Close
Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 218
  1. #181
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Psheretima...

    Sa rrefime qe kam ne zemer...sa shume psheretij.Sa fort e urrej vetmine vetem per faktin se duhet te mendoj.I vetmi mendim qe kam ne kete moment me vjen ne fyt si nje semundje e rende qe do te me mbyse...Me duhet patjeter te merrem me diēka se ndryshe do te ēmendem....Dhe sa here dua te merrem me diēka qe te me largoje nga mendimet dhe te ndihem mire,shikoj prape ate dhimbje qe nuk dua ta shikoj...
    Dua te harroj te gjitha te keqijat dhe padrejtesite qe me jane bere dhe te shikoj jeten me shume ngjyra,pasi per momentin e vetmja qe shikoj eshte ajo e zeze!

    Gjithmone ne darke para se te me zere gjumi lexoj paragrafe nga librat e Frojdit,i cili dhe i vdekur eshte shoku dhe keshilltari im me i mire...
    Dashuria qe ngren ne kembe dhe shkatarron njerezit duke perpunuar qindra gjera ne trurin e tyre.
    Kjo ndjenje kaq e fuqishme qe ka bere ndryshime ne historine jetesore te mijera njerezve dhe qe ka sjelle ne ēmendi filiza te rinj te etur per te jetuar...
    "Carpe Diem"

  2. #182
    Passion Maska e Lida54
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Francė.
    Postime
    115
    Ti je e veēante zemra ime,je e veēante.Shkruji gezimit si beje me pare,shkruaj se do kesh rreshtat me te bukura se keto,jeto gezim se ti e meriton,ndaj te miren dhe te keqen,ec para se jeta eshte e bukur.Ti nuk je vetem,ti na ke ne qe te duam,ke shume motra ime.

    Te puth fort
    Les passionnés soulčvent le monde, et les sceptiques le laissent retomber.

  3. #183
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Flm shume Lida.....te puth fort!


    Muzgu....

    Muzgu eshte i njejte ne ēdo perendim dielli,vetem se njerez te ndryshem,sipas gjendjeve te tyre shpirterore e shohin ne nje menyre te ndryshme duke menduar te gjejne tek ai pershtatjen me ndjenjat e tyre..
    Dhe shpeshhere ia arrijne sepse muzgu permban te gjitha ngjyrat qe i ka falur natyra dhe qe njeriu i ka vene ne pershtatje me veten e tij.Shpeshhere ndodh qe ai te tregohet kapriēioz dhe te shfaqe vetem nje ngjyre,por kjo nuk ndodhe ne vazhdimesi.Vetem ata qe kane pak fantazi mbeten te zhgenjyer nga ky muzg i cili nuk iu jep ate qe meritojne!
    Ne fytyrat e njerezve qe kalonin sot ne rruge pashe shprehje nga me te ndryshme ne mbylljen e kesaj dite....Disa ishin te gezuara,disa monotone,te tjera te lumtura....
    Benin pjese ne monotonine e nje dite qe per shume ishte vetem nje dite me teper per tu shtyre!Dhe jeta buzeqesh me ironi me pjesetaret e saj tokesore te cilet bejne te pamunduren per te kthyer jeten vete ne nje ferr duke mos luftuar sa duhet qe ajo te jete me e mire!
    Askush nuk do qe te marre pergjegjesine qe me nje menyre,apo me nje tjeter te beje qe jeta e atij/asaj qe kishte ne krah te ishte me e kendshme...
    Vetem mundohen te rregullojne te tyren,po as kjo nuk iu ecen,sepse pa rregulluar ate jete me te cilen jane lidhur me fije te padukshme por te forta,nuk mund te shikojne nje dite te bardhe as per vete...Sa monotone qe eshte kjo pamje.
    "Carpe Diem"

  4. #184
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Netet....

    Netet jane aq shume te gjata sa nuk mbarojne kurre.Si ne legjenda pret nje trokitje ne dere nga nje zane malesh qe te te tregoje histori te pambarueshme qe bashke me fundin e tyre te marrin me vete naten duke sjelle nje dite te re ne qytet...
    Por ne netet e gjata ajo qe sundon me shume eshte vetmia ajo qe ve siparin kryesor ne ditarin e nates duke vene nje autograf te madh aq sa dhe vete nata!
    Shtresat e ftohta qe nuk ngrohen dot...
    Nje njeri nuk mund te zere ngrohte me veten e tij duke u dridhur.Ndoshta kete ngrohtesi mund ta gjejme ne krahet e personit qe duam,po ku eshte?Ku mund te jete?!
    Trupi im mbeshtillet si nje kermill qe me futet ne bark duke me lene duart,krahet,gishtat te ftohta deri ne ngrirje.Kjo ngrirje vazhdon deri ne mengjes dhe mundohem te gjej ngrohtesine mes kolegeve te punes,por edhe atje me mohohet si pa e kuptuar nga te gjithe ata qe njoh.
    Me mohohet por ne te vertete nuk eshte e tille.....keshtu me duket mua,pasi nuk me hyn ne sy asgje!
    Dashuria e te tjereve me duket kaq e pakuptimte!
    Kembet i hedh pa ditur as vete se ku po shkel,:ne trotuar,ne rruge,ne gropa,por me mjafton vetem te mendoj se po bej hapa drejt shtepise sime ku me presin syte e mallengjyer te atyre qe dua aq shume dhe qe jane bere arsyeja e vetme per te cilen sot jetoj!
    Por prape ndihem e vetmuar....Nuk kam njeri tjeter qe te me prese,asnje frymemarje per te degjuar,as nje puthje te rrembyer ose te dhuruar,por vetem nje nate te ankthshme per te mbyllur,e vetme dhe me nje real qe e shikoj tek fle si qingj dhe nje te padukshem qe me mban ne trupin tim!
    Po erresohet...Sa here qe muzgu bie kam frike per te dale vetem ne rruget e qytetit.Jo se me ka ndodhur ndonje gje,ndonjehere qe te me kete frikesuar,por eshte vete erresira si magjistrice e madhe qe me duket sikur pemet i ben njerez qe me kercenojne me nje vdekje te ngadalshme,ashtu si ne endrra....
    Siluetat ne rruge me duken si peme_njerez!....
    "Carpe Diem"

  5. #185
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shprese....


    Thua qe ditet dhe netet te jene njesoj?NUk i dihet.....E gjithe ajo qe i dallon eshte nje diell,apo nje hene qe hedhin sharmin e tyre ndriēues ngado,por kjo drite nganjehere i perket me shume botes virtuale sesa asaj reale.Dhe eshte kaq e ēuditshme se si genjehen ndonjehere njerezit nga nje iluzion deprimues qe iu shkermoqet ne duar per te ndryshuar gjendjen e tyre shpirterore!
    Sikur shpirti kaq pak i studiuar dhe kaq shume i perfolur te mos ishte nje gje e komplikuar,por kaq e thjeshte sa mund te zberthehej dhe me nje rreze dielli,me nje intuite,me nje pasion..
    Mengjesi erdhi ashtu si pa kuptuar duke lene te ndezur vetem yllin e tij,i cili per te mos treguar se nata dhe dita nuk kishin ndonje ndryshim te madh ishte dhe ylli i mbremjes.....
    Aferdita,emri i yllit qe donte te thoshte se ishte me afer dites se nates,megjithese ishte nata ajo qe ia nxirrte ne pah shkelqimin!
    Psheretij....
    "Carpe Diem"

  6. #186
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....


    Nuk munda te mbaja dy pika lot qe me shkane nga syte e trishtuar.Kaq e mundimshme,e varfer,e pakuptuar,e trishte.
    E mbushur nga nje vel idealistik rreth asaj qe me rrethon,e thurur nga nje fije e padukshme qe me kap fytin gjer ne shtrengimin perfundimtar qe do me marre edhe ate fije fryme qe me ka mbetur...
    Nuk mund te flase asnje fjale me njerezit qe njoh...me eshte bere e pamundur!
    Cdo gje qe mund te nxjerr nga goja do te ishte e tepert dhe nje epilog aq i varfer i vetes,as nihilist dhe genjyes sa nuk ja vlen te artikuloje zerin ne kordat e lodhura me shume nga e mosfolura se nga e folura..
    Goja nuk me hapet,syte i mbaj te fiksuar ne rruge sikur te isha e frikesuar edhe nga devijimi me i vogel.Dikush me shtrengon doren fort....sa shume e dua!Do jepja gjithēka ta shikoja si me pare.
    E ndjej kete shtrengim te brishte si ferkimin e petaleve te nje luleje aq te ēmuar sa nuk mund te barazohej me qindra dhe mijera perkedhelje te tjera..
    "Te lutem mos u vono" _me thote ai ze aq i bukur...
    E putha fort dhe e ndoqa e sy gjersa mbylla deren dhe u zhduk,si nje puhi e lehte qe vinte nga deti....
    Qendrova dhe pak aty duke pare ndertesen e ketij spitali...Nuk desha te hipja ne makine dhe kisha deshire te beja rruge e kthimit ne kembe.Sikur doja te ndjeja prekjen e tokes qe me ledhatonte dhe qe te ben me kallo lekuren e kembeve.Nje rruge e mbushur plot te tatepjeta dhe guralece qe ziheshin se kush duhet te prishte me shpejt kepucet,plot balte qe lepihet te te linte shenjat e saj te neveritshme,plot makina qe sperkasin aromen e tyre mbytese pa te keq,plot te papritura qe shkrihen ne monotoni duke u bere si pa kuptuar pjese e imja!...
    "Carpe Diem"

  7. #187
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...

    Jam ngritur kete mengjes me dhimbje ...Ndonjehere mendoj qe kjo qe ndjej eshte nje lumturi e eger dhe e pabese e cila me ben te ndihem e pasigurte ne veten time!
    Kisha harruar se eshte ky ankthi i jo i kendshem qe shetit ne trup si mornica duke kerkuar pergjigje qe s'mund ti kete,por mund te imagjinoje versione qe e bejne edhe me te bukur ate qe kerkon me ngulm.
    Tani me duket sikur kam e lidhur nga shume vargonj qe me mbajten te lidhur pas fantazmave te cilat me lenduan jeten te ku ne te cilen kisha te drejte te enderroja,te kerkoja lumturine dhe me ne fund ēmimin e nje dashurie e perjstshme!
    Sa here kam qene e vetmuar gjate gjithe kesaj kohe midis haluēinacioneve dhe frikes se nje humbjeje,kisha menduar se do te ishte diēka me e lehte,po qe se dikush tjeter perveē meje mund ta donte me zemer ate lidhje!!!!
    Nje lidhja qe smund te shuhet me nje fjale,por me veprime fare te vogla si per te vertetuar qe nga e thena ne te bere eshte ne mes nje mal i tere....Si nje vullkan i vrullshem ēdo gje me hyri si papritur e pakujtuar dhe truri im i lodhur krijoj me mijera "iluzione dashurie",por si nje llave e ēuditshme ēdo gje mu kthye kunder duke me perqeshur me te madhe dhe si pakuptuar,atehere kur duhet te ndjeja rreth qafes duart e dashurise,ndjeva perkedheljen e ashper te vetmise qe duke me perqeshur me fshikulloj me ironi sikur donte te me thoshte....
    "Kujtove se do te shpetosh nga une aq kollaj"?!
    Dhe askush nuk mund ti shpetoje vetmise...
    Megjithese mendoj se e kam pak te drejten e nje lumturie ne jeten time...e kam te drejten!
    Qe pas ikjes ne nje bote tjeter te shume njerezve qe kam dashur,kam pritur si nje zog i strukur dhe i duruar qe do te vinte nje moment ku e gjithe kjo fatkeqesi dhe te mbylli dyert dhe ne jeten time do te futej nje rryme ajri e cila do me freskonte ballin e lodhur nga mendimet,do me thante lotet qe dalin si pakuptuar ne ēdo ore te dites dhe bashke me ata qe humba,i mbyll netet me trishtim!
    Mendoj se nje dite duart e dashurise do me prekin...Mendoj se nje dite dikush do te me doje dhe sdo me lere vetem asnjehere..
    Syte e mi te perzier me trishtim dhe dashuri njekohesisht jane bere kaq te prekshem per zemren time e cila sa here qe ndeshet me shkelqimin e tyre,fillonte te qaje me menyren e saj!
    Dikush mund te thote qe fjalet jane patetike,por iluzioni i lumturise eshte kaq i fuqishem sa nuk mund ta nderroj me asgje ne bote...Ideja se nje dite mund te krijoj diēka me nje njeri qe do me doje me te vertete per ate qe jam,me ben te luftoj dhe te enderroj se nje dite mbase mund te arrij ate qe dua...Nuk e kerkoj po jam e bindur qe nje dite ajo do vije te une.
    Mjafton te jesh njeri i mire dhe te dish te duash.Nuk eshte valle kjo e rendesishme?!....
    "Carpe Diem"

  8. #188
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime.........


    Akrepat rrokullisen duke perseritur njeri tjetrin por oret ma duken shume larg!
    Ndoshta frika qe me mberthen nuk me le te kuptoj se edhe po te mos e shikoj oren ajo perseri do te ece gjersa te takoje akrepat e saj me pafundesine e kohes qe vertitet,por nuk arrin nje fund!
    Kurse ne njerezit ne krahasim me te tjeret ēdo gje e kemi te percaktuar nga kjo ore.Jeta jone varet nga ato minuta qe kalojne dhe na bejne gjithmone e me te plakur,por asnjehere me te rinj....
    Rinia eshte nje ideal qe shuhet dalengadale dhe nga ajo mbetet vetem zilia per nje kohe qe ka shkuar dhe nuk do te kthehet me.Nuk edi pse mendja me shkon me shume tek pleqeria!
    Ndoshta pasi kam menduar qe e vogel se nuk do te plakesha kurre,por do te vdisja e re,ndoshta e shperfytyruar por e re!
    Ne nje moshe qe as normaliteti nuk do te me kete zili.Qesh hidhur....
    Shumicen e kohes rri dhe mendoj...dhe nuk di me se ēfare dhe per ke te mendoj!
    Minutat po kalojne por edhe nuk kalojne.Me krijojne nje ndjenje te bezdisshme neper trup me levizjen e tyre shume te percaktuar dhe kaotike njekohesisht.
    Nuk dua te pres me!Jashte degjohen zera njerezish qe flasin dhe qeshin,zera femijesh qe luajne,jashte mjafton te hedh syte pertej dritares dhe te shikoj para syve te mi lulet me te bukura.Me pelqen te degjoj zera pafundesisht....
    Me kujtojne femijerine e cila ka mbetur e fresket ne mendjen time dhe si te ēdo njeriu dhe me ben te mendoj qe keshtu duhet te jete e ndertuar bota.
    Te sillet rreth nje mendimi te ēilter,te rrotullohet rreth nje boshti te papercaktuar mire,por te jete e paster pa gjera qe mund ta bejne jeten nje ferr te pajetueshem...
    Me kujtohet njehere kur kam luajtur me nje shoqen time e cila me keputi kemben e nje kukulle,dhurata e vetme qe pata nga im ate!
    U merzita aq shume dhe te njejten ndjenje kam provuar edhe sot kur dikush me beri te kuptoja qe sme kishte dashur kurre.Dhe ashtu si kukulla qe u harrua diku ne nje qoshe te kujteses si nje trill i bukur,edhe une ashtu do harrohem!
    Nje kukull ne fund te fundit eshte nje loder,kurse njeriu me ate sharmin dhe pazevendesueshmerine qe i fal natyra kur lind eshte unik dhe kur e do zemra mbetet aty,jo vetem si nje kujtim i bukur,por edhe si nje gje e gjalle qe leviz dhe kerkon me ngulm qe te vihet ne vendin qe i takon....
    Qielli sot qenka pak i vrenjtur...ndoshta kete pasdite do te bjere shi.Nuk e dashkam shiun sot!
    Pikat e para po me bien ne parvaz...Bashke me to po degjohet dhe aroma e tokes se zhuritur qe kerkon me ngulm te freskohet pak...
    E kendshme...e thjeshte,bente te ndihej ajo qe toka mbante ne thellesi si nje nektar te pazevendesueshem.Syte me mbushen befas me lot..........
    "Carpe Diem"

  9. #189
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime .....


    Mendoja se isha mire.Ose me mire te them se ishte ajo qe enderroja,po nuk te beka mire te enderrosh!
    Sidomos ne kete bote ku edhe e verteta eshte nje enderr,kurse endrra nuk mund te kthehet kurre ne te vertete....
    Me duket ndonjehere se kam filluar "te filozofoj" dhe kjo nuk eshte gje e keqe,se ne filozofine,kuptohet pa shume teprime...e quajme nje stervitje te trurit!
    Por kam nevoje te mendoj per veten time me shume dhe jo te dal jashte nje realiteti se pikerisht kjo me demton dhe nuk me ndihmon te rifitoj lidhjet qe kam pasur me boten...

    Mendoj dhe qesh hidhur...

    Mos valle eshte e lehte te shkeputesh nga bota qofte edhe duke filozofuar?Ajo nuk te le te shkeputesh.Bota ushqehet nga ne dhe nuk ma do mendja se i shkon mendja te mbetet pa ushqim,vetem se mua mund te me pelqeje ta mohoj dhe nenvleresoj..
    Me duket e paimagjinueshme se si mund te mendoj nje mendim te tille! Jemi pjesetare te nje shoqerie dhe te gjithe e dime sesa e veshtire eshte te jetosh ne te!
    Mbytesh,nuk merr dot ajer,je nen veshtrimin dhe perbuzjen e te tjereve,je nen mallkimin e tyre,nen urdhrat e tyre!
    Eshte tamam per tu ēmendur!

    Gjithe puna qe kam bere me veten vite me pare me duket se eshte shkatarruar brenda nje momenti te vetem dhe nuk e di se kush mund te jete ai njeri qe i ka vene shkelmin ēdo gjeje te mire qe kisha ne vetvete.
    Qetesia me mundon,kam qetesi te rremte...
    Qetesia eshte si rete,pas te cilave fillon shiu i vrullshem!

    Dhe ndonjehere zeri i arsyes me thote......
    "Mos fol keshtu...Jeta eshte e gjate.Pse nuk do arrike ti ta mesoke?Mos ndoshta nuk ke kohe?Tani te kuptoj qe je e shqetesuar,por neser do e shikosh gjithēka me ndryshe...Neser jeta jote do te paraqitet meme shume ngjyra.Pastaj nuk ja vlen per asnjeri te shkatarrosh veten tende.Nese do te ishte nje njeri qe perpiqej per ty,te adhuronte,te donte,por nuk bente dot pa ndihmen tende,ia vlente qe te sforcoheshe ta ndihmoje,por ai siē thua ti mendoj vetem per veten dhe nuk mesoj kurre nga ajo qe te beri ty!
    Po mundoshesh me te gjitha forcat qe te denosh veten tende dhe me beso se nuk eshte mire keshtu.Nuk mund te denosh veten,sepse doje qe jeta per te cilen kishe enderruar te kthehej ne krahet e tu.Nuk eshte turp te duash dike,as te mundohesh per te,as te besh gjithēka per te"...

    Ngadale ngre koken para pasqyres dhe shikoj syte e mi te trishtuar.Ne to nuk dalloj asgje me,as pohim,as mohim,por vetem nje pikellim te madh qe nuk di ta fsheh!Gjithmone kam menduar se njerezit me te sinqerte jane njerezit qe kane nje hall qe i mundon.
    Vetem qe ne ato momente mendja e tyre nuk eshte e afte te punoje per te fshehur diēka dhe nxjerr ne pah te gjitha te mirat dhe te keqijat e njeriut,te gjitha aftesite dhe paaftesite e tij!

    Sot me duket vetja si nje femije i vogel qe kerkon ndihme,por e di qe askush nuk ma jep dot...askush!
    "Carpe Diem"

  10. #190
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Trishtim....


    Nuk dua me te degjoj per tradhetite,ndarjet,per mosbesimet,fyerjet,per divorcet,per mallkimet!
    Jam e ngopur deri ne fyt me kete shthurje te njerezve qe kerkojne me ngulm diēka qe te jete ndryshe nga ajo qe jetojne,te jete ndryshe edhe pse ajo qe kane mund te jete me e vyer...
    Jam e lodhur me njerezit qe nuk mendojne per te ardhmen,e lodhur nga gjithēka qe ben e pandergjegjshmja dhe ēmenduria!
    Me perpara mendoja se te gjitha femrat jane te dlira nga natyra dhe kerkojne nga jeta vetem qetesine e tyre shpirterore,por eshte krejt e kunderta...
    Meshkujt mundohen te perfitojne dhe ato bien pre.Si nje gjah i majme qe me kalimin e kohes e humbet vleren dhe nuk ka perse te ekzistoje.
    Po a mund te vdese nje femer vetem pse dashuria e saj ka vdekur?
    Ndoshta!
    Edhe sikur te jetoje nga jashte ne veten e saj ka nje pjese te vdekur e cila do ta mbaje ftohte per gjithe jeten...
    Ka nje pjese te saj te ngrire cila i kerkon me ngulm qe te beje nje operacion e ta heqe se me kalimin e kohes do zmadhohet gjithmone e me shume gjersa te behet aq e madhe sa mendimet te hasin ne ajsbergun e zemres dhe te mos ekzistojne me!
    Sa shume do doja qe brenda nje nate te vetme te njihesha me te gjitha femrat qe ishin si mua....Ti takoja,te bisedoja me to dhe pastaj te flija!
    Te flija aq gjate sa qe kur te zgjohesha te isha ne nje bote tjeter dhe ne vend te meshkujve te sotem te ishin ca qenie te tjera qe dine te duan dhe te respektojne me shume,meshkuj te afte te luftojne dhe te mbrojne brishtesine e femrave.
    Por sot jam e lodhur,kurse neser.....
    Neser se di!
    "Carpe Diem"

Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •