Tirana
Vllaznia
Verdh E Blu 4ever
Eshte e vertete cfare kam degjuar qe keta lojtare shisnin ndeshjet kur luanin tek Elbasani ?Kaci , Nallbani ,
Vllaznia - Tirana
Nje ndeshje midis 2 ekipeve qe kan turperuar kampionatin kte vit, Vllaznia dihet si ka ardh ne finale duke mund Dinamon 4-0 dhe 3-0 (7-0 total) dhe te gjith e dim pse eshte mundur dinamo ne kupe sepse ka nje ndeshje per kampionat ne Shkoder dhe i duhet te mari 3 pikshin atje. Tirana ne kupe ka arit ne finale me djerse por per kampionat ka bere turpin me te madh ndaj fanelles se vet, ka shitur ndeshjen Dinamos per inat te Partizonit, qe te mos dilte i pari Partizoni.
Jan qe te dyja ekipet per turp te Zotit, le te han koken diten e merkure, sidomos Vllaznia dua qe te lodhet e te coptohet sepse te shtunen per kampionat do luaj me Partizonin dhe kam qef te haj nja 6 gola te shtunen.
Sa per votimin votova Vllaznia sepse nuk mund te behem asiher me minjt e bashkis, kurrën e kurrës.
Përshendetje të gjithë tifozëve!
Si sportdashëse që jam, nuk mund të rri ftohtë ndaj kësaj teme.
T'ju them të drejtën dhe ju të gjithë e dini se futbolli shqiptar pavarësisht traditës, e ka humbur me kohë shkëlqimin e tij, për fat të keq. Unë personalisht jam tifoze me Tironen si e therrasim ne tifozet, dhe mendoj se ekipi im i zemres i ka kualitetet dhe grintën ta fitojë këtë ndeshje, dhe Kupën. Jo se Vllaznia si ka por, ky është mendimi im personal. Mendoj do jetë ndeshje e bukur pasi gjithmonë këto përballje na kanë dhuruar një ndeshje të bukur.
Suksese ekipit bardh' e blu, ishallah me një fitore.
Gjithe të mirat!
Edhe ne shkoder te luhet TIRONA e fito .. le te rrin morrat te marrin venin e dyte, se ne te pakten do e marrim nje trofe kurse ata do e majn me dore ....Kush e sha Tironen derri ...![]()
Only Justice and God can Judge me
Do shofim te merkuren se si do dilni, por po ju rafi Shkodra do dilni me gishtin ne sume, sepse sdo merni pjes fare ne kupat e evropes, ndersa Partizoni me mor kampionatin (qe do e mori sdiskutohet) del per champions, por edhe po se mori del per UEFA
Partizoni Partizoni , legjenda e Shqipris, kush i sha te kuqt i ... rr.. e shpis![]()
Vllaznia, ndaj Tiranës për të thyer tabunë e finaleve
Bardheblutë kanë triumfuar katër herë përballë skuadrës shkodrane
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të përcaktojë përfundimisht se cila mes Tiranës dhe Vllaznisë do të fitojë këtë trofe, por edhe do të marrë pjesë në Kupën UEFA në edicionin e ardhshëm. Nëse statistikat do të të ishin vendimtare për ndeshje të tilla, bardheblutë do të dilnin lehtësisht fitimtarë, pasi kanë mundur katër herë në finale ekipin shkodran dhe dëshirojnë që historia të përsëritet edhe në këtë finale të pestë. Dy skuadrat bashkë kanë fituar 18 herë Kupën e Shqipërisë, por duket se Kupa e 19-të do të ketë shumë më tepër rëndësi në edicionet e mëparshme.
Si Vllaznia, ashtu edhe Tirana, kanë zhvilluar një edicion me dritëhije, për shkak të problemeve të vazhdueshme që kanë shfaqur me luhatjet e rezultateve. Dy ekipet ndahen vetëm nga 1 pikë në renditjen e Kategorisë Superiore, me Tiranën në vendin e 5-të dhe Vllazninë në vendin e 6-të. Kjo pozitë larg kreut të renditjes, e ka bërë të detyrueshme për të sy skuadrat trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi ai është mënyra e vetme për të luajtur në Kupën UEFA gjatë edicionit të ardhshëm, pasi vendi i tretë që çon në Intertoto duket se do të jetë një betejë dyshe mes Besës dhe Elbasanit. Për shkak të rëndësisë të veçantë që ka kjo sfidë, dy skuadrat kanë kërkuar gjyqtarë ndërkombëtarë, ndërsa vetëm sot do të zbulohet emri i arbitrit që do të gjykojë takimin i cili luhet në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Gjatë ditëve të kaluara u përmend emri i sllovakut Lubos Mishel, por duket se një hipotezë e tillë nuk do të realizohet dhe FSHF do të kthejë përsëri sytë nga Italia, me të cilën ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë fushë.
Në këtë edicion, Vllaznia dhe Tirana kanë thuajse një bilanc të njëjtë përballë njëra-tjetrës. Në ndeshjen e fazës së parë, dy ekipet u ndanë me një barazim pa gola në kryeqytet, rezultat i një loje ku thuajse nuk kishte gjuajtje në portë. Në fazën e dytë, Vllaznia triumfon bindshëm ndaj Tiranës, duke mundur 4-1 bardheblutë e drejtuar nga Astrit Hafizi. Sinani me 3 gola dhe Sukaj ishin autorët e këtij suksesi, ndërsa Duro shënoi golin e nderit për kampionët në fuqi. "Hakmarrja" bardheblu vjen në fazën e tretë të sezonit, kur Vllaznia shkatërrohet me shifrat 5-1 në "Selman Stërmasi". Duro shënon tre gola, ndërsa Xhafaj dhe Arapi plotësojnë rezultatin bindës, me Sukajn që këtë radhë mbron nderin e shkodranëve me golin e tij në minutat e fundit të ndeshjes.
Nëse në ndeshjet e këtij sezoni ka një bilanc të ekuilibruar mes skuadrave, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për finalet e Kupës së Shqipërisë. Tirana dhe Vllaznia janë vënë përballë njëra-tjetrës katër herë dhe në të gjitha rastet kanë qenë bardheblutë ata që kanë triumfuar. Përballja e parë, në vitin 1939, është mbyllur me suksesin e dyfishtë të Tiranës (5-3 e 2-1), ndërsa sfida do të përsëritej në vitin 1986, ku bardheblutë triumfojnë 3-1. Në 10 vitet e fundit, skuadrat kanë qenë protagonistë të dy finaleve të tjera, ku ajo e vitit 1999 u mbyll 0-0, por Tirana fitoi 3-0 me penallti. Finalja e katërt mes Tiranës dhe Vllaznisë ishte ajo e dy sezoneve më parë, ku pikërisht në "Ruzhdi Bizhuta", një gol i Klodian Duros vulosi fitoren 1-0, duke i dhënë Kupën e 13-të skuadrës së Tiranës.
Shqip
Sui generis
Krijoni Kontakt