nuk te kuptova, ti je ne shqiperi dhe do te investosh jashte????
pac fat!!!
Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!
Shqiperia ne NATO perkethehet - Stabilitet, por kjo eshte dicka qe cdo komb qe konkuron me ne ne ekonomi e siguron ose e ka siguruar me kohe, me ose pa NATO. Antaresimi ne NATO ben pak te duket me i larget 97 apo 98 apo destabiliteti i brendshem, por kjo nuk e vendos Shqiperine ne nje pozicion superior nga vendet e tjere.
Serbia nuk eshte ne NATO, jo vetem kaq po ka qene shume here me e pa-stabilizuar se ne keto dy vitet e fundit dhe ekonomia e saj rritet me 25% me shume se ajo shqiptare.
Nga ana tjeter antaresimi ne NATO kerkon edhe detyrime te kushtueshme, qe do te thote me pak para per rruge, shkolla, dhe investime publike.
Deri me sot, kush ka lexuar dy rreshta nga lenda e ekonomise, duhet ta dije qe asnje investitor nuk e shikon "antaresimin ne NATO" si kusht primar per investime.
Shqiperise i duhen 2 gjera themelore, 1) krahu i kualifikuar i punes,pra edukim dhe 2) llogjistika apo infrastruktura rrugore, detare, ajrore etj etj. Te gjitha te tjerat rregullohen me nderhyrjen e drejtperdrejte dhe menjehershme te qeverise, si psh ceshtja e pronave, lejeve te bisnesit etj. Me tej filozofia e Dr Rrumpalles dhe deshira e tij qofte edhe e shprehur, per te anulluar dhe zeruar cdo kontrate ekonomike te qeverive te meparshme, eshte nje shenje e qarte destabiliteti ne vend.
Ne nje vemd ku statistikisht njerezit harxhojne me shume per kafe, duhan dhe alkol sesa per edukim, nuk ka asnje shprese qe te gjesh njerez te afte dhe produktive per te manaxhuar nje investim suksesshem. Gjithashtu ne nje vend ku qarkullimi i mallrave bllokohet nga infrastruktura e dobet askush nuk investon sidomos ne ambientin e sotem te bisnesit.
PO. Ashtu eshte, jam ne Shqiperi dhe dua te investoj jashte per nje linje prodhimi pasi analizova te gjitha kostot ketu dhe jashte dhe te gjitha veshtiresite ketu dhe jashte. Kur une, nje shqiptar nuk dua te investoj ketu, pse nje i huaj duhet ta beje? Une patriot jam, por kur e ke barkun bosh patriotizmi nuk te jep te hash.
Jeto JEten pa eja e me trego mua budalliqet qe tregon ketu.
Une studioj per drejtesi ekonomike europiane. Dmth merrem pikeristh me keto gjera qe kujton ti se dike.
Pa eja e me trego mua se mbi c'premisa vendos nje investor te hedhi parane diku?
Mos ishte gje Shqiperia ne prag te nje pushtimi? ... hmm JO
Dmth per te ta bere te qarte ty se nuk ja ke haberin komplicitetit juridik te nje investimi te huaj.
PEr Libanin nese do te hynte ne Nato mbase do te kishte rezultate te tilla si rritje investimesh etj. Pse ? Sepse Libani ka probleme me Sirine dhe Izraelin qe rrin rrin e fusin nje marshim 3 javor nga ato ane.
Per Shqiperine shoku talent ky rrezik nuk ka ekzistuar kurr. Ajo firme qe do te investoje ne Shqiperi ben vetem llogari te tilla:
Sa kohe dhe para me duhet te shpenzoj per investimin; ( qe ne Shqiperi fale korrupsionit eshte problem i madh)
Sa te qarta jane ligjet mbi ruajtjen e kapitalit? Sa te qarta jane ligjet e mardhenieve punedhenes- Punemarres? Si eshte niveli i gjykatave? Si jane mundesite per venien para ligjit te nje debitori ndaj meje. ETj etj etj
QE te mesosh pak ti se je i vogel dhe llap shume.
PEr aq qesharake sa mund te te duket ty, kur nje njeri nuk ka nje adrese te sakte ai nuk mund te hidhet ne gjyqPSe? Sepse ti nuk mund ti dergosh me poste asnje lajmerim ose kerkese per pagese. Nuk mund ti osh me poste asnje Akt padie jo me te tjerat.
Kur marrin vesh kshu gjerash firmat e huaja ...fillojne qeshin e thone... Jo per 1 € po falas te ma japesh une nuk punoj atje
Rritu rritu edhe ca. Librat kane nje gje te konsiderueshme. Disa i leojne si romane e pretendojne se dine. Disa te tjere ulin koken e mesojne lidhjet para se te japin leksione.
Nato shoku talent nuk ka per te ndikuar aspak ne nivelin e investimeve ne Shqiperi. Pervec atyre ne nivelin Ushtarak qe shteti yne tashme eshte i detyruar te beje per tu bere antar i natos e jo te ngelet kandidat me vite.
Dhe ngaqe shteti yne ka shume para, ( dhe ato qe ka shperndahet ne xhepat e qeverise) do shohim nga do i gjej shteti milionat qe i duhen per t ebere reformat e novojshme.
Ps: E di ti shoku qe Shqiperia nuk ka firmosur nje nga kontratat kryesore per zhvillimin e tregtise? E ka emrin UN-ligji i blerjeve. Ke degjuar ndonje nga politikanet tane te flase per kete kontrate? Une jo per vete.
E per sa kohe qe nuk je ne marrveshje te tilla internacionale qe jane aty pikerisht per zhvillimin e tregtise inter shtetesh nuk ke per te pasur rritje te mardhenieve tregtare.
Ndryshuar për herë të fundit nga JestersWorld : 18-04-2008 më 06:56
Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!
shkoni punoni djema, se pune ka per te gjithe .mos boni llap a llap neper kafe ene forume.
Politika dhe Politikanet e paafte na kan cuar deri ne kete pike.
Aq popull sa jemi, me ate pozite gjeografike dhe me ato bukuri natyrore eshte gjynah te arrijm deri ne kete pik. Ske ci ben, dhe kjo "KOHA PER NDRYSHIM", spo vjen qe spo vjen.
Bej cudi se si gjith keto vite demokraci kemi ngelur ne vend...
Ndryshuar për herë të fundit nga KOKASHTA : 18-04-2008 më 08:44
If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.
Krijoni Kontakt