Kjo kushtetute eshte me kot e me demprurese se kushtetuta e Shqiperise.por komandon europa keshtu qe do behet si do ajo...Kur te komandojne shqiptaret ne Kosove atehere kjo kushtetute do digjet menjehere si veper e djallit.
Kjo kushtetute eshte me kot e me demprurese se kushtetuta e Shqiperise.por komandon europa keshtu qe do behet si do ajo...Kur te komandojne shqiptaret ne Kosove atehere kjo kushtetute do digjet menjehere si veper e djallit.
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Sikurse keta te Vetfundosjes e sikur sabri-bursisti i t....
mendoin edhe shkiet e shkinave
----------------------------------------------
Miratimi Kushtetutës së Kosovës është akt ilegal, thotë Samarxhiq
Beograd, 10 prill - Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq vlerësoi se "miratimi i Kushtetutës së Kosovës është akt ilegal, sikur që ishte edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt". Sipas tij nga pikëpamja e Serbisë kjo kushtetutë është absolutisht jolegale dhe jolegjitime.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
PDK mos e harro edhe ruset jan kunder
----------------------------------------------
Moska reagon ndaj miratimit të Kushtetutës së Kosovës
Prishtina po vazhdon linjën separatiste
M O S K Ë , 9 P R I L L
Përgatitja e Kushtetutës së Kosovës
paraqet tentim që të bëhet ‘pseudo
baza juridike’ për pavarësinë e Kosovës”,
vlerësoi Ministria ruse e Punëve
të Jashtme. Në komunikatën e Ministrisë,
të publikuar mbrëmë vonë në ueb-faqen
e tyre, thuhet se përgatitja e Kushtetutës
së Kosovës refl ekton “vazhdimin e linjës
separatiste të Prishtinës dhe paternalistëve
të tyre”, që është në kundërshtim
me normat e të drejtës ndërkombëtare me
të cilat shkelet Karta e OKB-së, parimet
e OSBE-së, Rezoluta 1244 e Këshillit të
sigurimit të OKB-së.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Zëvendëskryeministri Kuçi: Kushtetuta fuqizon Republikën tonë si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm
Prishtinë, 9 prill 2008
Fjala e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës z.Hajredin Kuçi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Faleminderit Kryetar i Kuvendit,
I nderuari z. President,
Zoti Kryeministër,
Të nderuar deputet,
z. Ryker,
Z. Feith
Të nderuar përfaqësues ndërkombëtar,
Te nderuar anëtarë të Qeverisë,
Të dashur anëtarë të Komisionit kushtetues
Zonja dhe zotërinj,
Ndihem me fat sot që në emër të Komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës, që kam kënaqësi të rrallë, të veçantën në jetë si njeri dhe si vend, për herë të parë në Kosovën e pavarur dhe sovrane, para jush deputetë të nderuar të Kuvendit të Republikës, para qytetarëve të Republikës sonë dhe botës demokratike të prezantoj Draft Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Sot me ketë akt, më të lartin të shtetit tonë ne po e çmojmë luftën për lirinë dhe pavarësinë e fituar, paqen dhe po marrim përgjegjësinë të ndërtojmë të ardhmen për të gjithë ne dhe gjeneratat që vijnë në shtetin tonë të pavarur dhe demokratik.
Të nderuar deputet,
Ne, komisioni kushtetues i Republikës, çmojmë rrugëtimin tonë plotë sakrifica dhe tragjedi, por edhe krenari si popull dhe si njerëz gjatë shekullit,
Çmojmë të gjithë ata që synim kishin lirinë, pavarësinë, barazinë, demokracinë, republikën dhe kushtetutën që ranë në altarët e lirisë, Ju që jeni në këtë sallë dhe gjithë qytetarët e Kosovës të cilët morën pjesë aktive në shtet-ndërtimin tonë dhe botën demokratike që përkrahu paqen, drejtësinë, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë. Ky rrugëtim mundësoi te bëjmë këtë Kushtetute qe po e miratojmë sot. Dhe, ne si komision kushtetues i Republikës punën tonë në hartimin e Kushtetutës dhe këtë kushtetute ua dedikojmë qytetarëve të Republikës sonë, të rënëve dhe të gjallëve.
Deputet te nderuar,
Zonja dhe zotërinj,
Me lejoni të prezantoj shkurtimisht përmbajtjen e Kushtetutës sonë e cila ka 14 kapituj dhe 162 nene, që kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne,te shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale.
Sot, në duart tuaja është drafti i Kushtetutës së Republikës se Kosovës si bazë e ndërtimit te sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror në shtetin tonë në të cilën kemi shprehur synimet tona,në emër të popullit të Kosovës, për të ardhmen e vendit tonë të lirë, demokratik dhe paqedashës si shtet i të barabartëve.
Kushtetuta fuqizon Republikën tonë si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.
Sovranitetin e Republikës sonë Kushtetuta e përcakton se buron nga populli dhe i takon atij. Ajo garanton integritetin territorial të Kosovës si të pacenueshëm,të patjetërsueshëm dhe të pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e lejuara.
Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi bazën e konceptit të barazisë qytetare dhe e definuar si shoqëri shumetnike, e përbëre nga shqiptarët dhe nga komunitetet e tjera ku qeveriset në mënyre demokratike dhe respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve para tij.
Kosova jonë është definuar Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit dhe baraspeshës ndërmjet tyre, duke definuar Kuvendin si organin me të lartë legjislativ,Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve,me qeveri e cila është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve dhe të politikave shtetërore dhe që i përgjigjet kontrollit parlamentar. Me këtë Kushtetutë kemi institucionalizuar pushtetin, por edhe kemi bërë kufizimin e tij
Kushtetutën e kemi kuptuar si kontratë ndërmjet qytetarëve për ngritjen dhe ushtrimin e politikave publike
Me këtë Kushtetutë shteti ynë ka rend kushtetues që bazohet në parimet e lirisë, paqes,demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, mos-diskriminimit ,të drejtës për pronën,mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ekonomisë së hapur të tregut, barazisë.
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Shtetasit tanë brenda dhe jashtë vendit do të kenë garanci kushtetuese dhe kujdesin e shtetit të tyre..
Republika jonë si subjekt ndërkombëtar, ka mundësi të bëjë marrëveshje ndërkombëtare dhe të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë. Ne marrim obligime për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
Të nderuar deputet,
Zonja dhe zotërinj,
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë një kapitull i rëndësishëm i kësaj kushtetute ku garantohet respektimi, mbrojtja dhe përmbushja nga ana e shtetit të Kosovës sipas standardeve më të larta ndërkombëtare
Një kapitull i veçantë janë të drejtat e komuniteteve duke i përcaktuar parimet e këtyre të drejtave, përgjegjësitë e shtetit për këto të drejta,institucionet adekuate dhe përfaqësimin e komuniteteve në institucione publike në nivel qendror dhe komunal. Këto të drejta burim kane pasur dokumentin e presidentit Ahtisaari.
Sistemi i drejtësisë garantohet me këtë kushtetutë. Pushteti gjyqësor është unik,i pavarur, i drejtë, i paanshëm, apolitik dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.
Një Institucion i ri dhe i pavarur është Gjykata Kushtetuese si autoritet përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe për te gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Të nderuar deputetë,
Republika e Kosovës me këtë Kushtetute garanton ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë dhe siguron pronën private dhe publike, si dhe siguron të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe ndërmarrjet vendore dhe të jashtme. Garantohet konkurrenca e lirë, mbrojtja e konsumatorëve por edhe obligimi i qytetarëve që të paguajnë tatimet dhe kontributet e parapara me ligje.
Kushtetuta obligon që shpenzimet e financave publike dhe mbledhja e tyre duhet te bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës. Pra taksapaguesi ynë do te njoftohet për shpenzimin publik të parave të tyre. Edhe përdorimi i pasurisë dhe burimeve natyrore garantohen me kushtetutë.
Qeverisja lokale garantohet si nivel i pushtetit që bazohet në qeverisje të mirë, transparencë, efikasitet dhe efektivitet në ofrimin e shërbimeve publike.
Të nderuar deputetë,
Republikës sonë i garantohen institucionet e plota të sigurisë, të cilat do të kenë kontroll civil dhe demokratik. Forca e Sigurisë se Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë se Republikës sonë me të drejtë të dërgoje trupat e saj jashtë vendit në misione paqësore. Kjo forcë do të jetë profesioniste.
Republika e Kosovës do të ketë edhe Këshillin e Sigurisë si institucion që përgatite strategjinë e sigurisë së Republikës sonë.
Republikës sonë i garantohet funksionimi i policisë profesionale, si Agjencia e Kosovës për inteligjence si dhe Autoriteti Civil i Aviacionit si institucion që ofron shërbime te navigacionit ajror.
Institucionet e Pavarura: si Avokati i Popullit, Auditori i përgjithshëm, Komisioni Qendror Zgjedhor, Banka Qendrore, Komisioni i Pavarur i Mediave si institucione te krijuara nga Kuvendi me të cilat garantohet pavarësia nga çdo organ apo autoritet tjetër ne Republikën e Kosovës. Me ligj mund të themelohen edhe agjencitë tjera që Kuvendi i konsideron të domosdoshme.
Kjo Kushtetutë ka dispozitat përfundimtare që japin një pasqyrë për interpretimin dhe amandamentimin e Kushtetutës.
Karakteristikë e kësaj Kushtetute janë dispozitat kalimtare që normojnë gjendjen ekzistuese nën mbikëqyrje ndërkombëtare të shtetit tonë dhe bashkëpunimin në mes institucioneve vendore dhe prezencës ndërkombëtare, por janë edhe mundësi që me kalimin e fazës së transicionit këto kompetenca te përfundojnë – të shfuqizohen pa prekur esencën e Kushtetutës.
Është theksuar që kjo Kushtetutë hyn në fuqi me 15 qershor të këtij viti dhe nëse lexojmë dispozitat e kësaj Kushtetute ajo nënkupton se me hyrjen në fuqi të gjitha institucionet ekzistuese të Kosovës marrin kompetencat në përputhje me këtë Kushtetute, pra kompetencat e plota shtetërore.
Të nderuar deputetë,
Ne po mundësojmë që të normohet ambienti dhe shteti ku jetojmë, ju thërrasim për mbështetje për projektin qe është bërë në përputhje me kohën e shtet-ndërtimit tonë dhe zotimeve ndërkombëtare qe ka bërë Republika e Kosovës.
Besojmë shumë se kjo Kushtetutë do të forcoj lirinë, pavarësinë, prosperitetin dhe demokracinë e shtetit tonë. Kjo Kushtetute mbron hapur dhe fuqishëm vlerat që duhet ta sundojnë shtetin tone në përputhje me botën e civilizuar.
Kjo Kushtetutë do të respektoj të drejtat e secilit qytetar të Republikës duke u nisur nga premisa se asnjëherë askush nuk do te jetë vërtet i lirë, derisa të gjithë njerëzit të mund ti gëzojnë të njëjtat liri.
Jemi inspiruar nga shumë hartues dhe Kushtetuta të vendeve moderne dhe demokratike ku edhe i kemi krahasuar, duke respektuar edhe traditën juridike të vendit tonë.
Te nderuar deputetë,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar qytetarë të Republikës,
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ne, Komisioni Kushtetues i Republikës së Kosovës, jemi përpjekur që gjithë fuqinë tonë njerëzore dhe intelektuale ta bartim me kujdes tek ky draft i Kushtetutës sonë.
Mbi bindjet tona partiake, etnike dhe profesionale ka dominuar ndjenja dhe nevoja e përbashkësisë për shtetin dhe qytetarët tanë dhe draftin sot që e kemi prezantuar e kemi miratuar me konsensus të plotë.
Të nderuar deputetë,
Zonja dhe zotërinj
Të nderuar anëtarë të komisionit Kushtetues,
Me lejoni në fund që t’ju ftoj ta aprovoni këtë Kushtetutë, me bindje se është një akt, bazament i shtetit tonë qe forcon institucionet e Kosovës sonë dhe bindjen e bashkësisë ndërkombëtare për zotimet tona dhe jep orientimin tonë si vend përkrah shteteve të përparuara. Me lejoni te falënderoj Presidentin, Kryeministrin, kryeparlamentarin, të gjitha partitë politike, gjithë qytetarët e Kosovës dhe ekspertet vendor dhe ndërkombëtarë për mbështetjen e plotë, të sinqertë dhe shume cilësore, në veçanti anëtarët e Komisionit për punën e përbashkët, përkushtimin e madh, kohën e gjatë, për durimin, respektin për mua dhe njëri- tjetrin, përgjegjësinë dhe ato mendime qe keni dhënë në qindra takime.
Dhe sot ashtu sikur kemi thënë, kemi bërë një kushtetute për asnjërin veç e veç, por për te gjithë ne në shtetin tonë.
Ju faleminderit për vëmendje.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
PAS DËSHTIMIT TË APROVIMIT TË KUSHTETUTËS
DEPUTETËT QË NUK VOTUAN PËR KUSHTETUTËN E IMPONUAR TË DISTANCOHEN PUBLIKISHT SA MË PARË
Shkruan: Abdullah PRAPASHTICA
Institucionet e përkohshme nuk mund të bijnë as Kushtetutë dhe as Ligje me fuqi të përhershme, por vetëm me fuqi të përkohshme derisa të zgjat situata e tranzicionit deri në zgjedhje të rregullta nga ku dalin edhe institucionet e rregulltat të cilat janë të vetmet kompetente që mund të sjellin Kushtetutën dhe Ligjet e rregullta me fuqi afatgjate.
Me 09 Prill 2008 në Prishtinë, si pas Kryetarit te Parlamentit të Republikës së Kosovës „…Kushtetuta u miratua nga 107 deputetë, nga 103 deputetë që ishin të pranishëm…“! Kjo do të thotë se 4 deputetë kanë votuar me telepati me që nuk kanë qenë të pranishëm në sall. Në realitet për neve qytetarëve të Republikës së Kosovës që ishim duke e përcjellë këtë ngjarje në televizion nuk ka dilema se votimi i kushtetutës nuk u zhvillua fare dhe se edhe proklamimi se ajo u miratua me „aklamacion“ me ngritje në këmbë – kjo nuk është e vërtetë. Sepse as kjo formë nuk funksionoi. Një numër i deputetëve të kurdisur u ngrit në këmbë dhe pas tyre u ngritën edhe disa deputetë të hutuar e të përgjumur që zakonisht bëjnë gjumë me sy mbyllur apo me sy hapur, duke pas mendjen vetëm te paratë që i marrin për ngritjen robotike të dorës edhe për ligje që nuk i kanë parë kurrë. Një pjesë e mirë e deputetëve reaguan zëshëm e nuk u ngritën fare në këmbë dhe kjo bëri që shpejt e shpejt të mbyllet seanca dhe të përfundon transmetimi televiziv.
As një herë në as një vend nuk ka ndodhë që kushtetuta e një vendi demokratik të zgjidhet me një procedurë kaq të shkurt -“blici”- e me aklamacion. Sepse kushtetuta nuk është një akt solemn a ndonjë deklaratë formale, por akti më i lart i një shteti nga përmbajtja e të cilit varet jeta e një populli dhe e cila nuk mund të miratohet pa debat e me dekrete. Kjo mund të ndodh vetëm në ato vende ku qeverisë junta ushtarake apo diktatura policore. Sipas të gjitha gjasave miratimi i një kushtetute të imponuar nga jashtë erdhi me dekret nga zyra diplomatike e BE- së, e cila synon që përmes servisit të vet të instaluar në institucionet e pakicës të qeverisë vendin tonë siç qeverisen vendet e kolonizuara përmes direktivave e formave agjenturore diktatoriale. Zyra diplomatike e caktoi koreografinë dhe skenarin e zbatuan anëtarët e Grupit për negociata me Serbinë. Ssipas informacioneve të fundit këto ditë do të vazhdojnë serish negociatat e Vjenës për copëtimin e Kosovës!
Deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës gabimin e parë kardinal e bënë me 5 Prill 2007 kur me 1 votë të deputetit Baliqi kundër, e miratuan Planin euro-rus të Ahtisarit;
Gabimin e dytë e bënë kur me dorën e vet e nënshkruan deklaratën me të cilën u proklamua pavarësia e Kosovës nga një diktaturë dhe varësia nga një diktaturë tjetër e huaj – duke u mbështetur tek ky Plan dhe;
Gabimi i tretë do të ndodhë nëse lejohet votimi i Kushtetutës me një aklamacion të tillë të rrejshëm, siç u provua me 9 Prill 2008, në formë të një komploti të zakonshëm me të cilin vendi vihet para një akti të kryer kolonizues . E themi këtë, sepse deputetët që nuk pajtohen me një Kushtetutë të tillë antikombëtare duhet të diferencohen publikisht dhe qysh në seancën e ardhshme të kërkojnë debat dhe votim të hapur të kësaj kushtetute me nënshkrimin përsonal të secilit deputet që qytetarët të shohin se kush janë ata që po e varin këtë kurorë të zezë në qafën e popullit të vet.
Nëse edhe aty kjo lloj kushtetute votohet me shumicë, ata që nuk pajtohen me të, duhet te e braktisin këtë lloj parlamenti i cili miraton një kushtetutë të tillë të huaj për vendin tonë dhe të kërkojnë menjëherë zgjedhje të reja. Kjo është rruga e vetme që ata të shpëtojnë nga përgjegjësia historike, sepse shumica e tyre kanë hyrë në histori që të bëhen heronj dhe nuk kanë dëshirë të dalin si tradhëtarë nga ajo!
Ndryshe, e marrin përgjegjësinë e atyre deputetëve që morrën pjesë në Konferencën e famëkeqe te Prizrenit të vitit 1945 dhe të Kuvendit të Prishtinës të viti 1989. Në mesin e deputetëve është një numër i mirë i deputetëve për të cilët materia juridike është një mal i pa kuptueshëm. Prandaj, ata duhet ta dinë se institucionet e përkohshme nuk mund të sjellin as Kushtetutë dhe as Ligje me fuqi të përhershme, por vetëm me fuqi të përkohshme derisa të zgjatë situata e tranzicionit deri në zgjedhje të rregullta nga ku dalin edhe institucionet e rregullta, të cilat janë të vetmet kompetente që mund të sjellin Kushtetutën dhe Ligjet e rregullta me fuqi afatgjate. Ndërsa ky Parlament me këto tri lloj veprimesh, ose me instrumentalizimin e tij nga forcat e jashtme po bën përpjekje që të miratojë një Kushtetutë me Ligje të përhershme për vendin tonë.
Forcat e tilla të brendshme dhe të jashtme duhet ta dinë qysh tani se vendin dhe popullin tonë nuk e obligojnë aktet e tilla dhe ato ai nuk do ti miratojë, nuk do ti respektojë dhe nuk do ti zbatojë. Sidomos kur dihet hapur se këto kanë karakter antikombëtar dhe se vijnë nga institucione të pakicës që dolën nga zgjedhje e 17 Nëntorit 2007 dhe nga Grupi për negocime me Serbinë, nga të cilat negociata doli Plani i Ahtisarit, me të cilin janë dakord edhe Serbia e Rusia edhe pse nga ato po luhet loja e “mospajtimit” të tyre për mashtrimin e shqiptarëve.
Pikërisht pse Plani i Ahtisarit është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar dhe pse si i tillë u refuzua edhe në Kosovë në demonstratat e 10 Shkurtit 2007. Këshilli i Sigurimit të OKB nuk e pranoi ta marrë fare në shqyrtim, sepse ky akt do të ishte në kundërshtim me vet Kartën e OKB, gjegjësisht me kapitullin e të drejtës së popujve të kolonizuar në VETËVENDOSJE!
Prandaj Plani i Ahtisarit nuk ka as një bazë juridike dhe as një vlerë politike nëse nuk e miratojnë Kosova dhe Serbia. Ky plan është një kontratë mes palëve që nëse ato e pranojnë atëherë marrin detyrime për zbatimin e saj. Nëse kjo nuk ndodhë ky plan përfundon në shportën e mbeturinave!
Po shihet qartë se Grupi për Negocime me Serbinë është korruptuar me poste provizore që sjellin përfitime dhe privilgjje përsonale dhe e ka nënshkruar një plan të tillë sipas të cilit BE e vendosë sundimin e vet kolonial përmes të një Diktatori autokratik me mandat të pakufizuar kohorë dhe me kompetenca të pakufizuara. Kosovës i njihet statusi i një shteti të kolonizuar dhe që kjo maskohet pas fjalës “mbikëqyrje”! Megjithatë, qytetarët nuk duhet të thirren në trazira dhe as të iniciohen konflikte, por në një rezistencë revolucionare paqësore e cila do të sjell zgjedhje të reja nga të cilat do të dalin institucione të rregullta legjitime të cilat në rrugë ligjore duhet të përmbysin këtë komplot që ka pë qëllim mohimin e falsifikimin e identitet tonë kombëtar, mohimin e të drejtës së tij në VETËVENDOSJE dhe vendosjen e një diktature të huaj brenda vendit tonë. E tërë kjo duhet të kaloi në një atmosferë demokratike, por me demonstrimin e një vendosmërie qe nuk njeh kurfarë kompromisi me padrejtësinë. Tentativa e mashtrimit që përmes shpalljes së pavarësisë të nënshkruhet varësia nga një sundim tjetër kolonial nuk duhet të kaloi!
Një mashtrim të tillë e lexon edhe çdo analfabet, ndërsa deputetët në shumicë janë njerëz të shkolluar dhe këtë duhet ta shohin. Megjithëse për ta dashur atdheun nuk ka nevojë për shkolla të mëdha, por vetëm ndershmëri dhe dashuri të pakufishme ndaj vendit dhe popullit të vet pa pyetur për sakrifica e flijime dhe për përfitime personale. Është koha e fundit që brenda kombit tonë të bëhet një diferencim e distancim i qartë dhe definitiv nga ata matrapazë vendorë e ndërkombëtarë që janë kundër vetëvendosjes, kundër lirisë, kundër pavarësisë e bashkimit të popullit shqiptar, e të cilët po punojnë natë e ditë për shndërrimin e vendit tonë në një koloni nën sundimin e ligjeve të huaja diskriminuese dhe për ta mbajtë të ndarë me “kufij ndërkombëtar” në 6 shtete! Ndarja e opozitës dhe pozitës tani më është e qartë, sepse ajo përbëhet nga ata që miratuan planin antishqiptar të Ahtisarit dhe në ata që janë për VETËVENDOSJENË e vendit dhe popullit tonë dhe për krijimin e një shteti të pavarur e neutral ! Deputetët që ishin kundër kësaj kushtetute të imponuar nga të huajt duhet të përcaktohen për njërën nga këto dy alternativa publikisht, sa më shpejt e sa më parë sa nuk është bërë tepër vonë. Kjo nuk guxon të pret 15 Qershorin 2008!
Kjo Kushtetutë e përgatitur nga njerëzit e ish regjimit jugosllav duhet anuluar në tersi dhe duhet përgatitur një projekt kushtetutë të re nga një Komision i ri, në krye të të cilit duhej të ishte Adem Demaçi apo dikush nga opozita e ish regjimit jugosllav që emërohet nga ai dhe pastaj të thirret një Referendum për miratimin e tij! Si paraprojekt i kësaj projekt - kushtetute duhet të merret Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sepse ajo ka vetëm karakter kalimtar deri në realizimin e bashkimit, të cilin nuk kemi nevojë ta fshehim nga askush pasi që integrimi kombëtar është një proces i drejtë dhe i natyrshëm që duhet t'i paraprijë integrimeve tjera pozitive globale!
ta gezonir kushtetuten dhe ligjin per dylberat
ta gezoni
SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
ULTRAS PARTIZONI
Kjo eshte shume ma me rendesi seq thot e mendon sabriu
Disa Shtete Kryesore qe e kan njoft Republiken e Kosoves
Albania
USA
United Kingdom
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Germany
France
Italy
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Llapi, po na bohesh shumë më patriot se "Vetvendosje!"!
O cirkuz , lexoje kushtetuten e tana shkruj ktu.
Le ti cka thon hallku , po lexoje cka shkrun në dokument.
Ti shko në gracanic ta mbajt b..., e vet po i jep fuqi gracanices e plot gracanicave tjeta anë-e-mban Kosoves.
Të rrnof kushtetuta jote .
E mjera Kosova për ksi kushtetute!
Kili
SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Krijoni Kontakt