Kur lexoj postimet e tua...rrenqethem.
Kur lexoj postimet e tua...rrenqethem.
Dhimbje.............
Nuk dua te dal nga kjo dhome,me duket sikir kam krijuar nje varesi nga ky vend,ku kam krijuar varesi me vetmine...
Perjashta sme pelqen,atje te pret opinioni,paragjykimi,syte qe te ndjekin per t'iu vene nje diēiture te frikshme sikur duan te ulin sa me shume numrin e qenieve njerezore normale.Rruget me duken te frikshme dhe kam pershtypjen se jam ne nje planet tjeter ku rregullat nuk i bejne me njerezit,por disa qenie qe tashme te shpyrfyruara kerkojne hakmarrje dhe klithma lufte te pergjakshme....
Gjithmone kam menduar se pikerisht kjo ishte lufta me jeten,nje jete e padeshiruar prej nesh,nje jete qe ka denigruar shume nga ne ne ate pike,ku nuk ka me shpetim,por vetem lajthitje te metejshme,qe ndihmohen dhe nga ilaēet,nga pasjellshmeria e disa njerezve qe et trajtojne si te mjere,si te pashprese dhe sikur te mos kishe ekzistuar kurre,nga lodhja e vazhdueshme e doktoreve me berbelitjet e tyre qe ne fillim mendojne se mund te gjejne nje zgjidhje per njeriun dhe pastaj te mendojne qe sa i merzitshem u eshte bere!.....
"Carpe Diem"
Diana!Nuk di ēfar tė them mė parė!Tė tė qortoj?Tė japė tė drejtė nuk mundemhuaj qė je nxituar!Thuaj qė ishte njė moment mėrzitje dhe kaq!Thuaj ēfar tė duash por mos thuaj se vėrtetė je kapur rob i mendimit tė zymtė?Jo.Flake atė mendim dhe bashkohu me dritėn e jetės.Atje do gjshė shum forcė,ajo qė ty tė mungon po vjen drejt teje.Bėhu kurajoze dhe prite se jeta tė thėrret nė vallen e bukur tė ēlirimit nga errėsira.
Pa fjale.........
Njeri i mjere qe nuk e di se ku i ke fillesat dhe mbaresat.Vetem qe endet ne mjegullat e atyre qe instiktivisht si nje kafshe e mesuar imagjinon!
Njeri,qe nuk arrin asnjehere te kuptoje ate qe do,por qe lufton si i vdekur te kenaqe momentin...
E ardhmja eshte nje fjale te cilen e ka frike,por e respekton,i dridhet duke i flegtuar ne koke se duhet ti qendroje ne nje menyre sa me te bindur....
Qendroj nen tymin e kesaj cigareje dhe nen merzine e njerezve dhe dua te jap dhe nga merzia ime dhe te krijohet ne kete vend gjysme varr nje mjergull njerezish qe luftojne per te nxjerre krye dhe per te triumfuar....
Dhe preferoj qe te kem nje ndjenje boshlleku,por te mos kem kete ndjenje renduese qe po me merr frymen.....Shikoj kete gote qe kam para syve!
Ah kjo gote qe po me gozhdon ngadale me nje perhumbje vdekjeje qe fillon me ndergjegjen qe bertet dhe mbaron me qelizat qe flene ne pritje te nje gjykimi absurd te cilin duart e mia nuk do munden ta ekzekutojne kurre!
E ndjej se kam frike dhe te mendoj per ndonje veprim qe do me largoje ndjenjen e fajit.....Qendroj si nje krimb qe kenaqet me ekzistencen e tij...
Nese ligji i mbijeteses eshte qe te ndihem e gjalle,atehere ja kam arritur....por nese te qenit njeri eshte te kesh nje ndergjegje te qete....ATEHERE.....nuk kishte per te lene shenje jete njerezore ne kete vend!
Si mund te arrijme te dalim nga kjo gjendje e lodhshme dhe kaq e renduar per shpirtin?!
Dua te jetoj me kujtimin qe me lendon dhe me vret,me poshteron dhe me fajeson si nje tmerr qe duhet te shenoje nje fund,por kete fund siē duket e paskam ende shume larg!!!!!
Dielli po pushton ngadale qytetin me melankoline e embel qe trishton te gezuarit dhe mban ngrohte te trishtuarit....Stinet nderrohen si pa u kuptuar kurse jeta mbetet ēuditerisht e njejte!
Ajo vazhdon te kendoje te njejten ninulle per te magjepsur te burgosurit e saj qe t'i majmte,pastaj t'i shqyente,t'u pinte gjakun,t'i vriste ,t'i priste dhe pastaj te flinte e kenaqur ne strofullen e saj.Se nje nene do te sjelle kete dite nje femije ne jete,ai ose ajo do te rritet dhe nje pre tjeter do ti shtohet katalogut te saj....
Muzgu do te bjere i menduar kete nate,por askush nuk do ta kuptoje duke e mbytur ne ngazellimin e krijuar ne psikozen e tyre.Neser nje dite do t'u hapi syte te gjitheve per te rifilluar serish,por gjer atehere eshte nje nate perpara.......!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 10-05-2008 mė 07:34
"Carpe Diem"
Lot.....
Syte i kam te mbushur me lot....degjoj muziken e Bethovenit dhe tingujt e magjishem me bejne te mundur shkelqimin e syve!
Lotet me trondisin...."Dua te jetoj me krahet dhe lirine e fluturave"....
Pse njeriu kerkon ne menyre kaq te pashmangshme te jetoje,megjithese e di se jeta eshte me shume vuajtje?!Perse sa hap syte ne mengjes,te pushton nje gezim me te cilin mbeshtillesh per te filluar diten!Sa del nga shpergenjte e vegjelise dhe hedh hapat e pare,megjithese rrezohesh te pelqen te ngrihesh serish dhe te vazhdosh te ecesh ne pafundesi per te kerkuar nje enderr qe te kthehet nga e pandergjegjshmja......
Jemi qenie te pervuajtura,te paplota,te cunguara,te etura per te kerkuar ate pjesen munguese....Kjo eshte lumturia...nuk ka brire!
Te kerkosh ate qe te mungon..
Te qash per te,ta adhurosh,ta rilindesh brenda trupit tend....
Nuk i ndjej me as kembet,as borite e makinave qe te shpojne veshet.RRuga po me ēon ne shtepi.Dikush me pershendet....me buzeqesh duke sforcuar te gjithe muskujt per te nxjerre ate farse qe te tjereve iu pleqen aq shume.
Buzeqeshja zgjat jeten!!!!!Budallallek....
Buzeqeshja thjesht tregon qe nuk je i merzitur,apo di te shtiresh bukur.kjo iu pelqen kaq shume njerezve sa e adhurojne te qenit ne nje pozite te tille.Futem brenda....
Vetmia ndihet qe ne pragun e deres....
Ulem ne kolltuk dhe leshoj ēanten perdhe....
Lotet me rrjedhin aq shume sa qe mendoj se nuk do me mbese me asnje!
Me duket sikur dikush e paska mallkuar keq dhe me urrejtje jeten time!
Sa here qe punet nuk na shkojne mire ne njerezit mendojme se nje mallkim duhet te na kete ndjekur!Jemi te prirur per t'ia lene fajin gjithesise,por asnjehere vetes tone...Per ne eshte teper e rende te pranojme qofte edhe se po jetojme ne nje bote bastarde qe quhet jete.....
"Carpe Diem"
Trishtim.....
Ideja qe jam kthyer edhe une ne nje qenie vegjentante qe pranoj realitettin ashtu siē eshte,pa pasur vullnetin te shpetoje nga kthetrat e tij,me tremb!
Jam akoma e re....por brenda pak muajsh jam plakur!Jo ne pamje,por ne shpirt!
Nese kohe perpara kisha shpresen se gjerat do ndryshonin,qe do me donin serish,tani nuk kam me shprese per asgje.Kam frike nga familja,nga vetja,nga te tjeret!
Dhe kam zgjedhur rrugen me te sigurte per te mos u zhgenjyer prape....
Kam gjetur rrugen e mundimeve te brendshme,qe nuk duken,por jane aty ne ēdo ēast te dites dhe te nates...
Vigjelojne te pathyeshme nga koha,nga ngjarjet...Presin si egersira te te gjejne nje ēast te vetmuar per te shqyer copat e mbetura nga ty.Dhe veshtrimi te behet i akullt,shpirti i trazuar,jeta e merzitshme,vetja e neveritshme.Ne mes te kesaj simbioze te urryer duhet te jetosh me shpresen se neser........Nuk do te jesh me keshtu!
"Carpe Diem"
Mendime....
Ne rruge megjithese ben shume ftohte ka shume njerez.Tek ēdo njeri qe ecen ne rruge ka nje histori te pashkruar qe tretet ne rruge duke i dhene nje pamje te lodhshme.Dhe kjo nuk eshte e gjitha!
"Carpe Diem"
Gjysma tjetėr egziston, bile edhe e takon por sa mund ta plotėsosh mvaret nga koha, hapsira, mosha,statuti, lokaliteti dhe shumė faktor tjerė. Ka shumė raste tė takimit me gjysmėn tjetėr qė kanė ndodhur por...........?
Krijoni Kontakt