Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kushtetuta do të duhej të shprehte realitetin e Kosovë

    Written by Esat Stavileci
    Friday, 29 February 2008

    (Nga debati në ASHAK rreth Projektkushtetutës së Kosovës,më 29 shkurt 2008)

    Debati për Projektkushtetutën e Kosovës po zhvillohet në rrethana kur, për momentin është shumë e rëndësishme, se po shtohet numri i vendeve që po e njohin pavarësinë e Kosovës ose që e kanë paralajmëruar njohjen e Republikës së posalindur. Duhet të kihet parasysh se mosnjohja, nga një numër shtetesh, “nuk është fakt i kryer dhe i përhershëm”.
    Megjithë këtë fakt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, me rastin e debatimit për Projektkushtetutën nuk mund të fshihet nga mendja se “pavarësia e mbikëqyrur” e Kosovës është shoqëruar me koncesione relativisht të mëdha e që, në zgjidhjet parimore ose konkrete të Projektkushtetutës, janë evidente. Shqiptarët e Kosovës “e kanë pranuar këtë çmim” me vlerësimin politik se, siç thuhet, ky është përfundimi “më pak i keq i mundshëm”.




    Me këtë rast do të përmendim disa prej këtyre.

    1. Duke lexuar tekstin e Projektkushtetutës, qoftë në parim, qoftë në pjesën konkrete, do të vërehet shumë qartë nëpërkëmbja e identitetit kombëtar të popullit shumicë “për hir të ndërtimit të identitetit shtetëror”.Tërheqim vërejtjen se heqja dorë, ose fshirja nga kujtesa, e vlerave të trashëguara kombëtare, kërcënon me rrezikun e tkurrjes së entitetit kombëtar shqiptar dhe këtë do të duhej ta kishin parasysh hartuesit e Kushtetutës së Kosovës.
    2. Nga Projektkushtetuta vërehet se Kosova, me gjithë shpalljen shtet i pavarur dhe sovran, nuk do të mund të shprehet kështu në kuptimin klasik të fjalës.
    Prania ndërkombëtare e sigurisë, pushteti ndërkombëtar mbi institucionet e zgjedhura të Kosovës dhe njohja, jo e plotë, nga bashkësia ndërkombëtare, nuk e bëjnë Kosovën “një shtet të pavarur e sovran në kuptimin tradicional të fjalës”. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është i parëndësishëm “transformimi rrënjësisht i pozicionit politik dhe juridik të Kosovës”.Për shtetet që e njohin Kosovën, Kosova dhe Serbia tashmë “përbëjnë dy subjekte të ndryshme ndërkombëtare”.
    3. Projektkushtetuta e Kosovës le të kuptojë se shteti i Kosovës do të jetë i kufizuar në “fushat kyçe” që e bëjnë një shtet: drejtësia, rendi dhe siguia.Një shtet i tillë nuk është dhe nuk mund të jetë sovran dhe i pavarur, në kuptimin e plotë të fjalës. Nga zhgjidhjet që ofrohen në Projektkushtetutë, shihen qartë kufizimet e sovranitetit të brendshëm që rrjedhin nga Paketa e Ahtisaarit.Nuk mundemi që, edhe me këtë rast, të mos shprehim drojën e “shndërrimit në një varshmëri të vazhdueshme të Kosovës ndaj strukturave të jashtme”. Sovraniteti i brendshëm nënkupton organizimin e pushtetit dhe aftësinë e tij për të ushtruar kontrollin brenda shtetit.Theksojmë se Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do të jetë autoritet i fundmë sa i përket interpretimit të Planit të Ahtisarit mbi bazën e të cilit është hartuar Projektkushtetuta e Kosovës. Prandaj, çështja e sovranitetit përbën një sfidë të madhe për funksionalizimin e shtetit. Në aspektin e ushtrimit të brendshëm të sovranitetit, siç vërehet nga Projektkushtetuta, Kosova do të jetë e kufizuar në “një numër dimensionesh”. Kërcënon rreziku që Kosova “t’i përngjajë Bosnjes” si shtet i njohur ndërkombëtar, por i kufizuar nga brënda nga Marrëveshja e Daytonit, po sikur se që Kosova do të jetë e kufizuar, nga brënda, nga Plani i Ahtisarit.Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar “do të jetë pushtet kryesor” përsa i përket zbatimit të çështjeve të “interesit vital” dhe do të ketë autoritete të gjera ekzekutive që janë superiore karshi organeve të zgjedhura të Kosovës. Prandaj, prania ndërkombëtare e sigurisë dhe kufizimet për forcën mbrojtëse të Kosovës do të paraqesin pengesë që Kosova të mund të ushtrojë sovranitet të plotë në aspektin e brendshëm. Sfida kryesore do të jetë kontrolli i plotë mbi territorin e Kosovës, për shkak të funksionimit të vazhdueshëm të strukturave paralele administrative të Serbisë në Kosovë.
    4. Sa i përket zgjidhjeve parimore, mendojmë se, për shkak të strukturës etnike dhe demografike të popullatës, Kushtetuta do të duhej që Republikën e Kosovës ta shprehte si shtet të shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera që jetojnë në të. Duke mos vepruar në këtë mënyrë, hartuesit e Projektkushtetutës, në asnjë vend dhe me asnjë rast, nuk përmendin shqiptarët, si popull. Kështu, shqiptarët në këtë dokument nuk figurojnë, as si entitet dhe as si kategori kushtetues. Vetëm në një vend dhe me një rast përmendet gjuha shqipe, e barazvlefshme me gjuhën serbe, parim ky që nuk korrespondon me realitetin etnik dhe gjuhësor në Kosovë.
    5. Një vërejtje tjetër parimore që mund t’i adresohet Projektkushtetutës e që buron nga koncesionet që janë bërë me pranimin e Planit të Ahtisaarit, është kualifikimi i Kosovës si shoqëri multietnike. përkundër faktit se Kosova, as në të kaluarën dhe as sot, nuk paraqitet si e tillë. Realiteti etnik dhe demografik i Kosovës jep një perceptim tjetër dhe ky fakt nuk është i parëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të popullit shumicë të saj.
    6. Në kuadër të vërejtjeve parimore do të dëshironim të theksonim se marrja si shembull e ndërtimit të “shtetit multietnik, sipas modelit të Marrëveshjes së Ohrit”, është e paqëndrueshme për Kosovën, kur kihet parasysh përqindja e popullit shumicë në te.Pjesa e dokumentit dhe e zgjidhjeve të propozuara në të e që i referohen mosdiskriminimit të pakicës, mund të prodhojë pasoja për shumicën.
    7. Pjesë përbërëse të këtij diskutimi duhet konsideruar edhe vështrimin e gjerë mbi Paketën e Ahtisaarit që është bërë në një debat të zhvilluar, këtu në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më datë 20.12.2006, duke patur parasysh faktin se Paketa e Ahtisaarit, në të vërtetë, përbën boshtin kurrizor të Projektkushtetutës, veçanërisht në pjesët që i referohen decentralizimit, trashëgimisë dhe të ashtuquajturit “diskriminim pozitiv”.
    8. Edhe një formulim tjetër, në dispozitat themelore, është i papranueshëm.Bëhet fjalë për atë që “Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe se nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti”. Sado që ky formulim është pjellë e kompromiseve të arritura politike të negociatorëve të Kosovës me ndërkombëtarët, mendojmë se nuk mund t’i qëndrojë kohës, duke pasur parasysh ligjin ndërkombëtar dhe parimet e tij se një shteti sovran nuk mund t’i bëhen ndalesa në lidhje me bashkimin e tij me një shtet tjetër ose me një pjesë të një shteti tjetër.
    9. Pjesa më e madhe e vërejtjeve konkrete i referohet zgjidhjeve në fushën e decentralizimit, trashëgimisë dhe të drejtave të minoriteteve, veçanërisht të pakicës serbe në Kosovë, sado që ato “arsyetohen se janë marrë nga Paketa e Ahtisaarit”. Theksojmë, edhe me këtë rast, se disa nga ato zgjidhje, do ta bëjnë të invalidueshëm shtetin e Kosovës, me pasoja për të ardhmen e tij.


    Paraqet,Sabri Selmani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sabri kuj mei besue ty si "ekspert i se drejtes nderkombetare,juridike, ligjore e fetare."apo
    Fatmir Fehmiu, profesor i së drejtës kushtetuese.



    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin

    Kam thene e po e perserise edhe nje here se jam ekspert i se drejtes nderkombetare,juridike, ligjore e fetare.
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin

    Me nje kushtetute armike,
    jo shqiptare e jo-demokratike,
    vetem per serb te mira shef
    shqiptaret e Kosoves ne fyt i pret.

    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    " jo" projektkushtetutes antikombetare,








    Fehmiu: Kushtetuta nxjerr Kosovën nga pellgu i kolonializmit


    Fatmir Fehmiu


    03.04.2008
    Arton Konushevci

    "KFOR-i është pjesë përbërëse e krijimit të sovranitetit të Kosovës dhe do ta ushtrojë funksionin deri në krijimin e stabilitetit", thotë Fatmir Fehmiu, profesor i së drejtës kushtetuese.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Fehmiu, është certifikuar dje draft-kushtetuta e hartuar nga komisioni kushtetues. Çka e bën të veçantë këtë Kushtetutë dhe sa do të jetë e mundur të zbatohet në praktikë?

    FATMIR FEHMIU
    Projekti i Kushtetutës së Republikës së Kosovës është produkt i punës 15-mujore intensive, e që është punuar sipas parimeve të metodologjisë shkencore të hartimit të akteve juridike në përgjithësi dhe atyre kushtetuese në veçanti, por në kushte specifike dhe të veçanta të determinuara nga rrethanat vendore dhe ndërkombëtare.

    Në fakt, procesi i artikulimit të idesë, i pozitivizimit të saj dhe formulimet konkrete janë materializim i përcaktimeve politike të brendshme dhe ndërkombëtare, me rrugëtim 'sui generis'. Këtë e provoi formimi i grupit strategjik politik, Grupi i Unitetit dhe Grupi Negociator në njërën anë dhe negociatat e bëra me palën serbe në Vjenë, të cilat, me keqardhje, nuk përfudnuan me marrëveshje, por, megjithatë, u kurorëzuan me marrëveshjen e gjithëpërfshirëse për statusin e Kosovës të marsit 2007, të hartuar nga përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, e që u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

    Kështu pra, projekti i Kushtetutës së Republikës së Kosovës është hartuar sipas platformës të përcaktuar e të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpreh artikulimin e saj. Projekti i Kushtetutës artikulon faktet e Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës dhe të Bashkësisë Evropiane me inkorporim të specifikave dhe si i tillë është real-programatik.

    Si rezultat i kësaj është deklarata e pavarësisë, e cila i ka paraprirë dhe e cila po ashtu është materializuar me pjesën normative të projekt-kushtetutës. Deklarata shpall Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo Kushtetutë e artikulon në nenin një, por edhe në nenet tjera; shpall republikë demokratike, laike, multietnike, ose, thënë më mirë, shteti dhe feja janë të ndara. Pranimi plotësisht i obligimit të Kosovës për t'iu përmbajtur planit të Ahtisaarit, miratimi sa më i shpejtë që është e mundur i Kushtetutës, janë realizuar.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Në deklaratën e pavarësisë, Kosova është definuar si shtet multietnik, duke vënë në radhë të parë qytetarin e jo etninë. A është marrë për bazë ky parim?

    FATMIR FEHMIU
    Ky është një parim i kombinuar. Nëse e marrim nenin 3 të projekt-kushtetutës, aty thuhet se Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, do të thotë, shumetnia dhe struktura e saj shumetnike.

    E gjithë kjo jep bazën për konkretizimin e këtyre dispozitave themelore në pjesë tjera normative, siç janë për shembull të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, pozita e komuniteteve dhe përfundimisht ajo që quhet sovranitet, që buron nga populli, për popullin dhe realizohet përmes përfaqësuesve, do me thënë përmes Kuvendit të Kosovës, si personifikim i sovranitetit dhe me referendum e forma të tjera të demokracisë së drejtpërdrejtë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Si do të definohet sovraniteti i Kosovës, kur dihet se për sigurinë do të jenë përgjegjëse forcat e NATO-s?

    FATMIR FEHMIU
    Sovraniteti i Kosovës ka qenë nën sovranitetin e Republikës së Serbisë. Kosova nën regjimin e Serbisë ka qenë një koloni e tipit klasik. Këtu qëndron edhe vlera e kësaj Kushtetute, se e nxjerr nga pellgu i kolonializmit Kosovën. Kjo është bërë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë të NATO-s.

    Kështu që forcat e sigurisë, të quajtura KFOR, janë pjesë përbërëse e krijimit të këtij sovraniteti, dhe si të tilla do ta ushtrojnë funksionin deri në momentin kur të krijohet stabiliteti, institucionet e sigurisë dhe çdo gjë që e bën shtetin shtet.

    Duke pasur parasysh orientimet që Kosova të jetë pjesë e subjektit euro-atlantik, atëherë përgatitja e subjektit të sigurisë së Kosovës është po ashtu nën mbikëqyrjen dhe dhënien e ndihmës nga ana e KFOR-it, për t'u formuar, konsoliduar dhe avancuar deri në atë nivel që të jetë e aftë Kosova, me forcat e veta, ta ruajë rendin dhe qetësinë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Çfarë rëndësie u është kushtuar pakicave kombëtare?

    FATMIR FEHMIU
    Kur flasim për këtë kategori, do të shohim në kapitullin e tretë – për komunitetet është ndarë një pjesë e veçantë. Këtu kemi parimet e përgjithshme që nuk janë gjë tjetër veç artikulim i Konventës evropiane për mbrojtjen e pakicave, e jo vetëm të kësaj konvente, por edhe i Konventës evropiane për mbrojtjen e gjuhëve regjionale dhe të pakicave.

    Kështu që ato faktikisht janë specifikuar konform nevojave dhe realitetit shoqëror të Kosovës, pasi kemi shkuar edhe nga aspekti teorik, që norma të jetë pasqyrë e qenies shoqërore, por edhe kultivimi i kulturave që gjatë shekujve janë krijuar dhe japin një kualitet jashtëzakonisht të mirë.

    Këtu, në lidhje me komunitetet, kemi të drejtat kolektive dhe individuale. Çka do të thotë të drejta kolektive, nga çka varen? Varen nga substrati i përbërjes në ambientin e caktuar; nëse është një numër i konsiderueshëm që tradicionalisht jeton aty, aty tash kemi organizimin e institucioneve arsimore, fetare, gjuhësore, artistike etj. Me një fjalë, çdo gjë që ka një kolektivitet, duhet të kultivohet dhe si e tillë të jetë pjesë përbërëse e super-strukturës dhe asaj që e quajmë e njerëzishm.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kosova bëhet me kushtetutë

    Kosove behet me Kushtetute. Kuvendi miraton aktin me te larte juridik te vendit


    (Dërguar më: 09/04/08) Kuvendi i Kosoves ka miratuar me shumice votash nje seance te jashtezakonshme Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Lidhur me kete eshte shprehur nga Brukseli dhe Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian, Javier Solana. Ai thekson se çast vendimtar ne Rajon do te jete 15 qershori "kur ne fuqi hyn Kushtetuta e Kosoves".


    PRISHTINE-Sot ligjevenesit kosovare kane miratuar me shumice votash Kushtetuten e Republikes
    se Kosoves. Kuvendi i Kosoves eshte mbledhur sot paradite ne nje seance te jashtezakonshme per
    te votuar dokumentin ku jane hartuar ligjet themelore te shtetit te ri. Fjalen e hapjes e mbajten Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci te cilen kane ftuar deputetet te miratojne dokumentin per
    Kushtetuten. Nderkaq edhe Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian, Javier Solana ka deklaruar dje nga Brukseli se pas zgjedhjeve ne Serbi, çast vendimtar do te jete 15 qershori "kur ne fuqi hyn Kushtetuta e Kosoves".
    (d.b-BalkanWeb)

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    GJYQI HISTORIK


    Deputet i Kuvendit të Kosovës

    Nëpër përvojën e përpjekjeve të një populli për liri ndodh që momente të caktuara të jenë historike për nga rëndësia. Dhe nëse jo në çastin e pikërishëm kur ndodhin ngjarjet, të paktën e ardhmja gjithnjë jep gjykimin e saj përfundimtar, meqë nevojitet një distancim i caktuar historik për ta kuptuar momentin e caktuar në të vërtetën e tij. Ajo është gjyqi historik i veprimtarisë. Në mars të vitit 1989 një pjesë e deputetëve të Kuvendit Krahinor të Kosovës votuan për disa ndryshime kushtetuese, ngjarje kjo që i hapi rrugë hegjemonizmit kriminal serb, duke kulmuar në gjenocid kundër popullit të Kosovës në fund të viteve ’90. Në kohën kur u miratuan këto ndryshime kushtetuese, njeriu mund të mos e ketë paraparë mu në atë moment domosdonë e luftës dhe kasaphanen që pasoi, por kur lufta trokiti te dera, tashmë ishte shumë vonë për t’i gjykuar ndodhitë e shkuara. Pas luftës çlirimtare dhe sakrificave që ndodhën, sot nuk ka kurrfarë dileme: ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 ishin tejet të dëmshme. Sot, ju deputet i Kuvendit të Kosovës, gjendeni përpara një sprove të radhës hiç më të lehtë se kjo e para 19 vjetëve. Por le të shërbejnë përvojat e deritashme për ta kuptuar që sot ku do ta çojë Plani i Ahtisaarit Kosovën nesër. Mbyllja e syve dhe fshehja pas perdes së konsensusit nuk e shfajëson askënd. Jeni urdhëruar nga tjetërkush për miratimin dhe votimin e një dokumenti të cilin nuk e keni shkruar vetë dhe që nuk pasqyron vullnetin e popullit as interesat e qytetarëve. Këtë kushtetutë e kanë shkruar dy profesorë amerikanë të drejtësisë dhe një gjyqtar, emrat e të cilëve tashmë janë bërë publik.

    Trysninë dhe nënshtrimin që Grupi negociator i Unitetit e ka pranuar ndaj UNMIK-ut, Serbisë dhe qarqeve të ndryshme ndërkombëtare gjatë bisedimeve në Vjenë, rregullisht e ka arsyetuar para jush me domosdonë e pranimit të Planit të Ahtisaarit, koncesione të cilat po i bëheshin Serbisë (e Rusisë), si çmim i pashmangshëm i pavarësisë-dhuratë në fund të procesit. Por në fund ndodhi diçka tjetër: pavarësia u shpall njëanshëm pikërisht në saje të këtij dokumenti që nuk e pranoi as Serbia, as Rusia në emër të njohjes së të cilave u justifikuan të gjitha lëshimet pe dhe ”kompromisi i dhimbshëm” në fushën e decentralizimit, zonave të veçanta, shumicës së dyfishtë, ndërrimit të simboleve etj. Ka, pra, një ndryshim elementar premtimesh, prerje n’besë. Meqë këto dy shtete që paraqesin boshtin e luftës kundër interesave shqiptare, nuk e pranuan Planin e Ahtisaarit, më e pakta që mund të bëni ju sot është mosmiratimi i kushtetutës që paraqet udhëzim adiminstrativ për zbatimin e këtij Plani. Mos punoni kundër interesave të Kosovës.

    Nga ju sot është kërkuar një veprim i padinjitetshëm, që iu zbraz nga thelbi i të qenit deputet: jeni të shtrënguar ta ngritni dorën lart për një dokument i cili ua heq të drejtën e vendimmarrjes serioze, dhe ia kalon atë ICO/EULEX-it të Peter Feith-it. Sot gjendeni aty për t’iu pyetur a doni që të mos iu pyesin, njëjtë sikur që nuk iu ka pyetur UNMIK-u. Mos pranoni të votoni për të mos u pyetur kurrë më për integritetin territorial të vendit, për kufijtë e Kosovës, sigurinë, gjyqësinë, policinë, komunat, kulturën dhe identitetin tonë. Sot ti gjendesh brenda Parlamentit (lat. parlare – të flasësh) si institucion i fjalës publike për të mirën e përbashkët në Republikën (lat. Res Publica – çështja, gjëja publike) e Kosovës, dhe nga ti po kërkohet që si memec vetëm ta zbatosh urdhërin e ngritjes robotike të dorës. Po të detyrojnë të heshtësh pikërisht në vendin ku duhet të dëgjohet zëri yt. Bëhu deputet – kërko fjalën dhe fol kundër çfarëdo kushtetute brenda së cilës dhe mbi të cilën gjendet Plani i Ahtisaarit i cili nuk ka qenë objekt referendumi i shprehjes së vullnetit të popullit. Përmbajtja e kësaj kushtetute është antidemokratike (gre. Demos – populli; kratein – qeverisja), meqë themel i saj nuk është sundimi i popullit, por populli i sunduar. Jo veç përmbajtja, por edhe vetë procedura e miratimit të saj paraqet një akt par excellance kundër demokracisë: versioni përfundimtar i saj është dashur të miratohet nga ICO-ja përpara se t’u dërgohet në miratim juve, deputetëve. Mbase miratimi i një kushtetute antidemokratike mund të miratohet vetëm dhe vetëm në mënyrë antidemokratike. Prandaj ata që po iu urdhërojnë nuk iu shohin asgjë më shumë sesa një dorë e ngritur. Miratimi i kushtetutës amerikane zgjati 4 muaj, prej 25 majit deri 25 shtator 1787 në Philadelphia, dhe u shoqërua me një debat të ashpër shoqëror në popull dhe ndërmjet vetë përfaqësuesve.

    Nëse e ngrit dorën për këtë kushtetutë, atëherë, të paktën mos e bëj këtë veprim nga mungesa e informacionit, por për arsye tjera. Po e ngrite dorën, ta dish që ke votuar për të drejtën e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë brenda Kosovës, ashtu siç javën e kaluar e arsyetoi mbajtjen e këtyre zgjedhjeve nëpërmjet Planit të Ahtisaarit edhe Olli Rehn-i, Komisionar për Zgjerim i BE-së. Mos voto për të drejtën që brenda Kosovës të mësohet historia jonë nëpërmjet teksteve shkollore që i përpilon Ministria e Arsimit e Serbisë. Mos voto për tolerimin e mundësisë që të ndalohesh prej strukturave të Serbisë nëse do të shkosh deri në Zveçan. Mos e mirato ndarjen etnike të atdheut. Mos u pajto me dokumentin e shkombëtarizimit dhe me flamurin joshqiptar të Kosovës. Guxo dhe kundërshto atë që nuk është vullnet i qytetarëve në të cilin thirresh gjithnjë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE


    Paraqet,Sabri Selmani

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkoni ne kishen e graqanices atje e kini vendin ju te ankoheni
    kur krejt komplet nji popull mbi dy milion festoin per kushtetuten e pare te shtetit te Kosoves
    e ju ni furgon njerzish kinse po thoni diq ecni ankonu atje ku edhe i merrnni instrukcionet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    GJYQI HISTORIK


    Deputet i Kuvendit të Kosovës

    Nëpër përvojën e përpjekjeve të një populli për liri ndodh që momente të caktuara të jenë historike për nga rëndësia. Dhe nëse jo në çastin e pikërishëm kur ndodhin ngjarjet, të paktën e ardhmja gjithnjë jep gjykimin e saj përfundimtar, meqë nevojitet një distancim i caktuar historik për ta kuptuar momentin e caktuar në të vërtetën e tij. Ajo është gjyqi historik i veprimtarisë. Në mars të vitit 1989 një pjesë e deputetëve të Kuvendit Krahinor të Kosovës votuan për disa ndryshime kushtetuese, ngjarje kjo që i hapi rrugë hegjemonizmit kriminal serb, duke kulmuar në gjenocid kundër popullit të Kosovës në fund të viteve ’90. Në kohën kur u miratuan këto ndryshime kushtetuese, njeriu mund të mos e ketë paraparë mu në atë moment domosdonë e luftës dhe kasaphanen që pasoi, por kur lufta trokiti te dera, tashmë ishte shumë vonë për t’i gjykuar ndodhitë e shkuara. Pas luftës çlirimtare dhe sakrificave që ndodhën, sot nuk ka kurrfarë dileme: ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 ishin tejet të dëmshme. Sot, ju deputet i Kuvendit të Kosovës, gjendeni përpara një sprove të radhës hiç më të lehtë se kjo e para 19 vjetëve. Por le të shërbejnë përvojat e deritashme për ta kuptuar që sot ku do ta çojë Plani i Ahtisaarit Kosovën nesër. Mbyllja e syve dhe fshehja pas perdes së konsensusit nuk e shfajëson askënd. Jeni urdhëruar nga tjetërkush për miratimin dhe votimin e një dokumenti të cilin nuk e keni shkruar vetë dhe që nuk pasqyron vullnetin e popullit as interesat e qytetarëve. Këtë kushtetutë e kanë shkruar dy profesorë amerikanë të drejtësisë dhe një gjyqtar, emrat e të cilëve tashmë janë bërë publik.

    Trysninë dhe nënshtrimin që Grupi negociator i Unitetit e ka pranuar ndaj UNMIK-ut, Serbisë dhe qarqeve të ndryshme ndërkombëtare gjatë bisedimeve në Vjenë, rregullisht e ka arsyetuar para jush me domosdonë e pranimit të Planit të Ahtisaarit, koncesione të cilat po i bëheshin Serbisë (e Rusisë), si çmim i pashmangshëm i pavarësisë-dhuratë në fund të procesit. Por në fund ndodhi diçka tjetër: pavarësia u shpall njëanshëm pikërisht në saje të këtij dokumenti që nuk e pranoi as Serbia, as Rusia në emër të njohjes së të cilave u justifikuan të gjitha lëshimet pe dhe ”kompromisi i dhimbshëm” në fushën e decentralizimit, zonave të veçanta, shumicës së dyfishtë, ndërrimit të simboleve etj. Ka, pra, një ndryshim elementar premtimesh, prerje n’besë. Meqë këto dy shtete që paraqesin boshtin e luftës kundër interesave shqiptare, nuk e pranuan Planin e Ahtisaarit, më e pakta që mund të bëni ju sot është mosmiratimi i kushtetutës që paraqet udhëzim adiminstrativ për zbatimin e këtij Plani. Mos punoni kundër interesave të Kosovës.

    Nga ju sot është kërkuar një veprim i padinjitetshëm, që iu zbraz nga thelbi i të qenit deputet: jeni të shtrënguar ta ngritni dorën lart për një dokument i cili ua heq të drejtën e vendimmarrjes serioze, dhe ia kalon atë ICO/EULEX-it të Peter Feith-it. Sot gjendeni aty për t’iu pyetur a doni që të mos iu pyesin, njëjtë sikur që nuk iu ka pyetur UNMIK-u. Mos pranoni të votoni për të mos u pyetur kurrë më për integritetin territorial të vendit, për kufijtë e Kosovës, sigurinë, gjyqësinë, policinë, komunat, kulturën dhe identitetin tonë. Sot ti gjendesh brenda Parlamentit (lat. parlare – të flasësh) si institucion i fjalës publike për të mirën e përbashkët në Republikën (lat. Res Publica – çështja, gjëja publike) e Kosovës, dhe nga ti po kërkohet që si memec vetëm ta zbatosh urdhërin e ngritjes robotike të dorës. Po të detyrojnë të heshtësh pikërisht në vendin ku duhet të dëgjohet zëri yt. Bëhu deputet – kërko fjalën dhe fol kundër çfarëdo kushtetute brenda së cilës dhe mbi të cilën gjendet Plani i Ahtisaarit i cili nuk ka qenë objekt referendumi i shprehjes së vullnetit të popullit. Përmbajtja e kësaj kushtetute është antidemokratike (gre. Demos – populli; kratein – qeverisja), meqë themel i saj nuk është sundimi i popullit, por populli i sunduar. Jo veç përmbajtja, por edhe vetë procedura e miratimit të saj paraqet një akt par excellance kundër demokracisë: versioni përfundimtar i saj është dashur të miratohet nga ICO-ja përpara se t’u dërgohet në miratim juve, deputetëve. Mbase miratimi i një kushtetute antidemokratike mund të miratohet vetëm dhe vetëm në mënyrë antidemokratike. Prandaj ata që po iu urdhërojnë nuk iu shohin asgjë më shumë sesa një dorë e ngritur. Miratimi i kushtetutës amerikane zgjati 4 muaj, prej 25 majit deri 25 shtator 1787 në Philadelphia, dhe u shoqërua me një debat të ashpër shoqëror në popull dhe ndërmjet vetë përfaqësuesve.

    Nëse e ngrit dorën për këtë kushtetutë, atëherë, të paktën mos e bëj këtë veprim nga mungesa e informacionit, por për arsye tjera. Po e ngrite dorën, ta dish që ke votuar për të drejtën e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë brenda Kosovës, ashtu siç javën e kaluar e arsyetoi mbajtjen e këtyre zgjedhjeve nëpërmjet Planit të Ahtisaarit edhe Olli Rehn-i, Komisionar për Zgjerim i BE-së. Mos voto për të drejtën që brenda Kosovës të mësohet historia jonë nëpërmjet teksteve shkollore që i përpilon Ministria e Arsimit e Serbisë. Mos voto për tolerimin e mundësisë që të ndalohesh prej strukturave të Serbisë nëse do të shkosh deri në Zveçan. Mos e mirato ndarjen etnike të atdheut. Mos u pajto me dokumentin e shkombëtarizimit dhe me flamurin joshqiptar të Kosovës. Guxo dhe kundërshto atë që nuk është vullnet i qytetarëve në të cilin thirresh gjithnjë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE


    Paraqet,Sabri Selmani


    KUSHTETUTA – UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR PLANIN E AHTISAARIT

    9 prill 2008

    Lëvizja VETËVENDOSJE!


    Kjo kushtetutë përshkruan mungesën e sovranitetit dhe demokracisë brenda Kosovës. Pas nenit 142 thuhet që Plani i Ahtisaarit është mbi kushtetutën në fuqi, dhe që Prania Civile Ndërkombëtare (ICO/ICO/EULEX) në Kosovë mban autoritetin përfundimtar ekzekutiv. Vetëm Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ka të drejtë ta interpretojë Planin e Ahtisaarit dhe të marrë vendime për të. Të gjithë nenet deri te ai 142 përshkruajnë një botë imagjinare kompetencash që qeveria e Kosovës do t’i ketë pasi BE-ja të ketë ikur, me shpresën që askush nuk do të ketë energji t’i lexojë 20 nenet e fundit të cilat tregojnë qysh BE-ja do të na qeveris tash dhe kur do të vendos të shkojë (nëse vërtet do të vendos).



    Mohimi i identitetit tonë kombëtar

    1. Kjo Kushtetutë na e mohon identitetin tonë kombëtar:

    Preambula e saj na e pezullon historinë.Nuk i referohet askund viteve tëluftës për liri që prej vitit 1912. Nuk përmend Konferencën e Bujanit (1943-44), e as luftën çlirimtare (1998-99). Kurse prej atyre që e kanë përpiluar kushtetutën, ajo po quhet “akti historik”. Kjo Kushtetutë është historike në kuptimin e mohimit që ia bën historisë shqiptare. (Preambula).
    Përcaktohet “flamuri i ri shtetëror”, duke e spostuar flamurin tonë në simbol kombëtar, të barabartë me atë të pakicave tjera (Neni 6.2). Përdorimi i këtij flamuri i nënshtrohet votimit nga shumica e dyfishtë dhe kjo mbulohet nga ligji që përcakton përdorimin e simboleve kombëtare (Neni 81).
    Thuhet që Kosova është “shoqëri shumetnike” (Neni 3.1) duke e mohuar realitetin sipas të cilit mbi 90% e popullatës është shqiptare (Neni 3.1).
    2. Kushtetuta zotohet që të jetë e përkushtuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës (Neni 9) dhe trashëgimisë kulturore të të gjitha “bashkësive” (Neni 58.5), por në fakt, sipas Planit të Ahtisaarit, objektet e fesë dhe kulturës ortodokse definohen si “serbe”, prandaj ky është mohim i historisë së shqiptarëve dhe ndarje e Kosovës mbi mbështetje fetare.

    3. Kushtetuta na e garanton të drejtën e lirisë së besimit, ndërgjegjes dhe fesë (Neni 38), kurse mbështetet në Planin e Ahtisaarit që e definon Kishën Ortodokse në Kosovë si Kishë Ortodokse Serbe. Sipas kësaj, çdo shqiptar që dëshiron t’i jepet besimit ortodoks i imponohet vetëpërcaktimi si serb, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Nenin 57.2 të Kornizës Evropiane për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i cili thotë që askush nuk mund t’i nënshtrohet deklarimit të imponuar të vetvetes si anëtar i bashkësisë.

    4. Kushtetuta thotë që Republika e Kosovës ua njeh të drejtën e shtetësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve të ish Jugosllavisë të cilët qenë qytetarë të përhershëm të Kosovës më 1 janar 1998 (Neni 155.2). Ky nen ua mundëson të gjithë refugjatëve serbë nga Kroacia dhe Bosnja të sjellur në Kosovë nga regjimi i Milosheviqit gjatë luftërave të shkaktuara nga Serbia, që të bëhen qytetarë të Kosovës, kurse ua mohon këtë të drejtë shqiptarëve që në këtë kohë gjendeshin në azil nëpër vendet e perëndimit.



    Mohimi i demokracisë dhe fuqisë ekzekutive

    5. Kushtetuta thotë që Kosova është “demokratike” (Neni 1.1, dhe Neni 4.1), por në të njëjtën kohë konfirmon që një prani e pazgjedhur dhe jollogaridhënëse ndërkombëtare (ICO/EULEX) do ta mbajë fuqinë ekzekutive për një periudhë të pacaktuar kohore (Neni 143). ICO/EULEX-i është plotësisht mbi ligjin. Nuk ka organizatë brenda Kosovës e cila do të bëjë mbikëqyrje mbi veprimtarinë e ICO/EULEX-it. Vetë ICO/EULEX-i e cakton afatin e tij.

    6. Në nenin 16 kushtetuta thotë që vetë kushtetuta është “akti më i lartë ligjor” në Kosovë dhe që fuqia për të qeverisur rrjedh nga ajo. Por më pas, në nenin 143.1 konfirmohet që nëse ekziston ndonjë kundërthënie ndërmjet kushtetutës dhe Planit Ahtisaarit, vlen kjo e fundit. Kjo do të thotë që Plani i Ahtisaarit dhe jo kushtetuta është akti më i lartë ligjor në Kosovë.

    7. Kushtetuta thotë që qeveria ka “fuqi ekzekutive” (Neni 92.2), por neni 146 konfirmon që prania ndërkombëtare (ICO/EULEX) e ka autoritetin përfundimtar ekzekutiv në Kosovë deri sa të jetë përcaktuar që Plani i Ahtisaarit ka përfunduar së zbatuari, dhe që ICO/EULEX-i ka autoritetin përfundimtar për “interpretimin” e Planit të Ahtisaarit (Neni 147).

    8. Kushtetuta thotë që kufizimet e fuqive të institucioneve të Kosovës do të bëhet vetëm gjatë “fazës kalimtare”, por nuk garanton për afatin e përfundimit të këtij “transicioni”. Për më keq, kushtetua ia delegon ICO/EULEX-it të gjitha fuqitë vendimmarrëse lidhur me përfundimin e “transicionit” i cili i vetëm do ta vlerësojë a është zbatuar Plani i Ahtisaarit (Neni 146.1).

    9. Kushtetuta potencialisht ia mohon popullit të Kosovës çfarëdo mekanizmi institucional për ta kundërshtuar Planin e Ahtisaarit sepse:

    Plani i Ahtisaarit është mbi kushtetutën dhe ligjet (Neni 143).
    Plani i Ahtisaarit mohon të drejtën e referendumit për dispozitat e këtij Plani (Neni 81).
    Vetëm ICO/EULEX-i e ka të drejtën e interpretimit të Planit dhe të marrë vendime lidhur me të.
    Vendimet e ICO/EULEX-it lidhur me Planin konsiderohen të obligueshme (Neni 146.2, dhe Neni 147).
    10. Kushtetuta i vendos ndërkombëtarët jo vetëm mbi institucionet tona por gjithashtu brenda institucioneve për një periudhë të pacaktuar kalimtare:

    Këshilli Juridik do të ketë dy gjykatës ndërkombëtar, njëri prej të cilëve do të propozohet nga ESDP (Neni 151.2).
    Tre gjykatës ndërkombëtar do të jenë në Gjykatën Kushtetuese, drejtpërdrejt të emruar nga ICO/EULEX-i (Neni 152).
    Auditori i Përgjithshëm do të jetë ndërkombëtar i emruar nga ICO/EULEX-i.
    Emrimi i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës do të aprovohet nga ICO/EULEX-i.
    11. Kushtetuta nuk thotë që prania ndërkombëtare (ICO/EULEX) duhet t’i japë llogari popullit të Kosovës për shkeljet e kryera kundër tij sepse nuk e definon atë si “autoritet publik”, “administrim publik” apo “autoritet shtetëror”.

    Neni 114.7 thotë që individët që i kanë shterrur mjetet tjera ligjore mund ta kalojnë rastin e tyre në gjykatën kushtetuese po qe se “autoritetet publike” kanë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore të garantuara me kushtetutë.
    Institucioni i Ombudpsersonit mund të bëjë rekomandime dhe propozojë veprime vetëm atëherë kur shkelja e të drejtave dhe lirive njerëzore kryhen nga “administrimi publik” apo “autoritetet tjera shtetërore” (Neni 135.3).
    12. Kushtetuta thotë që ne ushtrojmë sovranitetin në pajtim me referendumin (Neni 2.1), por neve na është mohuar referendumi për vetëvendosje, dhe ajo na e mohon të drejtën për ta shfrytëzyar referendumin si shprehje e vullnetit tonë për Planin e Ahtisaarit (Neni 81).



    Mohimi i sovranitetit dhe integritetit territorial

    13. Kushtetuta thotë që Kosova është "sovrane" (Neni 1.1), por na e mohon të drejtën që vjen me sovranitetin e vërtetë: dorëzimin e sovranitetit si e drejtë për t'u bashkuar me një shtet tjetër. (Neni 1.3). Për ta ndryshuar këtë klauzolë do të nevojitet pajtimi i pakicës serbe sepse çdo amandamentim i kushtetutës i nënshtrohet rregullës së votimit të dyfishtë: 2/3 e ulëseve të rezervuara për pakicat (Neni 65).

    14. Kushtetuta thotë që integriteti territorial i Kosovës është "i paprekshëm, i patjetërsueshëm dhe pandashëm" (Neni 2.2) dhe që ajo ka institucionet të cilat do ta mbrojnë integritetin territorial dhe rendin tonë kushtetues, të gjitha këto duke vepruar nën autoritetin e institucioneve të Kosovës (Neni 4.7). Kurse vetë kushtetuta konfirmon që Kosova nuk do të ketë të drejtën e "ushtrisë" (aty nuk përdoret fjala "ushtri", vetëm "forcë"):

    TMK-ja do të shuhet përbrenda një viti (Neni 154)
    TMK-ja do të zëvendësohet nga Forca e Sigurisë e Kosovës e cila do të ketë kompetenca për t'u marrë me përgjigje ndaj krizave, mjeteve shpërthyese apo mbrojtjes qytetare (Neni 126.2).
    Integriteti territorial dhe rendi ynë kushtetues do të jetë nën kontroll të Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare (Neni 153).
    Dispozitat e Planit të Ahtisaarit e ndajnë vendin tonë mbi decentralizimin etnik, legalizimin e strukturave paralele të Serbisë brenda Kosovës, dhe ia japin Maqedonisë 2.500 hektarë të tokës te Debëlldehu, mbi mbështetjen e marrëveshjes të bërë më 2001 ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë.
    15. Kushtetuta thotë që policia duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të komunës në "kufijtë më të lartë të mundshëm". Kjo nënkupton miratimin e një policie etnikisht të ndarë me 100% të forcës policore serbe që do të veprojë nëpër komunat e veriut të Kosovës dhe komunat e reja të Parteshit dhe Ranillugut dhe me një shumicë etnike serbe në komunat e Graçanicës, Novo Bërdës, Kllokotit dhe Shtërpcës (Neni 128.4). Ky nen thotë që gjykatat themelore duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të juridiksionit territorial të asaj gjykate (Neni 107.3), prandaj nënkupton miratimin e një sistemi ligjor etnikisht të ndarë. Kjo gjë do ta shkatërrojë aftësinë e qeverisë qendrore për shtrirjen e kontrollit nëpër këto territore.

    16. Nga drafti i parë i kushtetutës është hequr tërësisht fjala agresion. Për marrjen e masave emergjente të mbrojtjes (neni 131, pika 3) kërkohen 2/3 e deputetëve të Kuvendit për ta miratuar dekretin e Presidentit, për dallim nga pika në vazhdim (pika 4 e po të njëjtit nen) e cila kërkon vetëm shumicën e thjeshtë për marrjen e vendimit për masat ndaj kërcënimit të rendit kushtetues dhe sigurisë publike, si dhe në rast të fatkeqësive natyrore. Pra, në rast të sulmit nga Serbia për një aneksim eventual të Kosovës nevojiten 2/3 e deputetëve për të ndërmarrë çfarëdo mase.



    Mohimi i gjyqësorit të pavarur

    16. Kushtetuta thotë që gjykatat tona do të jenë të pavarura (Neni 4.5; dhe Neni 102.4), por ajo i jep fuqinë pranisë ndërkombëtare (ICO/EULEX) për t'i emruar drejtpërdrejt tre gjykatës në Gjykatën Kushtetuese (Neni 152), dhe ua lejon gjykatësve ekzistues ndërkombëtar të emëruar nga UNMIK-u që të mbesin në pozitat e tyre (Neni 150.2).



    Mohimi i barazisë para ligjit

    17. Kushtetuta deklaron që Kosova do t'i trajtojë të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit (Neni 3.2), por në fakt nuk na konsideron si individë, por si "bashkësi" etnike. Ajo konfirmon dispozitat e Planit të Ahtisaarit i cili i jep pakicës serbe privilegje mbi të gjitha pakicat tjera, tërësisht jashtë përpjestimit të madhësisë së tyre reale dhe i cili i pajis ndërkombëtarët, që do ta qeverisin Kosovën në mënyrë jodemokratike, me imunitet nga përndjekja ndaj veprimeve të tyre:

    Kushtetuta e bën gjuhën serbe gjuhë zyrtare të Kosovë jo vetëm nëpër komunat me shumicë serbe, edhe pse përafërsisht popullata e përgjithshme serbe brenda Kosovës është 6%.
    Kushtetuta krijon potencialin për fërkimin/përçarjen e përhershme ndërmjet qeverisë qendrore dhe pakicës serbe duke e privilegjuar këtë të fundit nëpërmjet zotimit për decentralizim etnik të komunave, policisë dhe gjyqësisë.
    Kushtetuta pajis pakicën serbe me aftësinë e bllokimit të funksionimit të Kuvendit nëpërmjet vetos së shumicës së dyfishtë mbi ligjet e rëndësisë vitale (Neni 81) dhe po të njëjtit parim mbi amandamentet dhe kushtetutën (65.2).


    Mohimi i demokracisë shoqërore

    18. Kushtetuta thotë që Kosova do të jetë “ekonomi e tregut të lirë me konkurencë të hapur” pa i afirmuar njëkohësisht edhe të drejtat e popullit për mirëqenie shoqërore dhe mbrojtje nga tregu (siç përcaktohet në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, konventë kjo që nuk është përfshirë në Kushtetutë).



    Drafti final i Kushtetutës, pas kritikave nga qytetarët e Kosovës, doli edhe më i keq se drafti i mëparshëm. Në këtë të riun, fuqizohet skajshmërisht pozita e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, tek i cili përqendrohen të gjitha kompetencat që i ka Misioni Ndërkombëtar. Pra, me këtë kushtetutë përmbi Kosovën vendoset një njeri i vetëm me pushtet absolut. Kushtetuta e shndërron Kosovën në monarki sui generis.



    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Paraqet,Sabri Selmani

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kuvendi ka miratuar sot Kushtetutën e Republikës së Kosovës




    Kuvendi ka miratuar sot Kushtetutën e Republikës së Kosovës

    Në një seancë solemne, ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit si dhe përfaqësues të misionit ndërkombëtarë dhe diplomatë të akredituar në Kosovës, deputetët kanë miratuar me aklamacion aktin më të lartë juridik të vendit. Kushtetuta e përcakton Kosovën si shtet të pavarur dhe multietnik. Paraprakisht, të pranishëmve me një fjalë rasti iu është drejtuar edhe presidenti Fatmir Sejdiu, të cilën mund ta lexoni të plotë, në vazhdim.
    Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, në seancen solemne të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës


    I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, i nderuari Kryeministër i Kosovës, z. Hashim Thaqi, i nderuari Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, z. Faith, të nderuar ambasadorë dhe udhëheqës të misioneve
    diplomatike në Kosovë, të nderuar deputetë dhe ministra të Republikës së Kosovës, të nderuar anëtarë të Komisionit Kushtetues, zonja dhe zotërinj:

    Në vazhdën e zhvillimeve jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike për Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare nga një numër i madh vendesh të botës demokratike, dita e sotme po kështu shënon një moment të veçantë në përmbylljen e ciklit të shtetndërtimit të Kosovës.


    Para dy ditësh, pas certifikimit nga ana e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, z. Pieter Faith, të Projekt-kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe prezantimit e nënshkrimit solemn nga ana e Komisionit Kushtetues, të cilin e kam mandatuar muaj më parë, kemi kërkuar nga Kuvendi i Republikës që sot, në seancë solemne dhe të jashtëzakonshme, të miratohet akti më i lartë juridik i shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës – Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

    Ky dokument, me peshën e vetë të veçantë, sa mund të quhet me të drejtë përmbyllje e procesit shtetndërtues të Kosovës, po kaq, në të njëjtën kohë, në bazament të qëndrueshëm formal dhe juridik dhe esencial e futë Kosovën në rrafsh të ri të zhvillimeve shtetërore, politike dhe juridike. Kushtetuta e Republikës së Kosovës në po të njëjtën kohë hap horizontin dhe mundësinë tonë për përballje me sfidat e shumta që do të kapërcehen duke e dëshmuar fuqishëm qëndrueshmërinë e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovë, të cilat edhe në rrugën e deritanishme kanë dëshmuar seriozitetin dhe këmbëngulësinë për veprim të suksesshëm në realizimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës si projekt i ofruar para jush ka dy dimensione të rëndësishme që e përcjellin gjithë strukturën e saj të brendshme, duke u shtruar si gërshet i suksesshëm i parimeve më të rëndësishme të ndërtimit të kushtetutave bashkëkohëse, por edhe si vëmendje e posaçme kushtuar pozitës së individit dhe qytetarit të Republikës së Kosovës mbi bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare.

    Të nderuar deputetë:

    Komisioni Kushtetues në këtë projekt ka arritur që suksesshëm të bëjë inkorporimin e zotimeve themelore që institutcionet e Kosovës, pra ky Kuvend si sovran i popullit, kanë dhënë në relacion me dokumentin më të rëndësishëm të procesit ndërkombëtar për statusin e Kosovës - Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari. Andaj, garancitë e dhëna për pozitën e komuniteteve pakicë shprehin po kështu qëndrimin e qartë të institucioneve të Kosovës për zbatimin e tyre në jetën praktike si pjesë e dëshmisë dhe e përkushtimit të qytetarëve të shumicës, por edhe vetë institucioneve për ndërtimin e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur - si atdhe i të gjithë qytetarëve padallim etnie.

    Kjo është qasja fundamentale që Kosova ka ndaj njerëzve të saj duke hapur me këtë paralelisht horizontin e ri të qasjes së vet për ta shpejtuar hapin drejt procesit të integrimeve euroatlantike, gjithmonë duke pasur parasysh parimin se larmia shumetnike e një vendi dhe respekti i veçantë ndaj pakicave paraqet begati në vlera dhe përmasa universale dhe që sjell respektin e ndërsjellë në botën demokratike.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës, thënë më së thjeshti, është çelësi themelor mbi të cilin do të mbështeten zhvillimet e mëvonshme edhe të ndërtimit, edhe të funksionimit të institucioneve demokratike të Kosovës dhe të zbërthimit të veprimtarisë së tyre në një korpus të veçantë mbështetës legjislativ që duhet të pasohet me numër të pandërprerë të ligjeve që mbulojnë dhe rregullojnë të gjitha fushat e jetës.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës, bashkë me ligjet që do të derivohen nga kjo Kushtetutë, do të jetë garancia kryesore e ndërtimit të Kosovës si shtet i mirëqenies ekonomike, i cili do të zhvillohet edhe më tej në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë e të drejtë. Me miratimin e kësaj Kushtetute dhe ligjeve bazike që promovojnë këto parime dhe investimet e jashtme, do të hapen mundësi të reja për shfrytëzimin e potencialeve që Kosova i ofron dhe për hyrjen e saj në Evropë si shtet i qëndrueshëm ekonomikisht. Mbi bazën e këtyre parimeve dhe duke pasur parasysh ndërtimin e gjithë strukturës institucionale përgjegjëse për zbatimin e tyre, Republika e Kosovës do të kapërcejë më shpejt edhe rrugën drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

    Të nderuar deputetë:

    Në këtë ditë solemne, dua të shpreh konsideratat e mia më të larta për punën e suksesshme që ka bërë Komisioni Kushtetues, për nivelin e lartë të bashkëpunimit të ndërsjellë që kanë pasur përfaqësuesit e të gjitha partive politike dhe shoqërisë civile duke rezultuar me një gërshetim të mirë të ideve dhe ekspertizës së të gjithë anëtarëve, duke dëgjuar gjithashtu edhe zërin e qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë periudhës së konsultimeve publike për tekstin e Projekt-kushtetutës.

    Gjithashtu, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për përkrahjen e parezervë të ekspertëve ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zyra Civile Ndërkombëtare dhe të gjitha shtetet mike të Kosovës, të cilët njëjtë sikur edhe në të gjitha fazat e mëhershme të rëndësishme për vendin tonë, na mbështetën edhe në përgatitjet për këtë akt të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

    Përfundimisht, ju uroj juve, të nderuar deputetë, dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kemi privilegjin t’i takojmë kësaj gjenerate që po miratojmë aktin më të lartë juridik të shtetit më të ri të botës, pas sakrificave të brezave të shumtë për këtë ditë të rëndësishme.

    Ju faleminderit!


    | s.b & RTK staff |
    09 prill 2008 - 11:49:4
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-04-2008 më 13:22
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova fiton Kushtetutën

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës
    09.04.2008
    Zijadin Gashi

    Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar sot unanimisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Akti i miratimit të Kushtetutës nga udhëheqësit kosovarë dhe deputetët, është cilësuar si historik, që pason shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

    Në elaborimin e tij para Kuvendit, presidenti Fatmir Sejdiu tha se Kushtetuta e Kosovës është moderne e cila mbështetet në aktet e vendeve me demokracitë më të zhvilluara. Akti më i lartë juridik në Kosovë, shtoi Sedjiu, është në përputhje me vullnetin e shumicës por garanton dhe respekton plotësisht edhe të drejtat e komuniteteve pakicë.

    Me miratimin e Kushtetutës dhe ligjeve bazike shtetërore, Kosova krijon baza të funksionimit të saj si shtet, siguron një ekonomi tregu dhe hapë rrugën e integrimit të saj në strukturat euro-atlantike, tha presidenti Sejdiu.

    Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi se nxjerrja e Kushtetutës përbën vulën e shtetit të Kosovës. Ai shprehu bindjen e vet se kjo Kushtetutë, do ta mbajë vendin dhe qytetarët të bashkuar duke mos bërë dallime as në vija kombëtare e as racore apo fetare.

    Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se me Kushtetutën e miratuar sot, Kosova po realizo vullnetin dhe aspiratën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ai tha se ky akt juridik, krijon një bazë të mirë për mbrojtje kushtetuese e ligjore për pakicat, mbi bazat e standardeve më të avancuara evropiane.

    Kryetari i Komisioni Kushtetues, Hajredin Kuçi
    , tha se Kushtetuta e Kosovës është hartuar mbi bazën e vullnetit të popullit të saj për pavarësi, respekton dispozitat e marrëveshjes për statusit, përkatësisht pakos së Ahtisaarit. Ky akt juridik, e definon Kosovën si një shtet qytetar, me shoqëri shumë-etnike e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, si dhe e definon Kosovën si një shtet laik. Ndryshe, Kushtetuta e Kosovës si edhe ligjet e pakos së Ahtisaarit, hyjnë në fuqi pas 15 qershorit, kur edhe përfundon faza e tranzicionit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Gezuar per shume mot Kushtetuten Kosove....Urime popull i Kosoves.
    Respekt Kushtetutes per nje Shtet ligjor dhe nje shoqeri te civilizuar demokratike.
    URIME KOSOVE*


    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #10
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    ***Urime te perzemerta***
    Urojme te gjith kosovaret per Kushtetuten e Republikes se Kosoves.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •