Close
Faqja 70 prej 148 FillimFillim ... 2060686970717280120 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 1475
  1. #691
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    From Kircher's Œdipus Ægyptiacus
    The great Pan was celebrated as the author and director of the sacred dances which he is supposed to have instituted to symbolize the circumambulations of the heavenly bodies. Pan was a composite creature, the upper part--with the exception of his horns--being human, and the lower part in the form of a goat. Pan is the prototype of natural energy and, while undoubtedly a phallic deity, should nor be confused with Priapus. The pipes of Pan signify the natural harmony of the spheres, and the god himself is a symbol of Saturn because this planet is enthroned in Capricorn, whose emblem is a goat. The Egyptians were initiated into the Mysteries of Pan, who was regarded as a phase of Jupiter, the Demiurgus. Pan represented the impregnating power of the sun and was the chief of a horde rustic deities, and satyrs. He also signified the controlling spirit of the lower worlds. The fabricated a story to the effect that at the time of the birth of Christ the oracles were silenced after giving utterance to one last cry, "Great Pan is dead!"

    ------------

    Pani me koke dhie dhe Jupiteri i Dodones kane nje lloj lidhje, por c lidhje ka Zeusi me Panin e satyrve..a eshte vertete i ati?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #692
    Ne fillim Mire se Ju gjeta ne Forum....

    Doja te shtoja edhe une Dicka mbi Kete teme, sado pak e rendesishme qe mund te jete.

    E kam Fjalen per Mitologjine Greke dhe Personazhin Kryesor te Mitologjise te Argonauteve Jasonin (Aeson ne Etruskisht) dhe dicka qe permendet ne Tregimet e Orfeut(pjestar i Argonauteve) ne Lidhje Me Malin Tomorr..

    Ja Se C'thuhet ne shkrimet "Orfikat e Argonauteve"

    "Athinaja e kishte ndertuar Anijen ARGO (qe njihesh qe kishte veti te Fluturonte por edhe te fliste) me pas vendosi Drurin e Shenjte te Tomorrit "Drurin qe fliste"! dhe e beri te mos fundosesh.. (Orf. 1162)"

    "Kur Mbaroj Ndertimi i Anijes Argos , Anija ishte shume e Rende qe te Terrhiqej per ne Det.. Atehere Orfeu Frenkeuncoj Tingujt e Lires se tij me Drurin e Shenjte te Dodones nga Mali Tomorr Qe e kishte Vendosur Athinaja Kur Behej Ndertimi i Anijes , Dhe menjeher Anija filloj te behej e Lehte dhe te ngrihej lart...."

    "Lisi nga Mali i Tomorrit , Dergonte Tinguj , dhe Drejtonte udhesine , por edhe tregonte pengesat qe do te takonin perpara (Radar !!!!!!!!!) (Orf. 246 , 1163)


    Herodoti Shkruan

    Jasoni vendosi brenda ne ARGO 2 trekembesha si te atyre te Perendise Apollon , me te cilat Perendija Fluturonte Mbi Qjell..


    ORFEU..

    Tek Illiret Jasoni i Fali nje nga te dy Trekembeshat , nga ate qe i Kishte falur Apolloni.. Te gjithe e Dine mire qe Keta trekembeshat ishin fluturues..!!!



    P.s
    Besoj se Keto Kane Lidhje me shume Gjera qe nuk i Njohim Mire...
    Disa Shkencetare kane vazhduar me tej duke mbeshtetur tezen se Udhetimi i Argonauteve ka ndodhur gjeri ne 11.500 p.k
    Ose me teper qe Kjo ishte jne Ekspedite jo vetem ne Token tone por edhe mbase Jashte Planetit tone!!!!!


    Orfeu i kryqezuar si Krishti dhe larte tij Sistemi Jone Djellor me 7 planetet dhe Henen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Trojan_Dodoneus : 04-12-2007 më 16:37

  3. #693
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Besoj se kjo teme ka dhene detaje te cilet Maksim Z. i ben update (pjesa e nxire) dhe vazhdon te jape. Realisht me behet qejfi qe ka edhe anri-Vehabiste qe lexojne forumet

    -------------------------------

    Rikthim te dodona e shenjte Hyjnore
    -------------------------------------------------------


    Orakulli i Dodones

    “Historia është humbësi i vërtetë, në gjithë epokën dymijëvjeçare pas Krishtit”.


    Drejtimet e reja . Gjithnjë e më shumë po bëhet interesante dalja në sipërfaqe e një metode krejt të re në interpretimin e historisë botërore në përgjithësi. Galopi i teknologjisë së sotme, solli një ndryshim të madh në jetën e njeriut, i cili është pasqyruar në të gjitha fushat e dijes.

    Ky ndryshim cilësor, veçanërisht në fokusimin e problemeve që dikur trajtoheshin si gati misterioze, bëri të mundur kapërcimin e disa kontradiktave të vjetra që kanë të bëjnë me interpretimin e gjërave. .Zbulimi dhe përdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me një probabilitet (+)(-) 100 vjet, ishte një përmbysje e madhe në saktësimin e etapave kohore në fushën e historisë. Mbi të gjitha u krijua një mendim i ri i përgjithshëm, i një natyre krejt të re, për vlerat e trashëguara njerëzore.

    Kapërcehet koncepti provincial i shfaqur jo pak herë edhe nga historianë të kalibrit botëror. Mjaft është diskutuar rreth Herodotit i mbiquajtur edhe "Babai i Historisë", i cili gjithashtu për pasaktësitë trashanike që ka bërë e quajnë edhe "Babai i gënjeshtrës". P.sh. E. Gibboni gjatë kohës që po përgatiste "Shkëlqimin dhe rënien e Perandorisë Romake" ankohej se "paragjykimi, injoranca dhe budallallëku i shumë historianëve të lashtë", të cilët ishte i detyruar që t’i përdorte si burim informacioni, "e bezdisnin pa masë".

    Le të theksojmë këtu edhe interpretimet e shumë studiuesve të sotëm për interesa thjesht shoviniste. Por si një argument domethënës brenda oborrit të historisë sonë, është me vend që të përmendim një prej iluministëve të mëdhenj gjermanë të shek. XVIII. Ishte viti 1774, kur në Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij "Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore". Në parathënien e këtij libri, duke përmendur direkt shqiptarët, ai theksonte se "asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët."E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati". (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990) Këto dukuri negative të vëna në dukje nga sa a sa shkollarë, kanë krijuar kontradikta dhe të çara të mëdha mbi njohjen e trashëgiminë tonë.

    Ato kanë shërbyer si burim keqinterpretimi dhe jo në pak raste i kanë çuar pasardhësit e genit njerëzor në drejtimin e kundërt të asaj që ata duan të njohin. Sot në këtë aspekt po kristalizohen dy grupe të mëdha, të cilat i interpretojnë të njëjtat fakte me koncepte diametralisht të kundërta. Grupi i parë është konservativ, i mëshon metodologjisë klasike, injoron të rejat që zbulohen, ose bëhet thjesht pengesë burokratike.

    Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga njerëz pasionantë dhe jo ortodoksë. Shpesh ata qasen pa edukim formal në fushën ku ata militojnë, por që me metodat e tyre kërkimore kanë sjellë risi, veçanërisht në fushën e historisë botërore.

    Nuk mund ta lë rastin të kalojë pa përmendur Hajnrih Shlimanin, i cili rizbuloi Trojën në kundërshtim të plotë me mendimin e akademikëve, të cilët pretendonin se historia e Homerit, Iliada dhe Odisea, ishin prodhim folklorik dhe pa baza historike. Shlimani vetë konsiderohej aventurier, dhe në fakt ai ashtu ishte! Ai nuk kishte kurrfarë lidhje me punën e arkeologut. Por realiteti tregoi se bindjet e tij të patundura që do ta zbulonte Trojën sipas tregimit të Homerit, i dhanë atij famën e përjetshme. Me shembullin e Shlimanit bota e sotme është e mbushur plot. Prej këtij këndvështrimi studimi i kësaj disipline ka fituar një linjë të re dhe interesante. Për këtë çështje, pikërisht në aspektin e të kaluarës së shqiptarëve në veçanti, po konfigurohen gjithashtu avantazhet e para.

    Humbjet nga e kaluara

    Më ndodh që në biseda të ndryshme njerëzit të më pyesin se përse tani shqiptarët nuk janë më të famshmit e dikurshëm, dhe pse nuk kemi më influencë në ekonominë dhe politikën botërore. Së pari, dua t'ju a theksoj pyetësve të mi se kohët ndryshojnë. Kjo gjë në fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij. E thënë ndryshe, në mënyrë të dukshme kjo çështje ka lidhje me vullnetin e Zotit! Mendoj që edhe për fisin e parë dhe të bukur të shqiptarëve "Krijuesi" nuk ka bërë ndonjë lëshim të madh, qysh kur vendosi që shqiptarët të jetojnë në tokë bashkë me të tjerët. Në Testamentin e Vjetër përmenden 12+1 fise (tribu) të ndryshme. Pra, sado e ndritur që të ketë qenë e kaluara jonë, ne nuk kemi jetuar vetëm, në boshllëk, dhe pa konkurrencën e fiseve apo grupeve të tjera.

    Kjo logjikë na bën të mendojmë se pavarësisht se ne jemi ndër grupimet e para për nga kontributi i rëndësishëm në stabilizimin e jetës në tokë, prapë fati ynë ngjan njësoj si fati i çdo qenieje tjetër njerëzore, por në kohë dhe vende të ndryshme. Të moçmit tanë, i shpjegonin këto fenomene thjesht me dy fjalë: "Rrota e historisë"! Ajo siç dhe e dimë, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjëherë! Ne shpesh do të shikojmë gjatë shkrimit se si të vjetrit, më së shumti kanë pasur të drejtë. Është me vend me këtë rast që të shpjegojmë fillimisht me argumente bazë si ndryshojnë gjërat në Univers, nën lëvizjen e pandërprerë të "Mullirit Kozmik". Filozofit Platon (429-347), gati 2500 vjet më parë, i pëlqente të thoshte "Si poshtë edhe lart"! Me fjalë të tjera sjell vëmendjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi, dy elementët kryesorë në shpjegimin e Universit. Pra, filozofia e tij ishte se fenomenet tokësore janë të lidhura ngushtë dhe në mënyrë të pazgjidhshme me ato qiellore. Kështu që nga ky pikëvështrim, mund të themi se Dodona ka qenë qysh nga fillimi i procesit të civilizimit që njohim ne sot.

    Priftërinjtë e Dodonës, siç do ta shikojmë me shembuj këtu më poshtë, ishin vetë Zotat në tokë. Me një gjuhë simbolike, quheshin prej disa mijëra vjetësh si "Perënditë e Olimpit". Sa për kureshtjen tuaj, emrat e disa prej tyre në periudhën dymijëvjeçare të dominimit të Zeusit në Olimp ishin: Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita.

    Kur Robert Temple botoi herën e parë librin e tij të famshëm "The Sirius Mistery" në vitin 1976, me nëntitull "Evidencë e re shkencore mbi kontaktin e alienëve gati 5000 vjet të shkuara", opinioni botëror u kap në befasi. Vetë R.Temple për punën e tij gjeniale në vend që të shpërblehej, u persekutua për pesëmbëdhjetë vjet pandërprerë! Persekutorët e tij është interesante ta theksojmë këtu, nuk ishin njerëz të zakonshëm apo fanatikë injorantë. Ata ishin disa individë nga agjencitë dhe grupet sekrete më të fuqishme të botës... Dhe në këtë rast pyetja shtrohet: Po përse vallë…?!

    Të gjithë ne e pranojmë se gjërat lëvizin. Që ato

    ndryshojnë pambarimisht, shpesh dhe jashtë vullnetit tonë

    edhe këtë gjë ne e kuptojmë. Pavarësisht prej besimit që ne i përkasim, një gjë pranohet unanimisht: Prezenca e ZOTIT! Ai është Një dhe i vetëm! Astrologjia, në kohët antike konsiderohej mbretëresha e dijeve, sepse ajo të mësonte logjikën se si lëvizin gjërat atje lart…! Në qoftë se ne do të besojmë sinqerisht në shprehjen "çdo gjë vendoset me vullnetin e Atij", le të vazhdojmë të besojmë si më parë. Prej këtij besimi do të përfitojmë dy gjëra në praktikë. E para, do u kthejmë stërgjyshërve tanë të urtë një borxh të vonuar shumë gjatë, respektin e domosdoshëm për çka ata kontribuan për ne dhe atdheun. Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lëmë pas "shekujt e gjatë të errësirës së trashë shpirtërore dhe injorancën tonë të rrezikshme"!

    A ishte gabim Sami Frashëri kur na mësonte: "Se drita e diturisë, përpara do të na shpjerë"? Unë jam i sigurt se jo! Po ashtu, vëllai tjetër Naimi, gërvishtte të njëjtën plagë kur thoshte:

    "Hiqu, hiqu, errësirë!

    Pa ja këtu, o dritë"!

    Siç shihet, rilindasit tanë të mëdhenj e kishin kuptuar gjuhën e Zotit. Është më se e qartë se këtu bëhet fjalë për triumfin e dritës kundër errësirës në kuptimin simbolik. Prof. Harold Cooke në studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931, na kujton: "Konflikti midis së mirës dhe së keqes është konflikt fizik dhe shpirtëror". Ndryshe ne mund ta kuptojmë këtë fenomen si lufta e "të mirës kundër së keqes". Por ne siç duket nuk i kuptuam ata krejtësisht, me vonesat dhe zigzaget tona të turpshme. Është fjala për fatin e shqiptarit, por edhe për fatin e njeriut në përgjithësi si qenie tokësore. Në dymijëvjeçarin që po lëmë pas, ishin predikuar gjërat, pra ishin parathënë! Dhe ky predikim bëhej në përgjithësi me mekanizmin e njohur të Orakujve, por edhe me forma të tjera akoma më praktike.

    Duke dalë prej influencës së shenjës të Dashit, ne lamë pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu. Le të kujtojmë këtu që nën këtë shenjë, njeriu vetë mori pjesë aktive dhe i ndërtoi perandoritë e mëdha. Pra, ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij të asaj kohe rrezatoi tendencën ekspansioniste dhe u krijuan nga ky shkak njëra pas tjetrës perandoritë e ilirëve, persëve, maqedonasve, romakëve, bizantinëve, etj. Por duke hyrë nën influencën e Peshqve, po vetë njeriu u bë dëshmitar dhe varrmihës njëkohësisht në shkatërrimin e po këtyre perandorive, njëra pas tjetrës. Milena Gonzales-Wippler, e diplomuar në Porto Riko dhe në Universitetin e Kolumbias, respektivisht në Psikologji dhe Antropologji, e shpjegon kështu fenomenin në librin e saj "Formulat magjike dhe ceremonitë" bot. i 1997-s: "Shenja e Ujorit, e cila po na afrohet tani, personifikon miqësinë, shpresën dhe dëshirat. Ndërsa përpara saj, shenja e Peshqve ishte për dymijëvjeçarin që po lemë pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati në mënyrë absolute nën influencën e teologjisë Judeo-Kristiane".

    Karakteristikë e kësaj shenje ishte Jezu Krishti, i cili u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqëzua nga armiqtë e tij të shpallur dhe të pashpallur. Kjo gjë pra, ishte parashikuar më parë nga Orakujt. Ishte parathënë lindja dhe kryqëzimi i tij! Ai kështu u bë simbol i sakrificës kristiane. Është interesante ta kujtojmë se në treqind vitet e para kristianizmi kishte si simbol të vetin dy Peshq, pra pikërisht shenjën e horoskopit. Por në 325 A.D, në këshillin e Nikeas u vendos unifikimi i kishës dhe "Jesu Krishti" u pranua të shpallej Zot! Ja se si na e përshkruan këtë moment të veçantë të historisë studiuesi Simon Cox, në librin e tij "Duke zbërthyer Kodin e Leonardo Da Vinçit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble":

    "Konstandini i Madh, ishte perandori Kristjan, i cili, megjithëse ende besonte në paganizëm, u bë përgjegjës për ruajtjen e perandorisë nga shkatërrimi. Në vitin 325 A.D, ai organizoi të parin këshill të Kishës Kristiane në Nikea dhe e unifikoi atë. Aty u vendos formula e shenjtë e pagëzimit: "Në Emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, Amin"!

    Më vonë kjo formulë u bë doktrina më e rëndësishme për besimin kristian. “Kostandini vetë kishte lindur në 274 A.D. aty ku është territori modern i Shqipërisë së sotme". Gjithnjë me gjuhën e astrologjisë, nën shenjës e Peshqve, shoqëria njerëzore ishte parashikuar se do të zhytej në anarki dhe luftëra mizore. Por pasoja më e rëndë do të ishte errësira shpirtërore. Ndryshimi i pozicionit të yjeve, sjell kështu në mënyrë të pakundërshtueshme ndryshime fizike dhe psikologjike në jetën e përditshme të njeriut. Ky është një cikël që përsëritet nga një shenjë e Horoskopit në tjetrën, në një periudhë mesatarisht dymijëvjeçare. Nga të dymbëdhjetë shenjat që ka Horoskopi, përfitojmë një proces lëvizjeje që zgjat afërsisht 25.975 vjet. Pra, kemi me këtë rast një rrotullim të plotë në 360º të boshtit të tokës. P.sh, në 180º shmangie, Poli i Veriut kalon në pozicionin jugor dhe Poli i Jugut kalon në opozitë. Ky konkluzion arrihet nga vëzhgimi i ngadaltë i shmangies të tij. Kjo lloj lëvizjeje (shmangieje) prej 1º e boshtit tokësor, merr pothuajse 72 e 3/4 vjet. Pikërisht kjo distancë e gjatë është e barabartë me jetën mesatare të njeriut në tokë. Astronomët e quajnë këtë fenomen, thjesht, një vit kozmik. Pra, në një mesatare gati dymijëvjeçare në tokë, ne përfitojmë vetëm një shmangie prej 30º të boshtit tokësor.

    Le të theksojmë se njeriu i lashtë duhet të ketë qenë mjeshtër i këtyre kalkulimeve. Po mundohem që t’i përmend kalimthi gjëra të tilla, sepse neve na duhet që të vijmë në të njëjtin nivel të kuptuari me ata që ndërtuan Dodonën. Kjo logjikë do të na ndihmojë në zbërthimin me lehtësi të rëndësisë së saj. Arsyeja e vërtetë se përse shqiptarët janë një popull më shumë supersticioz se sa fetar, shfaqet pikërisht tek baza e këtyre njohurive të cilat ata duket se i kanë zotëruar mrekullisht dikur. Supersticioni është një besim, dhe nga më të vjetrit gjithashtu dhe dihet që ai i ka rrënjët drejtpërdrejt të lidhura me fuqinë e Zotit. E thënë ndryshe, ata (shqiptarët) me kujdes e zgjuarsi i shmangen shpesh fanatizmit të sotëm fetar, i cili shumë tragjedi të mëdha ka sjellë në jetën e njeriut. Kështu, duke i analizuar të gjithë elementët në kompleks, ne mundemi t’i shohim gjërat realisht. Dhe po realisht ne do të kemi shansin që t’i përmirësojmë ato.

    Dy fjalë mbi gjenezën

    Historia e njeriut fillon në të njëjtën kohë me aktivitetin e trurit të tij. Kështu e kanë përcaktuar studiuesit historinë. Gjë kjo që konsiderohet të ketë filluar gati 50.000 vjet të shkuara. Në fillim zbulimet më të rëndësishme u konsideruan Muzika, Gramatika, Retorika, Drejtësia, Prudenca, Matematika dhe Gjeometria, të cilat kanë qenë të lidhura siç thamë pak më sipër, me momentin e formimit të psikologjisë së njeriut të sotëm modern. Ato u quajtën në atë kohë "shtatë artet e lira" që u bënë themel i të gjitha njohurive për shoqërinë njerëzore. Po ta shikojmë me këtë prizëm etimologjinë e fjalës art, ajo siç e dimë ka kuptimin e përsosmërisë, pra Zotit! Përndryshe është elementi bazë që e bën praninë e Atij, si diçka konkrete në mes njerëzve. Është me vend që të theksojmë këtu se artistët janë misionarë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër, por me formën e artit që krijojnë, zbresin mesazhe në tokë të cilat influencojnë në mënyrë të pakundërshtueshme në jetën e përditshme të njerëzve. Le të tingëllojë kjo si kujtesë e shkurtër për disa shqiptarë të prapë! Artistët nuk janë kontingjent diskriminimi, dhe aq më keq për t’u vrarë, ashtu siç bëhej gjatë regjimit komunist. Ata janë pasuri kombëtare…!

    Duke vazhduar mbi origjinën dhe mënyrën se si ka filluar civilizimi në tokë, pra periudha e parë e njeriut si qenie inteligjente, nga shkollarët e sotëm ka qasje të kujdesshme në deshifrimin e skripteve të vjetra. Krahas kësaj, po i kushtohet gjithnjë e më shumë seriozitet gjurmëve të shumta të lëna nga vizitorë, (alienët), të ardhur nga distanca të largëta kozmike, ku mendohet se jeta atje është më e avancuar se në planetin tonë. Shumë testamente dhe mbishkrime brenda mureve të piramidave, janë zbërthyer nga përmbajtjet e tyre dhe na kujtojnë shpesh një gjë të tillë megjithatë.

    Me pak fjalë, shkollarët po deshifrojnë mendimin, komunikimin dhe vizionin e njeriut të parë, duke u munduar të hyjnë nën lëkurën e tij! Ata po përqendrohen gjithashtu në rrjedhën apo edhe nënshtresat e civilizimeve të tëra që deri më sot konsideroheshin krejtësisht të humbura. Nga këto lloj përpjekjesh po arrihen rezultate tepër të rëndësishme! Është fjalë për piramidat e Egjiptit, Stonehencet, Atlantët, Limurët, Olmikët, Ilirët, Sumerët, Babilonasit, Majatë, Actekët, Inkasit dhe plot enigma të së djeshmes, të cilat janë trajtuar si tabu apo mistere të padeshifrueshme, të zhdukura ose thjesht pjellë e miteve dhe legjendave. Në këtë kontekst, është shumë me vend që ta theksojmë se historia e shqiptarëve zë një vend me peshë të madhe në historinë e civilizimit botëror. Por në këtë shkrimin tim, unë do të fokusohem vetëm në një fakt, në misterin e Dodonës… Po çfarë fshihet brenda guaskës së këtij misteri…? Dhe a ia vlen që ne të gërmojmë rreth kësaj çështjeje?!

    Ç'dimë për Dodonën?

    Në kuptimin e gjerë të fjalës kurrgjë! Arsyet janë të ndryshme, por ato më të rëndësishmet janë historike. Në kujtesën e shqiptarëve Dodona ka ardhur e gjallë dhe e ruajtur vetëm nëpërmjet gojëdhënave, miteve dhe legjendave. Në fakt, në këto mite e legjenda Dodona përmendet shpesh si vend i shenjtë. Interesante gjithashtu është se mali i Tomorit thirret ende edhe sot "Mali i Zotit". Njerëzit e atyre anëve me respekt e quajnë atë "Baba Tomori"! Tek “Iliada”, Homeri me gojën e Akilit thotë: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjik, që banon n'ato vise të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe"!

    Nga gojëdhënat thonë se mali i Tomorit quhej më parë "Mali i të Mirit". Semantika e fjalës "të Mirit" zbulon krejt funksionin e veçantë të këtij mali! Ndërsa Straboni e përshkruante kështu situatën e terrenit të thyer fizik për të arritur deri në Tomor: "Sado që është i ashpër e plot me male të mëdhenj si Tomori e të tjerë, Epiri dhe Iliria nxjerrin burra trima e të mençur". Kështu, me këtë logjikë po të vazhdoj, do të përsëris se ç'thonë të tjerët që janë të shumtë padyshim. Por në fakt, më i rëndësishëm për ne është zbulimi i funksionit të vërtetë të Dodonës. Tek historianët e vjetër dhe shënimet e tyre historike Dodona përmendet shkarazi, në mënyrë të zbehtë dhe vetëm si një fakt i përgjithshëm. Le ta quajmë ndryshe këtë gjë si përplasjen e parë me injorancën apo kufizimet të cilat i ka vuajtur jo pak herë historia jonë. Duket pra se në rastin tonë ne kemi më shumë mjegull, sesa informacion. Flasim për Dodonën dhe për një moment harrojmë që e kemi fjalën për origjinën institucionale të njeriut në tokë. Fakti i madh që Dodona përfshihet e para dhe më e vjetra në listën e 8-të Orakujve të parë dhe më kryesorë, duke bërë pjesë brenda rrjetit territorial të këtyre Orakujve, na shtyn të mendohemi... Dhe në listën e këtyre tetë Orakujve ishin: 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 9-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk iu është përcaktuar vendndodhja. Për disa të tjera gjithashtu nuk iu është qartësuar përkatësia, prandaj ato janë me pikëpyetje në fund. Nga funksioni i tyre, përveç Dodonës dhe Delphit që kanë përafërsi me njëra-tjetrën, të tjerat janë të ndryshme. Kodi i Orakullit të Dodonës është ky: 1. Vendndodhja - mali i Tomorit, në Qendrën Perëndimore, 2. Pema simbol - Lisi 3. Planeti simbol -Saturni 4. Lindja Hyjnore - Qenia Humane prej "Ashtit të Tokës"!

    Është e pajustifikueshme që në programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as që zihet me gojë, qoftë edhe shkarazi. Sa për shkrimet e autorëve klasikë, të ashtuquajturit greko-romakë apo bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshimta sot, me lehtësi mund të përmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj… Disa prej këtyre emrave i përkasin periudhës së dytë, asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e Rilindjes Evropiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptarë dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviç, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj. Nga studiuesit e huaj le të përmendim: J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot të tjerë, të cilët do t’i kujtojmë hera-herës gjatë këtij shkrimi. Por ata, të cilët do të mbajnë peshën e argumenteve të mija në subjektin e Dodonës, janë vetëm pak autorë. Për koincidencë dua të përmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le të shikojmë tani se si po na afrohen gjërat.

    NGA MAKSIM ZOTAJ : Gazeta Metropol

  4. #694
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shkrim interesant zoteri Maksim Zotaj, do te beje mire sikur te permendje edhe bashkpunetoret tjere autore te ketij shkrimi, sepse cdo gje qe kishe shkruar ne te ishte vetem nje reflektim i autoreve te replikave nga ky forum.

  5. #695
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shkrim interesant zoteri Maksim Zotaj, do te beje mire sikur te permendje edhe bashkpunetoret tjere autore te ketij shkrimi, sepse cdo gje qe kishe shkruar ne te ishte vetem nje reflektim i autoreve te replikave nga ky forum.
    Opo thuaj shqyqyr qe shkrujane gazetat artikuj te tille. Per hir te se vertetes, une kam sjelle edhe nja dy artikuj te meparshem te te njejtit autor, dhe them se do i kete lexuar pese gjera, per ato qe shkruan.

  6. #696
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    The deluge in the time of Deucalion, for instance, took place chiefly in the Greek world and in it especially about ancient Hellas, the country about Dodona and the Achelous, a river which has often changed its course. Here the Selli dwelt and those who were formerly called Graeci and now Hellenes

    http://classics.mit.edu/Aristotle/meteorology.1.i.html

    Pervecse hellen vjen nga epiri edhe emri grek . Epiri quhet hellasi i vjeter,sellet u quajten greke e tani hellene.
    Kush ishin greket qe pastaj u quajten hellene?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #697
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Dodona eshte nota e tete, eshte oktava muzikore dhe si e tille eshte dopjo frekuenca e te pares dhe me larta nga te tera frekuencat, gje qe e ben edhe orakullin e pare nder te tjere, jo vetem per lashtesine por edhe per frekuencen e larte qe perfaqeson ne renditje.

    grada/
    nota muzikore - ORAKUKLI - Pema - PLANETI


    8 - DODONA - dushku - SATURNI
    7 - DELFI - dafina - DIELLI
    6 - DELOS - palma - HENA
    5 - RHODI ? - ? - MARSI
    4 - KNOSOS - shelgu - JUPITERI
    3 - CYPRUS? - Selvia ose qeparoi - VENUSI
    2 - LIBIA - Kedri (peme halore) - MERKURI (seb ne gjuhen
    Egjiptiane dmth
    edhe'Keder'
    edhe 'planeti Merkur')
    1 - BARCE,LIBIA - ? - ?
    0 - BEHDET - akacie e eger - TOKA
    ose ferredeti

    Earth's Hum Sounds More Mysterious Than Ever


    Charles Q. Choi
    Special to LiveScience
    LiveScience.com Wed Apr 16, 9:11 AM ET


    Earth gives off a relentless hum of countless notes completely imperceptible to the human ear, like a giant, exceptionally quiet symphony, but the origin of this sound remains a mystery.
    ADVERTISEMENT

    Now unexpected powerful tunes have been discovered in this hum. These new findings could shed light on the source of this enigma.

    The planet emanates a constant rumble far below the limits of human hearing, even when the ground isn't shaking from an earthquake. (It does not cause the ringing in the ear linked with tinnitus.) This sound, first discovered a decade ago, is one that only scientific instruments - seismometers - can detect. Researchers call it Earth's hum.

    Investigators suspect this murmur could originate from the churning ocean, or perhaps the roiling atmosphere. To find out more, scientists analyzed readings from an exceptionally quiet Earth-listening research station at the Black Forest Observatory in Germany, with supporting data from Japan and China.

    Different types

    In the past, the oscillations that researchers found made up this hum were "spheroidal" - they basically involved patches of rock moving up and down, albeit near undetectably.

    Now oscillations have been discovered making up the hum that, oddly, are shaped roughly like rings. Imagine, if you will, rumbles that twist in circles in rock across the upper echelons of the planet, almost like dozens of lazy hurricanes.

    Scientists had actually expected to find these kinds of oscillations, but these new ring-like waves are surprisingly about as powerful as the spheroidal ones are. The expectation was they would be relatively insignificant.

    New thinking

    This discovery should force researchers to significantly rethink what causes Earth's hum. While the spheroidal oscillations might be caused by forces squeezing down on the planet - say, pressure from ocean or atmospheric waves - the twisting ring-like phenomena might be caused by forces shearing across the world's surface, from the oceans, atmosphere or possibly even the sun.

    Future investigations of this part of the hum will prove challenging, as "this is a very small signal that is hard to measure, and the excitation is probably due to multiple interactions in a complex system," said researcher Rudolf Widmer-Schnidrig, a geoscientist at the University of Stuttgart, Germany.

    Still, a better understanding of this sound will shed light on how the land, sea and air all interact, he added.

    Researcher Dieter Kurrle and Widmer-Schnidrig detailed their findings March 20 in the journal Geophysical Research Letters.

  8. #698
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    1)sipas Herodotit, "gratë që shërbyen si shenjtore" në faltoren e Dodonës ,quheshin : PARMENIA TIMARETI NIKANDRI.

    2)NE mbishkrimet e gjendura në zonën përreth Tomorrit ,janë gjendur edhe emra të njëjtë me emrat e mesiperm.

    3)dijetaret shqiptarë i grupojnë në "emra grekë"

    4) thomopulo 1933-Pellazgji,SHUMERISHTJA-SHQIPJA E LASHTË,i shpjegon të tre emrat sipas shenjteris Shumere,edhe në gjuhën shqipe.

    5)nen hunden e akademis se shkences shqiptare,po mbijnë male te reja ne Greqi,me emrin tomorr.....pasi per Greket e zgjuar, Tomorri është pika më e vjeter e permendur nga homeri ,ne historin e njohur.Per Shqiptaret ..kjo nuk ka aspak rendesi...turperishte.

    6)Dijetaret e vendosin faltoren "ne rreze te malit tomorre",ndersa Straboni na kujton se "vendi ishte i shume banuar ne kohet me te vjetra-ne kohen e tij ç do gje thuajse ishte shkaterruar...PER PAK SA NUK U SHKATERRUA EDHE E SHUME PERMENDURA FALLTORJA E DODONES,FALTOREN E NDERTUAN PELLAZGET........."

    7)Sote ne kemi nevoj ti tregojme botes se cila eshte prejardhja jone,edhe faltorja e Dodones ne Tomorre eshte flamuri i prejardhjes sone.Vallë a kërkohet ne kete drejtime?

    8)me qe flasim per qyteterim shume te vjeter ,na duhet te sjellim ndermend edhe qytetrimet shume te vjetra qe njeh bota.Te sjellim ndermend terrenin ku ndertoheshin keto qytetrime.kushtet e domosdoshme jane te njohura;uji ne radhe te pare .pika strategjike.fusha te vecanta terheqse magnetike.toke e gjelber perreth lumit..p sh ,po te vrejme Visokon ,do sjellim ndermend lumin qe kalon ne rreze te piramidave....edhe keto kushte plotsohen ne Tomorre ....jashte teme ...edhe Ndroqi ka nje pozicion te gjajshem strategjike,brenda rrezes se Albanopolit te kerkuar.

    9)faltoret ndertoheshin ne pozicion te tille gjeografike,i cili kishte lidhje me rrugen qe leviz dielli..juglindje-veriperendim. etje.

  9. #699
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    gabimishtë ,ose zgjuarsishte ,kerkohet qe qe te lidhen Sellet=ellines, me faltoren rrez malit tomorre.
    Siç e dini , ellet ,sellet ,lidhen me Homerin "largë nga Efira qe laget nga lumi Sellienda" ,edhe prej ketu pretendohet se vijne greket e pare.I gjithe antikiteti flete per kete çështje,por qe te jete e besueshme vendodhja e Selleve ne Efira ,na duhet qe te njohim edhe lumin sellienda prane tije.

    mbrohen dy rruge

    1) sellët kudo ndodhen.
    2)Efira dhe lumi sellienda ekzistojne vetem ne Pelopanez...Dhimitri Sqipsin,Straboni.

    Te dyja jane te verteta,por nuk eshte dhene drejtshpjegimi ,per arsye te njohura "nacionaliste". Sepse;

    Efira qe permend Homeri ,laget nga lumi sellienda ,edhe ekziston vetëm ne peloponez.

    ndersa ellët-sellët-ellines kudondodhen.

    1)sellët-seluni=antikiteti
    2)sellët -seluni =organ fetare=antikiteti
    3)sellet-seluni ,nuk prekeshin ne kohe lufte.
    4)se lu ni- nuk e luani=Thomopulo 1933,fjale sellet,seluni= Shumerishtja shqipe.

    Ellet sellët ,nuk ishin kurre kombe para 1821,por ishin organ fetare qe nuk sulmohej ne kohe lufte ,ndaj edhe u lehtpranua kudo.Si te tille ,ellet sellet ,mbeten edhe ne perandorin e romes,si edhe ne bizante.

    Ne se ky organ fetare u pushtua edhe u dhunua --fakte kemi dhjetra mijra per djegjet edhe shkaterrimet te faltoreve,si edhe zevendesimin e faltorve me faltore te huaj....lexoni antikitetin.Pike nisja e lindjes se gjuhes greke ,fillon me aleancen e athines,me qender faltoren e apollonit ne Dilo....ndaj Sellet,Selluni,per kohen te cilen flasim ,ishin PELLAZGE .

  10. #700
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Tomorri eshte Olimpi origjinal.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •