Close

Rezultati i Sondazhit: Cila skuader e fiton kupen e Shqiperise?

Votues
28. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Tirana

    12 42.86%
  • Vllaznia

    16 57.14%
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    Tiger Verdheblu
    Anëtarësuar
    13-04-2008
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Nga e di ti se gjith publiku Elbasanas do bej tifo per Vllaznin ? Te lutem mos flit ne emer te gjithe elbasanllijve. C`eshte kjo dashuri per vllaznine ???!!! Te pakten tek Tirana lujne elbasanllinj si Duro ,Capja etj, ndersa tek shkodranet vetem tradhtaret e Elbasanit, si Kaci ,Nallbani etj.
    me te vertete Kaci , Nallbani , Osja dhe Sukaj kan lozin per vllaznine por mos harro se sa shume kane dhene ato per ngjyrat e Elbasanit.Kurse Duro eshte v.k.Njeri qe nuk di te respektoje tifozerin e qytetit te lindjes.

  2. #12
    Verdheblu 4ever Maska e ChAoS_DrAgOn
    Anëtarësuar
    17-01-2008
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    177
    Citim Postuar më parë nga Gjak_Verdheblu Lexo Postimin
    me te vertete Kaci , Nallbani , Osja dhe Sukaj kan lozin per vllaznine por mos harro se sa shume kane dhene ato per ngjyrat e Elbasanit.Kurse Duro eshte v.k.Njeri qe nuk di te respektoje tifozerin e qytetit te lindjes.
    po ashtu eshte ne duron do ta shajm derisa te vdesi dhe ne varr kur te iki ne prap do ta shajm eshte fatkeqsi qe ka lindur ne elbasan po eshte e vertet qe Kaci , Nallbani , Osja dhe Sukaj kan dhen shum per elbasanin dhe ne jemi gati per te ber tifo per VLLAZNIN
    Verdh E Blu 4ever

  3. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kaci , Nallbani ,
    Eshte e vertete cfare kam degjuar qe keta lojtare shisnin ndeshjet kur luanin tek Elbasani ?

  4. #14
    Tiger Verdheblu
    Anëtarësuar
    13-04-2008
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Eshte e vertete cfare kam degjuar qe keta lojtare shisnin ndeshjet kur luanin tek Elbasani ?

    per Kacin nuk e di por per Nallbanin jam i sigurte qe nuk shiste ndeshje.Ai e donte me shpirte Elbasanin,por trajneri jone qe eshte vk nuk e donte dhe ai u detyrua dhe iku.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Vllaznia - Tirana

    Nje ndeshje midis 2 ekipeve qe kan turperuar kampionatin kte vit, Vllaznia dihet si ka ardh ne finale duke mund Dinamon 4-0 dhe 3-0 (7-0 total) dhe te gjith e dim pse eshte mundur dinamo ne kupe sepse ka nje ndeshje per kampionat ne Shkoder dhe i duhet te mari 3 pikshin atje. Tirana ne kupe ka arit ne finale me djerse por per kampionat ka bere turpin me te madh ndaj fanelles se vet, ka shitur ndeshjen Dinamos per inat te Partizonit, qe te mos dilte i pari Partizoni.
    Jan qe te dyja ekipet per turp te Zotit, le te han koken diten e merkure, sidomos Vllaznia dua qe te lodhet e te coptohet sepse te shtunen per kampionat do luaj me Partizonin dhe kam qef te haj nja 6 gola te shtunen.
    Sa per votimin votova Vllaznia sepse nuk mund te behem asiher me minjt e bashkis, kurrën e kurrës.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi, Tirane
    Postime
    8
    Përshendetje të gjithë tifozëve!
    Si sportdashëse që jam, nuk mund të rri ftohtë ndaj kësaj teme.
    T'ju them të drejtën dhe ju të gjithë e dini se futbolli shqiptar pavarësisht traditës, e ka humbur me kohë shkëlqimin e tij, për fat të keq. Unë personalisht jam tifoze me Tironen si e therrasim ne tifozet, dhe mendoj se ekipi im i zemres i ka kualitetet dhe grintën ta fitojë këtë ndeshje, dhe Kupën. Jo se Vllaznia si ka por, ky është mendimi im personal. Mendoj do jetë ndeshje e bukur pasi gjithmonë këto përballje na kanë dhuruar një ndeshje të bukur.
    Suksese ekipit bardh' e blu, ishallah me një fitore.
    Gjithe të mirat!

  7. #17
    Besimtar Orthodhoks Maska e vampiri-femrave
    Anëtarësuar
    29-07-2005
    Postime
    63
    Edhe ne shkoder te luhet TIRONA e fito .. le te rrin morrat te marrin venin e dyte, se ne te pakten do e marrim nje trofe kurse ata do e majn me dore ....Kush e sha Tironen derri ...
    Only Justice and God can Judge me

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Do shofim te merkuren se si do dilni, por po ju rafi Shkodra do dilni me gishtin ne sume, sepse sdo merni pjes fare ne kupat e evropes, ndersa Partizoni me mor kampionatin (qe do e mori sdiskutohet) del per champions, por edhe po se mori del per UEFA

    Partizoni Partizoni , legjenda e Shqipris, kush i sha te kuqt i ... rr.. e shpis

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vllaznia, ndaj Tiranës për të thyer tabunë e finaleve

    Bardheblutë kanë triumfuar katër herë përballë skuadrës shkodrane


    Finalja e Kupës së Shqipërisë do të përcaktojë përfundimisht se cila mes Tiranës dhe Vllaznisë do të fitojë këtë trofe, por edhe do të marrë pjesë në Kupën UEFA në edicionin e ardhshëm. Nëse statistikat do të të ishin vendimtare për ndeshje të tilla, bardheblutë do të dilnin lehtësisht fitimtarë, pasi kanë mundur katër herë në finale ekipin shkodran dhe dëshirojnë që historia të përsëritet edhe në këtë finale të pestë. Dy skuadrat bashkë kanë fituar 18 herë Kupën e Shqipërisë, por duket se Kupa e 19-të do të ketë shumë më tepër rëndësi në edicionet e mëparshme.

    Si Vllaznia, ashtu edhe Tirana, kanë zhvilluar një edicion me dritëhije, për shkak të problemeve të vazhdueshme që kanë shfaqur me luhatjet e rezultateve. Dy ekipet ndahen vetëm nga 1 pikë në renditjen e Kategorisë Superiore, me Tiranën në vendin e 5-të dhe Vllazninë në vendin e 6-të. Kjo pozitë larg kreut të renditjes, e ka bërë të detyrueshme për të sy skuadrat trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi ai është mënyra e vetme për të luajtur në Kupën UEFA gjatë edicionit të ardhshëm, pasi vendi i tretë që çon në Intertoto duket se do të jetë një betejë dyshe mes Besës dhe Elbasanit. Për shkak të rëndësisë të veçantë që ka kjo sfidë, dy skuadrat kanë kërkuar gjyqtarë ndërkombëtarë, ndërsa vetëm sot do të zbulohet emri i arbitrit që do të gjykojë takimin i cili luhet në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Gjatë ditëve të kaluara u përmend emri i sllovakut Lubos Mishel, por duket se një hipotezë e tillë nuk do të realizohet dhe FSHF do të kthejë përsëri sytë nga Italia, me të cilën ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë fushë.

    Në këtë edicion, Vllaznia dhe Tirana kanë thuajse një bilanc të njëjtë përballë njëra-tjetrës. Në ndeshjen e fazës së parë, dy ekipet u ndanë me një barazim pa gola në kryeqytet, rezultat i një loje ku thuajse nuk kishte gjuajtje në portë. Në fazën e dytë, Vllaznia triumfon bindshëm ndaj Tiranës, duke mundur 4-1 bardheblutë e drejtuar nga Astrit Hafizi. Sinani me 3 gola dhe Sukaj ishin autorët e këtij suksesi, ndërsa Duro shënoi golin e nderit për kampionët në fuqi. "Hakmarrja" bardheblu vjen në fazën e tretë të sezonit, kur Vllaznia shkatërrohet me shifrat 5-1 në "Selman Stërmasi". Duro shënon tre gola, ndërsa Xhafaj dhe Arapi plotësojnë rezultatin bindës, me Sukajn që këtë radhë mbron nderin e shkodranëve me golin e tij në minutat e fundit të ndeshjes.

    Nëse në ndeshjet e këtij sezoni ka një bilanc të ekuilibruar mes skuadrave, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për finalet e Kupës së Shqipërisë. Tirana dhe Vllaznia janë vënë përballë njëra-tjetrës katër herë dhe në të gjitha rastet kanë qenë bardheblutë ata që kanë triumfuar. Përballja e parë, në vitin 1939, është mbyllur me suksesin e dyfishtë të Tiranës (5-3 e 2-1), ndërsa sfida do të përsëritej në vitin 1986, ku bardheblutë triumfojnë 3-1. Në 10 vitet e fundit, skuadrat kanë qenë protagonistë të dy finaleve të tjera, ku ajo e vitit 1999 u mbyll 0-0, por Tirana fitoi 3-0 me penallti. Finalja e katërt mes Tiranës dhe Vllaznisë ishte ajo e dy sezoneve më parë, ku pikërisht në "Ruzhdi Bizhuta", një gol i Klodian Duros vulosi fitoren 1-0, duke i dhënë Kupën e 13-të skuadrës së Tiranës.


    Shqip
    Sui generis

  10. #20
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Nga e di ti se gjith publiku Elbasanas do bej tifo per Vllaznin ? Te lutem mos flit ne emer te gjithe elbasanllijve. C`eshte kjo dashuri per vllaznine ???!!! Te pakten tek Tirana lujne elbasanllinj si Duro ,Capja etj, ndersa tek shkodranet vetem tradhtaret e Elbasanit, si Kaci ,Nallbani etj.
    S'eshte dashuri per Vllaznine por urrejtje ndaj Tirones. Mezi po pres surprizen ndaj Tirones.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •