoret e tij quhej Guanahani. Këtë ishull Kollombo e quajti San Salvador. Megjithatë, fjala Guanahani e ka origjinën e saj nga Mandinka dhe fjala arabe Guana (Ihuana) do të thotë 'vëllezërit' dhe Hani është një emër arab. Pra, emri origjinal i ishullit ka qenë 'vëllezërit Hani'. Ferdinand Kolombo nga i ati i tij (Kristofor Kolombos), për zezakët e parë në Honduras kishte shkruar: 'Njerëzit që jetojnë në lindje të Pointe Kavinasit, deri në Kepin e Shpresës së Mirë, janë të zinj." Në të njëjtën kohë në këtë zonë jetonte një fis mysliman të njohur me emrin Almami. Në mandinka dhe në gjuhën arabe, almami do të thotë "El-Imam" apo "El-Imamu" personi që drejton faljen, apo në disa raste, kryetari i komunitetit apo dhe anëtar i komunitetit mysliman (Imami).
    Një historian tjetër i mirënjohur Amerikan, i quajtur Leo Viner i Universitetit të Harvardit, në librin e tij "Afrika dhe Zbulimi i Amerikës" (v. 1920) shkroi se Kolombo kishte ditur për Mandinket (myslimanë) në Botën e Re, dhe se myslimanët Afrikano-Perëndimorë ishin përhapur përgjatë gjithë Karaibeve qendrore, në territoret Amerikano-Jugore dhe ato Veriore, duke përfshi këtu edhe Kanadanë. Ata bënin tregti dhe vazhdimisht jetonin të përzier me ta; duke u martuar me indianët Irokuis dhe Algonkuine.

    Eksplorimet Gjeografike
    Gjeografi i madh mysliman. El-Sharif El-Idrisi (1099-1166) në librin e tij të famshëm 'Nuz'hat el-Mushtahak fi-Ikhtirak el-Afak' (Ekskursioni i gjatë në kërkim të fundit të horizonteve) kishte shkruar se një grup lundërtarësh nga Lisbona (Portugali) lundroi në Detin e Errësirës dhe Mjegullës (Oqeani Atlantik), në mënyrë që të zbulonin se çfarë ndodhej në të dhe deri ku ishin kufijtë e tij. Më në fund ata arritën në një ishull i cili kishte njerëz dhe begati.... në ditën e katërt, një përkthyes iu drejtua atyre në gjuhën arabe. Librat e historianëve myslimanë - lidhje me këto çështje - përmendin një përshkrim të mirë të dokumentuar të një udhëtimi përmes Detit të Errësirës dhe Mjegullës nga Shejh Zejnudin Ali bin Fad'hel El-Mazandarani. Udhëtimi i tij filloi nga Tarafi (Maroku i Jugut) gjatë kohës së mbretit Abu-Jakup Sidi Jusuf (1286-1307) i gjashtë i dinastisë Marinid, për në Ishullin e gjelbërt në detin e Karaibeve në vitin 1291 (690 h.) Detajet e udhëtimit të tij nëpër oqean përmenden në referencat islamike, dhe një numër i madh i shkollarëve myslimanë janë në dijeni të kësaj ngjarjeje historike.
    Historiani mysliman Shihabud-din Abul-Abbas Ahmed bin Fad'hl El-Umari (1300-1384/700-786 h.), në librin e tij të famshëm "Masa'alik el-absaar fi Mama'alik el-amsaar" (Shtigjet e Drites ne Provincat e Mbretërive), në detaje i përshkruan eksplorimet gjeografike përtej detit të errësirës dhe mjegullës. Sulltan Mansa Kankan Musa (1312-1337), gjatë udhëtimit të tij për në haxh në vitin 1324 i informoi ulematë e oborrit mbretëror të Mamluk Bahri Sulltanit (an-Nasir-eddin Muhamed III 1309-1340 në Kairo, se vëllai i tij Sulltan Abu Bekri I (1285-1312) kishte ndërmarrë dy ekspedita në Oqeanin Atlantik. Kur - pas udhëtimit të dytë në vitin 1311 - sulltani nuk u kthye më në Timbuktu, atëherë sulltan i perandorisë u bë i vëllai Mansa Musa.
    Kristofor Kolombo dhe shoqëruesit e tij marinarë, spanjollë dhe portugezë, kishin fatin të udhëtonin nëpër Atlantik, edhe atë në një largësi detare prej 24.000 kilometra. Gjithë kjo u realizua vetëm duke iu falënderuar të dhënave gjeografike të myslimanëve, në veçanti hartave të përgatitura nga tregtarët myslimanë. Këtu është me rëndësi të theksojmë hartën e El-Masudit (871-957) që figuron në librin e tij 'Akhbar ez-Zaman' (Historia e Botës) i cili bazohet në materiale të mbledhura në Afrikë dhe Azi.
    Është e njohur se gjatë udhëtimit të tij të parë transatlantik, Kristofor Kolombo kishte edhe dy kapitenë me origjinë muslimane. Ata ishin: Martin Alonso Pinzo - i cili ishte kapiteni i anijes Pinta, dhe vëllai i tij Vicente Janeks Pinzo - cili ishte kapiteni i anijes Nina. Ata ishin shumë të pasur dhe ekspertë në përgatitjet e anijeve. Këta mjaft mirë e riparuan edhe anijen flamurmbajtëse Santa Maria. Këta ofruan kontribut të madh në organizimin e ekspeditës së Kolombos. Ata i bënë të gjitha këto me shpenzimet e tyre për qëllime tregtie dhe politike. Familja Pinzon kishte lidhje gjaku me Abuzejan Muhamed III (1362-1366), sulltani Marokien i dinastisë Marinid 1196-1456.

    Mbishkrime Islamike
    Antropologët kanë vërtetuar se Mandinkat, nën këshillat e Mansa Musës, kishin banuar në shumë pjesë të Amerikës Veriore përreth Missisipit dhe lumenjve të tjerë. Në Katër Këndet të Arizonës, shkrimet tregojnë se ata në ketë zonë madje kishin sjellë dhe elefantë nga Afrika. Kolombo në shënimet e tij pranon se ditën e hënë më 21 tetor të vitit 1492 - gjatë lundrimit përreth Gibaras, në veri-lindje të Kubës - në majë të një kodre të bukur, ai kishte vërejt një xhami. Rrenoja xhamish dhe minaresh me mbishkrime nga Kurani janë zbuluar ne Kubë, Meksikë, Teksas dhe Nevadë. Në vitin 1498, gjatë udhëtimit të tij të tretë për në Botën e Re, Kolombo zbarkoi në Trinidad. Më vonë ai vërejti edhe kontinentin e Amerikës se Jugut, ku disa pjesëtarë te ekuipazhit të tij zbriten në breg dhe u takuan me disa vendas. Gratë e atyhit në koka mbanin shami shumëngjyrëshe të punuara nga pambuku. Kolombo vërejti edhe dallimin, se këto shami ishin të ngjashme me ato që i mbanin gratë e Guinesë. Kolombo ato i quajti Almajzars. Almajzar është fjalë arabe e cila do të thotë 'mbulesë' dhe ishte një nga veshjet e maureve (spanjollëve myslimanë). Ky lloj i shamive përdorej në Afrikën Perëndimore (Guinea), në Marokë, Spanjë dhe Portugali. Gjatë udhëtimit nëpër këto vise, Kristofor Kolombo kishte shprehë habinë e tij për modestinë e këtyre muslimaneve. Një nga mbretërit spanjollë Hernando Kortez, fustanet e grave indiane i kishte përshkruar si vello të gjata, ndërsa veshjet e burrave si pantallona të shkurtra me një model të ngjashëm me atë të maurëve. Këto lloj të veshmbathjeve (të banorëve të Amerikës së Mesme), Ferdinand Kolombo i konsideroi si 'veshje të të njëjtit model dhe rrobe sikur shallet që mbanin gratë maurë të Granadës". Ngjashmëri e njëjtë ekzistonte edhe në varrezat e fëmijëve. Ato iu përngjanin varrezave të muslimanëve të Afrikës Veriore. Dr. Berri Fell nga Universiteti i Harvardit, në librin e tij Saga America - të publikuar në vitin 1980, prezanton disa argumente historiko-shkencore të cilat dëshmojnë mbërritjen e myslimanëve në Botën e Re (në Amerikë). Ai tregon se marinarët myslimanë udhëtimin e tyre për në Amerikë e kishin filluar nga veriu dhe perëndimi i Afrikës, edhe atë shekuj para Kristofor Kolombos. Po ashtu, dr. Fell, zbuloi se aty, më saktësisht në 'Luginën e Zjarrtë' ekzistuan edhe shkolla muslimane. Shkolla fetare islame kishin ekzistuar edhe në; Alan Springs, Logomarsino, Kejhol Kanion, Uashu dhe Hikison Summit Pass (Nevada), Mesa Verde (Kolorado), Mimbres Vallej (Meksika e Re) dhe Tipper Canoe (Indiana), të cilat kanë ekzistuar që në vitet 700-800. Nëpër disa shkëmbinj të Amerikës Perëndimore dr. Fell kishte gjetur mjaft tekste, diagrame dhe skema të gdhendura të cilat ishin fragmentet e fundit të një sistemi shkollor. Gjuha e mësimdhënies ishte arabishtja afrikano-veriore, e shkruar me skriptin e vjetër të arabishtes së Kufes. Nëpër ato shkolla kishin mësuar shkrim-lexim, aritmetikë, besim, histori, gjeografi, matematikë, astronomi dhe mjeshtrin e lundrimit.
    Gjenerata që rrodhi nga vizitorët mysliman të Amerikës Veriore janë anëtarë të popujve vendas; Irokuis, Algonkuin, Anasazi, Hohokam dhe Olmek. Sot në kontinentin e Amerikës Veriore ekzistojnë 565 toponime vendesh (fshatra, qytete, male, liqene, lumenj, etj.), të cilat kanë rrënjë nga gjuha arabe dhe kultura islame. Prej tyre 484 janë në SHBA dhe 81 në Kanada. Natyrisht, këto emërtime ekzistuan disa shekuj para Kolombos, sipas së cilave i quanin vet vendasit. Disa nga këto emra kishin kuptime të shenjta siç ishin: Meka (në Indiana) me 720 banorë, Tribu Indian Mekah (Uashington), Medina (Idaho) me 2100 banorë, Medina (NY) me 8500 banorë, Medina dhe Hazen (Dakota e Veriut) me 1100 dhe 5000 banorë, Medina (Ohio) me 12.000 banorë, Medina (Tenesi) me 1.100 banorë, Medina (Teksas) me 26.000 banorë, Medina (Ontario) me 1.200 banorë, Mahomet (Illinois) me 3.200 banorë, Mona (Utah) me 1.100 banorë, Arva (Ontario) me 700 banorë, dhe shumë vende tjera. Një studim i kujdesshëm i emrave të fiseve indiane vendase ka nxjerrë në dritë se shumë emra e kanë prejardhjen e tyre nga arabishtja dhe emërtimet muslimane, p.sh. Anasazi, Apache, Arauak, Arikana, Chavin, Cheroke, Cree, Hohokam, Hupa, Hopi, Meka, Mahigan, Nazca, Zulu, Zuni, etj.
    Duke u bazuar në argumentet historike, të cilat disa nga ato i theksuam më lartë, disa institucione dhe qarqe muslimane të SHBA-së dhe më gjerë, kishin bërë një thirrje të përgjithshme për të festuar mileniumin e arritjes së myslimanëve në kontinentin e Amerikës (996-1996).

    Autorja është
    historiane e artit islam dhe e artit krishterë në Amerikën Veriore.

    http://www.koha.com.mk/kulture.html#ar3

  9. #29
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Po ta sqarojë pak këtë gjë:
    Nuk thashë që i lënë të vdekurit arave por se njerzit vdesin në qoshe rruge dhe asnjeri nuk i vrenë duke menduar që ashtu të ulur galuc dhe të mbështjellë janë ngaqë janë strukur si lypsarë. Dhe deri sa i marrin si lypsarë ai gjendet i vdekur dhe këtë e kuptojnë pasi që ai trupë s'leviz shumë vendi!
    Pra, ti po dakordohesh që varferia qenka shumë e madhe tek këta njerëz apo nuk është kështu?
    sa i përket perendimit dhe botës Perendimore nuk e di a je në dijeni që ata po i kalojnë pushimet ( disa në hënë) sikurse që po mirren me Planetin mars për të parë në ka jetë atje! Po ashtu po mirren me klonime sikurse së shpejti edhe atë të Njeriut dhe pastaj shumë teza fetare mbeten të diskutueshme!
    Jo, unë atë shembullin e shitjes së vajzave e mora si diça e ditur nga prinderit dhe me pëlçimin e prindërve ndërsa prostitucioni në Europë ( ka edhe shqiptare por që prinderit se dinë këtë gjë) është i një natyre tjetër!
    Këtë shitjen e femrave si dukuri ka qenë edhe në Kosovë ( Ku feja luante më shumë Rol se sa shkollimi në disa familje) gjerë vonë!
    Unë, vetëm ceka dhe pyeta; se përse, pasi që Ju disa mendoni që në Arabi dhe vendet arabe qenka mirë nuk po shkoni atje dhe me i shijuar ato "bukuri"?

    Pershendetje !!

    S'imbas mednimit time varferia ndahet ne dy pjese : Varferi ne intelegjence dhe varferi ne ekonomi. Per fate te keqe te populli arab mungojne te dyjat intelegjeca ,civilizimi dhe varferia ekonomike. Behet pyetja ??? S'i munde te kete shije jetese ne vendet arabe ??!!! Nga vitet e 80, nje numer i madhe i emigranteve nga shtetet arabe kane emigruare ne evropen perendimore , me qellime te rrejshme para ligjit (leje per azil )se ata kinse nuk kishin deshire te jetojne ne arabi ,ne nje vende ,ku mbyzoteron feja ,sherjati . Ne te kunderten shume shtete te evropes perendimore ,aktualishte kane ra ne hall me problemet e familjeve arabe.

    Civilizimi arab ne evrope :

    Edukata e femijeve arab ne evrope ,eshte ne nivelin me te dobet qe mundet njeriu t'i jape femijes vete.
    Kriminaliteti eshte shume i madhe me femije adoleshente me prejardhje arabe.
    Keqeperdorimi i ligjeve sociale ,ka arritur deri ne ate shkalle s'a qe arabet mendojne se ligjet per mrotje sociale jane pansione te gatshme qe evropianet duhet te kujdesen per 10, femijet e tije i cili i ka lindur pa konrol.
    Keqeperdorimi i ligjeve per martesa ka arritur kulminacionin ,s'a qe shume arab jane martuare edhe me motrat dhe me familjen me te ngushte per marrjen e lejes se perhershme te qenrimit ne evrope. Ky fenomen i ka detyruare shume Parlamente ne evrope qe te marrin hapa ekstrem ,ligje te ashpra ,qe ne disa raste munde te konsiderohen edhe s'i ligje kunder njerezimit dhe demokracise, pore ne anen tjeter keto ligje ishin te detyruara ,sa'qe shume analiste kane vertetuare qe martasa ne gjake,(familje ) linde femije hendikape dhe me te meta psyqike.
    Femijet adoleshente te arabeve ,tane naten rine neper stacione duke i provokuare kalimtaret vendas,bile bile kriminaliteti eshte shtuare me te madhe nga femijet arab.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Po ta sqarojë pak këtë gjë:
    Nuk thashë që i lënë të vdekurit arave por se njerzit vdesin në qoshe rruge dhe asnjeri nuk i vrenë duke menduar që ashtu të ulur galuc dhe të mbështjellë janë ngaqë janë strukur si lypsarë. Dhe deri sa i marrin si lypsarë ai gjendet i vdekur dhe këtë e kuptojnë pasi që ai trupë s'leviz shumë vendi!
    Pra, ti po dakordohesh që varferia qenka shumë e madhe tek këta njerëz apo nuk është kështu?
    sa i përket perendimit dhe botës Perendimore nuk e di a je në dijeni që ata po i kalojnë pushimet ( disa në hënë) sikurse që po mirren me Planetin mars për të parë në ka jetë atje! Po ashtu po mirren me klonime sikurse së shpejti edhe atë të Njeriut dhe pastaj shumë teza fetare mbeten të diskutueshme!
    Jo, unë atë shembullin e shitjes së vajzave e mora si diça e ditur nga prinderit dhe me pëlçimin e prindërve ndërsa prostitucioni në Europë ( ka edhe shqiptare por që prinderit se dinë këtë gjë) është i një natyre tjetër!
    Këtë shitjen e femrave si dukuri ka qenë edhe në Kosovë ( Ku feja luante më shumë Rol se sa shkollimi në disa familje) gjerë vonë!
    Unë, vetëm ceka dhe pyeta; se përse, pasi që Ju disa mendoni që në Arabi dhe vendet arabe qenka mirë nuk po shkoni atje dhe me i shijuar ato "bukuri"?

    Po ia filloj mbrapsht si ti,,... sepse ne jemi musliman autokton evropjan ! Dhe Evropa eshte tron e jona, dhe tokë e Zotit !

    Pushimet ne hene ? E kush i kaloi deri me tash ne hene ? Po mendon ne atmosfer ndoshta ?... po per ket kam dijoni,.. deri me tash kan kaluar nje Rusë, një Amerikan dhe nje GRUA Iraniane.... qe paguan nga xhepat e tyre.

    O Preng,... në Islam me shum se dy dit nuk lejohet te qendroj xhenazja mbi superfaqen e tokes !... ti po flet me hamendje, pse sheh masakra ne ekranet televizive, te kish me dije qe ato nuk kan ndodhur sa po ishin te lir.

    Varfëri ka gjithkund,.. ato jan fizike-psiqike e shpritrore... nga ajo fizike eshte e mundshme qe arabet jan me te prekur por jo muslimanet ne pergjithsi. Kurse nga pasuria shpirtrore ket te garantoj qe muslimanet jan më të pasurit ! Dhe kjo lumturi eshte me e vlefshme se ter pasuria e botës.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta e III boterore (2)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-11-2015, 04:16
  2. JONUZ NDREU - shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve
    Nga CEZARND në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 17:34
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Marrdhëniet Izraelo-Palestineze hyjnë në një erë të re.
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •